ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

O ku je, Zeqir Gërvalla!

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Gjergj Elez Alia. Edhe ai kishte shtatë varrë në shtat, shtatë vjetë dergjej në shtrat, …. !
O i Madhi Zeqir Gërvalla, ”presidenti” ynë, presidenti i turpit dhe i marrës, i skandaleve dhe i përfoluri i shumë e shumë kidnapimeve, kërcnimeve, keqtrajtimeve, burgosjeve, vjedhjeve e vrasjeve, nuk e pa të arësyeshme që bile me një letër ose telegram të interesohet për fatin tënd, shëndetin tënd e të Familjes, unë po të shkruaj:
-Qou he burrë se nuk i ke shtatë varrë në trup!

Zeqir Gërvalla me nusen, mësuesen Hanë

“Mbret – Unë jam mbret në mbretërinë time”! (Që kurrë nuk sundova, vr. e aut.)
Më fal o Baca Zeqë për këto fjalë por nuk munda më me u përmbajt prandaj t`u drejtova sikur ti që na drejtoheshe neve, (dhe mua) me fjalët e tua plot shpresë por ishe pakëz si tepër i rrept dhe shumë i vendosur kur flitej për tema të ndaluara … që ti fole e shkruajte, në vjershat edhe pse e kishe të ndaluar.
Edhe sikur edhe shtatë plagë ti kishe në trup, duhët ta gjuajsh jorganin në një anë: të zgjohësh edhe njëherë, si Gjergj Elez Alia. Edhe ai kishte shtatë varrë në shtat, shtatë vjetë dergjej në shtrat, …. !
Baca Zeqë, Festa e Flamurit, 28 Nëntori po afrohet, ndërsa ne shqiptarët, edhe unë ende nuk po mundemi me i harrua e nuk po ndahemi nga Gjergjat dhe armët e tyre, shpatat, muzdrakët, topuzët, hangjarët, shigjetat … e pushkët e tyre, po ikim, duke dashur me i ikur realitetit, me i ikur kohës, me ikur nga Kosova, me shpresë se do gjejmë rehati paqë e ngushëllim, me i takua e me i dëgjua ata burra të kohëve të lavdishme, Motit të madh.
Edhe unë desha të ikë në kohë e të vija te ti, por jo në SHBA por në kohën tënde të knaqëm e të shmallem me këshillat e tua, qortimet e tua e ti shoh mrrolat tua që nuk ishin të rralla, ishin të zakonshme e të natyrshme.
Zeiqir Gërvalla, Urime 28 Nëntori, Festa e Flamurit Shqiptar!

Zeqir Gervalla, sot, i paralizuar (Fotoja më ka humbur)
E meriton një urim të tillë, së pakut një urim me fjalë të ngrohta nga një njeri i thjeshtë, i vogël, si unë, nxënësi yt.
Baca Zeqe, sa herë që afrohet 28 Nëntori më kujtohet Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ismail Qemali, Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Kolonel Ahmet Krasniqi, Anton Çetta, Ali Hadri e … Hamzë e Adem Jashari.
Po ti, Baca Zeqë, ku je ?
O Baca Zeqë, po të ishte gjallë Gjergji i Kastriotëve e burrat tjerë që i përmenda, Ty, Baca Zeqë do të ulnin afër tyre.
Jam i sigurtë se PO.
Zeqir Gervalla, para disa vjetëve (Foto mungon)
Me Ty e për Ty, o Baca Zeqë, do të gjente kohë e do të fliste edhe Bill Klinton, Njeriu më i fuqishëm i Botës, njeriu që na shpëtoi nga shfarosja serbe, ish Presidenti Amerikan. Edhe Ai do të mburrej dhe me plot mburrje do të shkruante:
”I dashuri Zeqir,
E mora kopjen e poezisë “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës” dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta.
Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme.
Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t’ju sjellin juve më shumë gëzime.
Me nderime
Bill Clinton
O i Madhi Zeqir Gërvalla, ”presidenti” ynë, presidenti i turpit dhe i marrës, i skandaleve dhe i përfoluri i shumë e shumë kidnapimeve, kërcnimeve, keqtrajtimeve, burgosjeve, vjedhjeve e vrasjeve, nuk e ka pa të arësyeshme që bile me një letër ose telegram të interesohet për shëndetin tënd e të Familjes, pas publikimeve të Zonjës Hanë mbi gjendjen tënde, Ti që e humbe rininë tënde për këtë vend, për Kosovën, tash e humbe edhe djalin!
Zeqir Gervalla me gruan, nusen- zonjën Hanë (Fotografia mungon, më ka humbur)
E di se Ti nuk ke nevojë për ta, por ti bëre më shumë se sa se gjthë këta kryetarë e kryeministra të Kosovës që Kosova ka kryatarë (jo president) e kryemistra për EXPORT.
Kosova ka nevojë për Ty.
Nuk po flas për ”nderime” e ”dekorata” që s`ti dhanë e nuk ti ndajtën për nder të “festave” dhe mirë bënë sepse jam i sigurtë se ti nuk do ti pranoje ato nderime e ato dekorata fallco nga një renegat si Hashimi por së pakut ai dhe minuki tjetër (Isa Mustafa), kryetari qeverisë kukull të kryenin detyrën e tyre ”kushtetuese” për ty, për punën tënde fisnike që bëre, burgun e gjatë që mbajte … dhe pas burgut, përsëri ishe i anatemuar e jo si shokët tu që pas ”luftës” morën tituj të lartë polikë e shkencorë, pare e poste, mjerisht, nga hashimat.
Por nëse esat pashët të kanë harrua, rinia e viteve të 1960, 1970 dhe ajo e 1980-tave, padyshim edhe unë njëri nga ata, që tash u plakëm edhe ne, nuk do të iu harrojmë kurrë mundin e madh, punën e palodhshme, kontributin e qmueshëm që dhatë për kombin, për kulturën, për letërsinë dhe për FJALËN e LIRË SHQIPE që sot nuk ka fjalë të lirë në Kosovë, sepse nuk ka LIRI.
Baca Zeqë, me keqardhje të them:
Shyqyr që nuk je në Kosovë e ta shohësh at popull të mjerë që e ka shtri qafën, është nëshnstrua me një udhheqje proserbe, greke, ruse e sllavo-ortodokëse por jo shqiptare.
Baca Zeqë, Ty, unë ta uroj 28 Nëntorin, ditën e Flamurit!
Të uroj shërim të shpejt e shëndet !
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 26 Nëntor 2016
P. S. Sot vdiq diktatori fundit komuniste, Fidel Castro ndërsa në Maqedoni, në Kosovë e në Shqipërinë që ti i deshe shumë Baca Zeqë, po sundojnë liderët komunistë. Ata i kanë zënë të gjitha pozitat dhe ia kanë zënë frymën shqiptarisë.
Ky shkrim imi është botua më 26 NËNTOR 2016 NË ORA: 18:38, në Bota Sot dhe në disa periodikë, më të njëjtin titull, ”O ku je o Zeqir Gërvalla”! Në rubrikën ”Opinione”.
https://direct.botasot.info/opinione/613549/o-ku-je-o-zeqir-gervalla/
https://floripress.blogspot.com/2018/12/o-ku-je-o-zeqir-gervalla.html
https://hr-hr.facebook.com/Zeqir.Gervalla/

Shtatë burra sa shtatëdhjetë!

Sinan Kastrati

Nga Ditari im
Pjesë nga një fragment më i gjatë

”Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër” (Hippokrates)
Shtatë burra sa shtatëdhjetë!
Në shenjë nderimi dhe respekti për këta shtatë burra që lanë gjurmë në kujtesën time e bënë punë të vyeshme e shumë të dobishme për kombin, secili në vendin e vetë të punës e me mundësitë që kishin.
Kur i fillova studimet në Letërsi, Ali Hadrin e pata Dekan të Fakultetit Filozfik e Anton Çettën e gjeta në Institutin Albanalogjik, si shef i sektorit të folklorit, dy shtyllat më të forta të kohës e të vendit, arsimit, shkencës e kulturës.
Zeqir Gërvallën e Skënder Zogajn, i takova në gazetën e studentëve, “Bota e Re”. I pari ish i burgosur politik, poet e burrë 300 dërhem, i dyti gazetar, poet e (më vonë) politikan, burra të pathyeshëm, të fjalës e të punës.
Me Isuf Hajdarin e Rrahim Bajramin, punova afro 3 vjetë si kontrollor të autobusëve në Kosovatrans, Trafikun Urban në Prishtinë e Shaip Krasniqi, referent, një ish nëpunës i thjesht i letërnjoftimeve e pasaportave në ish SPB-në komunale në Prishtinë.
7 burra sa 70-të.
Me profesor Hadrin e profesor Çettën u takuam shpesh. Me të parin, si të parin e Fakultetit, në Fakultet ndërsa me të dytin, që gjithashtu ishte i pari në tempullin e dijës e të shkencës Albanologjike … e të folklorit shqiptar, me kryeplakun e kryepleqëve për pajtim e autorin e librit ”Në prehën të gjyshës”, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë.
Bacën Zeqë, për herë të parë e pash për mos me e harrua kurrë në gazetën e studentëve, “Bota e Re”, në zyrën e Skender Zogajt, aty ku punonin bashkë, i pari si redaktor e baca Zeqë si nëpunës administrate.
Po kush ishte i shtati?
Ky ishte Shaip Krasniqi, të cilin për here të fundit unë dhe Zeqir Gërvalla ishim te Ai, para shallterit të tij, për me marr nga një PASAPORTË, në vitin 1992.
Thuhet se pas ”luftës” një tog me ”ushtarë” të UÇK -së e kishin kerkua në shtëpinë e ti në Prishtinë për ta vrarë, si ”bashkpuntor” të shkaut por nuk e kishin gjetur.
Njerëz të mëdhenj që u harruan nga ”njerëz” të vegjël por që shkruajnë ”histori” për ”shtetet e reja” e pushtetet e vjetra e me mentalitete të vjetra, mendje të prishura e tru të kalbura.
Sinan Kastrati, Suedi utor
Malmö, 4 dhjetor 2021
P. S.
Ky shkrim për herë të parë u publikua më 23 SHKURT 2017 NË ORA: 18:29 në Bota Sot me të njëjtin titull ”Shtatë burra sa shtatëdhjetë”!
autor isha unë,  SINAN KASTRATI 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Harresa eshte mekati qe njeriut ia dobeson afinitetin per te
    kultivue parime te mira dhe per ti largue sifatet e keqija.
    Ne shkollen e mesme e kisha nje shok me te cilin ndaja
    gezim e idhnim ! Sivjet me tha lamtumire per tmos u pa
    ma ne kete jete . Por kujtimet e mira i ka lane ! Babai i tij
    dhe babai i im e paqin dheun e leht shkaku i jon u beren miq
    fort te rrespektuar mes veti ! Nje dite duke u ngjite rruges
    per te shkuar ne stacion te autobusve ne Peje qe atehere ishte
    Ne kryet te korzos ( Te ura e zallit ) Te hotel ,,Metohija ”
    Ishte ule ne shkalle , dhe ishte mbeshtete per stub te gurit
    qe edhe sot ajo terase me ata gure e zbukorojne hotelin
    dhe rrethin tani Hotel ,, Dukagjini ”
    Selimi kur me pa E ngriti doren nalt dhe une sa e
    pashe u drejtova kah Ai ! Hajde bre tha se u ba mire qe erdhe !
    E kam pase nje taksirate ne fshat dhe kurr ma ngusht nuk jam
    kane ! Hajli kofte I thash dhe ai vazhdoj rrefimin ! Do kojshi
    ishin kah ndahen ! Ma quen nje burre per ti ndihmue ne
    dajasi Une shkova dhe ua pleqnova mundesine qe mos te
    hyne ne hak me njeri tjetrin Kur duelen ne oborr duke e nda
    oborrin me konop U acaruen me fjale mes veti Une thot selimi
    U hyna nermjet per tmos i lane me ba ngatrrese Po njani
    me shau dhe me ra Pse na ndane Ti ! E kjo me bani vaki
    tani ne pleqeni dhe kete skam shteg qe e perbi !
    Po me dhimen djemt qe une Plak i qita ne sherr !
    Hajt Selim mos u ngushto se ia gjajme renin edhe kesai pune
    Ne keto fjale veq me Tha : Uh qyre ai qe mka ra ku po vjen
    po koka me Gru e nuk ban me fole me te Une vendosa tmos e
    leshoj Por selimi u ngrit ne kame dhe iu drejtue Ati qe ishte me grue
    Pse bre u korite e me rave mue e une plak e i thirrun si dashamire
    i juaj tu ndihmoj ne dajasi Ai i tha as vet nuk dij si u ba veq falem
    Selimi i tha hajde ecim pak ma anej e ta diskutojme kete problem
    Ai u pajtu e une po eci mas tyre dhe mu mbush mendja qe po duan
    me u marru Eu ku skoka sen puna e Selimit po flase vehte me vehte
    Une ! Pare kajti para meje e tash po e thrret per marrveshje Grueja met
    tuj prite ne skaje rruge Ndersa ata po ecin perpara e une po
    o u shkoj mas !Tuj ece pak ma poshte e futi ne nje ndertese
    Ne fund te koridorit te asai nderese ishte nje dere per te dale ne park
    Selimi e paska pase njohur mire ate ndertese Dhe ne dalje u nalen
    Kur u afrova krejt afer Selimi i solli Dhe pa nja pa dy i solla
    une dhe u rrexue trimi qe i kishte ra plakut selim !
    Me aty mori fund problemi e ngatrresa Keshtu u pleqenue
    marrveshja !
    Kujtim e perjetim Mal Uka

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu