ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Opozita e “njerëzve të mëdhenj”, që psikologjikisht e shpirtërisht janë njerëz të lig!

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Ka mbaruar shkolla e odave.
Nëse politikani do të bëhet i qetë, paqësor, i dashur, kërcënimet do të zhduken, grushtet dhe fjalorët e ndyra do të ndërpriten, të gjithë “deputetët e flliqur” do të zhdukenë Prandaj duhet të nisën veprimet për çarmatosjen e tyre dhe shpërndarjen opozitës së korruptuar ku të ishte e mundur, por rreziku i këtyre krijesave të “flliqura” nisi të rritej me rritjen e degjenerimt të popullsisë tonë.
Dua t’ju kujtoj edhe një herë kuptimin e fjalës deputetë Kërcënimet, korrupsioni dhe krimi i organizuar e ka gjymtuar bukurinë e kësaj fjale, saqë është, pothuajse, e pamundur të përdorët më, meqenëse të gjitha kuptimet që i janë dhënë kësaj fjale, nuk janë ngulur fort në mendjen e deputetëve kërcënues.
Pushteti nuk i degjeneron, pushteti tërheq deputetët e korruptuarë Sapo vijnë në pushtet, e gjithë mendja e tyre e ndrydhur të Dritan Semanajt, Albehar Tahirit, Hajdar Beqës, Memli Krasniqit, Arben Gashit dhe Ardian Kastratit etj, fillojn të shpallin të drejtat e tyre me kërcënime, shantazhe e “ndrydhje kokash”ë Pushteti nuk i degjeneron ata të LDK-së dhe të PDKYS, por e nxjerr në sipërfaqe degjenerimin e tyre. Korruptimi dhe kërcenimi ka qenë brenda tyre. Lëxues të nderuar, ju mund ta shikoni këtë:
“Sapo deputeti humbet pushtetin dhe luksin rreth thesarit, ata fillojnë ta humbasin edhe shpirtin, shëndetin duke sulmuar edhe deputetet e lwnduara shpirtwrishtw”.
Deputeti i opozitës fillimisht duhet të zotë rojë një kapital idesh të përgjithshme… Vetëm atëherë njeriu quhet i kualifikuar, të paktën subjektivisht, për të marrë pjesë në trajtimin politik të çështjeve publike brenda parlamentit – (jo të mirren me kërcënime:
“Ta këpus kokën ose dilë jashtë në korridor do të bëj llomë!”).
Nëse drejtësia do të arrinte t’i ndalojnë ata, atëherë do të mund të krijojnë deputetin e ri.
Nëse këto çështje të domosdoshme paraprake nuk i përbushin deputetët e opozitës dhe nëse deputeti i hynë jetës politike pa këto aftësi, atëherë do të përballet me një rrezik të dyfishtë. Nëse ndjek këtë linjë veprimi me anë të kërcënimeve, vetë votuesit e tyre do ta shohin këtë ndryshim të politikës nga ana e deputetëve si mungesë gjykimi të trashëguar në karakterin e tij shoqërorë. Pika e vetme, ku duhet përqendruar gjykimi ynë është maja e pushtetit, sepse, atje pikërisht atje, deputetët me pushtetin e tyre kalbëzojnë brezat e rinj.
Nëse ky shkrim do të përmbajë këtë llojë mendimi mbi deputetët, pa marrë parasysh nëse përmbajtja e saj ka mendim real apo është krejtësisht një një shmangje nga realiteti, atëherë është e vlefshme të bëhet një “analizë serioze” përmes një lëximi të kujdesshëm. Ju do të kuptoni gjithashtu, pasi të lexoni këtë shkrim, pse ajo duhet të jetë më thjesht një histori e atyre deputetëve personalë e së kaluarës së tyre në parlament. Nëse ju doni një opinion timin personal dhe të sinqertë, ju themë se analfabetizmi është saktësisht ashtu se si deputetët nuk e pretendojnë se janë.
Duke folur në përgjithësi, askush nuk duhet të marrë pjesë në politikë para se të arrijë moshën 30 vjeçare megjithëse, sigurisht, duhen bërë përjashtime në rastin e atyre që kanë aftësi politike të lindura. Të paktën, ky është opinioni që kam sot. Dhe arsyeja është se, derisa të arrijë moshën rreth 30 vjeç, zhvillimi mendor i njeriut ka të bëjë me fitimin dhe shyrtimin e atyre njohurive që janë të nevojshme për të krijuar bazat e asaj platforme të përgjithshme nga e cila mund të ekzaminojë pastaj problemet e ndryshme politike që shtohen nga dita në ditë dhe të jetë i aftë të mbajë qëndrime të përcaktuara për secilën nga to.
Këta deputet të opozitës, të cilët janë zgjedhur nga “populli”, vijnë nga profesione të ndryshme dhe kanë aftësi të ndryshme politike, çka do të thotë se i gjithë ky kombinim nuk përputhet mirë dhe, shpeshherë, shfaqet si ndonjë pikturë e shëmtuar. Sigurish, askush nuk e beson se këta përfaqësues të zgjedhur të kombit na qenkan më të zgjedhurit mes shpirtërave apo intelektualëve të klasit të parë. Asnjë, besoj unë, nuk është budalla sa të pretendojë se ata qindra deputet shteti, që dalin nga letrat e hedhura në kutit e votimit të zgjedhësve, të qëndrojnë diçka më lart se nenmesatarja e zgjuarsisë. Nocioni absurd se shqiptarët deputetët gjenialë mund të nxirren edhe përmes votimit të përgjithshëm nuk mund të përtypet.
Së pari, duhet quajtur kohë vërtet e bekuar ajo kur ndonjë burrë shteti i zgjuar del nga gjiri i popullit. Burra shteti të tillë shfaqen një herë në qindra apo më shumë vjet. Së dyti, masat e gjera të popullit instiktivisht ndjejnë antipati për çdo gjeni të tillë. Më tepër mundësi ka të kalojë ariu nëpër vrimën e gjilpëres sesa të zbulohet ndonjë njeri i madh nga LDK-së e PDK-së gjatë një procesi të zgjedhjeve në Dardani.
Ndërsa këtu në parlamentin e Dardanisë, deputet e opozitës me cilësi mëse modeste intelektuale, japin gjykime mbi problemet e mbledhura nga njëzet vitet e fundit, japin gjykime mbi problemet që i kanë bërë vetë dhe që ndikojnë mbi gjithë kombin duke akuzuar qeverinë e re. Ata formojnë dhe sulmojnë qeverinë e re e cila, duhet të bjerë viktim, çka do të thotë se politika që zbatohet nga opozita duhet të zbatohet lehtë, në fakt, politika e atyre është e dutetëve opozitarëve. Dhe në fakt, duke folur në përgjithësi, politika e tyre e mbanë dukshëm vulën e origjinës së tyre.
Por le t’i lëmë mënjanë cilësitë intelektuale të këtyre përfaqësuesve opozitar dhe të pyesim se e cila është natyra e detyrave që u janë ngarkuar. Por është gjë tepër e rallë në botë që, brenda dy decenieve, të shfaqen më shumë dallaveraxhinj e kërcnues se një gjeni dhe ndershmëri që nuk ka të sharë. Madje, këtu vështirë se kemi të bëjmë edhe me mendje jo normale, por vetëm me dilitantë aq mendjengushtë sa edhe mendjemëdhenj e arrogantë e kërcënues, që përbëjnë llojinn më të keq të intelektualëve të përbuzshëm.
Kështu e ka parlamenti ynë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu