ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Nuk harrohen burrat si Dema …!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Demë Imeri i Lybeniqit të Pejës

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Burrat e fortë si Dema, nuk harrohen

Demë Imeri, Elez Dema e Demë Elezi- Mahmutaj  

Një fragmet nga një jetë e tri gjeneratave luftëtaresh me pushkë e me penë, për Familjen Mahmutaj nga Lybeniqi 

Kur shkova në Prishtinë që ti vazhdoj studimet, më 1975 njoha përveç shumë profesorëve që ishin edhe shkenctarë e atdhetarë, si prof. Idriz Ajetin, Ali Hadrin, Anton Çettën, Besim Bokshin, Fehmi Aganin, Idriz Rexhën, Hasan Mekulin, Isa Bajqincën, Murat Blakun, Halil Alidemën, studentët Isa Kastratin, Muhamet Mahmutajn, Ibrahim Buqollin, Ibrahim Nikqin, Ismet Lush Tahirajn, Milazim Krasniqin, Rifat Latifin, Nuhi Sylën, Mustafë Aliun, Qahil Mehmetin, Enver Halitin (nipin e Halit Bajramit) Enver Zhinipotokun, Shemsi Reqicën, Iliaz Gashin, Xhemail Mustafën, Fuad Krasniqin, Sabri Alidemën, Ridvan Mehmetin, Ai Lajçin, Mujë Hadërgjonajn  Qibrije (Dije) Demirin, (Shkurtë) Dritë Kuqin, Ganimete e Zize Haklajn, Zojë Bajrajn, dhe të tjerë të cilët nuk mund ti përmendi të gjithë për shkak se numri i tyre është i gjatë e koha kur i njoha, 1975 është gjithashtu e largët, e shekullit dhe mileniumit të kaluar.

Po në mesin e atyre burrave kishte edhe të tjerë, ”njerëz të thjeshtë” që punonin po aq sa edhe profesorët dhe studentët protestues të mëvonshëm por që nuk punonin për kapuq.

Një nga ta, ndoshta më i dalluari, sipas meje ishte: Demë Elez Dema, i njohur si Demë Mahmuataj, ish referent i FakultetitFilozofik.

(Në Fakultetin Filozofik, punonin tre puntorë me emrin ”Demë” dhe të tre të tjerë që ishin referentë: Demë Fetaj, shef i shërbimit, Demë Mahmutaj, referent … dhe Demë Ibërdema, referent për çështje ekonomike, bursa e kredi për studentë dhe të tretë ishin nga rrethi i Pejës.

Elez Dema, djali i Demë Imerit, Lybeniq  

Dema, Demë Mahmutaj kishte trashëgua emrin e gjyshit, Demë Imeri, që sipas adetit, fëmiu i parë, djalë trashëgonte emrin e gjyshit.

Elezi nuk kishte gabua që e kishte përtri emrin e babës- Demës sepse Dema do të ia ”k`putëte kryet Demës plakë”.

Deri sa Demë Imeri, ishte kaçak e qartur bashkë me vëllezërit, Sadikin e Ozmonin, Dema, kreu studimet e larta aso kohe në SHLP-në e Gjakovës dhe filloj të punoj për ta ndihmua babën Elez e mbajtur familjen.

Dema, ishte i vetmi, them i vetmi që si referent për çështje të studentëve, në Fakultetin Filozofik, ndihmonte studentët që nga dita e parë, kur i dorëzonin dokumentet për pranim, kur regjistroheshin në degën e Gjuhë e Letërsinë Shqipe dhe Letërsi e Gjuhë Shqipe, bashkë me një tjetër, Ali Tyrbetarin, që ishte largnga Dema, për burrni, e deri sa diplomonin, i priste dhe i përcillte me mirësjellje të jashtëzakonshme.

Dema nuk ishte i tillë që qeshej e zgërdhihej sikurse që kishte të tillë në fakultet për shkak të një ashti a pozite, ai ishte serioz dhe asnjëherë nuk mund ta shihje jashtë vendit të punës, në kohë të punës e nuk mund ta bleje. 

Demë Elezi- Mahmutaj, Lybeniq

Si e njoha Demën? 

Kur e lash katundit, e ngula shtagën në gardhin e oborrit, shtagën që i ruaja buallicat në Turjakë, një ditë të fundit të qershorit 1975, kisha shkua në Gremnik, te Adem Sejdi Godanci, mik shtëpie.

Në mbrëmje, u tubuan kojshit, burra e pleq të familjes Godanci dhe në muhabet e sipër, iu tregova se dua të regjistrohem në Univerzitet. Ademi, ishte pensionist dhe më donte shumë mua. Ai ngulte këmbë që të regjistrohem në Fakultetin Teknik, sepse thoshte ai ”Sinani është i zoti”.

Sadriu, djali i Ademit nuk pajtohej:

-Jo, më mirë është që Sinani të regjistrohet aty ku ai dëshiron.

Demë Mahmutaj, ushtar i lirisë, 1998, 1999

Unë e kisha ”ngri kryet”, veç në Letërsi.

Në mëngjes, Sadriu që sapo e kishte kryer shërbimin ushtarak në Prizren, dhe kishte fillua të punon si Zëvendës Prokuror në Prokurinë Komuanale në Prishtinë dhe Latif Kryeziun, ekonomist, nëse nuk kam harrua, punonte në Prishtinë.

Sadriu kishte një kerr 1300, Zastavë të Kragujevcit dhe deri te Radio Prishtina, shkuam bashkë e aty, nuk ishte larg fakulteti.

Njeriu i parë që e takova në fakultet, ishte Dema, një bardhosh, me fytyrë të bardhë e flokë gajfil.

Pastaj, me 1 tetor 1975 filluam ligjeratat dhe e njoha edhe Muhametin, vëllain e Demës, nga Lybeniqi.

Më 1998, 1999, Dema bashkë me luftëtarët e tjerë, kishte rrokur armët kundër të njëjtit pushtues sikurse edhe gjyshi Demë, kundër pushtetit pushtues serb e për çlirimin e Kosovës.

Aty e njoha Demën për mos e harrua asnjëherë. Shpesh kur shkoja në Kosovë, shkoja edhe te Dema e Muhameti e ata më gostisnin me ”peshk”, peshk që e kultivonin dhe e rritnin vetë, me ushqim Lybeniqi, ujë bjeshke, si loti të pastër.

Libri ”Këvizja kaçake në Kosovë (1918-1920)”

Kur e thirra, Dema nuk deshi të flas për vehte, nga modestia por ishte Dema i të të bëmave të shumta, ai i cili në fund të viteve 1988, 1989 e filloi aksionin në fakultetin filozofik për ta braktisur Lidhjen e Komunistëve dhe te çdo puntor, profesor e puntorë të administratës dhe të tjerë i shkonte me një letër që tënëshkruajnë emrin dhe mbiemrin dhe kështu, gati të gjithë i dorëzuan LIBREZAT E LIDHJES së Komunistëve të Jugosllavisë. 

Ishte Univerziteti i Prishtinës, Fakulteti dhe … Dema që e filluan përmbysjen e socializmit vetëqeverisës, natyrisht me ajkën e kohës- profesorë e intelektualë. 

Kosova, fiiloi e para luftën dhe e fundit fitoi pavarësinë në ish RSFJ-në. 

Dema i Lybeniqit 1*) u dallua kudo, për punë, për burrni, për besë e bukë. 

Dema ishte dhe mbeti DEMË.

Në fakultetin Filozofik e njoha Demën, Muhametin, vëllain e Demës, Brahim Buqollin e Brahim Nikqin dy burra tjerë.

Me Muhamet Mahmutajn, Nuhi Sylën e H. Dulën

Gjyshi dhe baba i Demës 

Letërnjoftim i shkurtër e familjes Mahmutaj nga Lybeniqi i Pejës 

Doktor Limon Rushiti në librin ”Levizja kaçake në Kosov(1918,1920)” ndër të tjera, në faqen 184 shkruan: Në fshatin lybeniq me 17. 01. 1921 dolen kaçakë Dem imeri, Sadik Imeri, Ozmon Imeri, Nimon Qaka, Haxhi Meta dhe Sadik Brahimi, të cilet si duket, në shenjë hakmarrjeje në organet qeveritare për veprat e këqija qe beheshin kunder popullit, kishin vrar 11 ushtarë dhe 1 oficer, kufomat e të cileve u gjeten ne fshat” mbarim citati.(Shih dokumentin arkivor aj, mpb, k-112 nr 1969 data 10,2,1921).

Nga k`ta të permendurit Dema është gjyshi i Demës (nipit), nderkaq, Ozmoni, Sadiku vllëzerit e gjyshit.

Trashigimtaret e Dem Imerit janë Elez Dema dhe Tahir Dema. Elez Dema i lindur 1911 dhe vdiq ne vitin 1979, pjesmarres aktiv në luftrat që u zhvilluan me Malin e zi ne vitin 1943,1944 dhe 1945 ne Smilovic në Livadh të gjakut dhe në fund, me 13 tetor 1943 ne mbrojtje të Pazarit të ri (Novi Pazar) përkatësisht në manastirin e rrënuar-Gjurgjevi Stupovi plagoset rënd ne kokë po pa pasoja jete.

Tahiri djali i dytë i Demes (1918,2019) luftoi në mbrojte së vijes së kufirit nga forcat komuniste qetnike plagoset për të mbetur invalid tërë jetën. Kto shenime në pika të shkurtera po ti dërgoj mik i dashur në mënyr që të hapet një faqe e historisë e familjes sonë, më shkruante Dema. Në foton e parë është gjyshi im Dem Imeri ndërsa në foton e dytë, është baba im, Elez Dema.

Me Muhametin ishim shokë gjenerate në studime por edhe banonim në Konviktin e Studentëve dhe ndodhte që nëse njërit nga konviktorët i vinte prindi nga katundi, ne tuboheshim te ai dhe rrinim sikur të ishim në odat e Drenicës apo Kullat e Dukagjinit.

Dhe për me e nderua babain e Demës e Muhametit, iu luta Muhametit që të vije bashkë me babën Elez, të dy Brahimat në dhomën time, të konviktit por mos të iu tregoj tezakave …. Se ata kishin shumë tezaka që edhe te ”Qethnat i festonin”.

Dhe erdhi baca Elez të unë, në dhomën time. Baca Elez, na shikonte të gjithëve në sy, ndërsa ai ishte ulur në lëkurën e ogiçit që ma kishte dërgua Adem Hajdari i Belegut, përmes Ismet Lush Alisë.

Ishin vitet më të mira tonat si të rinj dhe studentët shqiptarë në UP nuk shihnin ndonjë bashkëjetesë të imponuar me serbë, prandaj vlimet studentore kishin fillua që në vitin 1975 e kishin vazhdua për me kulmua më 1978, kur e festonim 100 vjetorin e LSHP-së (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878-1978).

Si të rinjë që ishim, ndodhte që nuk ishim të kujdeshëm dhe nuk i matnim fjalët prandaj baca Elez na këshilloi.

Foli Baca Elez: Mark Milani “Mutin e kam hânger që 30 vjet” 

“Mark Milani i kishte shërbye kralit Nikollës por nuk kishte besimin e as respektin që duhej ta kishte ai, e filloi bisedën baca Elez, që e kishim rrethua studentët e gjylpanën nuk kishim ku me e lân në dhomat e vogla dykrevetëshe të konviktit.

Një mëngjes, djali i vogël, 2, 3 vjeçar, ishte qu më herët dhe po luan me mustaqet e babit derisa ia nxjerri gjumin babës, Mark Milanit.

Edhe Mark Milani filloi të luaj me djalin. Mark Milani e preku djalin e vogël në bark dhe e pyeti:

-Çka ki këtu, dhe ia lëmonte barkun djalit?

-Fli tha ai sepse kishte hëngër flia.

-Kur e ki hëngër?

-Prâm (mbrëmë)

E tash djali po e prek barkun e babës dhe po e pyet:

-E ti shka ki këtu?

 -Mut

-Kur e ki hangër?

-Qe 30 vjet

P. S.

Në fund, Dema më shkruante: Për mua dhe vëllezerit e mi e din vet.

Me shpresë se në një të ardhshme të afërm do ta takoj Demën e do t`ja nxjerr fjalët me zor, po ndahemi gjithnjë me shpresë se do të njihemi më tepër e do të shkruajmë shumë.

1*) Lybeniq?  

Për fjalën ”Lybeniq”, emrin e katundit kam shkruar. Lybeniq, vjen nga fjalët ”lyp-ni” e ”niq- ne”, Lyp e niq. 

Në një shkrim të mëhershëm, i kam shpjegua fjalët ”Lubeniq” e ”Junik” (Janë-ik). ”7 Marsi dhe prejardhja e disa emërvendeve të ndryshme” 04.03.2018 13:28:32

https://www.fokusi.org/7-marsi-dhe-prejardhja-e-disa-emervendeve-te-ndryshme/

Malmö, 13 nëntor 2021 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Kanë dalur disa gabime sepse kisha vështirësi me e dërgua deri në Redaksinë e Drinit, prandaj kërkoj falje nga familjarët e familjes së Demës dhe lexuesit.
    Elez Dema, djali i Demë Elezit, është gabim, duhet të jetë: djali i Demë Imerit.
    Sinan Kastrati, Suedi

  2. I nderuar Miku i shqiptarve Z.Sinan Kastrati , Tu rrite nera !
    Ti ME SHKRIMET TUAJA ,po i qet ne drite meritort me vlera kombetare
    dhe kjo nuk eshte pune e vogel por shume e madhe dhe lavdishme
    Pasi ketu po shkruan per Lubeniqasit Une dua te shtoj nja dy emra
    miq te mi te Lubeniqit Separi po e permendi Profesorin Gani Bobin
    Ate djale qe e zbukuronte korzon e Pejes mbremjeve dhe rruget
    e ndijenin gjallni prej orjentimit dhe hapave te Tij !
    Emnat qe Ti i permend , jan pjese e historise se atij vendi Ku
    qetnik e fashizmit serb Bani Masakra !
    Da ta permendi edhe nje emer te fshatit Lubeniq qe vone
    e ndrruan miemnin e quhen Hysenaj dhe jetojne ne Tomoc te Istogut
    Kur e njofta Une isha shume i Ri dhe ateher Qerimi ishte i denuar dhe
    Qe pse : Qerimi Ka studiju Gjuhe dhe letersi Dhe per her te pare
    konkuron dhe pranohet si profesor i gjuhes shqipe per klaset serbe
    ne shkollen e mesmete medicines ne Mitrovice Drejtor shkolle ateher
    nese nuk kam harrue Qerimi thoshte se ishte nje burre burrash
    nga Vuqiterrna i quejtur Dr. Shaban Merovci . Qerimi flet per ndodhine !
    Jepja mesim gjuhe shqipe ne pralelet serbe ! Nje dite ne koridor kishin ardhe
    nje grup te rinjeve serb flok gjate e pantollgjane qe kishin ardhe te
    organizuar per bere tollovi e dhe per ta largue gjuhen shqipe per nxenesit serb !
    Isha duke shkue koridorit bukur te gjate per ne klase Vajzat ku jepja mesim
    priteshin ne koridor duke bertite Neqemo da uqimo ciganski jezik Profesore!
    bile nuk e quanin allbaski ! Qerimi Thot u ngushtova dhe Iu drejtova
    n Ejani e hyni ne klase se ua hapi deren tjetr te klases kah nuk u veren drejtori
    dhe kaloni ne oborr Ato i besuen fjales qe e fola dhe hynen ne klase
    Kur hynen mbrenda ne klase Qerimi dhe e mbylle deren e hymjes
    ashtu qe ata djemt qe nuk ishin nxenes te
    te largohen nga koridori A qenkna une cigan siq ma qujtet gjuhen shqipe
    U thot Qerimi dhe ato njezeri i pergjigjen PO ……
    Po ooo i ! Te stufa afer dere pastrusit per fat e e kishin pase lane
    nje fshise me Bisht te drunit per merak ! E hoqa fshisen prej bishti dhe
    u bertita Uluni neper vende dhe fillova me i ngjeshe me bishte fshise
    Rene Klasa i kishte 23 vajza te cilat i qetsova me bishte fshise
    mire i knaqa dhe pastaj pa fole dola dhe Shkova dhe e lajmerova drejtorin
    DR. Shaban Merovcin Merovci me tha Qerim Rueju se organizohen
    serbt dhe mos po te bijneMerr vesh komiteti dhe urdhroin te perjashtohet
    nga Puna qerim Lubeniqi ! Serbt ngrisin padi Por shban Merovci
    e shpeton nga burgu Por disa vite Qerim Lubeniqit atehere pate ngele
    pa pune ne Arsim Por ma vone i lejohet e drejta e punes duke e ndihmu SHaban Merovci
    Qerimi ka punue profesor i gjuhes dhe letersise shqipe ne Gjimnazin e Istogut
    Nba mbiemni Lubeniqi qe e mbanin ne Tomoc QERIMI e pat ndrrue
    miemnin dhe Quhet Hysenaj ! Pra Sinan ti shtova ne listen e emnave
    tu edhe dy Lubeniqas te vleres e neres kombetare Gani Bobi Dhe
    Qerim Lubeniqi !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu