ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Nostalgjike: Kroati Dushan Vukotiq, regjisor i njohur i filmit të vizatuar  

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Bajram Sefaj, shkrimtar

Zagreb, 3 korrik 1970

TAKIMET TONA  

KAMPION I PUNËS SË SHPËRBLYER  

Bisedë ekskluzive me Dushan Vukotiqin, regjisor i njohur i filmit të vizatuar 

Anipse atë ditë Dushan Vukotiq ishte  jashtëzakonisht i zënë me punë ai pranoi me kënaqësi të zhvillojmë këtë bisedë ekskluzive për lexuesit e “Rilindjes”.  

Thuaja se është e tepër të prezantojmë këtë punëtor të madh të filmit. Megjithatë, me këtë rast po përmendim se që në vitin 1956 Dushan Vukotiq shënoi suksesin e parë në botën e filmit të vizatuar – në Pulë u shpërblye me Arenën e artë dhe diplomën për punën pioniere në filmin e vizatuar dhe se sivjet, në festivalin XVII të filmit të shkurtër dhe dokumentar në Beograd, u shpërblye me çmimin e madh (“Grand pix”) për filmin e vizatuar “Ars gratja artis”. Në ndërkohë u shpërblye edhe me 65 shpërblime të tjera kombëtare e ndërkombëtare, prej të cilave duhet përmendur shpërblimin “Oskar” dhe atë të AVNOJ0it. Të përfundojmë: Dushan Vukotiq, është regjisori i filmit të vizatuar me më shumë shpërblime në Evroplë! 

Të shënojmë tani përgjigjet e tij në tri pyetje tona.  

Pas filmit artistik “Kontinenti i shtatë”, përsëri i jeni kushtuar filmit të shkurtër. Fantasinë tuaj poetike mbi fëmijët në “Kontinentin e shtatë”, të cilit kanë gjetur “formulën” se si në botën e sotme të tjetërsuar të mposhten ca vështirësi universale, publiku dhe kritika e kanë pritur me interesim të madh. A mos ju preokupon edhe më tutje ky zhanër gjithnjë e më i aplikuar dhe a mund të presim ndonjë vepër tuaj të re me këtë orientim?  

– Me tërheqin temat ku fantazia ndërrohet me realitetin, thurja e tyre reciproke rrjedh nga veetë jeta, e cila padimensionin e vet fantastik kishte për të qenë e varfër dhe e qëruar gjere tek ekzistimi formal. Nga kjo nisem, sipas një kredoje të pashkruar, në secilin film, pavarësisht a është në pyetje filmi i metrazhit të gjatë apo i shkurtër. Tre filmat e mi të fundit: “Njolla në ndërgjegje”, “Opera cordis” dhe “Ars gratia artis” janë realizuar duke kombinuar filmin artistik dhe atë të animuar. Një formë e tillë krijimtarie ndihmon shumë realizimin e sintezës në mes të fantazisë dhe realitetit. Fiktivitetin në film e realizoj me teknikën e animimit, kurse botën, në të cilën zhvillohet ngjarja, më shpesh e fotografoj realisht. Për shembull, në filmin “Njolla në ndërgjegje” aktori (Sllavko Simiq) është në konflikt me ndërgjegjen e vet. Ndërgjegja, respektivisht njolla në ndërgjegje, është komponentë metafizike në ndërdijen njerëzore, andaj nuk ekziston kamerë filmi, me të cilën kishte për t`u bërë fotografimi i saj, por atë mund ta vizitojmë dhe, me animacion, ta ngjallim. Përmbajtja e filmit të përmendur bazohet në konfliktin e botës së dukshme dhe me atë fiktive. Por që të dyja në të vërtetë, janë një.  

 “Shkollën zagrebase” të filmit të vizatuar e kanë bërë të njohur autorët, sot të gjeneratës së mesme, në të cilën ju jeni më i spikatur dhe më eminent. Pos jush dhe kolegëve tuaj nga “Zagreb-filmi”, të cilët bënë një depërtim të dukshëm në botë, vërehet edhe një numër i madh emrash të rinj, kryesisht artistësh të talentuar, individualisht të fuqishme. Sa dhe ç`kanë zjell ltë re ata në “Shkollën e Zagrebit” dhe a është bërë ndërrimi i gjeneratave pa dhëmbje? 

– Autorët e rinj të studios sonë nisen nga përvojat e njohuritë e kolegëve të tyre më të vjetër, por duke u zhvilluar kërkojnë rrugën e vet në artin e filmit të vizatuar. Autorët më të vjetër u ndihmojnë të rinjve, kurse përpjekjet e tjera janë punë e talentit individual. Njeriut të ri asnjëherë nuk i imponoj dhe nuk kërkoj prej tij që të jetë imitator, qoftë i imi apo i dikujt tjetër. Të riun, dalëngadalë, e fus në botën e animimit duke i ndihmuar që të zbulojë kualitetet personale. lTë kalosh, me këtë rast, cilëndo fazë të punës, do të thotë të mbetësh jokomplet. Nga kjo mjerisht, nuk shptojnë shumë të rinj, duke dashur që të mësojnë shpejt e shpejt dhe të “dinë çdo gjë”. “Ndërrimi i gjeneratave”, që ju e theksoni është duke u bërë gradualisht dhe pa kurrfarë dhëmbje. Por mjerisht, bukur pa plan, sepse ne akoma nuk kemi mundësi, në rend të parë materiale, që t`i kushtohemi shkollimit sistematik të të rinjve. Në botë ekzistojnë gjithsejt tri akademi komplete për filmin e vizatuar. Njëra është në Moskë, tjetra në Pragë, kurse e treta në kuadrin e studios së Volt Disnit. Kuadro të shkolluara për filmin e animuar në botë ka shumë pak. Zhvillimi i televizionit e ka shumëfishuar nevojën për to, kështu që edhe njerëzit nga stiduio yhnë po dalin në botë. Disa dhjeta animatorë apo asistentë tanë, sot udhëheqin studiot në Itali, në Gjermaninë Perëndimore, në Venezuelë, Turqi, Francë, Kanada e gjetiu. Me një mirëkuptim më të madh të kompetentëve dhe me një ndihmë më të madhe materiale, në Zagreb mund të themelonim akademinë botërore për artin e animimit. Për këtë ekziston interesim i madh në botë. Ne shpesh merrim letra, në të cilat të rinjtë shprehin dëshirën që të shkollohen apo të specializohen tek ne. Për specializim tek ne kanë qenë gjer tani, ca të rinj të talentuar nga BRSS, India, Gjermania Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

 

Mësuam se në vitin 1972, në Zagreb, do të organizohet të festivali botëror i filmit të vizatuar.  

– Ca herë, në shenjë mirënjohjeje për punën tonë hulumtuese dhe për realizimet tona të suksesshme, nga ana e Organizatës ndërkombëtare të filmit të animuar (A. S. I. F. A.), na është afruar organizimi i festivalit botëror të filmit të vizatuar. Për shkak të mungesës së mjeteve materiale, një ofertë të tillë gjithherë e kemi refuzuar. Kësaj radhe, kompetentët e qytetit të Zagrebit, veçmas kryetari i Kuvendit të qytetit, Josip Kollar, treguan mirëkuptim, kështu që më 1972, këtu do ta organizojmë këtë festival. Në bazë të interesimit të gjertanishëm, presim pjesëmarrjen e më se 40 shteteve. Do të përpiqemi të mundësojmë edhe pjesëmarrjen e një numri sa më të madh të spektatorëve. Shpërblimet nuk janë me rëndësi. Është me rëndësi kontaktimi me publikun. Kjo më në fund, është intencë jetike e çdo arti.  

Pamjet e filmave të vizatuar janë të Dushan Vukotiqit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu