ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Numrat relativ nuk shprehin gjendjen faktike të zhvillilmit ekonomik

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Prof. Musa Limani, Prishtinë
___
Qereria aktuale, si dhe qeveritë e më parshme, duke treguar se ekziston rritje e zhvillimit ekonomik, e zvogëlim i papunësisë, gjithnjë janë shërbyer me të dhëna të numrave relativ (%). Kjo formë e paraqitjes është kamaflazhë e ekzekutivit, apo më mirë me thënë me i hedhë hijë syve popullatës se kanë bërë bum në zhvillimin ekonomik. Në kontekst të kësaj duhet potencur, se asnjë qeveri në periudhën pas Pavarësisë nuk ka krye kuarrfarë reformash (heq disa ndyshime në disa instrumente të politikës fiskale) ekonomike, e as nuk kanë zbatuar politikë konsekuaente të zbatuar të zhvillimit makroekonomik. Zhvillimi ekonomik është bërë ad hoc, pa koncept, pa strategji pa politikë të zbatuar ekonomike. Edhepse ecuritë ekonomike kanë treguar trende negative, asnjë herë asë Qeveria e as Parlamenti, nuk e kanë vuar në agjenden e tyre për të shqyrtuar sfidat dhe fakatorët që kanë ndikuar në shenjat negative të treguesve makroekonomik. Për zhvillimin ekonomik është folur vetëm në periudhën paraelektrorale dhe elektorale, siç po ndodh edhe tani. Po të ishin realizuar premtimet e dhëna të liderve politike gjatë fushatave elektorale vetëm 10,0%, gjendja ekonomike në Kosovë do të ishte për 180 shkallë ndryshe, dukshëm më mirë. E gjithë kjo ngecje e zhillimit ekonomik, është rrjedhojë e joprofesionalizmit, përkatësisht polikës destruktive kadrovike, ku në krye të ministrive e ndërmarrjeve publike angazhohen njerëz në baza të nepotizmit, përkatësisë politike, jo profesionalist etj.
Siç dihet, ekziston dalllimi në mes termave “zhvillim” ekonomik dhe “shtim” ekonomik. Zhvillimi ekonomik, thënë në mënyrën më të thjeshtë, shpreh nivelin e arritur të forcave prodhuese të një vendi në periudhë të caktuar kohore. Më fjalë të tjera, zhvillimi ekonomik paraqet proces dinamik të rritjes së shkalllës së kënaqësisë së nevojave njerëzore (shih: Leksikoni Ekonomik). Në kuadër të kuptimit të zhvillimilt ekonomik përfshihet zhvillimi i lëmenjëve ekonomik e shoqëror, pra, zhvillimi ekonomiko-shoqëror. Andaj, për të shpreh zhvillimin ekonomik, pos treguesve ekonomik, merren edhe gjendja e disa indikatorëve të lëmenjëve shoqëror, si: zhvillimi i arsimit, analfabetizimi, zhvillimi i shëndetësisë, standardit jetësor, të cilët tregues në Kosovë janë në nivelin më të ulët në Ballkan e Evropë, e më gjerë. Ndërkaq, me shtim ekonomik kuptojmë rritjen dinamike të BPV-së. Me fjalë të tjera, shtimi ekonomik shprehet përmes normave të shtimit vjetor të këtij treguesi makroekonomik. Kështu, po vepron edhe Qeveria aktulae, duke shpreh zhvillimin ekonomik përmes normës së rritjes vjetore të BPV-së, që në vete nuk paraqet zhvillimin ekonomik, por vetëm dinamikën e zhvillimit. Andaj, norma e shtimit ka karakter popullist-markieting politik, por asesi nuk shpreh zhvillimin ekonomik, në kuptimin e plotë të fjalës. Norma e shtimit llogaritet në bazë të indeksit bazik. Në qoftë se baza krahasuese ështe e ulët, atëherë indeksi bazik del i lartë, e me të dhe norma e lartë e shtimit, por jo edhe e zhvillimit. Ketë konstatim më së miri e vërteton ky shembull. Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, që shkaktoi çrregullira të ecurive ekonomike ndërkombëtare, që u reflektuan edhe në Kosovë, BPV në vendin tonë tregoi rënie nga 7,1 miliardë sa ishte më 2019, në 6,8 miliardë më 2020, apo me një normë negative -5,3%. Llogaritja e normës së shtimit në këtë bazë (2020), del se, norma e shtimit të BPV, në vitin 2021 të jetë shumë e lartë 10,7%. Norma të larta të shtimit ekonomik janë edhe në vitet 2022 (5,2% dhe 2023 (5,6%). Me këtë rast Qeveria filloi të mburrej se ka bërë bum në zhvillimin ekonomik. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, nuk kemi ndonjë zhvillim përmbajtësor ekonomik. Rritja e vlerës së BPV, në periudhën 2019-2022, u rritë për 1,9 miliardë euro. Kjo rritje, nuk rrjedh nga rritja e prodhimtarisë vendore, por është rezultat i inflacionit, përkatësisht ngritjes së çmimeve. Vetëm më 2022, norma e inflacionit ishte 11,6%.
Ndonëse, Qeveria po mburret se Kosova ka zhvillim më të madh ekonomik në rajon, gjë që nuk qëndron, sepse norma e shtimit nuk paraqet nivelin dhe gjendjen faktike të zhvillimit ekonomik. Si rrjedhim, për kah niveli i zhvillimit të forcave prodhuese, Kosova paraqet vendin më të pazhvilluar në Ballkan, Evropë e më gjerë.
Këtë konstatim më së miri e vërtetojnë treguesit global
makroekonomik, siç janë: BPV për një banor, norma më e ulët e punësimit, e norma më e lartë e papunësisë, deficiti i bilancit të tregtisë së jashtme, importi i lartë, e eksporti i ulët, struktura e pavolithshme ekonomike, norma e lartë e invlacionit, pagat e ulëta, varfëria, standardi i ulët jetësor i populllsisë e kështu me rradh. Norma e shtimit (apo si po e quan ASK, rritja reale e BPV), të Bruto Produktit vendor në Kosovë, kryesisht është rezultat i rritjes së konsumit (C) dhe investimeve (I), dhe nga vlera negative e neto eksposrtit (NX). Struktura e BPV-së sipas elementeve është: BPV= C + I + G ± NX. Në vitin 2019 eksporti ishte 384 milion euro, më 2022 ishte 921 milionë euro. Ndërkaq, importi më 2019 ishte 3,5 miliardë euro e më 2022 ishte 5,6 miliardë euro. Kështu, në periudhën 2019-2022, eksporti u rrit vetëm për 537 milionë euro. Në të njëjtën periudhë, importi u rritë për 2,1 miliardë euro. Proporcioni në mes eksportit dhe importit është 1:9. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se, vlera e importit është 9 herë me e lartë se vlera e eksportit. Këto të dhëna më së miri tregojnë për mungesën e prodhimtarisë vendore. Andaj, plotësimi me të mira materiale për nevojat e tregut të Kosovës, përkatësisht konsumatorëve, importohen mbi 80,0%. Madje, në periudhën 2019-2022, deficiti i bilancit të tregtisë së jashtme ishtë hiq më pak se 5,2 miliardë euro. Në qoftë se edhe kësaj i thuhet se kemi zhvillim më të madh ekonomik se vendet e Ballkanit, atëherë unë nuk e di se çka është zhvillimi ekonomik?!!
Kështu po ndodhë edhe me paraqitjen e normës së papunësisë që as për së afërmi nuk është reale, me gjendjen faktoke të papunësisë në Kosovë. Këtë konstatim do e vërtetojmë me të dhëna publike statistikore. Më 2019, numri i të punësuarëve ishte 363.180 persona, më 2022 ky numër ishte 403.813 persona, kurse norma e punësimit ishte: 30,1%, përkatësisht 33,8%. Ndërkaq, numri i punëkërkuesve ishte: më 2019-125.305 persona, kurse në vitin 2022-58.081, kurse norma e papunësisë 25,7%, përkatësisht 12,6%. Kjo normë tani deklarohet dukshëm më e ulët. Zvogëlimi i normës së papunësisë, nuk është rrezultat i rritjes së punësimit, por reflkektohet nga zvogëlimi i numrit të punëkërkuesve, përkatësisht të kontigjenit të punës për shkak të emigracionit të madh të fuqisë punëtore. Andaj, duke pasur parasysh mundësinë e punësimit, është e pa mundur që në një periudhë katër (4) vjeçar, të zvogëlohet norma e papunësisë për 13,1%?!! Për periudhën 2019-2022, numri i punëkërkuesve, sipas të dhënave statistikore është zvogëluar nga 125.305 persona sa ishte më 2019, në 58.081 persona më 2022, apo për 67.224 persona, mdërkaq në këtë periudhë janë punësuar gjithsej 40.633 persona, apo nga 10.158 punëtor mesatarisht në vit. Nga të dhënat e sipër cekura shihet se, në periudhën 2019-2022, numri i të punësuarve dhe zvogëlimi i punëkërkuesve nuk përputhet. Numri i punëkërkuesve është më i madh për 26.591 persona, në krahasim me numrin e të punësuarëve në këtë periudhë. Andaj, nuk ka logjikë që numri i punëkërkuesve të zvogëlohet më shumë se numri i të punësuarve. Kjo gjë nuk justifikohet e as nuk pranohet nga aspekti ekonomik. Logjika ekonomike na jep me kuptuar se, sa është numri i të punësuarëve, aq duhet të jetë edhe zvogëlimi i numrit të punëkërkuesve.
Në Kosovë, në tregun e punës ekziston punësim dhe papunësi latente (e fshehur). Në sektorin privat, ekziston një numër i madh i të punësuarëve të cilët nuk kanë kontrata, jo nga vullneti i tyre, por nga malverëzimet (abuzimet) që bëjnë pronarët e bizneseve. Kjo dukuri u zbulua në kohën e pandemisë, atëherë kur Qeveria iu dha nga 100 euro edhe atyre që nuk kanë kontrata. Andaj, për t’i marrë këto para, u paraqitën diku mbi 13 mijë punëtor që ishin pa kontrata. Kështu, u rritë numri i punëtorëve në Trustin e pensioneve. E keqja e kësaj është se tani, Agjencioni i Statistikave të Kosovës këtë numër të të punësuarëve e llogarit si të punësuar të rinjë, që është plotësisht gabim. Këta punëtor NUK mund të llogariten si të punësuar të rinjë sepse ata ishin të punësuar, e me këtë rast vetëm që u bë legalizimi i tyre. Besoj shumë se edhe tani numri i të punësuarve pa kontrata është i madh, sidomos në ndërtimtari dhe gastronomi. Andaj, kjo na jep me kupuar se edhe numri i të punësuarve publik, si e jep ASK, nuk është i sakt. Kuptohet, statistika e regjistron numrin e të punësuarve në bazë të kontratave, por nuk mund të dijë se sa janë pa kontratë. Në fakt ASK prezanton numrin e sakt sipas të paraqiturëve të punësuarëve. Mirëpo, siç dihet statistika jep shumën e saktë, të numrave jo të sakt. Në ekonomistët bëjmë analiza profesionale e logjike në të dhënat publike statistikore. Me rastin e blerjes të ndonjë të mire “ ne ekonomitët nuk e shikojmë thesin, vetëm nga jashtë, por e fusim dorën dhe shikojmë çka ka edhe mbrenda.
Në paraqitjen e punëkërkuesve, po ashtu kemi papunësi latente. Ekziton një numër i madh i fuqisë punëtore, që kanë nevojë për punë, por nuk paraqiten te zyret përkatëse, duke u nisur nga përvoja e tyre se nuk mund të punësohen. Madje, me rastin e përefshirjes së numrit të punëkurkuesve, nuk potencohet zvogëlimi i tyre, për shkak të migracionit që është i madh. Kosova, veçmas pas lirimit të vizave u zbrazë nga të rinjtë, pjesa më vitale e popullsisë. Mendohet, se këto vitet e fundit, Kosovën e kanë lëshur diku mbi 200 mijë veta, edhe atë kryesisht nga grupi i kontigjentit të punës. Andaj, duke u bazur në këtë që u tha më sipër, del konstatimi se, ASK nuk e prezanton real kontigjentin e punës, e me ketë edhe normën e papunësisë në Kosovë. Norma e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në Kosovë, ka rënie nga 40,5% që ishte në vitin 2019, në 3 8,6% në vitin 2022. Madje, popullsia ekonomike jo aktive u rritë nga718.321, sa ishte në vitin 2019, në 733.532 në vitin 2022.
Në fund të këtij shkrimi kam këtë pytje për Qeverinë dhe Ministrin e Financave. Pse ju z. dilni në konferenca për gazetar vetëm me shifra relative, edhe atë vetëm për zhvillimin ekonomik dhe papunësinë, dhe asnjëherë me vlera absolute, duke i përfshirë treguesit global makroekonomik, si: BPV për një banor, deficiti i bilancit tregtar, vlera e eksportit dhe e importit dhe struktura e tyre, struktura ekonomike, numri i migracionit, niveli i pagave, veçmas paga minimale, varfëria, standardi jetësor i popullsisë, ndihmat sociale etj. etj.???

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I respektuari prof. Limani!
    Me kujdes dhe vëmendje e lexova shkrimin – analizën dhe opionin e juaj me titull: “Numrat relattiv nuk shprehin gjendjen faktike të zhvillimit ekonomik”, të publikuar këtu në portalin DRINI.us – të cilin e udhëheq i respektuari Gjergj Kabashi. Shkrimi i juaj më la përshtypje të thella, ndaj vendosa të jap koment
    Ju që në fillim theksoni:
    “Qereria aktuale, si dhe qeveritë e më parshme, duke treguar se ekziston rritje e zhvillimit ekonomik, e zvogëlim i papunësisë, gjithnjë janë shërbyer me të dhëna të numrave relativ (%). Kjo formë e paraqitjes është kamaflazhë e ekzekutivit, apo më mirë me thënë me i hedhë hijë syve popullatës se kanë bërë bum në zhvillimin ekonomik.”
    Dhe vazhdoni, po e citoj;
    “Ne ekonomistët bëjmë analiza profesionale e logjike në të dhënat publike statistikore. Me rastin e blerjes të ndonjë të mire “ ne ekonomitët nuk e shikojmë thesin, vetëm nga jashtë, por e fusim dorën dhe shikojmë çka ka edhe mbrenda. Madje, në periudhën 2019-2022, deficiti i bilancit të tregtisë së jashtme ishtë hiq më pak se 5,2 miliardë euro. Në qoftë se edhe kësaj i thuhet se kemi zhvillim më të madh ekonomik se vendet e Ballkanit, atëherë unë nuk e di se çka është zhvillimi ekonomik?!!
    “E gjithë kjo ngecje e zhillimit ekonomik, është rrjedhojë e joprofesionalizmit, përkatësisht polikës destruktive kadrovike, ku në krye të ministrive e ndërmarrjeve publike angazhohen njerëz në baza të nepotizmit, përkatësisë politike, jo profesionalist etj.”
    Kosova paraqet vendin më të pazhvilluar në Ballkan, Evropë e më gjerë.”
    Shkrimin e përmbyllni me fjalët, po e citoj:
    “Në fund të këtij shkrimi kam këtë pytje për Qeverinë dhe Ministrin e Financave. Pse ju z. dilni në konferenca për gazetar vetëm me shifra relative, edhe atë vetëm për zhvillimin ekonomik dhe papunësinë, dhe asnjëherë me vlera absolute, duke i përfshirë treguesit global makroekonomik, si: BPV për një banor, deficiti i bilancit tregtar, vlera e eksportit dhe e importit dhe struktura e tyre, struktura ekonomike, numri i migracionit, niveli i pagave, veçmas paga minimale, varfëria, standardi jetësor i popullsisë, ndihmat sociale etj. etj.???”
    *
    Ju lumt! keni dhënë analizë profesionale dhe me fakte, siç theksoni edhe ju, “e keni futur dorën në thes për të parë çfarë ka brenda!”
    *
    Ju në fund shkruani se ua kishit bërë një pyetje ministrive:pse dalin para gazetarëve me të dhëna relative jo me të dhëma abspöute!?
    *
    Komentin (pa shifra dhe pa %) po përmbylli me këto mendime:
    1. Qëndron jë thënie e vjetër latine: DAH MIHI FACTUM DABO TIBI IUS” që gjuhën tanë të ëmbël shqipe do të thotë: TI MI JEP PROVAT /FAKTET/ UNË TA NDAJ DREJTËSINË”

    2. As teologët më të njohur në kisha e xhamia, as ligjëruesit më me zë në shkolla e në universitete, nuk kanë ndikim aq të madh te populli, sesa mediat dhe shtypi!
    3. Njerëzit Mendjendritur me kujdes dhe profesionalizëm i trajtojnë çështjet!

    me respekt,
    Ismeti

  2. Z. Ismet, te pergezoje per vleresimin shume profesional e ral te analizes time rreth çeshjtes se zhvillimit ekonomik ne Kosove dhe paraqitja jo reale e as pake objektive e perfaqesuesve te Qeverise, per gjendjen faktike te nivelit te zhvillimit ekonomik ne vendin tone.
    Une kete shkrim (analize), nuk e kam bere per ta kritikuar Qeverine dhe Kabinetin qeveritar, por se e kam obligim moral, profesional e mbi te gjitha kombetar, qe ta njohtoje opinionin (popullin) me realitetin faktik te gjendjes ekonomik aktuale ne Kosove. Andaj, duke u bazuar ne treguesit me relevant qe shprehin nivelin e zhvillimit ekonomik, del se Kosova paraqet vendin ekonomikisht me te pa zhvilluar ne rajon, e me gjere, e jo ashtu si thote Qeveria se kemi zhvililm me te madh ne rajon. Prandaj, Qeveria ne vend qe te marre masa te politikes se zbagtuar ekonomike, per te ndryshuar rrjedhat negative ekonomike, del me shifra relative duke prezantuar normen e shtimit (zhvillimit) ekonomik dhe normen e papunesise, e asnjeher nuk permend tregues te tjere makroekonomik. Qe te dy keto norma nuk jane reale. Andaj, me kete rast Qeveria po e mashtron vetveten dhe opinionin e gjere. Nje e thene popullore thote: “Ne qofte se, e prete degen ku rri, bjene ne toke”. Keshtu, si po vepron Qeveria aktuale, eshte duke e prere degen ku rrine.
    Respekt.
    Ne kete forme asnjehere nuk e kam dhene kete koment

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu