ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Opujt ballkanikë, nën tutelën e Fuqive të Mëdha Europiane – Thesprotia/Çamëria, etalon i pasojave të tutelave  

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri, studjues

Thesprotia/Çamëria etalon i pasojave të tutelave

Janë disa arësye që kërkojnë të shkruhet për një apo më shumë ndodhira, nga ku mbahen qendrimet përkatëse, qofshin delikate apo tepër delikate, të rëndësishme apo tepër të rëndësishme.

Personalisht si qytetar shqiptar, si një nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grekovrasës ndaj banorëve autoktonë çamë, si intelektual, në shkrimet e mia, rreth 60% janë trajtuar informacione të shumta për Rajonin autokton shqiptar të Çamërisë.

Ky dallim, në përqëndrim të trajtimeve, është nisur nga dy arësye madhore:

a) Veprimet kriminale, antinjerëzore, kundër predikimeve të të katër librave të shenjta; kundër “Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut” (10/12/1948); të kryera me lehtësi dhe pa pengesa nga shteti ortodoks Grek, kundër banorëve të Shqipërisë jugore dhe veçanërisht banorëve autoktonë të etnisë shqiptare të rajonit të Çamërisë.

Është kjo arësyeja që masakrat, nuk mund të mbeten të “varrosura”.

Kujtojmë edhe thënien e historianit dhe filozofit z. Xhorxh Santayana (lindur më 16 /12/1863 në Madrid – vdiq më 26/09/1952), për domosdoshmërinë e përballjes me krimet e historisë: “Ata të cilët nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar që ta përsërisin atë”.

b) Është vendlindja ime, e prindërve  dhe e paraardhësve tanë. Vend të cilin, në fillimet e shek. XX-të, bisturitë helmuese ruse, angleze, franceze; qëllimisht ngatërruan subjektin që duhej operuar. “Thikat” ranë mbi trojet etnike të Shqipërisë natyrale; kurse në vend që “thikat-bisturitë” operuese të përdoreshin për greko-serbët, atyre (agresorëve) ju dhuruan “përkëdheljet”, përfitimet. Shteti Grek dhe ai Serb nuk u operuan që të shpëtonin nga kanceri etno-fetar.

Shteti ortodoks Grek, haptazi, pa asnjë pengesë, me përkrahjen e mëkimin e gjeneralëve anglezë, kryen masakra, vjedhje, përvehtësim me tjetërsim të pronave private, vakëfet, etj. Vranë, dogjën, rrëmbyen dhe çnderuan vajza dhe gra, zhdukën fëmijë dhe të moshuar; shkatërruan pasuri të luejtshme dhe të paluejtshme; me dhunë tepër të dhunshme detyruan largimin e krejt popullsisë, banorët autoktonë të zonës të etnisë dhe besimit jo grek. Kryen me vetëdije veprime të qëllimshme gjenocidiste.

Të tilla ngjarje të tmerrshme, çnjerëzore, detyrimisht duhet të shkruhen, për të mos lejuar “heshtjen, as fshehjen dhe fshirjen”.

Jo vetëm historia të saktësohet dhe plotësohet, por dhe drejtësia të përmbushi misionet e saj ligjore.

Janë këto dy arësye që duhen analizuar hollësisht dhe në vazhdimësi deri në gjetjen dhe vendosjen përfundimisht të së drejtës; vetëm të së vërtetës; të predikimeve të Biblës; Kur’anit; Konventave Ndërkombëtare të hartuara dhe të miratuara nga qytetërimet e sotme shoqërore.

Në rastet kur të tilla shkrime vijnë nga intelektualë jo të profilit, ndodhin kryesisht për arësye të censurave të rrepta të cilat urdhërojnë mos trajtimin e ngjarjeve dhe më pak e mundshme është paaftësia profesionale apo pandjeshmëria e intelektualëve të profilit. Kjo nuk ka të bëjë as me frikën dhe as me trimërinë e dy tipave intelektualë, por intelektuali që shkruan jashtë profilit, ndjen dhimbjet, është i ndërgjegjshëm për të luftuar të keqen, kupton përgjegjësinë humane në mbrojtje të së vërtetave dhe shlyen detyrimin moral ndaj shoqërisë, e cila i dha mundësitë për të fituar dituri. Gjuthashtu këto raste shoqërohen edhe nga kushte të tjera, kryesisht mosha, e cila zotëron njohje, përvoja, aftësi intelektuale, zell për gjurmime, hulumtime, etj.

* Në rastin e trajtimit të etalonit të veçuar- Çamërisë- padyshim janë njohja e qëndrimeve mbi 100 vjeçare të sjelljeve në marrëdhëniet mes shteteve shqiptare dhe greke.

Është pragu i 77 vjetorit të gjenocidit grek ndaj tyre. Prag i cili detyron për t’u përqëndruar tek trajtimi dhe zgjidhja, fillimisht shtetin shqiptar dhe bashkësinë europiane, si një detyrim moral, human, ligjor dhe korigjim të vendimeve të turpshëmëe të fuqive të mëdha. Ato kanë shkelur dhe shkelin  brutalisht “të drejtën e vetvendosjes së kombeve” pavarësisht nga madhësia.

Rajoni i Çamërisë, u krijua si problem etnik dhe racor, gjë që u pasua me kryerjen e gjenocidit ndaj popullsisë së atjeshme autoktone.

Ishin vendimet e coptimit natyror të një kombi, që tkurrën territorin etnik duke e lënë në më pak se ¼ . Megjithatë, falë vetos amerikane, u arrit njohja e  shtetit shqiptar, që zakonisht njihet si “Shqipëria Londineze”.

Zërat e nënzëshëm, të zëshëm, të ndrojtur dhe të fortë që qarkullojnë në gjeopolitikën aktuale europiane me “non-paper-in”, të deklaruar nga kryeministri slloven, lidhur me disa korigjime kufijsh në disa shtete ballkanike, tregojnë pikërisht se ka ardhur koha e “mbretërimit” të arësyes në vendosjen e Paqes, fillimisht me korigimin e vendimmarrjeve aventureske të të “mëdhenjëve”. Fuqitë e Mëdha dikur përçmuar kombet e vegjël me ndarjen e territoreve bazuar në forcën e muskujve. Ishin këto mëndësira të mjera politike që gjatë këtyre 110 viteve shtetet ballkanike kanë qenë dhe janë në ndikimet armiqësore mes tyre.

Shtetet ballkanike, duhet të kthjellojnë mendjet  për të kuptuar të vërtetat penguese, frenuese që nuk arrijnë të zhvillohen, kur njihen dhe dihen se kushtet objektive natyrore dhe ato shoqërore (jashtë politikave nacionaliste tek disa shtete) janë optimale dhe i favorizojnë.

Marrëdhëniet e sinqerta, reciproke mes ballkanikëve, pengohen pikërisht nga vendimmarrjet e qëllimshme të fuqive të mëdha, të cilat “lozin” për interesat e tyre  kundër popujve autoktonë dhe të ardhur në Gadishullin e Ballkanit.

Si etalon për të na shërbyer dhe treguar të qartë vullnetin jo korrekt të qeverive europiane ndaj popujve ballkanas, janë veprimet dhe mos veprimet e kryera gjatë këtyre 110 viteve në trajtimin e masakrave dhe gjenocidit grek ndaj banorëve dhe rajonit të Çamërisë. Vendit më të parë të banuar nga Pellazgët.

*- Duhet theksuar dhe tërhequr vëmëndja për shkaqet që kanë çuar dhe çojnë tek përqëndrimi i veçantë i disa shteteve të mëdhenj, të fuqishëm europianë, të cilat kanë treguar dhe tregojnë kujdes të tepruar, bile tëpër të diferencuar për shtetin ortodoks Grek.

Kjo, mbasi përvojat historike dhe praktike, në rastet e këtyre veprimeve, krahas dëmtimit që i shkaktojnë subjektit duke e shtyrë drejt ndrydhjes në “vetkënaqësi” të pamerituar, e detyrojnë të pranojnë të mbeten pa kushte, nën kujdestarinë e rreptë të tyre. Vendosja nën tutelë, është faktuar me kushtëzimin ekonomiko- financiar gjatë dhjetë vitet e fundit.

Të qenurit nën tutelë, humbasin vetveprimin, ndrydhin liritë, krijojnë bindje për nevojën e vartësisë nga dikush, sjellje këto që të largojnë nga vetvetja. Duke u përkëdhelur nga dikush pa e merituar, arrihet në vetkënaqësi, e cila të shpie në rritjen e vlerave të emëruesit në një thyesë aritmetike.

Kalimi në këto rrjedha, automatikisht sjell egërsi dhe duke pasur shtesë fuqie nga jashtë, konvertohesh nga një shtet normal, human, në një shtet që nuk i meriton trashëgimitë e kulturave të lashtësisë të pretenduara; në një shtet vrasës, oreks për ekspansion dhe etje për dominimin e të tjerëve.

* Pasojat e shkaqeve të mësipërme shkarkohen tek shoqëritë njerëzore, të cilat vuajnë të këqiat, kur mundësitë janë plotësisht të qëna për të mirat.

Pengesat e shumëllojshme në mos mbarëvajtjen e popujve të çdo shteti, të popujve dhe shteteve mes tyre, janë “dhuratë” e politikanëve, të cilët kanë zgjedhur propagandat mashtruese për të nxitur urrejtje dhe armiqësi. Janë të vërtetuara ndër shekuj se në çdo popull dhe në çdo shtet, kur politika nuk ndërhyn, karakterizohen nga sjellje të mira bashkëjetese, nga respekti i ndërsjelltë dhe mirëkuptim mes tyre.

* Ndalemi në shtjellimin e etalonit  “Rajoni dhe banorët autoktonë të Çamërisë”.

“Çështja Çame dhe gjenocidi grek”, është një tërësi çështjesh ku dallohen qartë veprimet dhe mos veprimet e institucioneve europiane. Atje nuk janë  siguruar të drejtat e barabarta dhe detyrat e popujve europianë brenda çdo shteti dhe mes shteteve të këtij kontinenti.

Rendisim disa shkelje të rënda të cilat kërkojnë zgjidhje dhe ndëshkim:

– Shkeljet e të Drejtave Universale të Njeriut nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913-të, ku u coptuan trojet e Shqipërisë natyrale së bashku me banorët autoktonë në favor të greko-sllavëve.

– Është i vetmi shteti Grek që ka kryer masakra çnjerëzore ndaj nënshtetasve të tij. Ky shtet, flet dhe trajtohet sikur zbaton parimet demokratike, por de fakto ka në përparësi dhe mbetet besnik vetëm i “Megalloidhesë”.

– Shteti grek, pavarësisht se është anëtar i BE-se, mbetet ithtar i racizmit, nuk njeh pakicat qofshin etnike apo fetare, karakterizohet nga mos ulja për diskutim dhe zgjidhje të problemeve të rëndësisë së veçantë që ka me shtetet fqinjë. Ushtron presion për mos përdorimin e gjuhëve, zakoneve etj, ndaj minoriteteve dhe pakicave etno-fetare.

Veprimet të tilla antidemokratike janë të vërtetuara botërisht tek problemi “Çështja Çame dhe gjenocidi grek ndaj tyre”.

– Nëse midis shtetit Grek dhe shtetit Shqiptar, në marrëdhëniet mes tyre, do të zotëronte besueshmeria, respekti, reciprociteti, sinqeriteti dhe njohja e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjellta, e sigurtë se të gjitha problemet që ekzistojnë, të krijuara vetëm nga pala greke, do të kishin gjetur zgjidhje.

– Gjiithashtu lehtësisht do të ishin zgjidhur problemet mes dy shteteve, nëse shteti grek do ti njihte, do ti pranonte, do ti zbatonte me rigorozitet, me sinqeritet, me saktësi dhe me vulllnet të gjitha Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare që lidhen me të drejtat universale të njeriut, shumicën e të cilave i ka nënëshkruar edhe vetë Greqia. Por shteti Grek mbetet tepër i ngurtë, refraktar dhe ekspansionist, kjo “kokfortësi” i buron pikërisht nga përkëdhelja që i sigurohtët. Tipare këto, tepër të dukshme në praktikat shtetërore shumë vjeçare greke.

– Detyrim madhor për të kontrolluar zbatimin e ligjeve ndërkombëtare kanë institucionet e Bashkimit Europian, por këto kontrolle nuk realizohen tek shteti grek. Në rastin e trajtimit të kësaj teme, akuzat shprehen për veprimet dhe mosveprimet ndaj kombit shqiptar. Krahas ndjesës, duhet korigjimi i vendimeve të Konventes së Lozanit, ku  shtetet greke dhe turke shkaktuan humbje jete, gjak, dhimbje shpirti në mbi dy milionë njerëz, të cilët për shkak të besimeve fetare u masakruan dhe u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre mijëvjeçare.

– Nervozizmi abstrakt i palës greke, nuk e ka shansin të justifikojë kryerjen e masakrave që përfunduan në gjenocid. Nuk është argument mohimi i të vërtetave historike dhe gjeografike, pavarësisht përsëritjeve kudo dhe kurdoherë të qeverive greke për mos ekzistencën e “Çështjes Çame”.

Nuk mohohet realiteti duke përdoren kërcënimet ushtarake, ekonomike, apo vendosja e “vetos” kundër anëtarsimit të Shqipërisë në BE. Kërcënime këto me “Çështjen Çame”, ku vendosen kushte që emri Çamëri dhe problemi çam, të fshihen nga historia, të hiqen nga tekstet shkollore, të shuhen këto emra mbasi “dridhërojnë” efendikonjtë grekë dhe sputnikët e tyre kudo ku janë. Kushtëzime për të arritur deri në shuarjen dhe fshirjen e grupimit shoqëror të “komunitetit çam”, si dhe të drejtat ligjore të tyre.

* Ndofta u zgjat trajtimi me

përqëndrimin tek “Çështja Çame”, por nuk është shmangije nga kërkesa e titullit, mbishkrimit, sepse i gjithë kombi shqiptar ka po thuaj të njëjtin fat, i cili na është diktuar nga shtetet e mëdhenj, të cilët favorizojnë arbitrarisht shtetin ortodoks Grek

Nuk pranon karakteri shqiptar që të luaj rolin e viktimës, por këto akuza ndaj tyre, janë vërtetuar në shumë raste sjelljeje ndaj kombit shqiptar dhe shtrirjes teritoriale të tij. Në të vërtetë sjelljet e fuqive të mëdha, kanë shfaqur pa u merakosur racizmin më të shëmtuar ndaj nesh, me përdorimin e diferencimevetracore, etniko-fetare ndër popujt e Gadishullit të Ballkanit.

Gadishulli i Ballkanit, dikur Gadishulli Ilirik, ka popullsi me disa etni. Gadishulli ynë aktualisht përbëhet nga këto shtete: Bosnjë- Hercegoviana, Bullgari‎a, Greqi‎a, Kosova, Kroacia, Mali i Zi‎, Maqedonia e Veriut‎, Serbia, Ruman‎a dhe Shqipëri‎a.

Në disa shtete, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, në strukturën e popullsisë, peshë specifike të rëndësishme zënë banorët autoktonë me etni shqiptare.

Ky faktor tregon të vërtetat e mos veprimeve nga BE-së në zbatimin e parimeve demokratike ndaj popujve, e theksuar ndaj kombit shqiptar.

Analizojmë disa qendrime për të vërtetuar sa sipër:

1) Historia europiane, e marrë në kohë që nga lashtësia, flet ose më saktë, lë të kuptojë se gjeopolitika i ka shërbyer në shumicën e rasteve fshehjes, fshirjes dhe përvehtësimit të kulturave para greko-romake. I gjithë zhvillimi shoqëror i atribuohet periudhës romake dhe greke. Edhe sot flitet pa rezerva se historianët, filozofët, shkencëtarët, veprat e mëdha të artit, të kulturës, çdo qytetërim nga lashtësia prezantohet ose si përkatësi greke, ose romake. Me shumë pathos shkruhen, deklarohen dhe trajtohen rastet si: filozof grek, historian grek, shkencëtar grek etj. ose filizof, shkencëtar romak etj.etj. Aq shumë shkruhen e thuhen cilësime të tilla sa vihet në diskutim ekzistenca e lashtësisë dhe vetvetiu krijohet mendimi: “A ka ekzistuar njerëzimi para periudhës greko-romake?”. Kështu i gjejmë edhe qendrimet ndaj pellazgjisë dhe Ilirisë.

2) Roma nga viti 167 pes dhe gjatë Mesjetës së hershme (deri më 04/ shtator/ 467), vazhdoi strategjinë për shkatërrimin e plotë të Ilirisë.

Kjo (këndvështrimi im) ka ndodhur për dy arësye:

a) Iliria ishte trashëgimtare e pellazgjisë, e cila duhej shuar sepse  duke mbartur historinë e lashtësisë para greke e romake, zbulohen përvehtësimet e bëra kulturave para greko-romake

b) Iliria ishte rrezik për perandorinë romake, ishte fuqi e madhe në Europë. Në kohën e Gentit, Mbretëria Ilire shtrihej në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e dytë pas Maqedonisë, në pjesën perëndimore dhe jugore të Gadishullit. Mbretëria Ilire zotëronte një flotë të rëndsishme, ajo operonte në detin Adriatik dhe Jon.

Roma fitoi. Mbreti Gent humbi.

Tokat Ilire, që nga gjysma e parë e shek. IV, u ndanë në 4 provinca, të cilat përfshinin:

– Provinca e Prevalit me qendër Shkodrën, ku bënin pjesë Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipëria Veriore,

– Provinca e Dardanisë me qendër Skupin, ku përfshiheshin pothuaj të gjitha krahinat e Kosovës së sotme,

– Provinca e Epirit të Ri me qendër Dyrrahun (Durrësin), që përmblidhte krahinat e Shqipërisë Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe,

– Provinca e Epirit të Vjetër, me qendër Nikopolin (10-11 km në veri të Prevezës), ku përfshiheshin tokat në jug të Vjosës deri në gjirin e Prevezës.

Ndarja e Ilirisë në provinca, pa u ndalur në histori, ishte goditja e parë, dërrmuese, e cila kohë pas kohe solli shpërbërjen dhe tkurrjen nëpërmjet pushtimeve dhe asimilimit, si të territorit dhe të popullsisë ilire. Ndaj popullsisë ilire dhe trojeve të saj, nuk u ndërprenë ndërhyrjet në shkurtimin e gjymtyrëve dhe trupit. Perandoria Osmani i hoqi provincat dhe vendosi vilajetet. Me reformën administrative të vitit 1876 Tokat shqiptare u ndanë ndërmjet 4 vilajeteve: Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Manastirit dhe vilajeti i Janinës.

Keqbërja (armiqësia) e të huajve ndaj kombit shqiptar nuk ndalet. Në vitet 1912-1913 Fuqitë e Mëdha të Europës nuk donin ta njihnin këtë komb, ishin për shuarjen e tij. Në takimin për ndarjen e trofeve të mbarimit të L1B, nuk u fol as për provincat e dikurshme, as për vilajetin shqiptar, por fati e desh që të njihet një “bërthamë” shqiptare, që sot njihet Republika e Shqipërisë brenda 28,748 km/2, nga 114.728 km²

që është Shqipëria etnike. Iliria u coptua, por nuk pushoi coptimi edhe më pas në  pjesët e saj. Përpara këtyre qendrimeve, për zhdukjen e kombit shqiptar, kujt nuk i shkon mendja në dy pyetje:

a) Cili shtet tjetër në Gadishullin e Ballkanit është coptuar si Shqipëria? Të gjithë e dinë përgjigjen. Asnjë!

b) Pse coptimet territoriale sëbashku me popullsinë e tyre nuk kanë rreshtur së pushuara ndaj kombit shqiptar?. Përgjigja dihet, por nuk dëshirohet të pranohet dhe të thuhet!

Së fundi ja vlen shumë faktit dhe historisë së ardhshme, që të shpallen të vërtetat e shkaqeve që kombi shqiptar ka dymijë vjet që vuan i vetëm luftërat e ashpra. Qendrimeve krejtësisht të padrejta që i mbajnë të ndezura jo vetëm shtetet fqinje për interesa zgjerimi, por dhe shtetet e tjera për interesa etno-fetare; për ruajtjen e vazhdimësisë të fshehjeve, fshirjeve dhe përvehtësimit të zhvillimeve kulturore; të vjedhjes së qytetërimit para greko-romake.

Ngjarjet historike edhe kur zbulohen, brenda tyre “vlojnë” (mbajnë) shumë të fshehta, intriga, pabesira, lakmira etj.

– Janë këto, disa nga arësyet që pengojnë zgjidhjet e problemeve tona kombëtare.

Këto të vërteta kanë ndikuar në çdo krahinë dhe komunitet etnik shqiptar, kudo ku janë, të cilët përballen me pengesa të vazhdueshme në çdo hap të kërkimit të zhvillimit, në çdo hap të dëshiruar për të ecur përpara. Këto përballje madhore që pengojnë ka patur dhe ka edhe komuniteti çam, i cilitl gjatë këtij 110 vjeçari kërkon ti zgjidhet problemi që njihet si “Çështja Çame dhe gjenocidi grek ndaj tyre”.

Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon veprime demokratike që duhet ti realizojnë shteti shqiptar, shteti grek, Bashkimi Europian dhe SHBA. Ky i fundit na ka shpëtuar ekzistencën nga thikat dhe shpatat shekullore të greko-serbëve, por i kërkohet, me shumë respekt, edhe njëherë ndikimi për t’u bërë e plotë vendosja e drejtësisë.

Nuk e diskutoj rrugën e dërgimit të “Çështjes Çame dhe gjenocidit grek ndaj tyre” për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. E përkrah këtë version (variant), jo vetëm si dëshmitar okular i masakrave greke ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë, por dhe si qytetar i epokës të quajtur “qytetërim demokratik”.

77vite që zërat dhe shpirtërat e masakruar nuk rreshtin së kërkuari ndihmën e qytetërimit euro-atlantik për vendosjen e drejtësisë.

77 vite asnjë shenjë për vendosjen e paqes, reciprocitetin dhe qetësinë mes popujve ballkanikë.!!

Kjo statu-quo më detyron të mendoj:

“Ado kemi ndonjëherë mundësi që një qytetërim shoqëror të arrijë të veprojë me drejtësi”!

  • Fahri Dahri është studjues i trevës së Çamërisë  

Itali, më 18/05/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu