ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Nuk ekziston Islamofobia, ekziston vetëm Shqiptarofobia !

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi im që të harxhoj kohën e çmuar, të frytshme dhe të pakthyeshme të jetës sime duke u marrë me besimin islam, të cilit formalisht i përkasin shumica e bashkatdhetarëve të mi.
Besimi islam më detyroi ta bëj këtë sepse u kthye nga një fe private, paqësore, apolitike dhe e padëmshme në një fe të rrezikshme publike, politike, ekstremiste dhe terroriste.
Pse?
Sepse udhëheqësit fetarë dhe politikë të Bashkësisë Islame të Kosovës u urdhëruan nga oficerët e shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe që ta sulmojnë dhe shkatërrojnë kombin e tyre dhe dy shtetet e tij të pavarura në Ballkan.
Kur e morën atë urdhër dhe sa herë?
E morën dy herë.
Hera e parë që ata morën atë urdhër ishte kur kombi ynë i vuajtur u çlirua nga pushtimi shekullor nën Perandorinë Osmane dhe hera e dytë ishte kur kombi ynë i vuajtur u çlirua nga pushtimi shekullor nën shtetin serb përmes derdhjes së një deti gjaku.
Pse pikërisht pas çlirimit nga okupatori serb ?
Sepse fakti që ne shqiptarët u çliruam nga pushtimi shekullor serb jo vetëm përmes rezistencës heroike të guerrilasve tanë të famshëm çlirimtarë, por edhe me ndihmën e fuqisë më të madhe ushtarake të botës së qytetëruar të quajtur NATO, lëndoi shumë shpirtrat e zinj të udhëheqësve politikë, ushtarakë dhe gjenocidalë të Serbisë klerofashiste, të cilët u detyruan të gjenin mënyrat më efektive për të kompensuar mungesën fizike të politikës, ushtrisë, policisë dhe inteligjencës së tyre në Kosovë.
Dhe si vepruan ata?
Ata shtetit të Kosovës i shpallën luftë speciale në disa fronte njëkohësisht.
Megjithatë, fronti më i rrezikshëm ishte ai fetar, sepse shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që për shekuj me radhë kanë praktikuar tri fe që nuk kanë mundur t’i armiqësojnë me njëri-tjetrin.
Falë talentit gjigant diplomatik të Ibrahim Rugovës, shqiptarët u bënë të preferuarit e Perëndimit të krishterë dhe për herë të parë në histori morën mbrojtje të plotë nga fuqitë më të mëdha politike, ekonomike dhe ushtarake të Perëndimit, të cilat i çliruan ata nga pushtimi shekullor serb dhe ua krijuan shtetin e dytë në Ballkan me ndihmën e fuqisë më të madhe ushtarake në botë, duke shkatërruar të gjitha shpresat e xhelatëve serb se do të mund të kthehen sërish në Kosovë.
Por çfarë ndodhi?
Serbia keqpërdori lidhjet e Titos me vendet arabe për të importuar prej tyre islamin më të ndyrë, më ekstrem dhe më terrorist në Kosovë, i cili filloi të ndërtojë xhami të panumërta politike dhe terroriste në Kosovë, të cilat lanë me sapun, veçanërisht kokat e të rinjve tanë, nga gjithçka më e bukur që i lidh me kombin, atdheun dhe vendin e tyre.
Dhe anasjelltas:
Ata i mbushen kokat e të rinjve tanë me gjërat më të shëmtuara që i lidhin me ideologjinë terroriste islame dhe që i frymëzojnë të ushtrojnë terror kudo në botë nëse është e nevojshme.
Që do të thotë se qëllimi i tyre ishte të krijonin një komb pro-arab, pro-turk dhe pro-rus nga një komb properëndimor dhe pro-amerikan dhe kështu ta armiqësonin atë me çlirimtarët e tij perëndimorë.
Në anën tjetër, përmes një numri të madh xhamish, ata donin t’i tregonin botës perëndimore se Kosova nuk është një vend pro-perëndimor dhe proamerikan, por një vend pro-turk, pro-rus dhe pro-arab.
Për këtë arsye, Serbia përfitoi nga marrëdhëniet tradicionalisht të mira me shtetin turk, i cili ishte i pari që njohu Kosovën, për ta bindur Erdoganin të abuzojë me faktin se shumica e shqiptarëve i përkasin formalisht besimit islam, respektivisht t’i gënjejë ata se është vëllai, babai dhe mbrojtësi i tyre dhe në këtë mënyrë ta fitojë besimin e tyre dhe ta kthejë Kosovën në një saraj apo mëhallë islamike të shtetit turk, gjë që fatkeqësisht ia doli.
Pse atëherë habiteni që Perëndimi nuk na beson në vitin 2024 siç na besoi në vitin 1999?
Ju duhet ta keni parasysh se në vendet që na çliruan, nuk janë më të njëjtit njerëz në pushtet dhe të rinjtë që i zëvendësuan nuk kanë të njëjtën kujtesë historike dhe përvojë politike.
Dhe a e dini se çfarë do të thotë kjo për ne?
Se Serbia mund t’i manipulojë ata lehtësisht, siç dëshmoi në dhjetë vitet e fundit.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë jam pafundësisht i zemëruar dhe i trishtuar që ju nuk e kuptoni këtë.
Prandaj kushdo që ju gënjen se në Kosovë ekziston islamofobia është njeri i paguar nga Serbia, Rusia dhe Turqia.
Në Kosovë bashkatdhetarë të dashur ekziston vetëm shqiptaro-fobia.
Në Bashkësitë Islame të Kosovës dhe Maqedonisë ka shumë njerëz me dy këmbë dhe me mjekra të zgjatura nga leshi turk dhe arab, të cilët vullnetarisht i kanë burgosur qelizat e tyre të shëndetshme të trurit në burgjet e shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe për para dhe privilegje të vogla, gjë që dëshmon pa asnjë mëdyshje ky slogan ne hyrje te lagjes Çair të Shkupit.
Çfarë do të thotë slogani :
“Mos votoni, por kini frikë Allahun”?
Do të thotë :
“Mos votoni, por lejoni maqedonasit sllav të sundojnë dhe të bëjnë çfarë të duan me ju, sepse keshtu ka urdheruar Allahu që i do më shumë se juve, sepse janë me të zgjuar dhe më të vlefshëm se ju”.
Siç mund ta shihni, ata i dhanë Allahut të gjitha tiparet më të shëmtuara të karakterit të oficerëve të inteligjencës serbe, ruse, arabe dhe turke, sepse ata u urdhëruan ta bënin këtë nga shefat e tyre në Beograd, Moskë, Stamboll dhe Riad.
Shpesh e bindi veten me argumente iluzore se në krye të hierarkisë politike të komuniteteve islame të Kosovës dhe Maqedonisë duhet të ketë njerëz të ndershëm, të vetëdijshëm dhe kombëtarë, të cilët nuk e harrojnë faktin se ka qenë vullneti i Zotit që ata të jenë shqiptarë, por ata nuk më lënë të kem iluzione , sepse e shfaqin qartë fytyren dhe karakterin e tyre te shëmtuar si të djallit që i shërbejnë.
Shqiptarë të shekullit të 21-të, mos bini pre e fantazmave fetare, ideologjike dhe politike të mesjetës që përdorin teknologjinë më moderne të komunikimit perëndimor për të shkatërruar gjithçka që ju lidh me identitetin tuaj kombëtar të përcaktuar nga Zoti i vërtetë dhe me dy shtetet e tij të pavarura në Ballkan.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Valle, a guxon dikush me i thene ketij Lirim Gashit se kjo parulla ose sintagma “islamofobia”, eshte nje pamflet ose parulle e sofistikuar e “delengjinjeve gte vegjel” udbist, bolshevik ose jugokomunist, per ti shtypur dhe diskrimuaer akoma me shume shqiptaret e fese katolike ne Kosove. Nuk ben te lejohet me ajo “pune”e poshter antishqiptare!!!

    Si mund te kete islamofobi ne nje puroshtet dhe quazipushtet ku shumica absolute e popullsise jane deklaruar si musliman ose “populli ri kosovar” te “dalur nga lufta dhe revolucioni i kastravecave”, pashe besen! (lexo: Kosova and the new people withot history)

    Nda, ne Kosove nuk mund te behet fjale as per anlabanofi, dhe as per islamofobi. Jane trille ose sajesa imagjinare ose fiuktive, o njerez!

    E dyta, po te shohesh (shikosh) dhe reflektosh vetem pak ne bukurshkrimin, kaligarfine ose doreshkrimin e Albin Kurtit dhe politikkaneve ose “intelektualeve” te tjere kosovar, e sidomos ne gjuhen, fjalorin, retoriken, oratorine, semantiken, morfologjine, sintaksen, mimiken ose gjestikulimet e tyre abnormale ose paranormale: Mund te shihni ose vereni menjehere anomali dhe patologji te panumerta objektive dhe subjektive ne sfond.

    Bukurshkrimi, kaligrafia ose doreshkrimi (shkrimi mer doren tende, firma ose nenshkrimi jot etj.)-ne nje forme a tjetren, flasin ose deshmojne mbi edukaten, kulturen, intelegjencen dhe gjendjen shpirtreore, emocionale, mentale ose psikologjike te personit ose individit.

    Me fjale tjera, ne Kosove nuk ka islamofobi ose albanofobi, por ka katolikofobi violente, infantile dhe psikopatologjike.

    Ndaj, mu per kete qendron edhe revolta ose protesta ime ndaj Priftit ose Misionarit shqiptar ne SHBA-s, z. Anton Kqira, i cili separi si intelektual dhe patriot shqiptar /( Prif ose famulltar nuk mund te behesh kurre pa e kryer fakultetin fetar ose teologjik, ndersa hoxhe ose imam ne Kosove dhe gjithandej, ti mund te behesh edhe me nje mejtep te ulet ose me deshnitar falls!).

    Kaq, zonja dhe zoterinje te nderrshem.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu