ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Osman Atalay-t i lë përshtypje deklarata e Albin Kurtit për shaminë

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.

Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara.

Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat.

“Kryeministër i Kosovës@albinkurti në një deklaratë për media tha se #shamiat dhe elementët e tjerë #dini nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.

Kush është Osman Atalay?

Sikurse shihet në fotografi, Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës.

Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010. Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.

Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.

Dosje

A ishte sponsorizuesi i terrorizmit, Osman Atalay, organizator i vizitës së Kurtit edhe në Palestinë?

PERISKOPI.COM  LAJME

Përkundër që në të gjitha takimet në Turqi, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga Albin Kurti ishte shoqëruar nga një prej mbështetësve kryesor të Al-Kaidës dhe luftës së xhihadizmit, Osman Atalay, Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë deri më tash nuk e ka parë të arsyeshme ta sqarojë afërsinë e tyre me këtë antiamerikan të përbetuar, shkruan lajmi.net.

Si përfaqësues i organizatës IHH, Osman Atalay deri më tani ka vepruar kryesisht në vendet ku shtrirja e terrorizmit është shumë e madhe, si në Libi, Pakistan, Kashmir, Darfur, Shirilankë, Ruandë, Somali, Mauritani, Kili, Krime, por institucionet e sigurisë janë të alarmuara viteve të fundit edhe më përpjekjet e tij për të depërtuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Më 31 maj 2010, IHH e kishte nisur një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.

Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.

Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe aktivisti kontrovers kosovar, Fuad Ramiqi, i cili ishte arrestuar nga forcat izraelite.

Organizata IHH, ku një prej njerëzve kryesor është vetë Osman Atalay, nga institucione ndërkombëtare që merren me hulumtime të terrorizmit ndërkombëtar, cilësohet si “Fytyra joprofitabile e xhihadizmit” (https://www.ict.org.il/Article/2397/IHH#gsc.tab=0) .

Po ashtu, i pandashmi i Albin Kurtit gjatë takimeve në Turqi, Osman Atalay, në maj të vitit 2011 ishte paraqitur edhe para mediave turke duke e dënuar ashpër vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, nga njësitë speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (https://www.terrorism-info.org.il/en/17909/) .

Osama Bin Laden ishte përgjegjësi kryesor i akteve më të rënda terroriste në historinë e SHBA-së, sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Në profilet e tij në rrjete sociale, shihen me qindra fotografi të Osman Atalay në aktivitete në shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën e Maqedoninë.

Mbetet i paqartë roli i Osman Atalay gjatë vizitës së Albin Kurtit në Turqi, në çfarë funksioni ka qëndruar ai pranë delegacionit të Vetëvendosjes dhe cili është bashkëpunimi i Albin Kurtit me Osman Atalay. Por, çdo ditë e më shumë po vihen në pah lidhjet e fshehta dhe shumë të rrezikshme të Lëvizjes Vetëvendosje me radikalistë islamikë të shtrirë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Këta radikalistë islamikë, kudo ku ata veprojnë, çdo ditë e promovojnë frymën antiamerikane duke e quajtur Shiriatin si zgjidhje të vetme për një shtet me vlera morale.

Osman Atalay vepron edhe në Palestinë, prandaj nuk dihet nëse edhe në këtë vizitë Kurti shoqërohej nga ai dhe mbetet e dyshimtë edhe shkuarja e tij në këtë shtet që kundërshtohet me dekada nga SHBA-ja. /lajmi.net/

 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu