ARKIVI:
19 Tetor 2024

Nuk ka dhimbje më të madhe, sesa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim! 

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Nasho Jorgaqi, Xhevat Lloshi ”Antologjia e fjalës së mençur”, Botimet Enciklopedike, Tiranë, 1997

Sinan Kastrati, Suedi 

Dy fjalë për Nasho Jorgaqin, shkrimtarin që na iku dhe k`thimin nga rruga e gjatë disa qindra kilometra, në atdhe, në Kosovë. 

Dita e dytë dhe e fundit në Selanik  

“Detyra e parë e historianit është t’i shmanget gënjeshtrës; e dyta, të mos fshehë të vërtetën; e treta, të mos japë shkas të dyshojnë”– Ciceroni (N. J.) 

Vazhdon nga shkrimi i kaluar (i djeshëm)  

“Ka me më shtrue vetëm vdekja”, Drini.us, 27 Gusht 2022 në rubrikat 

”Dossier, Histori, Kujtime”  

Nga ditari im (9), me kujtime nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova 

Derisa i beja gati për botim disa pjesë nga kujtimet e mia, korrik, gusht 2022, lexova në disa gazeta se paska vdekur shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi, në moshën 91-vjeçare, shkrimtari, skenaristi dhe studiuesi Nasho Jorgaqi është ndarë nga jeta më 25 gusht 2022. 

Ai lindi në vitin 1931 në Fier dhe është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. 

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. 

Disa nga veprat e tij janë “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. 

Eh mendova sa pakëz shkruhet për jetën dhe veprën e Jorgaqit, mbi-emrin ia shkruajnë të plotë. Sa më erdhi keq që kur vdes një shkrimtar i madh, si Jorgaqi, sëpakut shtypi ta kujtoi ashtu qysh i ka hije e ne të tjerët, qytetarët dhe bashkëatdhetarët e Jorgaqit, ta nderojmë me 1 minutë heshtje, me një fjalë të mire e me një prezentim të fjalës së mençur …. 

Brofa dhe iu ofrova raftit të librave që i kam në Suedi 1*). 

Në mesin e disa qindra librave, studime nga letërsia, gjuhësia, poezia, romanet, proza popullore, antologji… etj. i gjeta tri nga shumë libra të Nashi Jorgaqit “Udhëtimi me Fan Nolin”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944” dhe “Antologji e fjalës së mençur”, bashkëautor me Xhevat Lloshin . 

Hoteli Queen Olga, Selanik

Dhe për një moment ndërpreva punën e gishtat e dorës (hkruaj vetëm me dy gistata tregus) i largova nga tasteret e kompjuterit dhe vrapova e i mora 3 librat e N.J. që i kisha këtu e bashkë me to dhe fillova ti shfletoj sa për kujtim. 

Sa shpejtë i harrojmë poetët e prozatorët, aktorët, dramaturgët e tregimtarët 

“Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare e quan të pikëllueshme që vdekja e një poeti të talentuar si Dhori Qirizazi ka kaluar në heshtje në Shqipëri” (Robert Rakipllari). 

Në Kosovë, është edhe më keq. Aktorët e mëdhenj që kishte dikur Teatri i Prishtinës, janë harrua dhe kujtohën vetëm nga familjarët e ndonjë ish koleg i tyre i varfër. 

Hadi Shehu, aktori i madh i Teatrit në Gjakovë, vdiq në mjerim. Banonte në një banesë të vogël me gruan e cila ia kishte falur veshkën në varfëri dhe me djalin e martuar. 

Pal Lekaj, ish kryetar i komunës së Gjakovës e paska kujtua aktorin me disa fjalë por sa ishte kryetar, pat mundësi që bile të ia jep një garsonier (një dhomë) ose një banesë me të madhe, bashkë me djalin. ”Hadi Shehu, aktor i përmasave më madhore të kulturës ”mbarëshqiptare të artit. Gjurmët e tij do të jenë të pashlyeshme në historinë e artit teatral, veçanërisht për Gjakovën, por edhe për Kosovën dhe mbarë hapësirat ku flasin shqip”, ka thënë Lekaj”. 

Me Evën e me Muratin dhe mua, autorin e fejtonit, Sinan Kastrati. Selanik, 2 gusht 2022

Pali e din se pseudoaktorët, që kishte edhe në Gjakovë (1), kishin pallate shumë katëshe e aktorët si H. Sh. Jetonte në një kasolle. Fat më të mirë nuk pat as Leze Qena, aktore e madhe në Prishtinë. Ndërsa kryeministrat e Kosovës, iu hiqnin edhe s!hpenzimet e varrimeve “aktorëve” të skeqeve marokenë 2*) e në vend të vlerave, po lulëzojnë antivlerat në art, muzikë, letërsi, teatër. Kohë e shundit, kicit, mediokritetit, hajnisë, korrupcionit, plagiaturës ….  

Po na ikin poetët e shkrimtarët, aktorët e artisët e ne po bëhemi sikur asgjë s`po ndodh rreth nesh. Ne po varfërohemi. 

Selanik, 2 gusht 2022

Pasi hëngrëm mëngjesin në hotelin ku kishim fjetur dy netë, erdhi mësuesja Eva me disa dhurata që i kishte bërë gati për mua e Muratin. 

Ishte edhe një nder që na bënte Eva, mësuesve shqiptarë në Suedi, posaqërisht mua dhe Muratit. 

Dhe pa u vonua, pasi pim edhe nga një kafe në një restorant tjetër, afër hotelit, QUEN OLGA HOTEL S.A. unë, Murati e Eva, u nisëm për në Kosovë.  

Më dukej se po lë pas një pjesë të vendlindjes e gjithësesi, një pjesë të popullit tim e kulturës time. 

Lamtumirë mësuese shqiptare, lamtumirë !!!! 

Tash rrugën e kishim më të shkurtër, trup e trup nëpër Maqedoninë e Veriut. Në Gjevgjeli, në kufi pritëm më shumë se 1 orë, në të dy anët e kufirit. Rruga për në Shkup ishte e ndërtuar në kohën e ish RSFJ-së pa asnjë behane, rrugë dy krahëshe në të dy drejtimet. 

Posa e kaluam Shkupin dhe iu afruam kufirit më Kosovën, ishte rruga e vjetër, gropa- gropa, gjithashtu e ndërtuar në vitet e 1960-ta, rrugë e ngushtë, me shumë këthesa, me tunel të pandriquar, jo sikur ajo Gjevgjeli-Shkup që nuk kishte “shqiptarë”.  

Doganierët në kufirin e Hanit të Elezit, edhe nga ana e Maqedonisë kishin qëllua shqiptarë. Na pritën me përshendetje e buzagaz dhe na dëshiruan rrugë të mbarë, gjithashtu me sjellje qysh iu ka hije e duhët. 

Nga Hani i Elezit e deri në Prishtinë, rruga ishte e ”standardeve më të larta ndërkombëtare”. 

Tashmë kishim hyrë në token e Kosovës. Makina, me shpejtësinë 90 km. në orë linte, shtepi, fshatra e fusha prapa. 

Para orës 15:00 të pasdrekës mbërrim në Prishtinë. 

Në Prishtinë edhe dielli nxente më shumë. Qyteti ishte si një gërmadhë gurësh, betoni e asfalti.  

E fillova me thënien “Nuk ka dhimbje më të madhe sesa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim” e Dantes dhe po e mbyll pjesën e 9-të kujtimeve me  

Një nga humbjet më të mëdha është humbja e kohës” (Zh. Bufon). Marrë nga libri “Fjala e mençur shqipe”, me autor Nasho Jorgaqin dhe Xhevat Lloshin. 

Nasho Jorgaqi ”Udhëtim me Fan Nolin” (Nga Traka në ShBA), ”Dituria”, Tiranë, 1994

1*) Librat që i kam në Suedi 

Kam 3 biblioteka të vogla me libra, në Prishtinë, Malmö dhe tash së fundit, edhe në Sarandë. 

2*) “Aktorëve” marokenë 

Është fjala për disa “aktorë” që pas mbylljes së RTP-së, Teatrit etj. ata si kur i muarën këmbët me budallaqe që edhe TV-marokenë i paraqiste “Treshi …”. Ata ishin 3. Por, pseudokultura, mediokriteti, shundi e kii, lulëzuan pas vitit 1990 

Nasho Jorgaqi ”Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”. Shtëp. bot. ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1979

(Kiçi është krijimtaria e nivelit të ulët. Ka për qëllim të jetë i pëlqyer nga një numër sa më madh i njerëzve dhe të shitet sa më shumë. Është një formë e degradimit të artit. Sot është shumë i përhapur, kështu që nuk është lehtë ta dallojmë 

Shundi është pjesë e kiçit dhe ka të bëjë me krijimtarinë letrare. Për nga domethënia, shundi është hedhurinë, vepër pa vlerë. Ashtu sikundër ekzistojnë seritë televizive kiç, po kështu ekzistojnë edhe libra kiç, përkatësisht vepra shund. Veprat e tilla i shkruan ndokush pa kurrfarë qëllimi madhor 

MEDIOKËR mb. mospërf. libr. 

Që ka aftësi të kufizuara, që nuk shquhet për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë; që është i rëndomtë (për njerëzit). Njeri mediokër. Nxënës (student) mediokër. Shkrimtar (poet) mediokër. 

Që është poshtë mesatares nga cilësia ose i papërfillshëm nga sasia; që s’ka shumë vlerë, që është tepër i rëndomtë; që s’është as i mirë, as i keq (për diçka). Vepër (pjesë) mediokre. Jetë mediokre). 

 Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi      

Malmö, 28 gusht 2022      

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu