ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Opozita që jo vetëm s’mund ta sfidojë Albinin, por as Bilaloviq Sabahudinin!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Të mençura dhe të sakta janë prognozat e Dastdit Pallaskes, po aq sa glacat e laraskes.
Këtij xhuxhit asesi s’po i hynë në kokë që edhe nëse bëhen bashkë të gjithë kundërshtarët politik të Albinit, ai prapëseprapë të gjithë do t’i fusë në xhep, sepse atyre ende po u vjen njësoj si para një viti, era qelb, fekale, hudhër dhe qepë.
Sepse ata janë shumë më të dobët si kolektiv sesa Albini si individ.
Sepse ai tashmë është Goliat, ndërsa ata edhe nëse bëhen të gjithë bashkë janë të dobët sa një David.
Mirëpo a ka gjasë ta mposht Davidi opozitar Goliatin pushtetar si në legjendë?
Ka gjasa po aq sa Ramiz Lladrovci sikur të garonte kundër Albert Ajnshtajnin në fizikë për çmimin Nobel.
Sepse me këtë sfond imoral politik, diplomatik, ekonomik, social, strategjik, kadrovik dhe taktik, opozita jo vetëm që s’ka gjasa ta sfidojë politikisht Albinin, por as Bilalloviq Sabahudinin.
E lërë ma që të rritet dhe forcohet.
Arsyeja është shumë e thjesht :
Opozita përveç që s’ka bërë reforma politike, s’ka bërë as reforma metodike, strategjike, taktike dhe kadrovike.
Përndryshe s’do t’i shihnim natë e ditë në televizor surratat e njëjtë, të cilët asnjë herë nuk janë penduar për krimet e tyre personale dhe distancuar nga krimet shumë dimensionale të bashkpartiakëve të tyre.
Këta tipa të korruptuar, të pa ditur dhe të dhunshëm mund t’i kthejë në pushtet vetëm dështimi total i Vetëvendosjes dhe Listës Guxo .
Në anën tjetër dorën në zëmër unë s’po shoh dështim total të partive në pushtet, por as rezultate që e bëjnë pak më të pasur xhepin dhe përmirësojnë shëndetin.
Gjendjen e rëndë sociale në Kosovë po e lehtëson sadopak vetëm Enti Social me emrin “Halil Kastrati” dhe Mergata kosovare, e cila përmes ndihmave të saj që ua dërgon familjarëve të mbetur në atdhe u siguron atyre drunjë për dimër dhe miell, vaj e mish për tërë vitin
Program efikas social nga Partia Socialdemokrate e Albin Kurtit unë s’po shoh ende as për ilaç.
Në fakt s’po shoh as program efikas zhvillimor.
Po shoh zvarritje dhe vetëkënaqësi nga sondazhet, që po ua largojnë politikanëve në pushtet çdo presion dhe brengë nga truri dhe çdo barrë nga supet për të bërë politike të mirë.
Dhe jo vetëm kaq, por që po ua heqin atyre çdo frikë nga ndëshkimi me vota prej elektoratit.
Sepse ndërmjet stagnimit dhe rrënimit, elektorati gjithmonë do ta votojë stagnimin.
Prandaj Kosovës i duhet një forcë e re politike, që do ta sfidonte seriozisht Vetëvendosjen e Albinit.
Sepse vetëm në këtë mënyrë njerëzit që e udhëheqin do të shndërroheshin prej breshkave të ngadalshme në kuaj të shpejtë dhe do të vraponin drejt cakut, krejt dhe drejtë.
Do të vraponin drejt cakut me shpresën që rrugës s’do të hasin në ndonjë bunar, i cili do t’i përpinte dhe gllabëronte mirë e mbarë.
Fakti që unë jam i vetmi analist në të gjitha trojet shqiptare, të cilit i mjafton një tekst kaq i shkurtër për t’i korrë të gjithë politikanët dështakë si kombajë, dëshmon se më ka ndihmuar shumë për t’u bërë gjeni koha e kaluar në “filmin e vizatuar” me Olivien gruan e Marinarit Popaj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu