ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gani I. Memeti

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në Bruksel, i cili e lidh edhe me integrimin e Kosovës në BE transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Peter Stano, krejt çka bën Kosova në raport me Serbinë është e njëanshme për ty !

Krejt çka bën Serbia, nuk është e njëanshme, sepse të ka ty ! Ti je bërë një zëdhënës më i madh se ata zëdhënësat e Serbisë, kur është fjala për Kosovën.

Nuk kanë çfarë të kërkojnë institucionet paralele të Serbisë në Koasovë, as me dialog e as pa dialog, siç kërkon ti.

Ti aprovon çdo gjë të Serbisë në Kosovë, pra që është ndërhyrje e brendshme e Serbisë në punët brendshme të shtetit të Kosovës, ndërsa akuzon rregullimin e brendshëm të Kosovës. Kjo është më shumë se skandaloze për shtetin e Kosovës, Stano. Je bërë këmbë e krye një shërbëtor i Vuçiqit, dhe shumë nga ato që i thua, i merr prej tij.

Me ty në krye si zëdhënës, nuk ka ndërmjetësime të lehtësuara për të dy palët. Ti je ndërmjetësues i lehtësuar i Serbisë, se vetëm kërkesat e saj i shtron dhe kërkon të zbatohen, por kurrë, asnjë kërkesë të Kosovës nuk e ke miratuar, vetëm sa ke refuzuar. Kështu si je, beso, po del edhe qesharak, se veprimet tuaja proserbe ishihen edhe nga aeroplani.

Ose, trego sa je shitur tek Serbia, ndoshta do ta dyfishojmë shumën, jo për të anuar nga Kosova, por vetëm për të qenë i drejtë. Nuk kërkojmë ti të anosh nga ne. Për të qenë i drejtë, po. Se i tillë duhet të jesh kur je mes dy palëve për marrëveshje. Ndryshe, vetëm sa largiohen nga marrëveshja.

Ti nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, prandaj flet me gjuhën e Vuçiqit.

Nuk e shoh të arsyeshme as të nevojshme integrimin e Kosovës në BE, me Serbinë brenda Kosovës. Kjo do të ishte në dëm të Kosovës dhe do ta pengonte funksionimin e shtetit të Kosovës.

Nuk di në botë të ketë një shtet me isnstitucione paralele të një shteti tjetër.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zhvillimi i islamit radikal në Kosovë dhe ndërtimi i xhamisë madhe turke në Prishtinë e kan ulë shumë besueshmerinë e Kosovës. Këto nuk i japin nji garanci Europes se Kosova mund të ecin në drejtimin europian. Për këtë arsye Europa i futë serbët brenda Kosovës si frenues i islamit eadikal.
    Duhej që vetë kosovart ta kishin zgjedhë rrugën e vet europiane pa islamizmin radikal. Serbia dijti me e lujtë mirë lojën e vet.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu