ARKIVI:
6 Janar 2025

Opozita në Kosovë, humbja e besimit të qytetarëve dhe sfidat për rikthim

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Fjala tani i përket Listës Guxo dhe VV-së.
___
Opozita në Kosovë, me veprimet e saj gjatë dy dekadave të fundit, ka humbur besimin e qytetarëve. Siç thotë një fjalë e popullit: “Edhe sikur të shkriheni si tlyeni në furrë, askush më nuk ju beson.”
Veprimet e saj janë parë, përjetuar dhe analizuar nga populli. Fitorja është e pamundur për të, derisa të njëjtit individë konkurrojnë për pushtet, duke modifikuar programe në partitë e tyre të vjetra, por me të njëjtët persona që kanë shkelur kushtetutën dhe programet partiake.
Është e domosdoshme që opozita t’i kërkojë falje popullit për gënjeshtrat, korrupsionin, vrasjet dhe plaçkitjet që i ka shkaktuar atdheut, për bashkëpunimin me Beogradin dhe për dëmet e pariparueshme që i ka shkaktuar Kosovës për 20 vjet.
Ajo ishte e vetëdijshme se marrëdhëniet me Serbinë nuk ishin zgjidhur dhe nuk ndërmori hapa për përgatitjen e mbrojtjes; nuk investoi në ushtri. Përveç plaçkitjes dhe tradhtisë ndaj Kosovës, ajo i dha veriun Serbisë, saqë as një kabllo rryme nuk guxonte të ndërrohej në trafot e veriut pa lejen me shkrim të Radojçiqit.
Çfarë kërkoni tani nga ky popull? Do të marrni vetëm përçmimin e masës, kjo i bjenë Leshin e Maris edhe këtë e keni tepër. LDK-ja dhe udhëheqësinë e saj, rrezikon të mos e kalojë as 11% që kishte. Gjithashtu, PDK me Memlin do të marrë vetëm dënimin e merituar.
Fjala tani i përket Listës Guxo dhe VV-së.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kurr se kisha besue se ti Halil Geci do bajsh këso shkrime propagandë. Jo pse nuk qendrojnë shumë nga fjalët që i thue për ish partitë që ishin në pushtet, por për faktin se nuk po më besohet që ti si aktivist i vjetër i LDK-së edhe pas 5 vjet Qeverisje të koalicionit VV-GUXO nuk e paske pa se sa damet ja ka ba kjo qeveri Kosovës për vetem 5 vjet nuk ja kan ba të gjitha qeveritë tjera bashk për 20 vjet. Qellimisht nuk po ti numrojë asnjë pos damit që e izoloj Kosovën dhe sot Kosova bashk me Rusinë dhe Bellorusinë asht në sanksione nderkombëtare dhe edhe raportet me Amerikën jan buzë shkatrrimit. Këtë Kryeministër ta ka pranue si burrshtetas vetem Greqia dhe asnjë shtet tjetër. Albini burrshtetas tjerë ka takue vetem në samite dhe konferenca nderkombëtare. Hajnja , korrupsioni, nepotizmi asnjëherë nuk ka qenë ma i madh. Ja p.sh. ndan nga 100 euro femijve dhe pensionistve per tua trullue mendjen me ua marr votat. Halil, a ndihesh mirë o burr kur ti ban këso propagande se po e shkel mundin tand dhe të familjes tande që e keni ba 30 vjet për LDK-në? A ndihesh mirë kur ti lobon për Guxo e VV ndersa mbesa e jote Marigona asht kandidate per Deputete e LDK-së. Nuk kam cka them tjetër pos NO COMENT.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu