ARKIVI:
24 Shkurt 2025

O nuk kam festë, mos më uroni !

Shkrime relevante

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Shpërndaj

Ramadan Veliu, Kloten, Zvicër
Ju festoni e dalldisuni deri në çmendi duke festuar e unë sot do të mbaj zi, për nënshtrimin shpirtëror të shqiptarëve ndaj armikut tonë shekullor sulltanateve otomane!
…Ne ua kemi pranuar besimin e hyjnitë e armikut. Ne e kemi tjetërsuar veten tonë dhe e kemi pranuar shpirtin e armikut si shpirtin tonë. Kur pushtimi të depërton në shpirt, atëherë kemi humbur përceptimin e lirisë si vlerë, kemi ngatrruar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar dhe kemi shkelur mbi dinjitetin tonë si qenie të lira njerëzore.
Ne themelet e besimit tuaj, qëndrojne pellgje e rreke te pafund gjaku të brezave të mëparshëm për të mos u nënshtruar, ne themelet e ketij besimi qëndrojnë trupa të panumërt shqiptarësh, të përshkuar në hunjë, qëndrojne koka te panumërta te shqiptareve te prera me shpata otomane, ne themelet e ketij besimi qëndrojnë edhe mijëra koka të murosura në Qele-Kullen e Nishit e ndertuar me kafka te shqiptareve te prera nga otomanet.
Shqiptarë të varur prej turqëve në Masakrën e Manastirit 9 gusht 1830
Ne themelet e besimit tuaj qëndrojnë edhe dhjetramijëra kilometra katrore te atdheut tonë qe i humbem shkaku i Turqisë otomane.
Të gjitha keto viktima shqiptare për të mos humbur identitetin e tyre dhe traditat e tyre. Sot ai gjak i derdhur, ata heronj luftash e betejash per të mos u nënshtruar, do të turpëroheshin para juve pasardhësve të atyre brezave.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu