Pas kalljes publike të Kuranit nga antiislamikët, kryengritje e vërtetë e islamistëve që jetojnë në Suedi, sidomos në qytetet Gøteborg dhe Malmå.
Gjergj Kabashi
____
Partia islamiste suedeze Nyans kërkon rizgjedhje në Gøteborg, pasi mendon që ndaj saj janë bërë padrejtësi elektorale. Formimi i kësaj partie me bazë përkatësinë religjioze , tregon se Europa po shkon një rruge ku do të ketë probleme me religjionin e pareformuar islam. Kur të tjetërt e kanë të kaluar identifikimin religjioz, dhe kur religjioni i takon së kaluarës së “historisë njerëzore”, shumë komunitete etnike që e praktikojnë islamin, vazhdojnë të grupohen në islamizëm, si shovenist religjioz të “Umetit të Profetit”.
Një politikë e pastër panislamike, që krijon geto të panevojshme jetësore dhe “univers paralel”…!
Në Suedi, madje edhe në Norvegji, disa dele të zeza “arnaute” iu bashkohen atyre që i konsiderojnë si pjesë të përbashkët të miletit/umetit Islam, pasi xhamia i bashkon!
Se i bashkon feja Muslimane!
Egzon Avdyli që ka rënë “shehid” për të ashtuaquajturen “Toka e Shamit” dhe “Levanti”…, rrugën e tij islamomadhe e ka filluar si xhihadist i rrjeteve soaciale, derisa “vëllezërit Musliman” bardhokanin e bëjnë zëdhënës të “Umetit të Profetit” në Oslo të Norvegjisë. Edhe një vëlla tjetër i tij e ka dhënë jetëkoten për idealet e islamit botëror. Madje edhe të tjerë nga familja e të afërm gjendetn të burgosur për veprimtari terroriste në këtë vend.
Familja e tij është me prejardhje nga Zahaqi i Pejës, përkatësisht me origjinë nga Plava në Mal të Zi.
Në Norvegji kam takuar, parë e ndejtë me familje që dikur kanë qenë krejt normale në sjelljet njerëzore e shqiptare , por që një ditë prej ditësh pa pritë e kujtue ia nisën me e agjërue Ramazanin dhe të edukuar prej “vëllezërve” të tyre e ndryshuan edhe mënyrën e komunikimit, të sjelljeve dhe të jetës njerëzore.
Suedi, djegia e Kuranit nga ana e antiislamistëve
Personalisht me disa persona rrinim shpesh dikur në ahengje, ndeja e duke pi sëbashku, të cilët më vonë i ndryshuan qëndrimet dhe pikëpamje për jetën për shkak të indoktrinimit religjioz apo shtirjes fetariste, ashtu sikur e ndryshuan edhe komunikimin ndërnjerëzor duke u tërheqë në një jetë tjetër, jetë përplot rezignim dhe mëdyshje ndaj tjetrit.
Më vonë kurrë nuk pranuan të shtinin “raki në gojë”, se thoshin që “është haram”…?!
Disa të rinj lëshuan mjekrra “muslimane”, madje u veshën edhe me “fustana” si të ishin pakistanez, arab apo somalez!
“Lindja e Afërt”-në Suedi …Pas djegies së Kuranit
Nuk ka medyshje se çdo kulturë është e mirë për popullin e caktuar, por të identifikohesh me kulturën e huaj, të veshësh “fustan” apo të vësh shami, duke e fshehur bukurinë që e kishe, kjo është e trishtueshme.
Zhgënjimi i partisë islamiste Nyans që nuk i fitoj zgjedhjet në Gøteborg, është zhgënjim i mosarritjes së qëllimeve politike religjioze, se u duket pak që në këtë qytet jo rrallë ndodhë që ndihma e shpejt të mos shkoj e “pa armatosur”, e pajisur me këmisha antiplumb, helmeta etj.
Organizimi politik islamik është një hap më tej xhihadizmit, pasi në këtë mënyrë synojnë të jenë pjesë e insitucioneve, për të vepruar nga brendia e jo përanash.
Se kah po shkon kjo botë është zor të kuptohet, por të bëhesh pjesë e problemeve e qëllimeve të huja , është mëkati më i madh njerëzor, qoftë ai edhe mëkat i “arnautëve” mendjecekët!
Flakë gjithandej në qytete të mëdha të Suedisë, sidomos në Malmå dhe Gøteborg pas djegies së Kuranit.
___
Në “Arnautlluk” po shkohet me hapa të mëdhenj kësaj rruge, madje atje synojnë ta ngulfasin (plasin) krejt një popull dhe kulturën e tij për hirë të thesit me mut të “Umetit të Profetit” dhe amanetit të tij për identifikim panreligjioz të para 1400 vitesh !
Djegia e Kuranit në shumë vende në Skandinavi, sidomos në Suedi.