ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

O Resul, unë nuk po hy në gjynah me abdes, vetëm pse po të tregoj se më paratë e budallenjve, dikush ka blerë Mercedes!

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
BISEDA IME ME RESULIN

?
Virgjëresha Gana Peci kishte frikë nga nata e parë e dashurisë, kur Pashai duhet të hynte për herë të parë në Stambollin e saj, pavarësisht faktit që ajo mezi e priste atë moment magjik gjatë gjithë jetës, sepse me dhjetëra herë kishte tentuar t’ia hapte atij derën me gishta, madje shumë kohë para mbërritjes së tij, duke e imagjinuar atë si një princ mbi një kali të bardhë.
Por përpjekja për t’ia hapur në imagjinatë Pashait derën kishte përfunduar gjithmonë vetëm si lëmim i dorzës së derës, gjë që i kishte shkaktuar asaj kënaqësi deri në çmenduri.
Nga ana tjetër, atë e kishte trembur dhe njëkohësisht joshur sidomos shoqja e saj më e ngushtë Duda Balje, e cila e kishte lejuar Pashain të hynte në Stambollin e saj shumë kohë para saj, duke i thënë se Pashai ka një shpatë të madhe dhe të mprehtë, shpimi i parë i së cilës shkakton dhimbje të mëdha, ndërsa shpimi i dytë dhe i tretë kënaqësi deri në çmenduri.
Edhe ne si popull e kemi pasur të vështirë, derisa e kemi lejuar Pashain e parë të hynte në Prishtinë, në Tiranë dhe në Shkup, sepse pastaj Pashai i dytë dhe i tretë na kanë shkaktuar kënaqësi deri në çmenduri.
Teksa po ia shpjegoja para ca ditësh me argumente të thukta një besimtari të hipnotizuar dhe të shpëlarë në tru : se feja është zbulimi i burrave për të mashtruar, frikësuar, ngushëlluar, shtypur e nëpërkëmbur gratë dhe më pas për të skllavëruar kombet dhe shtetet, ai ma dha të njëjtën përgjigje gjatë gjithë kohës si një papagall i programuar:
“Elham dyrylah, Islami është feja më e pastër në botë”.
E kur e pyeta pse Islami është feja më e pastër në botë, ai u përgjigj:
Sepse besimtari merr abdes para çdo namazi.
E kur i shpjegova atij se larja e këmbëve, e syve, e hundës, e veshëve dhe e trurit është vetëm sa për adet dhe se nuk është pastërti, por vetëm ibadet, ai më tha:
Mos hy në gjynah me abdes, Allahu të mëshiroftë.
E kur unë i thashë:
O Resul unë nuk po hy në gjynah me abdes, vetëm pse po të tregoj se Naim Ternava më paratë e budallenjve si ti, ka blerë Mercedes, ai më tha:
Të lutem, mos hy në gjynah me Naim Ternavën, se kur gruaja e tij e ka lindur Refiqen, ai mezi ka mbërritur në spital duke e tërhequr me gomar Fiçen.
Më duhet ta pranoj se pas arsyetimit të tij të fundit m’u fiken dritat e trurit, ndaj ia dhashë përgjigjen e mëposhtme :
Si nuk po e verën o Resul që Naim Ternava ende pa e lindur gruaja e tij Refiqen thellë ta ka ngul.
Si nuk po e verën që ta ka ngul në kokë, ndaj po i përsërit të njëjtat fjalë si lopë ?
A dini si m’u përgjigj :
Eh inshallah të mëshiron Allahu për gjynahin ndaj Naim Ternaves me gjithë shokë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu