ARKIVI:
15 Janar 2025

Organizata “Shqiptaria” kërkon nga Qeveria e të tjerët, që të marrin masa ndaj regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Shkrime relevante

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

Agim Morina, Prizren ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE… ___ E dij që...

Forca e vërtetë është që të qëndrosh i palëkundur përballë tradhtisë e dhimbjes

Halil Geci, Skenderaj Njeriu i fortë nuk është ai që ngre pesha,...

Përse nuk bëzaje ndaj qeverive të tjera, ti Arben Gashi …?!

Gani I. Mehmeti  Vërtet, veprimtarëve të LDK-së iu është lëshuar goja, sa...

Shpërndaj

Në foto: Dr. Nijazi Gashi

___

Deklaratë për shtyp e Organizatës Shqiptaria: Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Këta regjistrues, pa miratimin e pjesëmarrësve në regjistrim, vendosin në mënyrë arbitrarë dhe i regjistrojnë me religjionin Islam.

Kemi raportime nga anëtarët tanë dhe qytetarë të tjerë se në rubrikën “tjetër Specifiko”, nuk ju jepet mundësia për të deklaruar sipas dëshirës së pjesëmarrësve në regjistrim, ( në këtë rast) duke i vënë në vështirësi dhe duke u arsytuar se nuk u ja lejon sistemi.

Ne dyshojmë se ky keqperdorim nuk është i rastësishëm, por është nxitur nga grupe dhe individë që nuk i duan të mirën e Kosovës.

Kërkojmë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të zgjedhin besim e tyre që deshirojne. Kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe cenon integritetin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

  • Kryetari i Organizatës ”Shqiptaria” Kryetari Dr. Nijazi Gashi

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. E cka me ba tashti sipas teje o baci Njazi?!

    A t´i marrim shytnit e sakicat e po luftojme kunder tyre ( mes veti), apo c´a leshin me ba!

    a po e sheh se loza e pocerrkes ka hypi mbi lisa.

  2. I bashkohem komentit të dr. Njaziut, se vërtetë po bëhet diçka e tillë. Çka është edhe më keq, përzgjedhja e këtyre farë regjistruesve është bërë sipas parimeve të nepotizmit.
    Jetojë në një lagje ndër më të mëdhatë të Prishtinës, dhe për çudi nuk kam arritur të vërejë se është ka kryhet një regjistrim, sipas përmasave dhe rëndësisë së paralajmëruar. Por, kur merr të dhëna nga shumë mjedise të Kosovës, imponohet dyshimi se është kah punohet “shkel e shko”!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu