Shkruan: Luan Dibrani
Këto skena nuk i duhen Kosovës edhe nëse nuk pajtohemi dhe nuk jeni të kënaqur me te ,është ministër legjitim me imunitet dhe patjetër duhet respektuar sigurinë dhe integritetin e tij.
Zotëri ministër mos u ndalni me punën! Respekt! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!
Ju nuk jeni aksionar në pompat e benzenit as në qendrat tregtare. As nuk ishit pjesëmarrës në shitjen e ndërmarrjeve publike, siç bën të tjerët! Ju nuk po epni tenderë dostave e probatinëve në segmente të ndryshme ,madje edhe ne nivelet e larat te tregtisë me Serbinë!
-Thjesht, po i shërben popullit pa asnjë skandal të korrupsionit e të krimit!
Njëzet vjet kemi qenë të vjedhur nga qeveritë paraprake nga e cila populli po i përjeton ato pasoja me palcën e vet kurrizore…
Shuma e ndare nga qeveria 150 milion euro, po ju epet popullit për ta përballuar situatën famëkeqe qe po përjeton bota madje edhe Kosova pas pandemisë dhe luftës së Ukrainës.
Gjestet e tilla si ky rast i rrugaçërisë me shtytjet e opozitës se lodhur po nxisin këta rrugaç keqpërdorimin e fëmijëve, te dijes e arsimit për politikë edhe antikombëtare në çastet e dialogut me Serbin.! Ky veprim vetëm sa e rrit respektin tim për ministrin Murati! Ministër i dinjitetshëm, i sjellshëm dhe i mençur. Po t ‘kish qenë ministër i qeverive të kaluara s kishin muajt me ju afrua hiç, se i kish pas nja dy tre truproje rreth e rrotull. Lind pyetja, ku janë policia qe nuk i mbron ministrat prej këtyre forcave antiligjore edhe antishtetërore?
Sot e kanë gjet me gjuajt me miell, ku qeveria i shpërndan 150 milion euro për qytetarë të Republikës!
Pamje nga sulmi me miell dhe me veprimet e tilla Ministrin Murati dhe qeverinë e Albin Kurtit po e përforcojnë.
-Opozita PDK, LDK e AAK janë kundër çdo gjëje që zhvillohet në funksionimin e shtetit si duhet. Hekuran Murati dhe qeveria aktuale është duke i riparuar ligjet dhe gangsterizmin e ish udhëheqjeve dhe qeverive paraprake të Kosovës.
-Këto valëvitje opozitare i ngjajnë gomarit para ngordhjes në momentin e fundit të shqelmon.
Gjestet dhe veprimet vandale qe po i bënë opozita, po edhe këta qe quajtur si PSD qe as pragun nuk e kaluan të futen në kuvend nuk i bëjnë përshtypje askujt me këto vepra edhe shumë primitive . Të lumtë ministër qe nuk merrësh me këto servilë të shitur. Të protestosh është demokratike dhe e lirë, por kjo mënyrë e sulmit fizik s’është njerëzore dhe fundi s’është ajo që është në kanun dhe në traditën e karakterit shqiptar?.
Nuk ka qeveri në botë që nuk bënë gabime dhe të bësh opozitë do të thotë ta kundërshtosh qeverinë, por edhe te japësh alternativa tjera se si do te duhej të qeverisej. Kështu opozita përfiton në të kundërtën tek ne kjo opozitë më shumë shënon autogola se sa qe po sinjalizon vepra si opozitat e popujve tjerë qe nxisin zhvillimin ekonomik ,kulturor dhe mirëqenën sociale të popullit.
Sa më shumë inati e xhelozi ndaj ministrit Hekuran Muratit, aq më lart po ngritët autoriteti i tij.
Sa më shume sukses qe po korre kjo qeveri aq me tepër po tërbohen opozitarët pa gjetë mjete demokratike, por iu ngjasin qeneve endacak! Respekt për Hekuran Muratin , vetëm vazhdoni kështu i me kulturën dhe edukatën qe posedoni i nderuari Ministër !… Këta të PSD-së PDK-së LDK-së e AAK-së, me avazin politik qe po e ndjekin, jo qe do të vinë në qeveri ndonjëherë, por po na dëmtojnë edhe në politiken ndërkombëtare, madje edhe ne liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian?!.
Dy fjale edhe për popullin :
A duhet ketë popull për ta vjedhur, rrahur , shtypur e malltretuar,injoruar, dhe te rrinë te robëruar si nen okupimin serb,a po donë shtet me ligje ,rregulla dhe sundim ligji dhe një pavarësi të Kosovës. Zoti i udhëzoftë dhe iu kthjelltë trurin këtyre njerëzve qe veprojnë me dije e pa vetëdije në demin e kauzës së popullit shqiptar…
I ligu veç veprime të liga bënë,turp,turp turp! Në saje te bajraktarizmave shekullor qe i patëm gjatë historisë mbetem në shumë shtete të shkapërderdhur edhe ata qe kane bere politike atëherë kane qenë një soj si këta të sodit. Zgjohuni shqiptar nga amullia dhe errësira qe iu ka mbuluar me veprime te tilla qe qojnë ujin ne mullinjtë e armiqve tanë shekullor.