ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Nuk duhet të ankohemi ndaj politikanëve tonë, përderisa nuk e kundërshtojmë të keqen

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Duhet të kuptojmë një gjë:
Politikat tona lokale dhe shtetërore mund të jenë po aq të mira apo të këqija sa edhe pikëpamjet, idetë dhe sjelljet tona në jetën e përditshme.
Pse?
Për shkak se politikanët tanë në pushtet dhe në opozitë pasqyrojnë karakteristikat tona mendore, ata shpejt i përshtatin pikëpamjet, sjelljet dhe veprimeve e tyre me zgjuarsinë dhe marrëzinë tonë.
Pra, varësisht prej asaj se a mbizotëron zgjuarsia apo marrëzia në kokat tona, bëhen edhe politikat e tyre.
Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të ankohemi se si politikanët tanë na gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin dhe tradhtojnë, nëse i lejojmë.
Sepse kur shohin që ne nuk bëjmë rezistencë, ata shpërdorojnë pa mëshirë votat tona për të vjedhur pronën tonë publike dhe shtetërore, madje edhe për të bërë tregti me territorin tonë.
Lind pyetja:
Si mund të dalim nga ky rreth vicioz?
Duke i hedhur një vështrim autokritik pikëpamjeve, sjelljeve dhe veprimeve tona në jetën e përditshme për të zbuluar se çfarë gabimesh apo lëshimesh bëjmë, që ua lehtësojnë njerëzve që na përfaqësojnë në institucionet dhe funksionet më të rëndësishme dhe përgjegjshme publike dhe shtetërore të abuzojnë me besimin, dinjitetin, pronën dhe territorin tonë, si dhe me kontributet tona tatimore.
Ku po gabojmë ne më së shumti?
Në vend që t’i vetëkritikojmë cilësitë tona më të këqija që çojnë në pikëpamje, sjellje dhe veprime budallaqe në jetën tonë të përditshme, ne i trajtojmë partitë tona politike dhe liderët e tyre që na gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin dhe tradhtojnë çdo ditë, ashtu siç i trajtojnë tifozët e futbollit ekipet e tyre të preferuara sportive, të cilave ua falin të gjitha gabimet, sepse ata e analizojnë sportin e tyre të preferuar me zemër e emocione dhe jo me tru e mendje.
Duket se harrojmë se ka një dallim thelbësor midis sportit dhe politikës.
Sepse kur skuadrat tona të preferuara dështojnë, ndikimi negativ i dështimit të tyre në jetën tonë është thjesht vetëm emocional.
Por kur politikanët tanë dështojnë, dështon edhe shteti ynë, kështu që ndikimi i dështimit të tyre në jetën tonë të përditshme është real dhe fatal.
Prandaj tmerrohem kur shoh sesi në studiot tona më të njohura televizive, analistët e vetëshpallur flasin vazhdimisht vetëm për pasojat anësore të politikës së keqe, pa i përmendur shkaktarët e vërtetë dhe, varësisht se cilën parti preferojnë, sillen ndaj saj si fansa të verbër dhe adoleshentë, duke përdorur gjithë kreativitetin e tyre injorant për t’i arsyetuar dobësitë dhe dështimet e saj.
Pse?
Sepse ata sponsorizohen nga partitë e tyre të preferuara dhe nga grupet e interesit që janë të lidhura ngushtë me to.
Në këtë mënyrë ata kontribuojnë që liderët t’i shohin dhe trajtojnë partitë e tyre politike dhe shtetin si pronë të tyre private dhe votuesit si shërbëtorë të tyre besnikë dhe budallenj.
Kjo nga ana tjetër çon në diagnoza të pasakta dhe në terapi fatale, që e rrezikojnë gjendjen shëndetësore të pacientit shtet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu