ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Organet e drejtësisë në Kosovë, dështim i plotë me rastin e Faton Hajrizit

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Luan Dibrani

Organizatat që merren me monitorimin e punës së sistemit të drejtësisë, konsiderojnë se viti 2019, ka qenë vit i dështuar sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë. Asnjë thotë për KP, se mungesa e aktakuzave për veprat penale të korrupsionit e bënë Prokurorinë Speciale të dështuar. Në bazë të ligjit, në bazë të asaj që qytetarët presin, është që Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila do të duhej të ishte lider në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, qoftë të krimit të organizuar, qoftë të korrupsionit të nivelit të lartë. Kur kjo prokurori dështon, atëherë sigurisht se dështon i tërë sistemi. “Mos e krahasoni Faton Hajrizin me Milan Radoiçiqin. Fatoni ka qenë kriminel recedivist i thjeshtë, që ka kryer krime në Kosovë, ka ikë nga burgu dhe e ka vrarë një polic në Serbi rastësisht. Milani ka qenë nënkryetar i një partie politike, i cili është stërvitur nga strukturat shtetërore në Serbi dhe ka hyrë me grup të organizuar terroristësh dhe të armatosur rëndë me qëllim pushtimin e një pjese të Kosovës. Fatonin e ka ndjekur shteti i Kosovës për ta arrestuar. Milani ka gëzuar mbështetjen dhe mbrojten e shtetit të Serbisë, si hero. Çdo barazim i Fatonit dhe Radoiçiqit i shkon për shtati vetëm Serbisë dhe është kundër interesave të Kosovës”, thuhet në postimin e Kelmendit.

Faton Hajrizi u vra sot nga forcat e policisë serbe pasi kaloi rreth 36 orë në arrati për shkak të vrasjes dhe plagosjes së një tjetër polici serbë.

Ai ka theksuar se Radoiçiqi ishte i stërvitur për të kryer sulme në Kosovë, ndërkaq Hajrizi ishte thjeshtë një i kërkuar nga Policia e Kosovës për krimet që ka kryer në Kosovë. Sipas Kelmendit, një krahasim i tillë i shërben vetëm interesave të Serbisë.

Sipas Muratit përgjegjësia duhet të kërkohet tek institucionet, të cilat sipas tij kanë përgjegjësi ligjore për të krijuar rrethana sigurie për të burgosurit dhe për t’i edukuar ata, teksa vuri në dukje se institucionet kanë përgjegjësi edhe kur të burgosurit arratisen dhe duhet t’i kapin ata.

“Ky rast simbolizon problemet më të thella që kemi në shoqëri, duke përfshirë gjendjen e burgjeve dhe situatën brenda tyre. Ne duhet të punojmë që njerëzit të dalin të integruar në shoqëri, e jo të bëhen fundamentalistë fetarë radikalë apo kriminelë më të regjur se kur hynë në burg”, tha Murati në emisionin “Info Plus” në RTK.

Faton Hajrizit është një sagë e gjatë dhe e dhimbshme për familjen dhe shoqërinë e Kosovës. Ai e përshkruan këtë situatë si një dështim jo vetëm të sistemit të drejtësisë, por edhe të shoqërisë në përgjithësi, duke nënvizuar nevojën për më shumë punë në integrimin e personave të tillë.

turpi e mbuloft sherbimin korektus dhe drejtesin ne kosove ruset hyn ne kosove te na pushtojn e ky te mbahet 25 vite burg dhe te vdes rrugeve te serbis turpi ju mbuloft sepse ky eshte detyruar te beje ni gje te till e jo pse ka dashur se nuk arsyetohet vrasja e asni njeriu per zgjidheje ka pasur shum me te mire ne kosove po kuku per ate popull atje ende udb -ja e ka drejtesin ne dore ne kosove. Organet  edrejtesise ne Kosove  dështim i plote me rastin e  humbjes se jeztes  se Faton Hajrizit!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Në përgjithësi pajtohem me shkrimin tuaj!Por,nuk është e domosdoshme që lexuesi i artikullit tuaj të vrasë mendjen se kush është Kelmendi dhe kush është Murati! Sepse,nuk është e thënë që atë që ke lexuar ti, ta kam lexuar edhe une! Duke pasur shumë persona me mbiemrat:Kelmendi dhe Murati, duhej te na tregoje edhe emrat e tyre!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu