ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Nuk vritet pafajësia, Z. Kryeministër!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Frank Shkreli, ish drejtori i VOA-s për Euro-Azinë

“Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do t’i japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim.”  Kështu është shprehur, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në Beograd, kohët e fundit, gjatë një konferencë me gazetarët pas takimit për të biseduar mbi të ashtuquajturën nismë, “Open Balkan”, me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin dhe Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, kur është pyetur nëse Serbia duhej të kërkonte falje për krimet kundër njerëzimit, që ka bërë në Kosovë kundër popullsisë civile shqiptare, të pafajshme, në atë truall.

Po cilat janë “krimet kundër njerëzimit”, që janë bërë në Kosovë nga forcat terroriste të Millosheviqit e për të cilat falja duhet të jetë e fundit, sipas Z.Rama?  Sipas Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Artikull 7, i vitit 1998, “krim kundër njerëzimit” përfshin aktet që janë pjesë e një sulmi të qëllimshëm, të gjithanshëm dhe sistematik të një shteti kundër një popullsie civile, krime pra, sipas statutit në fjalë, siç janë: “vrasja, shfarosja, skllavërimi, dëbimi ose transferimi me forcë i popullsisë, burgosja, torturat, format e rënda të dhunës seksuale, persekutimi (i një grupi të identifikuar në baza politike, raciale, kombëtare, etnike, kulturore ose fetare), zhdukja me detyrim e personave, aparteidi dhe veprime të tjera çnjerëzore”.

Këto pra, janë krimet kundër njerëzimit për të cilat Kosova, me të drejtë, këmbëngul që të njihen dhe të identifikohen si të tilla, para se të mund të shkohet përpara në bisedime të mëtejshme përfshirë njohjen e ndërsjedhët. Nga ana e Beogradit zyrtar, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, anëtarësimin e  saj në organizatat ndërkombëtare, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara, e çështje të tjera, që kanë të bëjnë me vetë ekzistencën e Kosovës, si shtet i pavarur e sovran e që Serbia, me ndihmën e Rusisë, të Kinës dhe aleatëve të tyre, po e luftojnë Kosovën si shtet i pavarur si dhe identitetin e saj megjithë krimet e kryera në Kosovë nga Serbia, pa pikën e turpit, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Prandaj, qeveria e Kosovës, partitë opozitare dhe shumica e popullsisë së atij vendi, mendojnë se të kërkuarit falje nga Serbia, duhet të jetë në “fillim” dhe jo në “fund”, siç pretendon Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama. Por, në mendimin e shumë analistëve, vendas dhe ndërkombëtarë, procesi i të kërkuarit falje nga Serbia duhej të kishte filluar shumë më herët. Siç është shprehur para 2-3 ditësh në portalin e tij “facebook” edhe miku im, Profesori Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham në Angli, të kërkuarit falje nga Serbia për krimet e saja në Kosovë dhe ish-Jugosllavi e sidomos për krimet në kurriz të shqiptarëve, “është tejet e vonuar”.

“Falja nuk duhet të vijë në fund. Në rastin e shtetit serb, falja për krimet në Ballkan, veçanërisht në kurriz të shqiptarëve, nuk është e përshpejtuar. Ajo është tejet e vonuar. Shteti modern shqiptar nuk është drejtuar nga “tradhtarë”, por nga njerëz me formim dhe arsim të cunguar, të cilët hiqen si “vizionarë”, sepse druhen të shihen si “nacionalistë”. Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe Kosovë do të vazhdojë të jetë i nivelit mjeran për aq kohë sa akademitë e shkencave në Tiranë dhe Prishtinë vegjetojnë nën tutelën e amatorizmit “internacionalist”, -është shprehur Profesor Gëzim Alpion, sociolog i njohur dhe autor i librit të fundit të suksesshëm në tregun ndërkombëtar të librave, “Nënë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i saj”. Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion

Por, pse të presim më shumë! Të kërkuarit falje për krime kundër njerëzimit – sidomos kundër shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve artificialë nuk është as nuk ka qenë kurrë në gjenezën e të ashtuquajturve “liderë” të Ballkanit dhe as një përparësi morale për klasën politike, sidomos, klasën politike shqiptare. Por, për një gjë jam i bindur se shqiptarët kudo konsiderojnë më të rëndësishëm të kërkuarit falje Kosovës nga Serbia për krimet barbare të numëruara me lartë, ndërsa janë më pak ose aspak të shqetësuar nëse qumështi serb “bëhet kos” ose jo, duke pritur në kufirin shqiptaro-shqiptar, siç u shpreh Z. Rama, ndërsa fliste për rëndësinë që ai i kushton “Ballkanit të Hapur”, një nisëm kjo e përbashkët e Zotërinjve Rama-Vuçiq.

Por të kërkuarit falje për krime kundër njerëzimit nuk është vetëm problem i Serbisë dhe Kosovës, por është një problem i madh edhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në përgjithësi.  Muajin e kaluar në Tiranë vdiq ish-prokurori xhelat i regjimit komunist, krimineli Arianit Çela, i cili, në shërbim të verbër të regjimit komunist të Enver Hoxhës, me urdhërat e tij, ka vrarë qindëra, ndoshta edhe mijëra, njerëz të pafajshëm. Frank Shkreli: Klubi i turpeve të përbashkëta .  Drejtësia e regjimeve “post-komuniste” në Shqipëri, jo vetëm që nuk e dënoi as nuk ndëshkoi krimet e komunizmit kundër njerëzimit, as gjyqtarët e as prokurorët e regjimit komunist enverist.  Përkundrazi, u zbulua ditët e fundit, se krimineli-prokuror i regjimit komunist Arianit Çela- vrasës i përmasave gjenocidale kundër një popullsie të pafajshme – siç janë 38 martirët e Kishës Katolike Shqiptare : 5-vjetori i lumnimit të të cilëve shënohet këto ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe atij i janë akorduar më shumë të drejta dhe privilegje se sa viktimave të tija të pafajshme, të cilët ai i dënoi me vdekje: duke i dhënë atij një pension të veçantë, rezervuar me ligjin shqiptar për individët me kontribute të mëdha ndaj shoqërisë shqiptare. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, e paguan viktima dhe jo prokurori kriminal.!

Ish Kancelari i Gjermanisë, Ëilly Brandt në gjunjë para monumentit të viktimave hebreje të nazizmit në Varshavë, dhjetor 7, 1970 – shembëll për kërkim-falje për krimet kundër njerëzimit

Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës, përmend “Ballkanin e Hapur”, dhe faktin se nuk është dakort me Kryeministrin e Kosovës, Z. Albin Kurti sa i përket kësaj çështjeje. Ndërkohë që në lidhje me këtë mosdakortësi midis tyre, Z. Rama paralajmëroi se, “Shqipërisë nuk i jepen leksione”, sikur Kryeministri Kurti me të cilin ka “mosdakortësi”, të përfaqësonte ndonjë shtet armik dhe jo gjysmën e Kombit shqiptar.

Krimet e Serbisë kundër njerëzimit në Kosovë dhe krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri me prokurorë si Arianit Çela, nuk janë “përralla me gogol”, Z. Kryeministër Rama, por janë jetë njerëzish të pafajshëm, për shoqërinë dhe për familjet e tyre, të cilat çdo ditë jetojnë me traumën e humbjes së familjarëve të tyre të dashur. Shteti shqiptar dhe qeveria e Tiranës, nuk besoj të kenë ndonjë efekt, as pozitiv as negativ, sa i përket mundësisë që Serbia t’u kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e saja në atë vend. Por, nga ana tjetër, është në dorën tuaj t’u kërkoni falje viktimave të tiranisë së komunizmit shqiptar – në emër të qeverisë që ju kryesoni dhe të shtetit shqiptar – dhe t’i kërkoni parlamentit, ku partia juaj ka shumicën, që përfundimisht, pas tre dekadash, të miratohen ligjet e nevojshme për shpalljen e pafajësisë për të gjithë viktimat e komunizmit në Shqipëri, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vet dhe të tjerëve.

Përuluni para pafajësisë së viktimave të komunizmit dhe kërkoni falje, sepse ju jeni shteti sot. Kjo është detyra juaj e parë ndaj shqiptarëve dhe jo justifikimi ose jo i Serbisë se kur dhe ku: në fillim apo në fund që ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet kundër njerëzimit. Nëqoftëse besoni se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por vetëm “në fund”, atëherë çfarë pret Shqipëria që nuk u kërkon falje viktimave të komunizmit, tani dhe pa vonesë? Kur është “fillimi” dhe kur është “fundi” për një veprim të tillë, Z. Kryeministër, për familjet e prekura dhe për pasardhësit e tyre, që presin për 30-vjetë tani?

  1. Kryeministër, shqiptarët anë e mbanë trojeve tona kërkojnë drejtësi për krimet kundër anëtarëve të familjeve të tyre, qoftë për viktimat e regjimit fashisto-komunist të Millosheviçit në Kosovë, qoftë për viktimat e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Ata kërkojnë të vërtetën!

Megjithë vështirësitë e mëdha gjatë historisë, Kombi shqiptar kurrë nuk humbi shpresën as vullnetin për të mbijetuar, madje edhe përballë krimeve kundër njerëzimit që ka pësuar gjatë historisë nga të vetët dhe nga të huajt dhe kurrë nuk hoqën dorë as nuk përgënjeshtruan identitetin e tyre si shqiptarë as nuk hoqën dorë nga historia e tyre disa mijëvjeçare për hir të një internacionalizmi ndërkombëtar të pa fe e të pa atdhe, që nuk i solli Kombit asgjë pozitive, por vetëm dëme të papërshkrueshme, sidomos në njerëz duke zhdukur më të mirët e kombit, gjatë 100-viteve të fundit e, të cilët luftuan duke dhënë jetën për liri dhe demokraci të vërtetë.

Ndonëse sistemi i sotshëm dhe ligjet e Shqipërisë i konsiderojnë viktimat e komunizmit në Shqipëri gjithnjë si “fajtorë”, sipas ligjeve të komunizmit enverist, siç është rasti i 38 Martirëve të Lumë shqiptarë, ata prapëseprapë ishin dhe mbeten, “Martirë, pishtarë drite, që ndriçojnë në qiellin e njerëzimit”, jo vetëm për Kombin, të cilit ata, krenarisht, i përkasin, por edhe si shembëll qendrese për mbarë njerëzimin. Për pothuaj një shekull tani, drita e tyre ndriçoi në errësirë, ndërkohë që errësira kurrë nuk e mposhti dritën e tyre, sot e asaj dite kur u sakrifikuan për fe e Atdhe.

Sot në çerek shekullin e parë të shekullit 21, Kombi shqiptar nuk ka nevojë për apologjetë të krimeve të komunizmit enverist në Shqipëri as të krimeve komunisto-fashiste të Serbisë në Kosovë. Zoti Kryeministër Rama, është në dorë tuaj që në këtë 5-vjetor të lumnimit të 38 Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, familjeve të viktimave të pafajshme të regjimit të Enver Hoxhës, në përgjithësi dhe pa dallim feje, ideologjie a krahine, t’u kërkoni falje dhe me miratimin e ligjeve përkatëse në parlamentin shqiptar, të vendoset drejtësia njëherë e përgjithmonë, për pafajësinë e tyre dhe që njëkohësisht, të ndihmohen pasardhësit e atyre viktimave që, më në fund, të mësojnë të VËRTETËN për paraardhësit e tyre, fati i të cilëve nuk dihet, 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Shkencëtarët politikë janë dakort se kërkim-falja për krime kundër njerëzimit : sidomos në nivel politik të një shteti/qeverie ose grupi njerëzish është një mjet tepër i rëndësishëm në rishqyrtimin e historisë së një kombi, por edhe për rëndësinë që kërkim-falja, në vet-vete, ka edhe në proceset demokratike të një vendi. Me heshtjen e vazhdueshme për 30-vjet tani, për krimet e komunizmit, shteti shqiptar pa asnjë përgjegjësi morale vazhdon të vrasë pafajësinë e këtyre viktimave të komunizmit. Rezultati siç shihet është: Shqipëria e sotme me liri dhe demokraci të pjesëshme, dekada larg anëtarësimit në BE dhe në prag të zbrazjes së trojeve shqiptare. Pse vazhdon të vritet pafajësia, Z. Kryeministër!?

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuar z. Shkreli. Rilexoj kerkesen tuaj ne njohjen e gjenocidit komunist nga kryeministri, Rama.Dhe dua te besoj se kjo kerkese teper e drejte e teper e vonuar nga zbatimi eshte bere gjithmone ne keto 3 – re dekadat e fundit.Dua te them se dhe qeverise se djathte ( dua te besoj qe ishte dhe eshte e djathte por faktet e rezultatatet tregojne te kunderten ) ,pra besoj se kete kerkese te drejte per denimin e gjenocidit komunist ne Shqiperi e keni paraqitur vazhdimisht.Si analist duhet te dini me mire se kushdo se historine tone e ndjek nje ngjashmeri e cuditshme ne kryetaret qe e udhehoqen kete vend .I pari e me mizori gjirokastriti ( po t,’ja shkruaj emrin me duket se do t’i jap paksa vlere.) ishte bir biologjik i nje bimbashi boshnjak ne Gjirokaster ,pra Bastard ose shqip kopil.I jati i Rames djale biologjik i Mbretit Zog, e ky del bir basdardi.,ose bit kopili shqip.Tash pas Rames na vjen Veliaj ,kryetari i Bashkise se Tiranes qe eshte bir biologjik i ish Presidentit te Iranit, pra dhe ky Bastard.( Cudi ky fakt por Iraniani ne vitet 1980 -te i coroditur nga idete komuniste strehohet si guerilist ne kazermat ushtarake te diktatorit Hoxha me qellim hyjnor te fitores se komunizmit kudo ,dhe ne boten Arabe.,Nje cmenduri por ja qe ka ndodhur.)
    Une shof nje mallkim ne keto raste qe na ndoqen ,na ndjek e qe do na ndjekin.Rastesi nuk eshte aspak.Kjo fjale vetem ne politike nuk ka vend.Pra kemi te bejme me nje fat te destinuar.
    Une ju falenderoj perzemersisht dhe pse me dukeni si i vetmi qe kerkoni denimin e se kaluares me ligj. Qe do te vendoset ky ligj nuk diskutohet por se kur s’dihet.A mos pret nipi i Spiro Kolekes qe te vdese dhe xhelati- tet e fundit ? Se ishin te shumte ,teper te shumte 100 mije numeronte armata e Sigurimit famekeq.
    Ka mundesi.

  2. Rite,
    lumi trolli ne ate shqipri
    qe tka rrite plot bujari
    E thue fjalen pa i ba dredhi
    Argumentin e ki fuci
    lum familja, fare e fisi
    dege e bukur e atij lisi
    Kur djeg vapa e sjell merzi
    ne hije tane ka plot freski !
    Fjalet tuaja une tu i lexu
    nje film truri tue ma punu
    Sa mire ngjarjet kjart i thu
    cka flet ti paskna lexu
    po vijne faktet tuj i forcu
    Per Bimbashin ,e dashnoren ti
    Per kopilin ate dilingji
    kurgja mare qe sla nShqipri
    Shume tek paska si fara e tij
    gjak perzijm krejt faqezi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu