ARKIVI:
16 Tetor 2024

Nuk është fajtore pasqyra qe dalim ashtu si jemi 

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Nail Draga,Ulqin

Ese 

Në vendet me traditë demokratike, zgjedhjet janë çështje normale e çdo mjedisi, ku qytetarët me votën e tyre shprehin vullnetin  për subjektin politik dhe individët të cilët ata i përfaqësojnë, duke dëshmuar mbeshtetje për pushtetin aktual, apo dënuar ate për mos realizimin  e premtimeve ndaj qytetarëve, që paraqet reflektim për të ndryshuar, sepse askush nuk është i përhershëm në skenën politike 

Nga miratimi i pluralizmit edhe në vendet e ish kampit socialist janë organizuar zgjedhje në nivele të ndryshme ku ekziston një përvojë e mjaftueshme që mund të trajtohet jo vetëm nga aspekti i sociologjisë politike. Ne këtë aspekt edhe shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike kanë realizuar një numër të konsideruar zgjedhjesh duke dëshmuar kapacitetin e tyre politik  në mjedisin përkatës,  ku në këtë aspekt as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.  

Dimensioni i dyfishtë i përfaqësuesëve të politikës 

  Duke marrë parasysh se në plurarizëm zhvillohen zgjedhjet për të qeverisur si në nivelin lokal dhe atë shtetëror, çështje të veçantë paraqet përfaqësimi në pushtetet përkatëse. Në krahasim me kohën e monizmit në pluralizëm përbërja e pushtetit varet nga formimi i shumicës parlamentare. Pikërisht kemi të bëjmë me përgjegjësinë e subjektëve përkatëse për emërimin e kuadrove  sipas resorëve.   

  Edhe pse aty emërohen individë të profileve të ndryshme të tillët kanë dimension të dyfishtë, sepse ata  fillimisht përfaqësojnë  subjektin i cili i ka emëruar  dhe së dyti edhe vetën e tyre. Në saje të përvojës së deritashme del  së  në resorët  përkatëse, me përjashtime të rastit, nuk janë emëruar personat e qëlluar në aspektin profesional, nga del se kemi të bëjmë me përgjegjësinë  e subjektëve politike përkatësisht me keqpërdorimin e demokracisë pluraliste.  

Rastet e tilla dëshmojnë se kemi të bëjmë  më deformimin e parimeve  elementare sepse në vend që të vlerësohen vlerat profesionale e meritokracia, parësore janë përkatësia partiake, ku jo rrallë depërtojnë militantët dhe të dëgjueshmit të cilët janë bërë dukuri e kohës.  

Grupet e interesit 

Pikërisht nga qasjet e tilla në partitë politike, të cilat ma tepër iu ngjajnë grupeve të interesit apo të klanëve të ndryshme në ato anëtaresohen individë të ndryshëm jo për shkaqe programore apo ideologjike, por për interesa e ambicie personale të cilat ua mundëson partia ti realizojë kur të vie në pushtet. Të tillët nuk vijnë aty për të dhënë kontributin në qeverisjen  e pushtetin lokal apo në qeverisjen qendrore, por për të realizuar interesat e veta  personale, familjare e pastaj ata partiake. Dhe në sajë të rasteve  të tilla del qartë   se nuk është fajtore pasqyra qe dalim ashtu si jemi. 

Dualizmi i mendimit politik  

  Përvoja e deri tashme në pluralizëm dëshmon se nuk mund të jemi të kënaqur në lidhje me ekzistimin e mendimit kritik për dukuritë e ndryshme shoqërore e ato politike. Madje këtu duhet cekur se kemi të bëjmë me një dualizëm politik, sepse kemi të bëjmë  me partitë politike të cilat kanë qasje tjetër kur janë në opozitë e ndryshe kur janë në pushtet. Një qëndrim i tillë dëshmon se kemi të bëjmë me individë pa parime  me interesa të rastit dhe si të tillë  janë  të politizuar dhe të dëmshëm për shoqërinë por përfitues të rastit. 

  Ndërsa një qëndrim i tillë nuk vlen për intelektualët në kuptimin e plotë të fjalës, sepse ata kanë  mendim kritik  të vazhdueshëm, për të prezantuar çështjet kontestuese shoqërore e politike  me argumente, e jo duke anuar sipas shijes së klaneve  apo preferencave të subjekteve në skenën  politike.  

  Nuk ka dilemë se për intelektualë të tillë  ka nevojë çdo mjedis, sepse mendimi kritik është në favor të avancimit të çështjeve shoqërore dhe politike. E kundërta ndodhë me intelektualët pasiv, përkatësisht oportunist, të cilët janë peng i vetvetes dhe i mjedisit  si rezultat i interesit personal apo klaneve të ndryshme, andaj të tillët do mbesin individë të amortizuar përkatësisht  anonimus pa autoritet shoqëror  në mjedisin ku punojnë e jetojnë. 

Presioni publik përmes guximit intelektual 

  Përfundimisht intelektuali nuk duhet të jetë spektator ndaj  devijimeve  shoqërore, por me guxim  duhet ngritur zërin, duke qenë shëmbull për të tjerët.  Ndërsa duke marrë parasysh mjedisin ku jeton duhet cekur se reagimi individual nuk ka peshën e duhur sikurse mund ta ketë përmes të një subjekti nga shoqëria civile, siç janë shoqatat e ndryshme si p.sh. të shkrimtarëve, artistëve, pedagogëve, sociologëve, gjuhëtarëve, arkitektëve, ekologëve, mediat etj. Qëndrimi  për mes një subjekti të tillë  nuk humb në vlerë, përkundrazi ka peshë të veçantë për të bërë presion publik për çështjet kontestuese shoqërore dhe si i tillë është më i pranueshëm në opinionin e gjërë.  

  Madje në saje të një qëndrimi të tillë do të dëshmohet se opinioni shoqëror  nuk duhet të mbes peng  vetëm nga përfaqësuesit e pushtetit apo të kumtesave të partive  politike që janë kryesisht nga opozita parlamentare.                        

Vetëm me qasje  konstruktive, në një ambient me kapacitet demokratik  mund të arrihet konsenzusi i cili është i domosdoshëm për avancimin e çështjeve preokupuese shoqërore për të tashmen dhe të ardhmen. 

(Nëntor 2023) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu