ARKIVI:
27 Nëntor 2024

Nuk duhet t’ia lejojmë vetes që Europa të ketë frikë nga ne, siç na ka paraqitë Serbia gjatë këtyre 200 viteve të fundit

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Shpërndaj

Dy nga “palestinezët tonë”, që para disa ditës morën pjesë në protesta për Hamasin në Prishtinë. Njëri prej të cilëve ishte edhe pjesëtar i IS-isit, i dënuar në Kosovë për veprimtari në përkrahje të terrorizmit islamik. Pse su kujtua kush të protestonte për viktimat civile në Lindjen e Mesme, pavarësisht faktit se a janë palestinezë apo hebraik?
Popujt europianë qysh në shekullin e XVIII kanë filluar të lirohen nga ndikimi autoritar i kishës dhe klerikëve. Shumë e më shumë filluan ta vënë në pikëpyetje mësimin kishtar, ku në vend të Zotit dhe kishës, çdoherë e më shumë në qendër të vëmendjes u vendos njeriu.
Kështu edhe filloi sekularizimi i popujve europianë, ku ndihmesë të madhe në atë kishin nga pietizmi dhe illuminizmi i kohës, që në histori njihet si Revolucioni Shkencorë. Popujt europianë prej se e braktisën religjionin, filluan të zhvillohen shumë si popuj e si shtete.
Prej se popujt europianë filluan të sekularizohen, vetëm sa u zhvilluan çdoherë e më shumë. Ata çdo herë ishin dhe janë para gjithë popujve të tjerë me zhvillim e çdo herë me njeriun në qendër të vëmendjes. Prandaj edhe e kanë sistemin politik e shtetëror, si dhe atë ekonomik e social, aq të zhvilluar me lirinë dhe mirëqenien maksimale të njeriut, saqë vendet perëndimore europiane afro një shekull janë bërë vendet më atraktive për të jetuar ku popuj nga të gjitha kontinentet e botës kanë migruar dhe ende kërkojnë të migrojnë për në vende të ndryshme Evropës Perëndimore për një jetë më të mirë e për t’i gëzuar sistemet e tyre të lirisë së madhe të individit si dhe ato të sigurisë sociale.
Asnjërën nga këto të mira nuk i gjenë në ndonjë vend ku dominon religjioni.
Madje, as në vendet e pasura me burime të naftës. Profesori i teologjisë pranë një univerziteti suedez në Stockholm si dhe autori i disa librave, David Tjurfjell, në një studim të gjërë që e ka bërë për popullatën suedeze, tregon se afro 80 përqind e popullit suedez distancohen nga religjioni i organizuar.
Që do të thotë, që nuk shkojnë në kishë, që nuk luten dhe që nuk kryejnë rituale fetare.
Mirëpo, shumë prej tyre në mënyrë tradicionale i kremtojnë Pashkët dhe Krishtlindjet. Njëkohësisht, janë 63 për qind që ende paguajnë anëtarësi në Kishën Suedeze, të cilën studjuesi Tjurfjell e shpjegon se shumë nga ata as nuk e dijnë që i’u ndalet nga paga shuma e caktuar e që , përndryshe, është krejtësisht në baza vullnetare që nga viti 2000 kur Kisha Suedeze është ndarë nga shteti suedez, gjë që nga atëherë shtetit suedez nuk i jepë kurrëfarë përkatësie fetare.
Dhe, pikërisht kjo, në statistikat evropiane, popullin suedez e bënë më pak sekularë dhe me përqindje më të lartë të përkatësisë fetare krahasuar me popujt tjerë në Evropën perëndimore. Mirëpo në fakt, aq shumë sa 72 përqind i suedezëve të anketuar deklarohen se religjioni është krejtësisht i parëndësishëm në jetën e tyre.
Nga perspektiva internacionale, diku gjysma e popujve europianë thonë se ka zot. Ndërsa, në Lindjen e Mesme, për shembull, pothuajse të gjithë të anketuarit asaj pyetjeje i përgjigjen me “po”, vazhdon më tutje Profesori Tjurfjell. Ndërsa një studim edhe më gjithëpërfshirës i profesoreshës së teologjisë dhe lektores së Shkencave Shoqërore pranë Univerzitetit të Uppsala të Suedisë, Maria Klingenberg, thotë se aktivitetet fetare në Suedi kanë një nivel shumë të ulët për një kohë të gjatë.
Shumë më pak konfirmohen në kishë dhe vizitojnë tempuj fetarë. Mbresëlënëse janë të rinjtë suedezë të cilët as nuk deklarohen si fetarë, e as si ateistë. Studimi është kryer me të rinjtë e të gjitha religjioneve që jetojnë në Suedi, ku 24 përqind nga ata deklarohen se janë fetarë dhe ndihen si të krishterë. Ndërsa tek të rinjtë e besimeve tjera, ndjenja e tyre se i përkasin ndonjë besimi nuk e tejkalon as tre përqindëshin, simbas studimit të Prof. Dr. Maria Klingenberg.
Ndërsa, një statistikë tjetër e vitit 2022, tregon se nga 10 milionë suedezë, vetëm diku afro 330 mijë rregullisht i vizitojnë objektet fetare dhe që në mënyrë aktive e praktikojnë religjionin. Në perspektivën globale, pesë vendet ku njerëzit më së paku e praktikojnë religjionin, janë: Çekia, Japonia, Estonia, Suedia dhe Norvegjia.
Ndërsa, pesë vendet ku më së shumti praktikohet religjioni, janë: Katari, Indonezia, Egjipti, Jemeni dhe Jordania.
Para ca ditëve, në këtë aspekt, në Deçan nisi një lëvizje e mirë kombëtare edhe tek ne. Një nismë e një illuminizmi të vonuar. Një nismë që shkaktoi rubrika në shumë media vendore e edhe të vendeve tjera. Një nismë që shkaktoi reagime të shumta – pozitive e negative. Poashtu edhe ishte një nismë që i’u ka futë frikën në palcë BIK-ut dhe qarqeve albanofobe e anti-shqiptare, brenda dhe jashtë. Një nismë që i’u ka futë frikën të gjithë atyre që duan të na shohin si popull i prapambetur e i pazhvilluar. I’u ka futë frikën atyre që duan të na shndërrojnë e të na mbajnë si popull me mentalitet lindor.
Si shkak i kësajë frike, qarqet islamiste në Kosovë e të kryesuara nga BIK-u, përmes portaleve të tyre të cilat në opinion janë përvjedhur si media informimi, e në fakt janë portale për propaganda islamike e më qëllim të indoktrinimit të islamit radikal, shkaktuan mjegull në opinion se si nisma e Deçanit ishte kundër fesë islame e me qëllim që të shkaktojë përçarje. Madje, që të hedhin karremin tallava-patriotik, të ciilin shqiptarët e stërshtypur e të stërvuajtur ndër shekuj shumë lehtë e gëlltitin, i lansuan edhe propagandat se kinse dikush nga Serbia i paska dërguar. Ndërsa BIK-u ka paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër organizatorëve. Marrëzi mbas marrëzie.
BIK-u po sillet si një burrë i keq të cilin e ka braktisë gruaja pasi që ky e ka sunduar brutalisht një kohë të gjatë. Këto janë poashtu shenja të qarta se BIK-u i frikësohet vetëdisimit kombëtar të shqiptarëve.
Të njejtën frikë që e kishin dhe e kanë edhe Serbia që nga koha e Çubrilloviqit. E, në fakt, ajo nismë as nuk ishte kundër fesë islame, e as kundër cilësdo fe tjetër. Ajo nismë “Të jemi vetëm shqiptarë”, bënë thirrje që edhe shqiptarët të sekularizohen e t’iu bashkohen popujve të zhvilluar euro-perëndimorë, ku feja fare nuk zë vend në jetën dhe përditshmërinë e tyre, gjë që në fakt as tek shumica e madhe e shqiptarëve. Për ta kuptuar më mirë këtë nismë kombëtare, duhet të përcjellim mediat e mëdha të vendeve perëndimore, se si neve shqiptarëve kanë filluar të na përshkruajnë si myslimanë, e jo si shqiptarë. Si kanë filluar të na përshkruajnë si islamikë radikalë të nxitur e të financuar nga Katari e Turqia. Madje, disa na përshkruajnë si myslimanë që i shtypim të krishterët serb, gjë që të gjithë e dimë se është absurde dhe që ekstremizmi fetar dominon pikërisht tek populli serb, të cilëve kisha e tyre i’u përcakton edhe politikën shtetërore.
Mirëpo, vetë fakti se qarqet anti-shqiptare me vite të tëra që nga pavarësia e Kosovës dalin me parollën e me të dhëna joreale si, “shumica nyslimane”, “95 përqind myslimanë”, etj. etj., e që përsëritet në çdo fjalim të Tërnavës, e në çdo predikim të imamëve të cilat përçohen në opinion edhe përmes zmadhuesëve nëpër minaret e afro 1000 xhamive të Kosovës, e poashtu përmendet edhe në çdo emision televiziv ku atyre shumë shpesh i’u ipet hapsirë, i’u ka jepë një bindje të rrejshme botës demokratike se Kosova qenka vend mysliman.
Që nga viti 2011 në Parlamentin Evropian është ngritur kjo brengosje e investimeve të mëdha kryesisht nga Katari e Turqia, të cilët një vit më pas e shtrojnë pyetjen se kjo rritje e islamit radikal në Kosovë, Maqedoninë Veriore (atëherë FYROM), Shqipëri dhe Bosnje do të cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në Bashkimin Europian. Këtu si çdoherë e ka frikën e madhe Evropa, të cilën më detajisht e kam shpjeguar në një shkrim “Porta e Evropës dhe mburoja e Perëndimit”, si dhe sa na ka kushtuar ajo frikë e tyre neve si popull e si shtet gjatë fazave të ndryshme historike. E në realitet, në qoftë se ajo përqindje përcaktohet simbas anëtarësisë së shqiptarëve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), atëherë i bie se në Kosovë nuk jetojnë më shumë se 22 000 myslimanë. E që i bie diku 1,3 përqind e popullatës. Në qoftë se ajo përqindje përcaktohet simbas atyre që i frekuentojnë ato 1000 xhami të Kosovës, atëherë ajo përqindje do të dalë edhe më e ulët.
Prandaj, sikurse univerzitetet evropiane që merren me studime të llojit të tillë, poashtu edhe univerzitetet e Kosovës duhen të merren me një studim të tillë që saktësisht të dihet se a me t’vërtetë në Kosovë jetojnë 95,6 përqind myslimanë që në mënyrë aktive e praktikojnë fenë islame?!
Kjo përqindje joreale thuhet edhe në një raport të gjërë të State Departmentit Amerikan të publikuar më 6 qershorë 2022, të cilët poashtu rritjen e madhe të islamit radikal në Kosovë si dhe financimin dhe ndikimin e vendeve nga Lindja e Mesme dhe Turqia në rritjen e islamit radikal në Kosovë përcjellin me brengosje të madhe.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Kjo tregon se ky islamizim i pandalshëm i shqiptarëve është një problem shumë i madh e shumë serioz, për të cilën, si duket, vetëm shqiptarët nuk janë të vetëdishëm aq sa duhet që të brengosen sikurse edhe Perëndimi.
Mundet me ndodhë që shqiptarët ndihen të relaksuar sepse e dijmë që në fakt ato shifra të paraqitura nga goja e vetë shqiptarëve as pë afër nuk i afrohen realitetit. Sepse, secili prej neve niset nga vetëvetja dhe rrethi ynë familjarë e miqësorë, nga të cilët dalin shumë pak që i njohim e që janë praktikues të rregullt të fesë islame. Kështu që fitojmë bindjen se përqindja e myslimanëve në Kosovë do të dalë bindshëm nën 95 përqind. Madje, nuk besoj se do ta kalojë as 20 përqindëshin. Pra, edhe ne, de fakto, gjendemi brenda proporcioneve euro-perëndimore në aspektin fetar.
Arsyeja tjetër pse nisma “Të jemi vetëm shqiptarë” e të inicuar nga ardhetarë të dëshmuar është mëse e mirëseardhur, është sepse Evropa perëndimore është tejet e frustruar me shqiptarët. Pjesëmarrja e mijëra shqiptarëve në formacionet terroriste të ISIS-it në Lindjen e Mesme, si formacioni më i madh etnik në ISIS, të cilëve u janë bashkangjitur islamistë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, por shumë të rinjë shqiptarë kanë shkuar edhe nga vendet evropiane ku kanë lindur dhe janë rritur.
Evropa perëndimore aq është e frustruar me shqiptarët , saqë nuk janë ka e dinë se a të na trajtojnë si europianë, apo si islamista radikalë me mentalitet turko-arab, epitet ky i fituar me numrin më të madh të xhamive në një territor aq të vogël sa Kosova. Pra, 1000 xhami në një territor prej 11000 kilometra katrorë, gjë që në Evropën perëndimore, në një sipërfaqe prej 11000 kilometra katrorë, mesatarisht janë diku mes 81-85 objekte fetare të koncesioneve të ndryshme.
Shumë shqetësuese dhe brengosëse janë edhe shkrimet e shumë gazetarëve të mediave të mëdha evropiane, të cilët tërë kohën na quajnë “myslimanë”. Madje, një profesor nga Univerziteti i Uppsala në Suedi, Kjell Magnusson, në një rast thotë se “shqiptarët përbënin tre milionë myslimanë nga gjithësejt pesë sa ishin në ish-Jugosllavinë 22 milionëshe”. Ndërsa, analisti për politikë të jashtme pranë gazetës suedeze ”Göteborgs Posten”, Jan Höglund, rreth sulmit terrorist të diverzantëve ushtarak serb të 24 shtatorit 2023, ai e shpjegon se “është një konflikt që ka zgjatë mbi 15 vite në mes të myslimanëve dhe serbëve në Kosovë”.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Këto i shfrytëzojnë deri në maksimum serbët të cilët nëpër mediat e tyre të shkruara dhe elektronike dalin me rubrika të rrejshme se “islamistët shqiptarë në Kosovë e Metohi i bëjnë të gjitha pët t’i marrë tokat serbe dhe të shkatërrojnë gjithëçka serbe”. Ndërsa gazeta italiane “Il Tempo”, e cila i referohet shërbimeve inteligjente italianr, më 21 tetor 2023 shkruan se në Ballkan gjenden mbi 20 celula xhihadiste të cilat janë të gatshme për të kryer sulme terroriste nëpër vendet e Evropës perëndimore.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Duhet me t’vërtetë me jetuar në mjegull shumë të dendur e mos me e kuptuar seriozitetin e këtijë problemi jashtëzakonisht të madh që e ka kapluar kombin tonë. Kjo nismë kombëtare e nisur nga ish-pjestari i UÇK-së, Saim Tahiraj, Vesel Lekaj si dhe atdhetari i dëshmuar, Arbër Gashi, nuk i përçanë shqiptarët, siç nga frika e shpërdanë në opinion BIK-u dhe qarqet e ndryshme anti-shqiptare.
Shqiptarët i përçajnë bashkësitë fetare të cilët i ndajnë shqiptarët simbas fesë. Shqiptarët i përçajnë partitë politike të cilat i ndajnë shqiptarët simbas ideologjisë politike. Shqiptarët nuk duhet të mbesin peng as të Biblës, as të Kuranit e as të librezave partiake. Askush nga këta nuk i zotëron shqiptarët që të i japin vetes të drejtë të thirren në emër të shqiptarëve. Ne e zotërojmë vetëveten. Ne i zotërojmë shtetet dhe tokat tona, të cilat duhet të i ruajmë si sytë e ballit. Nga këto troje nisi edhe qytetërimi i lashtë europian, e cila e ka gjenezën nga arqipelagu i Mesdheut, e që ishte Gadishulli Ilirik.
Asnjëherë nuk duhet të i’a lejojmë vetes që Evropa të na trajtojë si të mos ishim pjesë e saj. Asnjëherë nuk duhet t’ia lejojmë vetes që Evropa të ketë frikë nga ne, ashtu siç na ka paraqitë Serbia tek ata gjatë këtyre 200 viteve të fundit, e që na kushtoi shumë me copëtimin e tokave tona si dhe dëbimin e qindra mijërave shqiptarëve për në Turqi, Egjipt e Siri.
Këto propaganda serbe për të parën herë në historinë tonë arritën të demantohen kur ajka dhe elita intelektuale e shqiptarëve të Kosovës u vënë në ballë të proçeseve viteve të 1990-ta. Si, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Zekitija Cana, Anton Çetta e shumë të tjerë, të cilët i bindën vendet perëndimore se shqiptarët edhe me trup, edhe me kokë i takojnë Evropës dhe Perëndimit.
Kjo na ndihmoi shumë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, gjë që me dekada të tëra edhe ishte qëllimi imperativ i shqiptarëve të Kosovës.
Prandaj, të përkrahim këtë nismë të shëndoshë kombëtare, të distancohemi nga ekstremizmi fetar dhe të jemi vetëm shqiptarë e vetëm europianë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu