ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Nuk kam mirëkuptim për hoxhallarët kur i sakrifikojnë xhihadistët (luftëtarët e “shejtë”), të cilët e kanë për obligim fetar të ushtrojnë dhunë

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
KEQARDHJE PËR KLERIKËT GËNJESHTARË
*
I kuptoj imamët, hoxhallarët dhe viktimat e tyre kur gënjejnë, sepse edhe ata janë viktima të prindërve të tyre, të cilë pavetëdijshëm i kanë indoktrinuar ata qysh kur kanë qenë fëmijë. Por nuk kam mirëkuptim kur ata mendojnë se po ia dalin të më mashtrojnë, vetëm pse heshti, i durojë, duke ndie keqardhje për ta. Edhe më pak kam mirëkuptim kur ata i sakrifikojnë xhihadistët (luftëtarët e “shejtë”), të cilët e kanë për obligim fetar të ushtrojnë dhunë, por që për hirë të propagandës mashtruese, gënjënë se xhihadistët ushtrojnë dhunë pas janë devijantë, meqë Islami është fe paqësore.
Për ata që ende nuk e dinë, e dalin edhe në debate televizive me hoxhallarë, duhet të informohen se secili myslimanë është i detyruar ta reciton 37 herë në ditë suren (kapitullin) e parë të Kur’anit, ndërsa gjatë ramazani 57 herë, sepse kaq rekate duhet t’i praktikojnë gjatë 5 vakteve të namazit brenda dite. Surja e parë e përmban ajetin e 7-të, i cilki ka përcaktime kriminale.
Po e sjell gjithë suren për të kuptuar çfarë broçkullash përmban Kur’ani:
“Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh. (1)
Çdo lavdërim i përket Allahut, Komanduesit të Gjithësisë (2)
Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh. (3)
Sunduesit të ditës së gjykimit. (4)
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë! (5)
Udhëzona në rrugë të drejtë. (6)
Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi. E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur! (7) [Kur’an, 1:1-7, shqipëruar nga Prof. Dr. Feti Mehdiu.]
Pra, ajeti 6 dhe 7 e përmbajnë udhëzimin detyruesi për secilin mysliman: “Udhëzona në rrugë të drejtë. (6)
(…) E jo në rrugën e atyre që kanë shkaktuar pezmin Tënd, as në rrugën e atyre që janë të humbur! (7)
Tefsirologët islamë (siç u thuhet “profesionistëve” që e interpretojnë Kur’anin), kanë koncezus në interpretim, se pezmin Allahut ia kanë shkaktuar çifutët, ndërsa “të humburit” janë kristianët. Që do të thotë 37 herë në ditë (gjatë ramazani 57 herë) myslimani duhet t’i kujtonë këta armiqë kryesorë të myslimanëve. Vetëkuptohet këtu buron detyrimi për t’i luftuar ata (kur kanë kapacitet luftarak), ndërsa xhihadistët individual ose mbështjellen me eksploziv dhe futen në ndonjë mes me shumë njerëz për të vra sa më shumë kufarë, ose therin me thika pas shpine, ose godasin me gjësende të forta (si në sulmi e fundit ndaj Valon Sylës).
Haxhi Qamili …
*
Fatmirësisht në hapësirat e banuara me shqiptarë ka pak islamistë (nuk duhet të jenë as 4.000), por edhe kaq sa janë, janë tepër, sepse janë rrezik potencial për sulme terroriste. Këtyre ende u mungon guximi për të bërë sulme ndaj jo-myslimanëve, siç besojnë se janë të obliguar nga Allahu dhe Mohamedi. Përndryshe islamistët e “moderuar”, si ata erdoganistë, mendojnë se me natalitet dhe me imperializëm biologjik do ta islamizojnë Perëndimin.
Në librin tim kam identifikuar e cituar rreth 270 ajete nga Kur’ani që i obligojnë myslimanët të ushtrojnë dhunë fizike dhe seksuale, diskriminim, shovinizëm, pedofili, poligami, martesa mes kusherinjve të parë, etj., etj.
Librin tim mbi Islamin mund ta shkarkoni nga:
Ist möglicherweise eine Abbildung
LEGJENDA BIBLIKE PER “KRIMIN E PARË” TË NJERËZIMT
___
* Vërtet për keqardhje kur dëgjon klerikët dhe viktimat e tyre duke gënjyer për religjionet si fe paqësore, hyjnore…
*
Në vazhdim po sjell legjendën e neveritshme, për fëmijët e parë të njerëzimit, KAININ dhe ABELIN, që paskëshin pas prind Adamin (Ademim) dhe Evën (Havën), të cilët qenkëshin sajuar nga Jehova izralit, gjegjësisht Hyji kristian apo Allahu mohamedan. Pra, kryeprotagonisti i religjioneve, “zoti”, i paskësh sajuar njerëzit e parë me mendësi kriminale. E për t’u shumëzuar, fëmijët e Adamit dhe Evës qenkëshin udhëzuar të bëjnë seks incestual, vëllezërit me motra, nga i cili lloj seksi e paskësh origjinën njerëzimi.
Mallkim religjioneve krimogjene!
Bibla, Zanafilla, kapitulli 4:
“1 Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: “Fitova një burrë nga Zoti”.
2 Pastaj lindi Abeli, vëllai i tij. Dhe Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës.
3 Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit;
4 por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij,
5 por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar.
6 Atëherë Zoti i tha Kainit: “Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
7 Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh”.
8 Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau.
9 Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli?”. Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?”.
10 Zoti i tha: “Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.
11 Dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.
12 Kur të punosh tokën, ajo nuk do të të japë më prodhimet e saj, dhe ti do të jesh një endacak dhe një ikanak mbi tokë”.
13 Atëherë Kaini i tha Zotit; “Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj.
14 Ja, ti po më dëbon sot nga faqja e këtij dheu dhe do të fshihem nga fytyra jote; dhe do të bëhem endacak dhe ikanak nëpër botë dhe do të ndodhë që të më vrasë kushdo që do të më gjejë”.
15 Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste. (…)”
***
Mohamedanët e kanë tjetërsua këtë legjendë gjatë sajimit të Kur’anit (recitalit).
Keine Fotobeschreibung verfügbar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu