ARKIVI:
20 Janar 2025

“O sa mirë …”, mos me qenë shqiptar!

Shkrime relevante

Diplomati danez Peter Sorensen emisari i ri për dialogun Kosovë-Serbi

Gjeraqina Tuhina |RTK   Diplomati danez Peter Sorensen do trashëgojë postin e Mirosllav...

Votues mos u ndikoni nga tubimet elektorale!

Florim Zeqa Kaloj java e parë e fushatës zgjedhore e partive politike...

Mbështetje publike për nominimin e zonjës Feride Rushiti për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR 1200 Genève Tel.: +41 79 548...

Çka është dashurija, sipas Donjeta Hoxhës…?

Donjeta Hoxha Dashuria lind nga një shpërthim ndjesish dhe përjetimesh, që ngërthejnë...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
“O SA MIRË ËSHTË TË MOS KESH KOMB!”
HOXHALLARËVE – ju hap një frontë, një frontë i ri pune!
Keni dëgjuar ndonjëherë që hoxhallarët flasin për art e kultur… Besoj se jo!
Shqiptari po fle… kështu e duanë armiqtë patjetër. Kur përpiqem t’i përfytyrojë të gjitha se nga se duhet të pastrohet “shqiptari”, është shumë e vështirë të heqesh dorë nga e ashtuquajtura fuqia e dogmave fetare të vjetëruara, nga fondamentalizmi radikal, qoftë ata qytetare ose fshatar apo shpirtërore. Sipas mendimit tim, të tillë shqiptar janë, para gjithash, të gatshëm ta shpërthejnë gjithë zëmërimin në gjithë territorin shqiptar, se sa të heqin dorë nga dogmat e tyre të vjetëruara. Kështu është kjo?
Thërras shokët e mi duhet shndërrohen në pishtarë, të cilët udhëtojnë nëpër gjithë territoret e Shqipërisë etnike që të ndajnë flakën e tyre me secilin që është gati për këtë. Ju do të habiteni, por nuk ka shqiptar të tillë, i cili të mos ëndërronte gjithmonë për të ardhmen e atdheut tonë të mrekullueshëm. Por e gjitha ishte nëpërkëmbur, shtrembëruar, përbuzur, e helmuar me lëndë të shëmtuar kombi, historia, gjuha dhe kultura e jonë e lashtë. Ky popull me duart e veta ia hapi vetes varrin dhe tani qëndron në buzë të këtij varri.
Flitet “gjithmonë” e më shpesh për harmoninë fetare dhe për sofrat e iftarëve nëpër xhadet e qyteteve, që hoxhallarët e përmendninë në sprovën e tyre. Mos vallë ne beduinët fondamentalistë, pasi u bëmë gazi botës me tryezatë e gjellnave nëpër xhade, u bëmë gaz i botës së civilizuar me atë kinsemisionin groteks të mbrojtjes së talibanizmit të braktisur prej botës perëndimore, tani na ka marrë malli për ndonjë mision edhe më tragjikomik – të ngutemi të parët që t’i mësojmë botës:
“O sa mirë është të mos kesh komb!”
Sistemi ynë fetar e ka harruar tërësisht faktin se mendja e shëndoshë ekziston vetëm në trup të shëndoshë. Pikëpamja e burimeve mund të përdoret edhe në praktikën mësimore të përditshshme, ose në zhanrin që sapo e pamë në xhadet e Dardanisë dhe të Shqipërisë duke ngrën iftarin shesheve e rrugëve, si në Afrikë. I vetmi problem është se, herë pas here, ndodhin thyerje, shkëputje, deformime, copëzime në “xhamitë tona” dhe se disa shqiptarë fetar në fakt kanë qenë në gjendje të huazojnë gjëra të vogla, aty – këtu, për ushqyer ligjëaratën e hoxhallarëve, edhe pse thelbi i ligjeratës së tyre e ka pikënisjen te thyerja, sakatimi i kulturës shqiptare.
Për të qeshur, është për të qarë. Është tepër të bëhet pyetja, e mos vallë është idea që na pengon të jemi më tepër laik ndajë fesë, më të ndershëm, më të pakurroptuar politikishtë? Gjithashtu e kupton se është e kundërta, sidomos për korrupsionin fetar, mallkimin tonë të përditshëm. Ndjesia për kombin mund të quhet e paarsyeshme, siç u tha dhe u bë, donkishoteske, por ka diçka për të cilën duhet fajsuar hoxhallarët radikalë:
“Thelbi i tyre është me interes personal”.
Çoroditja e hoxhallarëve “me iftarët e tyre” ishte një nga temat e parapëlqyera. Natyrisht, më shumë se që hoxhallarët të ndërhyjnë në parlamentë është shqetësuese, por që të ndërhyjnë në punët e shtetit të dëmton ata dhe rendin e shëndoshë shoqëror. Ç’lidhje ka “Big Bradheri i hoxhallarëve” në parlamentë me të gjithë këtë panoram pozitare e opozitare do thosha shqetësuese? Aksioni politik e produktit fetar i të cilave është karakterizuar nga egoizmi, pavendoshmëria, krahinarizmi, kolaboracionizmi dhe deri te tradhëtia e hapur ndaj interesave të atdheut.
Kohët e vështira, politike e fetare, katastrofat sociale, ekonomike 20 vjeçare na detyrojnë ne ta kuptojmë realitetine mjerimit fetar, të tillë siç është. Kombi është i brishtë, të gjithë ne ndodhemi në rrezik të vazhdueshëm. Në kohë të zakonshme ne dhe intelektualët frikacak bëjmë gjumë të thellë, prandaj nuk e shohin këtë tragjedi kombetare. Nëse nuk e kuptojmë këtë, atëherë mund të shndërrohemi në një kombë pa identitet, por nëse e kuptojmë, atëherë mund të zgjohemi nga letargjia.
Disa ide obsesive dhe shpjegimet e tyre. Pasiguria, instikti, depersonalizimi në …., intriga, klani, thash e themi, e folmja pas krahve e dyfytyrësia në këtë shov ngrihen në “vlerë” dhe përligjen me qëllim eliminimin e tjetrit nga deputetët e intersitë apo të tjerëve, për mxerrjen e vetvetes në pah, duke kërkuar me çdo mënyrë fitimin e një shume “parash”. Mospasja e skrupujve në përfoljen apo prapaskenën ndaj të tjerëve shihet shumë qartë dhe kalon si një faktë normal, duke harruar se vlerat e vërteta janë ndershmëria, mbajtja e fjalës ndaj atdheut etj.
Në çdo lloj mënyre, duhet shpjeguar ky fenomen antikombëtar ndërmjet dashurisë ndaj atdheut dhe urrejtjes, ekzistenca e tyre është vërtetuar jashtë çdo mundësie dyshimi në sajë të vëzhgimeve për çështjen në fjalë; dhe është një motiv kënaqësie të zbulosh me kaq lehtësi të dhënat e enigmatike të procesit të një neuroze obsesive të hoxhallarëve duke i vënë në raport me këtë faktor të vetëm ndajë çështjes kombëtare…
Unë nuk arrij të shpjegojë kontrastin ndërmjet hoxhallarëve dhe “besimtarëve të tharë nga trutë” për ligjerimet dhe skrupujve që përdorninë gjatë abuzimeve të rinjëve që ua besonin gënjeshtrat hoxhallarëve. Pra ky devijim i tyre i lejonte të nxirninë avantazhe nga sëmundja e tyre. Sëmundja e tyre kishte gjetur shpagimin patologjik tek xhadet dhe rruget e Dardanisë e të Shqipërisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu