ARKIVI:
16 Shtator 2024

Opozita e Kosovës: Një Kërcënim për Demokracinë

Shkrime relevante

Një takim në mes të shpirtërores dhe kombëtares apo si ta mposhtim islamin politik dhe ideologët e tij

Afrim Caka, Gjakovë ___ Islami politik i lënë shqiptarët ashtu sikurse janë, por...

81 vjetori i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ngjarje e rëndësishme historike e shtetformimit shqiptar

Jusuf Buxhovi, historian nga Prishtina ___ -"Lidhja e dytë e Prizrenit" u kthye...

Shqiptarët në ditën ndërkombëtare të demokracisë,2024

Nga Frank Shkreli “Demokracia nuk ka të bëj vetëm me qeverisjen nga...

Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit, pasi qëlloi foton e Jezusit

Pas raportimit për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të...

Vazhdojnë komplotet…!

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ Në faqe të Shoqërisë Lëvizja dhe nga kryetari...

Shpërndaj

Vudi Xhymshiti

Partitë opozitare të Kosovës, të rrënjosura në korrupsion dhe përulje, kërcënojnë demokracinë dhe sigurinë kombëtare, duke stigmatizuar reformistët si despotë përderisa e shesin të ardhmen e vendit.

Në një shfaqje të skajshme të paaftësisë politike, partitë opozitare të Kosovës kanë dëshmuar edhe një herë paaftësinë e tyre të habitshme për të kuptuar edhe parimet më themelore të qeverisjes demokratike. Britma e tyre e fundit — me një sulm të pakuptimtë dhe të pabazë ndaj pretendimit se qeverisja aktuale është duke i rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara — përçon dëshpërimin e tyre dhe ekspozon një injorancë të thellë që kufizohet me absurdin në mendësinë e tyre kolektive.

Le të jemi të qartë: Mosmarrëveshjet me aleatët nuk janë shenjë tradhtie apo mosbesnikërie ndaj tyre; ato janë thelbi i një marrëdhënie të shëndetshme demokratike. Ideja se një qeveri e zgjedhur demokratikisht duhet të ndjekë çdo tekë të një fuqie të huaj jo vetëm që është qesharake, por edhe rrezikshëm antidemokratike. Megjithatë, partitë opozitare, me mendësinë e tyre të vjetëruar, diktatoriale, duket se besojnë se çdo devijim nga udhëzimet e SHBA-ve është e barazvlefshme me thyerje. Kjo nuk është mendësi ose vlerë demokratike; kjo është një vlerë e të nënshtruarve për shërbim.

Këto janë të njëjtat parti që u rrëzuan nëpërmjet votës së lirë në një proces zgjedhor ku shumica dërrmuese e popullsisë votuese pas dy dekadash korrupsioni, plaçkitje e vrasjeve politike të aktivistëve dhe gazetarëve, lëshimeve politike ndaj Serbisë në dëm të Kosovës. Për 20 vjet të gjata, këto parti politike plaçkitën arkat e shtetit, duke i dorëzuar fitoret politike Beogradit ndërsa mbushnin xhepat e tyre. Dhe tani, ata kanë guximin të japin mësime për demokracinë? Kuptimi i tyre për vlerat demokratike është po aq bosh sa dhe premtimet e tyre.

Gjatë gjithë 20 vjetëve në pushtet, këta hanin, pinin dhe dëfrenin, mbushnin xhepa e mbushnin arka, të pa brekë i gjeti dreka, milioner i zuri darka, siç shkruan Ali Asllani.

Çka është vërtet tronditëse është besimi i tyre i thellë se sovraniteti i Kosovës duhet t’i nënshtrohet fuqive të huaja — qoftë Shteteve të Bashkuara apo edhe Serbisë — me kusht që ata të mund të ruajnë pushtetin dhe të vazhdojnë plaçkitjen e tyre të madhe. Ata kanë rënë në gjunjë përpara Serbisë në mënyrë të vazhdueshme, duke nënshkruar marrëveshje të cilat ngadalë e kanë gërryer shtetësinë e Kosovës, të gjitha në këmbim të përfitimeve personale. Këta liderë opozitarë nuk janë thjesht të paaftë; ata janë poshtërues të vetë idesë së një Kosove të lirë dhe të pavarur.

Ideja e tyre për udhëheqësi nuk është t’i shërbejnë shtetit dhe qytetarit, por t’i shërbejnë vetëm interesave të tyre. Ata që 20 vjet na kanë treguar se fati i Kosovës është një përkulje përpara fuqive më të mëdha, ndaj çdo entiteti Perëndimor që mund t’u japë këtyre një privilegj. Kjo nuk është diplomaci e as politikë që i duhet Kosovës; kjo sjellje është poshtërim i interesit tonë kolektiv nga një grup banditësh të poshtëruar. Nuk është për t’u habitur që u rrëzuan nga pushteti me turp. Të patrupshëm u përpoqen t’i hedhin fajin pasojave të nënshkrimeve dhe të bëmave të tyre ndaj udhëheqësisë së re, dhe paturpshëm po përpiqen të kthehen në pushtet se gjoja këta e bëkan më mirë. Një gjë këta e bëjnë shumë mirë, dhe ajo është plaçkitja, poshtërimi dhe vrasja e atyre që nuk pajtohen me ata. Kujtojeni sa gazetari është vrarë në Kosovën e pasluftës në mënyrë që kjo bandë plaçkitëse të mos zbulohej për të bëmat e tyre?

Fakti që këto relikte politike ende kanë guximin të përhapin retorikën e tyre të gabuar nuk është vetëm zhgënjyese—është një turp kombëtar. Ata e kanë dështuar Kosovën në çdo drejtim, dhe tani synojnë të minojnë një qeveri që më në fund po përballet me realitetin dhe po përpiqet t’i zhbëjë të zezat e tyre. Koha e tyre ka mbaruar. Është koha që ata të tërhiqen dhe të lejojnë që udhëheqja e vërtetë demokratike të mbizotërojë. T’i lejojnë partitë e tyre të reformohen, të distancohen nga partitë dhe partitë nga të zezat e tyre të pista dhe të përgjigjen para drejtësisë.

Nëse këto forca opozitare do të ktheheshin ndonjëherë në pushtet, pasojat do të ishin asgjë më pak se katastrofike për Kosovën. Kthimi i tyre do të sjellë një epokë të errët për të drejtat civile, njerëzore dhe politike, pasi tendencat autoritare që dikur pllakosën kombin do të rikthehen me hakmarrje. Liritë e fituara me vështirësi do të shuheshin shpejt, disidenti do të heshtet me grykë të pushkës dhe mure të burgut, dhe mekanizmat e qeverisë do të përdoren përsëri për të shërbyer interesat e një pakice banditësh të pandëshkluar e të korruptuar. Por dëmi nuk do të ndalej këtu. Siguria kombëtare, tashmë e brishtë si pasojë e veprimeve të tyre të kaluara dhe veprimtarisë aktuale të pandalshme në favor të diskursit politik të Serbisë agresive e bashkërenduar me Kremlinin zyrtar, do të vihet në rrezik të madh. Këto parti, që kanë treguar vazhdimisht gatishmërinë për të shitur sovranitetin e Kosovës për përfitime personale, me siguri do të rifillojnë modelin e tyre të rrezikshëm të përuljes ndaj Serbisë, duke dobësuar vendin nga brenda dhe duke ftuar paqëndrueshmërinë në zemrën e Ballkanit. Përparimi i fituar me vështirësi i Kosovës do të kthehej prapa, dhe e ardhmja e saj, e cila është në një ekuilibër të brishtë, do të qëndronte në fije të perit. Nuk ka të bëjë më vetëm me të tashmen, por me të ardhmen e vendit.

Edhe në opozitë, këto forca politike kanë treguar ngjyrat e tyre të vërteta duke kërkuar pa turp që Kosova të tërhiqet nga territoret e saj veriore, pas përpjekjes së aneksimit në shtator 2023 nga Serbia e lidhur me Kremlinin. Në një lëvizje që sfidon si logjikën ashtu edhe mirësinë, ata nuk hezituan t’i bënin thirrje kryeministrit Kurti dhe në mënyrë të turpshme tentuan ta etiketojnë atë si një tjetër Milosheviç. Kujtojeni këtë—një politikan që ka dedikuar jetën e tij për të luftuar për të drejtat njerëzore dhe politike kundër regjimit gjenocidal fashist të Milosheviçit, të krahasohet me tiranin që politikat e tij çuan në masakrimin e mbi 250,000 njerëzve në të gjithë Ballkanin—nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, e në fund në Kosovë. Sa moralisht i korruptuar, sa i poshtëruar duhet të jesh për të konceptuar një krahasim të tillë? Këta të befasojnë për çudinë e të keqes.

Albin Kurti, një aktivist politik që kurrë nuk ka vrarë dhe as nuk ka thirrur për vrasjen e dikujt, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tij, të krahasohet me një politikan kriminel serb duart e të cilit janë të njollosura me gjakun e civilëve të pafajshëm, nuk është vetëm një fyerje e neveritshme—është një tradhti e thellë ndaj historisë së Kosovës dhe parimeve për të cilat shumë kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën në vendin tonë. Guximi i pastër i një krahasimi të tillë flet shumë për thellësinë në të cilën këto figura opozitare janë të gatshëm të bien në kërkim të pushtetit. Gatishmëria e tyre për të shtrembëruar realitetin dhe për të shfrytëzuar kapitujt më të errët të së kaluarës së Kosovës për përfitime politike zbulon një nivel të degraduar që duhet të shqetësojë çdo qytetar. Nëse këta individë do të ktheheshin ndonjëherë në pushtet, kjo jo vetëm që do të nënkuptonte katastrofë për liritë civile dhe të drejtat njerëzore, por gjithashtu do të vendoste në rrezik të paparë vetë sigurinë e kombit.

Kosova nuk mund të përballojë të lejojë që e ardhmja e saj të rrëmbehet nga ata që tashmë kanë provuar veten se janë moralisht dhe politikisht të falimentuar.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Njeriu ka të drejtë të kritikojë, por e pyes autorin çfarë të mire solli kjo qeverisje, përveç mos zhvillim, kthim prapa në çdo fushë të jetës. Vetëm një shembull i thjeshtë. Viti shkollor është në prag dhe nxënësit në Kosovë do të nisen në shkollë pa tekste shkollore. Prindi nuk mund ta kryej detyrën e shtetit, të tërheq parat që ia jep shteti, të del nëpër dyqane të bej librat për 4-5 fëmijë, nëse e ka ndonjë punë tjetër nuk ia blen fare, i shpenzon ato para për tjera punë, fëmijët mbesin pa tekste shkollore. Dhe a ka mënyrë më të turpshme se sa ky trajtim që u bëhet prindërve dhe fëmijëve, në kohë të sotme fëmija të mbetet pa tekste shkollore.TURP!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu