ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Nuk ka “Islam të moderum”, por ka muslimanë të moderum

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Në  shkrimin e datës 07.01.2011 të gazetës “Feithfreedom” (“Liria e Besimit”: http://www.italian.faithfreedom.org/comment.php?t=2309 ) pyetjes se nji gazetari se “Cili asht ndryshimi midis Islamit të Moderuem dhe Islamit integralist në Egjipt”, një ishmusliman egjiptian,  aktivist për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i asht përgjegjë:

“Nuk mund të ekzistojë një “Islam i moderuem”, por ekzistojnë muslimanë të moderuem”Termi “Islami i moderuem” asht një gënjeshter, e cila qarkullon në Përendim. Kush e njeh Islamin, kush e ka studjue Islamin dhe kush ka lindë në një familje muslimane e di fort mirë se nuk mund të ekzistojë një “Islam i moderuem”, sepse mësimet e tij janë agresive dhe të dhunëshme. Islami me mesimet e tij nuk mund të jetë i moderuem, absolutisht, por  egzistojnë muslimanë të moderuem, të cilët nuk i zbatojnë fjalë për fjalë mësimet e Kur’an-it. Në Egjipt, megjithëse muxhedinët i thërrasin besimtartë me megafona në orët e faljeve, janë vetëm 20% e muslimanëve egjiptianë që shkojnë në xhami”. )

Sqarim paraprak: Termi “Ideologji” asht përdorë për të parën herë në vitin 1796 nga mendimtari francez Antoine-Louis-Claude Destutt de Tracy në librin e tij “Mémoire sur la faculté de penser”. Ketu termi “Ideologji” përcaktohet si “Shkenca e ideve dhe e sanksioneve”.

Pra “Ideologji” quhet ajo Idè, kundërshtimi i zbatimit të së cilës dënohet me  sanksione nga organet ndëshkimore.

Mbas dështimit të dy ideologjive, të nazizmit dhe të komunizmit, që i sollen shumë fatkeqesi dhe dame të medha botës, sot del si problem ideologjia e terrorizmit islamik. Për frenimin e tij del i nevojshem studimi: 1) i burimit teorik dhe 2) i shkaqeve objektive të lindjes së terrorizmit islamik.

1) Burimi teorik

1) Ideologjia komuniste bazohej në librin  e Karl Marksit “Kapitali”. Këtu shoqnia ndahet në dy klasa: A)“Klasa e punëtorëve dhe e fshatarëve”, e ardhun në pushtet me revolucion të armatosun, dhe B) klasat e përmbysuna. Klasa në fuqi do t’i luftonte me dhunë klasat e përmbysuna. Komunistët propagandonin se “Komunizmi do të sundojë botën” . Kjo ideologji dështoi.

2) Ideologjia naziste  bazohej në librin e Hitlerit “Mein Kampf” . Këtu njerëzit ndaheshin në “Racën e Pastërt”, që duhej të sundonte me dhunë mbi racat tjera. Nazistët propagandonin se “Nazismi do të sundojë boten” . Edhe kjo ideologji dështoi.

3) Ideologjia e Islamizmit bazohet në librin e Muhammetit “Ku’an-i”. Këtu njerëzit ndahen në dy kategori, në muslimanë, besimtarë të “Kuran-it”, dhe në jomuslimanë, jobesimtarë të “Kuran-it”. Besimtartë (muslimant) do të ndjekin me dhunë dhe do të vrasin jobesimtartë e Kuran-it (Syrja 4, Ajeti 89) e te tjera ajete. Edhe  islamikët propagandojnë se “Islami do të sundojë botën”.

Këto tre libra trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës njerëzore simbas racave, simbas klasave dhe simbas llojeve të besimeve. Ato kanë të perbashkët dy elementë:

a) Përdorimin e dhunës kundër të ndryshmit dhe

b) Sistemin e mbyllun të shoqnisë ku këto ideologji aplikohen.

Sistem i mbyllun quhet ai sistem ku sundon një Ideologji e vetme, e cila zbatohet nëpërmjet dhunës. Te tria këto Ideologji, komunizmi, nazizmi dhe islamizmi ushtrohen me dhunë jo vetem ndaj të ndryshmëve, por edhe ndaj vetë pjestarëve të saj disidentë, që devijonë. Vetëm në shoqnitë e hapuna demokratike lejohen dhe mbrohen “të ndryshmit” dhe të drejtat e tyne. Në sistemet e mbylluna individi i nënshtrohet me dhunë Ideologjisë sunduese. Kjo asht arsyeja që mbreti absolut i Arabisë Saudite, Abd-Allah, në fjalimin e tij televiziv të 27 gushtit 2008 ndër të tjera tha: “Na nuk kemi nevojë për demokraci, na nuk kemi nevojë për parti politike, na nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut përendimore, na nuk kemi nevojë për lirinë e tyne të fjalës. Për çfarë na duhet asht Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryeme. Ky asht legjislacioni ma i mirë në historinë e njerëzimit, ai asht fjala e All-llahut. Nuk ka asgja ma të mirë se ligji i All-llahut.” http://europenews.dk/en/node/13862 )

2) Shkaqet objektive të lindjes së terrorizmit islamik

Shkak objektiv i lindjes së nazizmit ishte kriza ekonomike e Gjermanisë.

Shkak objektiv i lindjes së komunizmit ishte gjendja e keqe ekonomike e klasave punojse.

Shkak objektiv i lindjes së islamizmit ishte gjendja tejet e keqe dhe e çthurun e shoqnisë së vendeve arabe në shekullin e VII-t. Për vendosjen e njëfarë rregulli ndër ato popuj, që edhe sot janë në një nivel tejet të ultë ekonomik dhe zhvillimi kulturor, Muhammeti bani një punë të madhe pozitive tue vendosë disa rregulla në këte shoqni anarshike dhe tue krijue kështu një shoqni me disa rregulla të dobishme për atë periudhë dhe për ata popuj. Kjo asht merita e tij e madhe, sepse askush në botë nuk do të kishte mejtë të vendoste ato rregulla në shoqninë e atyne vendeve. Ai nuk kishte rrugë tjetër të siguronte zbatimin e atyne rregullave përveç se:

E para, t’i deklaronte këto rregulla të zbrituna nga Allahu/Zoti.

E dyta, të zbatoheshin nëpërmjet Ligjit të Sundimtarëve – Sheriatit .

Kështu ai krijoi një shkrimje organike në rrethin e mbyllun të Besimit fetar me Pushtetin ekzekutiv. Prandej, në dallim me Besimet tjera Fetare siç jane kristjanizmi, konfuçizmi, induizmi, budizmi etj, të cilat nuk kanë lidhje me pushtetin ekzekutiv, Islami nuk asht thjeshtë një “Besim Fetar”, por asht një “Ideologji” , dmth një Idè e zbatueme nëpërmjet dhunës së sanksioneve ndëshkuese.

Simbas Kur’an-it sanksionet ndëshkuese për moszbatimin e ligjve të Sheriatit janë: vrasjet e të ndryshemve dhe te atyne muslimanve te cilet lane islamin (Syrja 4, Ajeti 89); gurëzimet (vrasjet me gurë: Syrja36, Ajeti 18); rrahjet e grave (Syrja 4, Ajeti 34); premja e duerve  hajdutëve (Syrja 5,  Ajeti 38); mbajtja e robreshave (Syrja 24, Ajeti 31) etj.etj.

Ashtu si në gjiun e shoqnisë së mbyllun naziste ka pasë disidentë; ashtu si në gjiun e shoqnisë së mbyllun komuniste ka pasë disidentë; ashtu edhe në gjiun e shoqnisë së mbyllun islame sot ka disidentë (ishmuslimanë dhe muslimanë të moderuem), të cilët po e transformojnë nga mbrendë islamizmin. Shembull kemi ishmuslimanin egjiptjan që thotë se: Nuk ekziston “Islami i moderuem”, por ekzistojnë muslimanë të moderuem”, të cilët zbatojnë në mënyrë të moderueme e jo fjalë për fjalë parimet e islamit”.

 Laiçizimi i Islamit heq bazat e terrorizmit islamik                                                       

 Me qellim që Islami të konsiderohet një Besim Fetar si të gjithë Besimet tjera, del e nevojshme që Besimi fetar Islam të ndahet nga ligji imponues-ndëshkues i Sheriatit të sundimtarve, prà laiçizimi i Islamit. Vetëm në këte mënyrë mund t’i hiqet baza teorike dhe praktike Terrorizmit Islamik. Vetëm në këte mënyrë Besimi Islam do të mund të përhapet si Besim Fetar pa probleme. Në rast të kunder, me përhapjen e Idesë së të Drejtave të Njeriut, Islami si ideologji do të eleminohet vetvetiu nga shoqnitë demokratike, ashtu siç u eleminuen dy ideologjitë tjera të shekullit të kaluemKomunizmi dhe nazi-fashizmi. Një hap në këtë drejtim asht ba me formimin jashtë vendeve arabe të shoqatave të ishmuslimanëve, të cilët e kanë braktisë islamin si ideologji e dhunës. Po ashtu një hap konkret shtetnor e ka ba në shtator të vitit 2009 Kazakistani, vendi aziatik me shumicë musulmane, i cili ka heqë me ligje disa Syre të Kur’an-it, si syre antikushtetuese. Lexo shkrimin e Abu Ayoub ne sitin 

http://islamnw.wordpress.com/2009/10/10/le-kazakhstan-interdit-des-sourates-du-coran/ .

Hapja e shoqnisë së mbyllun islame nëpërmjet emigrantëve muslimanë në vendet e shoqnive të hapuna përendimore ka si pasojë, që këto emigrantë të bahen gjithnjë e ma shumë të vetëdijshëm për të “Drejtat e Njeriut” , për të “Drejtat e tyne” , të cilat iu mungojnë në vendet e tyne të origjinës. Kjo vërteton transformimin gradual psiko-kultural të tyne dhe të mbasardhësëve të tyne. Nuk ka qenje njerëzore (apo shtazore) që nuk don të ndjehet e lirë. Për këte arsye jam i bindun se kontakti i këtyne miljona muslimanëve me qytetnimin dhe kulturën e popujve të lirë europianë, rritja e nivelit ekonomik dhe kulturor, rritja e vetëdijes së të Drejtave Personale, të gjitha këto së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin dhe në emancipimin e  tyne dhe indirekt edhe të vendeve të mbylluna prej ku del Terrorizmi Islamik. Rruga asht e gjatë.

  • Shtesë: Kete e vertetojne ngjarjet e sotme ne Afganistan mbas ikjes se ushtrive Prendimore, te cilet me prezencen e tyne 20 vjeçare ia ndrruen mjaft mentalitetin muslimanve afganas. Rikethimi ne pushtet i “Studentave te Kuranit” apo ndryshe i Talebanve, po hase nji rrezistnce te madhe nga vete muslimant afganas. Mjafton te permendet edhe fakti qe qinda mija musliman afganas iken dhe tentojne te ikin nga Afganistani i Talebanve.               
  • Paul Tedeschini – me 10 janar 2011 – Itali 

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. M.q.se.artikulli eshte i botuar me 2011 – ten , pra nje dekada me pare nuk do te komentoja por komenti i shkurter i ‘ Matematika ‘ me shtyn te shtoj dicka. Se feja Muslimane eshte e destinuar te zhduket duke e krahasuar me dy rrymat politike qe sunduan ne bote. 1 – Komunizmi si nje teori qe mohon ekzistencen e Zotit falimentoi dhe jetegjatesia e kesaj doktrine nuk zgjati as nje shekull .2 -Nazizmi po ashtu fatmirsisht nuk mbijetoi as gjysem shekulli.Feja Muslimane numeron shekuj e shekuj jetegjatesi.Me perhapjen e emigracionit ne te gjithe skajet e botes s’ka dyshim qe kemi rinovim te fese Muslimane se eshte detyre e domosdoshmeri qe te ardhurit te jetojne nen ndikimin e shtetit te ri ku jetojne.Te pelqejne zakonet e mira e te korigjojne ata zakone te vjetra e primitive.Por qe te krahasohen dy rrymat politike me fene Muslimane kjo kalon cdo parashikim .Dhe se do te kete fatin e dy teorive politike vec me mbetet te them ‘Laj laj Il Allah ! Emigrantet Muslimane qe jane bo pjese e jetes ne shtetet ku jetojne ne harmoni e jetese normale kane ngritur dhe faltoret e tyre te faljes, Xhamite, etj.Eshte pikerisht kjo bote e krishtere qe u ka dhene hapesire e mundesine te kene vendet e tyre te shenjta per te kryer ritualet fetare.S’do te ndalesha per kete teme por nuk dua te hap debate e keqkuptime.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu