ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari

Në ditët e sotme, shohim që arabët e Palestinës, valëvisin një flamur, i cili është flamur i fashizmit islamik arab, që më parë( 1916) ishte i Revoltës Arabe kundër Perandorisë Osmane. 

Popujt e robëruar nën pushtimin e Perandorisë Osmane, të cilët ishin të besimit islam, u ballafaquan me një sfidë të pakalueshme, që kishte shkaktuar islamizmi. Pasiqë feja islame, siç edhe më parë edhe fetë e tjera, kishin shërbyer për të mbajtur nën kontroll përfshirë edhe nën robëri, por edhe për t’i asimilu popuj e robëruar. Derisa Revolucioni Anglez dhe sidomos ai Francez i 1789, gradualisht idetë e tyre, përhapeshin në drejtime ekscentrike, bëri që shekulli XIX dhe XX të përfshinte popullatat e krishtera ortodokse edhe ato Ballkanike, por as pas vitit 1912, kjo nuk ndodhi me popullatat islamike të cilat ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane. 

Prandaj islamizmi, ishte faktori kryesor që mbajti më gjatë pushtimin në të gjithë popujt që kishin fenë islame, p.sh: tek Shqiptarët, tek Kurdët dhe arabët. Gjithashtu, islamizmi dërmoi-shkatërroi intelektualët, civilizimet, kulturat, përpjekjet për liri dhe çlirim kombëtar, duke i shërbyer si armë më efikase për Perandorinë Osmane, që të vazhdonte t’i mbante nën pushtim të pushtuarit madje edhe për t’i asimiluar-zhdukur të tillët, edhe kur forcat ushtarake osmane ishin të pafuqishme për t’i mbatur nën pushtim. Pasiqë islamizmi kishte vonuar emancipimin e shoqërive që ishin të varura në moçalin ideologjik dhe teologjik i saj, sa që për disa vende të tilla u shtu nevoja e ushtrimit të mandateve nga vendet perëndimore, si fazë tranzicionale, drejt emancipimit dhe përgatitjes së tyre për shtet modern. Nga ana tjetër duke mos pasur kombe, gjegjësisht për gjatë sundimit të gjatë islamik qoftë të perandorisë Arabe, ashtu edhe të Perandorisë Osmane, ndikuan që të asimiloheshin dhe zhdukeshin kombet dhe të krijohej kombi sipas përkufizimin islamik, gjegjësisht të arabizoheshin edhe të tjerët. Prandaj sot, shohim që në botën arabe, nocioni komb është i ngatërruar me fe dhe i pandashëm nga feja. Fryma e rilindjes dhe renesancës në vendet arabe dhe në përgjithësi në shoqëritë islamike u vonu, në krahasim me shoqëritë dhe vendet që ishin më afër vendeve të Europës Perëndimore. Krijimi i shteteve të pavarura arabe dhe tek popujt islamik, që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, kryesisht ndodhën si vakum i pushtetit e shumë pak si vullnet dhe organizim shoqëror i popullatave të këtyre vendeve. Pasiqë Perandoria Osmane në Luftën e I Botërore ishte rreshtuar në krahun e Fuqive të Boshtit, kjo kuptohet që si humbës, këto fuqi humbën edhe kolonitë e tyre, derisa të kolonizuarit nuk ishin deri në atë çast të gatshëm e as të interesuar për shtet të tyre. P.sh: Arabët në Revoltën Arabe u nxitën nga Anglezët për t’a mposhtrë Perandorinë Osmane. Sharifi i Mekës Hussein bin Ali, ishte caktuar nga sulltani i Perandorisë Osmane më parë se të vinin në pushtet xhon turqit më 1908, e që ky ishte kundër këtyre të fundit, gjë që bëri të ishte pro Revoltës Arabe.1 Ky fakt ishte theksuar shpesh në konferenca dhe traktate ndërkombëtare, ashtu edhe në Deklaratën Anglo-Franceze të 9 nëntorit 1918, që thuhej “përfundimin dhe çlirimin përfundimtarë të popujve që aq gjatë ishin shtypur nga Turqit dhe krijimi i qeverive kombëtare dhe administrimi që derivon nga autoriteti i tyre i buruar nga zgjedhja e lirë e popujve autokton.”2  

Kishat ortodokse në Ballkan, luajtën rolin vendimtar në emancipimin, bashkimin dhe çlirimin e sllavëve, grekëve etj. Kurse xhamitë, përfshirë edhe në Atdheun tonë, luajtën një rol tepër destruktiv, përkundër përpjekjeve të panumërta të patriotëve Shqiptar, që ato t’i përdornin në shërbim të Kombit dhe Atdheut tonë, ato shërbyen më shumë qëllimeve pushtuese Osmane dhe atyre të fqinjëve sllav e grek. 

Me përfundimin e Luftës së I Botërore, në Traktatin e Versajës, Siria u kthy në Mandat Francez, kurse Iraku, Palestina dhe Transjordania u kthyen në Mandatin Britanik.3 Derisa edhe nën Mandatin Britanik, Hashemitët instaluan monarki në Transjordani dhe në Irak.4 Konventa  e Lidhjes së Kombeve, në nenin 22, parashihet krijimin e mandateve për kolonit dhe territoret të cilat ishin pushtuar dhe si pasojë e luftës kishte pushu sovraniteti i shteteve që formalisht i qeverisnin, e që njerëzit e të cilave nuk ishin ende të gatshëm që të qëndronin vetëm në kushtet e botës moderne, do aplikoheshin parimet për mirëqenie dhe zhvillim të tyre, e kjo do u besohej shteteve të civilizuara, që ta bënin këtë me mirëbesim.5 Në tipi A i mandateve, përfshinte kolonitë e Perandorisë Osmane, të cilat vlerësoheshin”…që kishin arritur stadin e zhvillimit ku ekzistenca e tyre si të pavarur mund përkohësisht të njihet por duke iu dhënë këshilla administrative dhe ndihmë nga Mandatori deri në kohën që ata janë të aftë të qëndrojnë vetë.”6 E që Mandate të Tipit A, për Siri dhe Liban kishte Franca, kurse Britania për Palestinë dhe Irak. 

Origjina e krijimit të flamurit të Revoltës Arabe dhe të arabëve të territorit izraelit të Palestinës 

Flamuri i sotëm që e përdorin arabët e Palestinës, ka sugjerime që është dizajnuar nga diplomati anglez Sir Mark Sykes, në përpjekje për të krijuar ndjenjën “Arabe” për të ushqyer revoltën, kundër Perandorisë Osmane më 1916-1918.7  Ky flamur për herë të parë u shpikë në vitin 1916, si flamur i Revoltës Arabe ose i Hexhazit.8 Kjo është theksuar edhe  nga biografi i Sykes më 1923, ashtu edhe nga Hussein ibn Ali al-Hashimi, i cili ia kishte thënë Woodrow Wilson-it që ky flamur simbolizonte sundimin Hashemit mbi botën Arabe.9 E që Sykes, për të sfiduar valvitjen e flamurit Francez në botën Arabe, ia paraqiti disa dizajne flamujsh Husseinit, i cili e zgjodhi këtë.10 

 

Figure 1. Flamujt e vendeve arabe, qe janë ndikuar nga flamuri i Revoltës Arabe. 

Revolta arabe ose ndryshe e njohur si Revolta e Madhe Arabe, e kishte flamurin e Hexhazit e që ishte flamur i përdorur edhe nga Hussein bin Ali dhe aleatët e tij, nacionalistët arab, gjatë kësaj revolte kundër Perandorisë Osmane gjatë Luftës së I Botërore, gjithashtu ishte flamuri i parë i Mbretërisë së Hexhazit. E që i njejti flamur më pas u bë edhe Jordanisë(1921), Palestinës(1922), Kuvajtit(1961), Emirateve të Bashkuara Arabe(1961), Saharasë Perëndimore (1976), Somalisë(1996),11 Sudanit, Sirisë,12 e që kishte ndikim edhe në shumë flamuj të shteteve të tjera arabe, si: Sirisë, Palestinës, Jordanit, Egjiptit, Irakut, Kuvajtit, Sudanit, Jemenit, Republikës Demokratike Arabëve të Saharës( Saharës Perëndimore) dhe Libisë.13 

Hashemitët arritën të sundonin në Hexhaz të Arabisë( pasi Arabia Saudite pushtoi Hexhazin 1924-1925), Jordani( mbetën në pushtet), Irak( deri më 1958, kur ndodhi grusht-shteti) dhe shkurt në Siri( pasiqë kjo pushoi së ekzistuari disa muaj më pas). Jordania si flamur të parë, kishte flamurin e njejtë të Revoltës Arabe, në vitet 1921-1928.14 Edhe Iraku e kishte tërësisht të njejtë flamurin me atë të Revoltës Arabe, prej 23 gusht 1921 deri më 10 korrik 1924.15 Edhe Republika Demokratike e Sudanit, më 20 maj 1970, adoptoi flamurin e ngjajshëm të Revoltës Arabe, deri më 1985,16 për të vazhduar më pas me të ngjajshëm flamur prej 1985 deri më 2019 nga Republika e Sudanit. Mbretëria arabe e Sirisë, kishte flamur të njejtë me flamurin e Revoltës Arabe, por që në trekëndëshin e kuq, kishte një yll 7 cepësh, e që ky flamur u përdorë prej 30 shtator 1918 deri më 8 mars 1920.17 

Mbretëria e Hexhazit, në vitet 1917 deri më 1920, e pati flamurin e njejtë me atë të Revoltës arabe, kurse nga viti 1920 e ndryshoi, duke ndërruar ngjyrën e gjelbër në vend të ngjyrës së bardhë-pra shpikën të njejtin flamur që sot e përdorin  arabët e territorit izraelit të Palestinës. Kurse pastaj Jordania  më 16 prill 1928 deri 1939, respektivisht si Transjordani deri më 17 qershor 1946, kur arriti pavarësinë e plotë. Mirëpo Transjordania më 1946, arriti pavarësinë e plotë.18Siç vërehet që flamuri i sotëm i Palestinës, është kopjuar  prej këtij flamuri, vetëm se në vend të yllit 7 cepësh është vendosur gjysmëhëna me kryqin katolik në krah, 10 vite më pas më 1938.  

Figure 2. Flamuri i Mbretërisë së Hexhazit 1920-1925 dhe  Jordanisë prej 16 prill 1928 deri 1938. 

Më 1958, si kundërpërgjegje ndaj bashkimit të Egjiptit dhe Sirisë në Republikën e Bashkuar Arabe, edhe dy mbretëritë Hashemite ajo e Irakut dhe Jordanit formuan Federatën Arabe.19 Federata Arabe, në nenin 7 të saj, theksonte që flamuri i tyre ishte flamuri i Revoltës Arabe, por që ky union zgjati për më pak se 6 muaj, shkaku i Revolucionit në Irak më 1958.20 

Gjithashtu Kuvajti kishte flamur të ngjajshëm. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga 2 dhjetor 1971, adoptuan flamur të ngjajshëm me atë të Revoltës Arabe.21 Edhe Republika Demokratike Arabe e Saharas( Saharasë Perëndimore), që nga 27 shkurt 1976, ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.22 Edhe Republika e Sudanit, që nga 20 maj 1970 ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.23  

Më: 11.11.2023 

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu