Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
Poshtanikët !
Sa të drejtë kishte At’ Zef Pllumi kur thosh se sa shumë rrugaça paska vendi ynë i vogël.
Dje psh rrugaçat gjetën rastin me u jargavitë e me vjell vner kundër Kadaresë, me rastin e ditëlindjes së tetëdhetë e tetë të shkrimtarit.
Një prejt tyne, njëfarë Gjergj Jozef Kola, dhe nota bene, mburret se është profesor në Vienë, pasi kishte lexuar ndër postime një fragment të Kadaresë, e kishte çapërlye si mos më keq, thjesht dhe me qëllim që njerëzia të këndonin se ja kush është Kadare.
Ja postimi i rrugaçit Gjergj Jozef Kola:
“Shqiptarin asht ma lehte ta bindesh se ka vella afganin e pakistanin se arbnorin, Mark Lleshi…”
MALUA 88
Ata që e kanë studiuar veprën e Kadaresë e dinë se ai fragment është shkëputur nga Kreu i VI “Testamenti i gabuar” në faqen 6 të këtij kapitulli. Dhe nuk është as ashtu siç e ka dhënë Jozefi apo Jozela, e qëllimi është krejt tjetër.
Ja një përmbledhje e faqeve të para të “Testamentit të gabuar””
Një pazar i çuditshëm, i turbullt, gjithmonë i pashpallur, zhvillohej ditë e natë, ndër dhjetra e dhjetra vite , në gjithfarë mjedisesh, në dhoma miqsh, në log të burrave, por më shumë në ndërgjegjet e trazuara. Për gati tre shekuj ai u kthye në makthin kryesor të shqiptarëve. Jep kryqin të marrësh grada dhe poste. Mbaj kryqin, jep gjuhën shqipe. Mbaj kishën jep Kastriotin. Merr tituj jep emrin shqiptar. Mbaj armën, jep kryqin. Dhe kryesorja që të jesh turk, do përfitosh si i tillë, por, ndërkaq, si i tillë, pra si i pabesë, do të ndëshkohesh.
Qysh nga ajo kohë, fjala turke “allishverish”, që thjesht do të thoshte “mardhanje”, do të merrte një hije të keqe, që nuk do të ndahej asnjëherë. Qysh në atë kohë ndërgjegja shqiptare do të merrte atë krisje, që nuk do të riparohej dot dhe si e tillë, ende e pariparuar, do të mbërrinte deri në ditët tona., Raportet allishverish, liri-robëri, shpeshherë haptas e shpeshherë me maska, do të përbënin thelbin e një kundërthënje tragjike: shqiptarët, më të privilegjuarit, e po ata, më të ndëshkuarit.
…
Historia e vellait te rreme a te vertete, do te ishte ne fund te fundit e thjeshte, sepse s’ishte e veshtire te bindeshe se mund te kishe vella pakistanezin a afganin ne fund te botes e aspak Mark Lleshin nga rruga fqinje.
Përplasja e mendime ishte e pafundme.
Shikoni këta bejlerë e këta vezirë ! Të gjithë shqiptarë, mashalla. Kush ua dha ato grada e nishane ? Dihet kush, sulltani turk ua dha.
E shitën vendin për ato nishane. E dhanë kryqin pastaj shpirtin.
E dhanë se ashtu deshën, s’i detyroi kush. Ja ku i kanë kishat me gjithë kryq.
Kjo është e vërtetë, po ku janë shkollat. Shkolla shqipe s’ka. Pse ka shkolla turke mbi njëmijë e shqipe asnjë.
Sepse jemi në shtetin turk, pra jemi shtetas turq, dhe gjuha e këtij shteti është turqishtja.
Jam shtetas turk por gjakun s’e kam ashtu. Dhe gjaku është mbi shtetin.
Gjaku mund të jetë, por gjuha jo. Gjuha po ashtu është mbi shtet.
Unë flas shqip dhe dua të lexoj shqip, por ligji ma ndalon.
Ligji është ligj.
Ah, ligji është ligj, po pse për grekët jo? Ka njëmijë shkolla greke në Shqipëri, po aq sa turke. Ka treqind shkolla sllave, vllahe, serbe, bullgare, pse shqipe jo? Pse vetëm shqipe jo ? Këtë dua të di.
Këtë s’mund ta dijmë ne , e di vetëm ai, sulltani i madh. Mbi të s’ka kurrkënd.
Si s’ka? Eshtë Zoti. Dhe Zoti vetë e tha me gojë…
I. Kadare “Mosmarrëveshja” faqe 69 -70 – 71.
Shihet qartë edhe për novicët se Shkrimtari ka qëllim të japë tablonë e trysnisë së gjithanshme osmane për tjetërsimin e shqiptarëve. Që, parësisht, përmes islamizmit, shqiptari mysliman të shihte vëllain në Pakistan, Afganistan etj etj dhe jo një Mark, një Gjon, apo tjetër që e kishte dhjetë minuta larg.
Por Jozefi si rrugaç tipik, e ndryshon, si i do qejfi e shpirti i tij i lig.
Sa rrugaça e bastardë na qet Shqipnia.
Kur vdic (kur cofi ose ngordhi) Stalini i Rusise: Thuhet se shoku Ismajl Kadare ( kuader dhe argat i Enver Hoxhes asokohe)atebote e shkroi nje “vjershe(poezi) te madhe” per “shokun Stalin”….!
Bile, edhe kishte dredhur lot dhe cua (dergua) lule te fresketa per Stalinin e Rusise.
Nese jam ka genjej ose spekuloj, allahile me thuaj (demanto)!
Gjithashtu thuhet se shoku Kadare kishte qendrim cinik dhe teper injorant ndaj prijeseve fertar te klerik tatolik shqiptar ne vecanti, si dhe ndaj intelektualeve shqiptar te fese katokike ne pergjithesi.
Thone se Jarosllavski, i cili deri vone i kishte sherbyer Stalinit dhe klikes se tij (si kryetar i lidhjes se ateisteve ose afetareve te ndryshem ne ish Bashkimin Sovjetik dhe anetar i politbirose se partise dhe sovjetit suprem te BRSS-s) i ndodhur ( shtrire) ne shtratin e vdekjes, i shkroi edhe keto fjale: ” Shoqe dhe ashoke, ajo (vdekja) sonte eshte ketu…Bashke me vdekjen edhe Ai (Zoti) eshte ketu….Me kane pritur me urtesi….Duhet te dal patjeter para tyre. Ndaj, ju lutem shume digjni te gjitha librat, vjershat (poezite) ose shkrimet e mia! Sepse, me duhet te dale para gjykatesit suprem! Para Zotit!” (fund i citati).
Pa te keq zotni Ndoc Bushxhoka!
E verteta dhe drejtesi duhet te kene emer dhe adrese.
Eshte e vertete qe edhe Ismail Kadareja gjate viteve te diktatures u detyrua te shkruante ashtu si e nxiste atmosfera propagandistike e partise shtet. Mirepo ne kemi fat sepse ai krahas atyre veprave shkroi edhe shume vepra te tjera, ato me te mirat, ku e thumbonte politiken e partise per shberjen e moralit njerezor, per kijimin e cnjeriut.
Veprat e tij te shendosha si “Ura me tri harqe”, Pallati i Endrrave”, Nata me hene”, Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”, e shume te tjera te shkruara e botuara ne vitet e diktatures jane gure themeli ne letersine tone kombetare. Kush perpiqet te hedhe balte, ose me keq akoma te mohoje vlerat letrare artistike te I. Kadarese, ose eshte i paformuar, ose eshte ziliqar.
Natyrisht I. Kadareja ka bere dhe gabime ne disa shkrime ku ka kritikuar shkrimtaret e qe nuk i pelqente regjimi, si Gjergj Fishta, Bilal Xhaferi, etj, por per keto gabime ai kerkoi te falur pas nderrimit te regjimit. Asnje krijues tjeter nuk e quajti veten me qortim “poet i oborrit” si e quajti ai tek skica e ripunuar “Prometeu i Pajtuar”. Mirepo kritika nuk ia vleresoi kete dukuri dhe disa vijojne ta kritikojne, pa menduar se keshtu varferojne vlerat e letersise sone kombetare, ato vlera qe na i pelqen dhe bota euro-atlantike…