ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Opozita në Kosovë pothuajse pa përjashtim tashmë mund të cilësohet si një lloj konsorciumi në shkërmoçje

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

  • Logjika e robit dhe partitë-korporata në perendim.

Prishtinë, 15 maj – Ndërmarrja korporatiste me akronimin LDK po bë përpjekje të rikthehet në terrenin e politikës, por gjasat i ka tepër të kufizuara. Ilderi që u katapultua në krye të Partisë është produkt i neoliberalizmit pa bazë reale dhe i rrethuar nga bosët e ndërmarrjes korporatiste, nostalgjikë të të ashtuquajturës ideologji rugoviste inegzistente. Ngjashëm siç po ndodhë me PD në Shqipërinë politike, edhe LDK tani ka filluar ta gërryej nga brenda neofashizmi i gërshetuar me titizmin.
Ndërkaq Partia Demokratike e mbetur pa kokat drejtuese të saj (ata tashmë akuzohen si bartës të Ndërmarrjes së Organizuar Kriminale dhe ndodhen në burgun e Hagës), ajo ndodhet në delirin e shuarjes graduale. I ngjet shumë më shumë një pallati shumëkatësh që pas një tërmeti të rëndë, i janë tundur keq themelet, por mbetet tutje në këmbë. E rrezikshme si për ata që janë brenda, edhe për ambientin për rreth. Janë supet e bashkëveprimtarëve, që në fakt ishin më shumë bashkaksionarë, ata që po vazhdojnë ta mbajnë në jetë. Sidoqoftë, PDK-ja mbetet nën mëshirën e Gjykatës Speciale që e aprovuan vetë (2015). Do të mjaftojë edhe një valë arrestimesh dhe ajo mund të shembet e tëra.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të ketë fat më të mirë se PDK-ja, sidomos tashmë kur ajo është rrudhur në dy komuna të vogla ët Dukagjinit. Ajo nuk ka më mbështetje elektorale kombëtare.
Kush është shtrati real i LDK-së? Ajo ishte struktura vazhdimi i natyrshëm i LKJ-së, që trashëgoi edhe levat e ish Lidhjes Komuniste të Jugosllaviës për Kosovë. Pothuajse 90% e themeluesve dhe e drejtuesve të saj, vinin pikërisht nga shkolla e Kumrovcit (LKJ). Ata, brenda natës, u konvertuan në demokrat. Intenca e njërit prej themeluesve të saj që ta prezantoj vazhdimisht LDK si një lloj vazhdimi të Lidhjes së Prizrenit apo NDSH, rezulton një karikaturë e llojit të vet.
Këta komunistë jugosllavë të katapultuar artificialisht në antikomunistë, të indoktrinuar vazhdimisht me urrejtje kundruall Lëvizjes revolucionare e udhëhequr nga emra të njohur të rezistencës si Ali Kelmendi, Metush Krasniqi, Adem Demaçi e deri tek brezi i 81-shës e UÇK-së, përbënin amalgamën e çuditshme të reaksionit neofashist me petkun e liberalëve, që në esencë ishin neofashistë. Shumica e drejtusve për tridhjetëvjet rresht, mbetën po ata lojalët ose bijtë e tyre biologjik të lojalistëve të pushtetit serb; ata ishin arrivistët më tipik, ekzamplar model kishin ish aktivistin e rinisë së LKJ-së për Prishitnë, e më pas ministër në Qeverinë e fundit kuislinge ët Kosovës të Rrahman Morinës – komunisti jugosllav i shkollës jugosllave Isa M.
Në këtë parti hynë në fillim edhe edhe intelektualë idealistë, madje edhe ish të burgosur politikë, si Mehmet Kraja, Ramadan Musliu, Ilaz Pireva etj. Me kalimin e viteve, ata ose do ta lëshojnë fare LDK-në, duke vazhduar jetën akademike e private larg politikës, ose do të kalojnë në AAK apo parti tjera.
Ajo që u vu re nga i ashtuquajturi kuvend i karrigave, pas vdekjes së liderit themelues të LDK-së, ishte rikthimi në krye të saj i të ashtuquajturit rresht i dytë i personaliteteve që cilësoheshn komprometuese në vitet nëntëdhjeta, meqë ishin të njohur si drejtues të LKJ-së, rrjedhimisht edhe kolaborator të pushtetit. Kjo gardë, sidomos kur në krye të qeverisë LDK/PDK ishte Isa.M., rehabilitoj dhe angazhoj pa burbujë gjithë atë arsenal kolaboratorësh tjerë, sidomos në gjyqësor. Por edhe në fushën e sigurisë, të tjerë që ishin aktiv në aparatin e dhunës, e që populli e njihte me akronimin UDB.
Shkuarja e këtij brezi në pension të meritueshëm politik fill pas 14 shkurtit 2021, është kontributi më i madhë i demokracisë së brishtë kosovare; ky fakt hap siparin e mundësive për reformim të kësaj partie. Në forumet drjtuese të saj fare natyrshëm vijnë bijtë e tyre biologjik, por që nuk mund të thuhet se janë bartës të mëkateve politike të etërve të tyre. Ata tash njëzetë vite pas lufëts, janë formuar e ngjizur, megjithatë, me frymën e demokracisë liberale.
Sidoqoftë, indoktrinimi nga shkolla e Kumrocit dhe oportuniteti i përjetëshëm në raport me Serbinë, mbetet pjesë e nënvetëdijes.
“A është e mundur të ketë zgjidhje me Serbinë pa kompromis?”
Kjo ishte pyetja e gazetares së RTK për Haki Abazin, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në edicionin e lajmeve të mbërmjes së 12 majit 2021.
Kjo logjikë robi e injorancë e shpërfaqur përmes kësaj pyetje ka zënë vend kohë të gjatë në Kosovë, fatkeqësisht jo vetëm në kokat e gazetarëve; ajo është ushqyer e nxitur nga politikanët e regjimeve që ishin angazhuar, në emër të kthimit të “dhuratës së Rankoviqit”, të pajtoheshin me aneksimin e veriut nga ana e Serbisë që ta ruanin pushtetin e t’i shpëtonin drejtësisë (GJS), apo ish pjestarë të intelegjencies serbe.

Prof. Sadri Ramabaja në dhomën e punës …

Ndjenja e inferioritetit e të kolonizuarit është e ndërlidhur pashmangshmërisht me ndjenjën e superioritetit të kolonizatorit, pushtetarëve të regjimit, do të thoshte F.Fanoni. [Fanon, Black Skin, White Masks, f. 93]
Por nëse, sipas Fanonit, kolonizatori e mirëmban superioritetin e vet spiritual dhe moral mbi të kolonizuarin, ata që i shërbyen gjatë kolonizatorëve serb dhe bashkëqeverisën me ndërkombëtarët, duke qenë edhe me ta inferior deri në marrëzi, duket se në diskursin tonë publik një grusht politikanësh inferior, po edhe gazetarësh që shërbyn gjatë si marioneta të regjimeve, e kanë të vështirë ta kuptojnë lirinë.
Liria dhe demokracia sjell çlirim të plotë edhe të energjive pozitive. Për studiuesit e demokracisë, Kosova e pas 14 shkurtit 2021 pritet, sidoqoftë, të shndërrohet në një model suksesi, disi ngjashëm me Austrinë e pas Luftës së Dytë Botërore. “Demokracia përfaqësuese” dhe “demokracia deliberale” duket se do të jenë termat shkencorë më të aplikuar nga ana e studjuesve, që do t’ i kontribuojë gjithësesi kërkimit të konsensusit shoqëror. Të parët, këtë fakt do ta ndjejnë gazetarët e analistët, por gjithësesi edhe brezi i ri i politikanëve opozitar që pretendon reformim të partive politike dhe shmangjen nga shkërmoçja e mundshme.
Këto koncepte të reja bien ndesh gjithësesi me nocionet neofashiste dhe autoritarizmin si koncept që aplikonin regjimet pararendëse.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu