ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Padrejtësia e një gjykate!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

  

Shkruan  Nafi  Çegrani  

Me shkas 

( Ose : Gjykata e Qarkut të Zenicës që nga 1981, fajtore për vendime të gabuara antishqiptare dhe apsurde !)                                                                                       

( …  Gjatë gjithë jetës jam përpjekur të eci në rrugën e drejtë që mund të ec NJERIU normal,  duke u munduar që të  mos shkeli  në shtigje të gabuara, me mendjeqë të jem i denjë me edukatën dhe kulturën e popullit që i takoj . Kam ecur me bindje si njeri i  formuar  i arsimit, duke qen i kujdesshëm që të mos shkeli të tjerët në thembër, duke ecur i çiltër si njeri me vetitë pozitive , sepse në gjithë  jetën time jam përballë me shumë sfida, batica e zbatica  që i ka jeta, e cila është si deti me valë, herë me stuhi e uragane dhe herë e qetë… )  

Kam ruajtur dinjiteti tim si  shqiptar, edhe kur jam përballur  me intriga të tmerrshme dhe prapavija të rrezikshme të nëntokës kriminale komuniste  të shtetit në vitet e rrënuarar,  gjersa isha në rradhët e Shërbimit inteligjent  jugosllav : (SDB) në Shkup, e të cilët  më vëzhgonin e përcjellin para dhe pas vdekjes së Titos, si zyrtar jo i përshtatshëm për atë makineri famose, dhe me ardhjen e vitit 1981 dhe ngjarjeve në Kosovë, nëntoka e atij Shërbimi që në popull njihen si UDB, fshehurazi dhe me një olan sekret, kurdisën akuza të rrejshme  dhe Proces të inskenuar  me motive nacionale dhe politikike  në Zenicë të Bosnës për vepër jo që nuk  NUK EGZISTON, dhe që unë personalisht, nuk isha autor dhe as që kisha në dijeni se për çfarë bëhej fjalë gjatë arrestimit…  

Më vonë gjatë hetuesisë brenda mureve me njolla gjaku në qelitë e burgut në Bosne dhe podrumet e SVR Bugojno, kuptova se hetuesit kishin të vetmin qëllim, në saje të dhunës, terrorit dhe  ARGUMEND BACILINUMIT të merrnin deklarata të rreme dhe gënjeshtra të imagjinuara nga shtatë shqiptarët fatprerë si të pandehur, një Boshnjak Rahman Sheshiq dhe ndaj meje… Bëhej një hata tmerri edhe gjatë netëve të thikave të gjata, ku kriminelët në emër të “Ligjit” dhe autorizimeve insistonin të nëshkruaheshin deklarata kinse pë vrasjen e vajzës së ndonjë oficeri apo gjenerali ushtarak të KOS-it, duke përdorur fjalët : “Zub za zub” Dhëmb për dhëmb) , ose: “Patjetër të nënshkrueshin se ka ndodhur “vrasje” dhe se për këtë ishin “fajtor” të gjithë në krye me Nafi Çegrani. 

… Nga dajaku u lansuan disa versione prej gënjeshtrash, vetëm që të lehtësonin rolin e tyre dhe të mbeteshin gjallë! 

Unë nuk kisha çfarë të “[ranoja” sepse as që kisha në dijeni se mund të kishte ndodhur ndonjë vrasje në mes të ditës dhe në mes të Gostivarit apo të asaj rrethine! Madje, bile, as që e kisha parë ose njohur të humburën Meliha Deliq. 

( …Pesha e rëndë e padrejtësisë me përmasa  globi dhe intrigat kriminale shoviniste  vazhduan me vite në pranga  gjatë regjimit të rrënuar, gjersa UDB-a  ishte  dhe sundonte me fytyrë djalli në brendinë e kazamateve apo qelive prej betoni me njolla gjaku, ku shqiptari shqyej nga togu i ujqërve të tërbuar dhe me fytyra djalli,  ishim të pa mbrojtur dhe lidhur në zinxhir si të ishim kurba ballkanik ! 

Ishin vite dhe stinë të vështira pikëllimi të një epoke djalli me ideologji moskovike !    

… Sizifi është heroi mitik, të cilin e shtjelloj me shpirt e ndjesi në zhvillimet e këtij shkrimi, krahasuar ose ndërlidhur e ngjeshur me fatumin tim tragjik, sepse  edhe ai  dhe figura e tij, janë të tillë që duket se kanë një lidhëshmëri me kontinuitetin e tragjikës sime si njeri i vuajtur  me padrejtësitë i ecur përballë intrigave dhe rrëmeteve jetika që i jerova  dhe përjetova si tufane që nga stinët e rinisë sime. Ai është i tillë si për pasionet, ashtu edhe për vuajtjet e tij. Sizifi ishte i dënuar nga Perënditë, që të ngjiste pa pushim në një shkëmb në majë të një mali një gur të rëndë, por sa guri arrinte në majë, ai rrokullisej tatëpjetë e përfundonte përsëri në rrëzë, në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste deri në majë gurin, do të mundohej, do të lodhej, por guri përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do t’i afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë…   

( Pesha e padrejtësisë !)  

Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Miti i Sizifit është metafora e një pune  të frytshme të cilën jam duke e bërë si process punë në shkrimet e mia gjatë  një kohe disavjeçare gjersa jam duke kërkuar drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës nga Gjykatat e Zenicës, Shkupit dhe Sarajevës si dhe duke parashtruar kërkesë për këtë qëllim gjitha organeve të Drejtësisë, madje edhe Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg dhe Komitetit për  Drejtësi pranë OKB në Njujork… Pra, është një punë në vazhdimësi e një pune  dhe një qëllimi të mire e të drejtë, për zbardhjen e një çëhtje të komplikuar nga akuza të kurdisura me plan secret nga persona të autorizuar nga organet hetuese dhe gjyqësore, por që në fakt, kanë qenë vetëm një rrjet i caktuar shovinist dhe antishqiptarë të nëntokës kriminale që kanë vepruar sipas direktivave të Shërbimeve të fshehta dhe spiunazhit jugosllav të derigjuar nga UDB-a dhe KOS-i ushtarak i atij regjimi komunist dhe të rrënuar…   

… Sizifi dhe Guri i rëndë tunxhi, si peshë e padrejtësisë, në gërshetimin dhe shtjellimin e shkrimeve të mia, janë metafora e stërmundimit  në tehun e viteve të gjata, lodhjes pa fryt  gjatë të shkruarit organeve gjyqësore, i përballur me heshtjen  dhe intrigat e tyre, ankesat apo kërkesat e  mia në kërkime të gjata vitesh, të diçkaje që njeriu e humb edhe shpresën, duke menduar se vërtetë mes njerëzve  NUK KA DREJTËSI , mbetesh me shpresë të humbur se atë nuk e arrin dot edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe i paarritshëm, duke shkruar dhe kërkuar zbardhjen e çështjes edhe gjatë viteve Brenda mureve dhe hekurave të burgut,  njashtu madje në vazhdimësi, edhe pas daljes në “liri”,shpesh më binte ndër mend afera e Drajfusit, apo tragjika e Prometheut, Gillgameshit dhe Guri i Sizifit mbi supe, apo rasti i tmerrshëm i Xhingis Kanit, të cilët vazhdonin  të jetonin si viktima tragjike të PADREJTËSIVE  edhe nga Perënditë, me mendim sepse je i “dënuar” të sillesh  në këtë mënyrë, të zvarritesh me një barrë të rëndë mbi kurrizin e përgjakur, ashtu siç ta kanë ngjeshur  “më të fortit” apo “Zotërat e fuqishëm”  të shtetit, që tregojnë legjendat… Dhe në rastin e fatumit tim tragjik, mbetën të dhunshëm ata që sajuan akuza të rreme, apo edhe Gjykatat që nënshkruan vendimet e tyre  “ Në emër të Ppopullit” apo ligjit, në saje të akuzave të rreme dhe për   rast të inskenuar në  stilin Stalinist, të nxjerrin  të pafajshëm para kordonit për pushkatim, për vepër apo “krim” që nuk ke bërë…! 

***   

… Për jetën e tij dimë shumë pak, por më tepër dimë mbi vdekjen e tij. Në të vërtetë, nuk ka qenë variantë e Gilgameshit babilonas i cili e dëshironte pavdekshmërinë. Megjithatë, nuk ka dashur të vdesë. Për diç të tillë kishte shumë arsye, sepse vdekja e tij është dashur të jetë dënim që e ka parë Zeusin, zotin suprem në momentin kur Ezopit, zotit të lumit, ia vodhi, të bijen, Eginën dhe se për këtë nuk ka heshtur. Kur vjen ai i cili ia merrte shpirtin Tanatit, në mënyrë të zhdërvjelltë i rrëshqet prej duarve, e lidh dhe e mbyll  në labirinthet e errëta të koridoreve të gjata dhe bodrum, të ngjajshme me ato të burgut famkeq të Zenicë tëBosnës gjatë viteve  komuniste, të rrënuara mëpas, ku autori i këtij libri kaloi vite e vite Brenda hekurash ku nuk dukej dielli…!  

 Kjo pati pasoja të papashme: njerëzit më nuk vdisnin dhe nuk u ofronin zotërave flijime, kuptohet, sepse nuk u frikësoheshin. Me këte në themel është lëkundur rendi mbi të cilin qëndronte vetë ekzistenca e zotërave ( si ajo që ndodhi me rrënimin e Murit të Berlinit dhe shteteve komuniste, siç ishte edhe Jugosllavia titiste).Prandaj, si shqiptar dhe intelektual, jam i mendimit se njeriu NUK DUHET TË HESHT edhe ndaj dukurive negative, blozake dhe dogmatike të cilat me rrjetet e tyre të intrigave dhe intrigante e injorante, kanë  caktuar fatin e njeriut nga rradhët e popullit apo masave të varfëra, me të vetmin qëllim që atë, NJERIUN , ta heshtin , ose ta bëjnë  “leckë” në aspektin moral dhe të dinjitetit!   

… Këshu ka ndodhur me fatin e shqiptarit gjatë sistemeve e regjimeve të sulltanëve dhe krajlave, gjatë sistemit bollshevik e komunist gjer në shembjen e artij sistemi famkeq…Por, mjerisht, si duket ende krimi dominon edhe pas regjimeve gjakatare, edhe pas tranzicionit, kinse jemi në “demokraci” por, për fat të keq, heshin edhe Europa plakë  dhe institucionet e saja si BE, dhe në shumën e rasteve dominon frika dhe tmerri, anarhija dhe turpi…!  

Andaj them se unë nuk heshti gjersa të jem gjallë, sepse jam i dënuar me urdhëresa tinëzare shteti dhe të organeve pot ë atij shteti të cilit i shërbenin edhe ata që ishin betuar të ndanin drejtësi. Por, në fakt, këtë nuk e bënin, dhe mbushnin burgjet me njerëz, në mesin e atyr që kishin bërë shkelje ligji, fusnin edhe persona që atij shteti ia kishin “turrbulluar” ujin si intelektual ose si shqiptar !  

( Prandaj, po dëshmoj edhe tani, se që kur isha arratis në Amerikë, u betova në Qiellin dhe në Tokën që I ka falë Perëndija, do kthehesha në Jugosllavinë titiste dhe se nuk do të loejoja që ndokush nga rradhët e UDB-së apo KOS-it  ushtarak jugosllav, nuk do të lejoja të vente nën thunder apo të shkiljte dinjitetin e familjes sime, në veçanti të gjyshit tim si balist I përbetuar, madje as të babait si veteran I Frontit të Sremit I vili kishte marrë plagë në mallet e Shumadisë, të zhgënjyer se do luftoni për një Flamur kombëtarë dhe të drejtat e barabarta shqiptare…) E cila gjë kishte qenë vetëm një zhgënjim dhe mashtrim moskovik dhe I ideologjisë staliniste-rankoviqiste…!  

… Isha i gatshëm të vdisja për çdo pike loti të Nënës që lindi dhe të familjes sime  aq krenare, sepse rrënjën e kasha të tillë, me rrënjë nga trimi i trimave dhe burri i pathyer përballë furtunave, haxhi Sulë Muja… Dhe, u ktheva nga Amerika, pa e ditur dhe pa e menduar se UDB-a dhe spiunazhi jugosllav komunist kishin përgatitur me vite plane të tmerrshme secrete për arrestimin tim në saje të akuzave me motive nacionale dhe antishqiptare, motive politike, dhe tamerrnin kokën time, edhepse askujt në jetë nuk i kasha bër ndonjë të keqe ose t’i kasha ecur kujt me ndonjë hile…sepse kasha edukatën, dinjitetin dhe kulturën e kombit që i takoja,  sepse JAM  SHQIPTAR !  

… Gjatë atyre viteve, pas kthimit tim nga bota andej Oqeanit, ndodhën shumë gjëra në Gadishullin e Ballkanit, frynë shumë erëra e stuhi, uragane dhe tmerre… Në vizitë Jugosllavisë erdhi edhe presidenti kinez Hua Kua Fen, ( Udba përgatiti me alarm duke “hap lajme  të rrejshme” me popicitet kinse një grup gazetarësh shqiptarë në krye me Nafi Çegranin , “do të bënkan “atentat” ndaj kryetarit kines” me motivacion përse Kina i paska “prish” marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.  Në këtë plan spiunimi ishin përfshirë disa persona nga udba të njohur si antishqiptarë dhe shovinista siç ishin Sllave Vasovski, Nikolla Ilievski, Kiro Koshtanov dhe në mesin e tyre treshqipfolësa si Bexhet Bexheti, Saqip Kollanri dhe Vullnet Preshova …Por. Ky plan dështoi… Vullnet Preshovën si  njeri i besimit nga babai avokat Abdulla Preshova, ugraduar duke e emruar si diplomat në Stamboll…)  

Ndodhi edhe djegja e banesës sime, që vunë në flake dokumente, libradhe çdo gjë që kam pas në shtëpi… Edhe sot ky akt criminal mbeti i pazbardhur… Madje vjen vdekja e Titos… Ndodhin ndryshime dhe veprime  antishqiptare, sidomos shovinizmi jugosllav priste të vinte pranvera e vonuar e vitit 1981 dhe demonstratat në Kosovë… Me këtë rast dhe “shansë” të politikës kapituluesee Beogradit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, nisin bastisje, kurthe, burgosje dhe beteja të tmerrshme antishqiptare, madje edhe ndaj Shqipërisë para dhe pas vdekjes së Enverit…  

… Apsolutikisht,nuk më binte nër mend se, mua ma kishin pregatit në mënyrë perfide arrestimin, akuzat e kurdisura dhe depërtimin në qelitë skëtera të burgut famkeq, në Zenicë të Bosnës, ku njeriu nuk kishte mundësi ( as avokatët, bile) se çfarë ndodhëte brendame fatprerë e pandehur, duke i shqye si ujqr t trbuar, duke i shtri n dajak e terror me muaj të tërë, duke i detyruar t “pranonin” do gj se ata ishin “fajtor” siç  i kishin pregatitur akuzat e imagjinuara, xhelatët kishin duart me gjak shqiptari…!  

Unë, nuk kisha çfarë të “pranoja” diçka që nuk kasha njohuri dhe nuk isha actor i ndonjë “krimi” që kishin kurdis  nëntoka kriminale e UDB-së, siç kam shkruar edhe më herët në  Ankesat dhe Kërkesat e mia me vite, në shkrimet e mua në burg dhe pas daljes nga burgu në “liri” !  

Pse kështu,vallë?   

 Këtë shkruaj edhe sot, edhe pas rrënies së regjimit komunist, por edhe në “demokraci” dikush nuk dëshiron që e vërteta të del në dritë të diellit… Por, unë Zotin kam dëshmitar !  

***   

 Prandaj Zeusi e dërgoi në botë Aresin, zotin e luftës për ta shpëtuar Tanatin i cili më pastaj e zë shpirtin e Sizifit dhe menjëherë e çon në botën nëntokësore. Apo atje ku kalamendej Gillgameshi! Sizifi ka ditur të gjendet në çdo situatë dhe çdo gjë e ka menduar më parë. Me largëpamësi i urdhëroi bashkëshortes së vet, Meropes, që me rastin e vdekjes së tij mos t’iu ofrojë zotërave flijime. Sundimtari i botës nëntokësore Hadi dhe bashkëshortja e tij Perzefona, më kot i pritnin dhuratat e caktuara dhe për këtë arsye urdhëruan që Sizifin ta sjellin para tyre. Sizifi u thotë se punën menjëherë do ta rregullojë, vetëm se ta lëshojnë për një moment që të shkojë në botën nëntokësore. Do të shkojë te bashkëshortja e vet dhe me një seriozitet do ta përkujtoj në detyrat e saja, sepse, siç mendon ajo në vete, i ofendon zotërat, e tjerë. Hadi u bind nga gojtaria e Sizifit, ndërsa Sizifi i humbi edhe mbresat e fundit të respektit para mençurisë dhe luciditetit të hyjnive. Mbeti i qetë në Korint dhe e shijonte jetën siç ka ditur më mire. Hadi, i zemruar, sërish e çoi Tanatin pas tij. Zoti i vdekjes e priti rastin kur pa se një pije iu dobësua të gjykuarit e Sizifit dhe atëherë në mënyrë të pamëshirshme ia kap dhe ia rrëmbeu shpirtin. Këtë herë Sizifi më nuk ka dalë nga bota nëntokësore. Pasi që ekzistonte rreziku që shembulli i Sizifit t’u shërbejë njerëzve për të dyshuar në gjithëdijshmërinë dhe autoritetin e zotërave, Hadi e dënoi në mënyrë shembullore: që përjetë ta rrokullisë gurin në kodër të lartë, i cili në maje do të rrëshqasë për herë nga dora dhe tërë veprimin do ta filloj sërish. Kjo nuk është vetëm punë e rëndë, por edhe punë pa kurrfarë qëllimi që e bënë të marrë pa kufi. Vetëdija se në këtë nuk do t’i ndihmojë kurrfarë dinakërie e mundon Sizifin njësoj sikur se edhe dëshpërimi i tij. Puna e Sizifit është bërë fjalë e urtë edhe sot dhe do të na vinte mirë sikur ta njihnim vetëm nga mitet e antikës, të përkuojtojmë Mitin për Sizifin , ose  tregimin  mbi te, kur me  emrin e Sizifit, për herë të parë, ndeshemi në Odisenë e Homerit. Në skenë e kanë sjellë Eskili dhe Euripidi në dramat me të njëjtin emër dhe tragjikën  e Sizifit,  që e kujtojmë edhe sot . 

***   

O shqiptarë, patriotë e fatkeqë! – të vetmuar, të tradhëtuar, të braktisur, të zhgënjyer, të mashtruar, shpresëhumbur e shpirtsfilitur, ziliqarë e me botkuptime injorante, me shpirtëra blozak hakmarrës, ose trima e patriot të vërtetë, atdhetarë, ju që keni mandje të ndritur ose shkrimtarë, edhepse ende kush nga ju nuk u shpall Nobelist i ndonjë fushe të caktuar. Mendja ma thotë, dhe po ju pyes me këtë rast: a thua, vallë, ende ju duket se nuk jeni të kapluar nga tragjika individuale dhe ajo kolektive, apo ende doni sikur të mashtroni veten e të besoni edhe në diçka e cila është apsurde!? Ju pyes: vallë a nuk ju ngjajnë vuajtjet, sfilitjet e sakrificat tuaja njëzetshekullore, me stërmundimin absurd të Sizifit.  Ap ende jeni të ngërthyer nga injoranca dhe absurditeti, dhe kjo  sacrifice, ndoshta ju duket e HARRUAR!?  

Ndoshta….Ndoshta !  

… Apo, ndoshta vallë, vetë dukeni dhe jeni të harruar,  e që këtu, me këtë rast, ende nuk është e shkruar, apo e gjithë kjo vlenë vetëm për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët jetojnë me hatër apo me hallet e tyre larg rrëmujës e rrëmetit, përtej viteve dhe shekujve blozak në këtë cep të Ballkanit!…Por, po ua them edhe këtë se kjo “harresë”  është “pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare” (Branko Merxhani). A nuk ngjajnë sakrificat dhe përpjekjet tuaja 500 vjeçare nën sundimin otoman me stërmundimin absurd të ngjajshme me ato të Sizifit? Absurd sepse pikërisht kjo periudhë e hidhur dhe më e errëta e robërimit tuaj nga Turqia , apo nga kralja e satrapa moskovik , dekada e shekuj kur dukej, ndoshta në një mënyrë, sit ë “ishte koha më e pasur dhe më e lumtur e historisë , ose disi ndryshe që mbeten vetëm gjurmë…dhe kjo me qenë se në atë epokë stërgjyshërit tanë të gjorë përpiqeshin me zemër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushave të largme të Arabisë, që nga Çamëria e Tepelena e gjer në Kosovë e Dardani, përtej stinëve nga Molla  kuqe! Paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe të gjitha baulet e plaçkave me se u shpërblyen? Me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kuptohet, shqiptari as brezat gjitha këto zhvillime dhe gjurmë nuk duhet harruar”   

 A nuk vazhdon ende kjo “sagë”  ballkanike, stërmundimi absurd  sizifian shqiptar!? A nuk ngjajnë sakrificat  dhe betejat e mia me vite ( madje edhe ato si në aspektin individual, njashtu edhe  në ate kolektiv të popullit të vuajtur me vite e dekada), në relacione të ndrushme, bile edhe në baza nacionale, në kthesa të rëndësishme të historisë, me stërmundimin absurd të Sizifit, apo në këtë rasdt personalisht lidh me kërkesat e mia për drejtësi, në luftën kundër peshës së padrejtësisë dhe njollosjes së personaliteit tik  dhe barren e ndëshkimeve që mbaj me vite e dekada mbi supe, a për diçka që nuk jam fajtor as që jam autori ndonjë “krimi” përëka nuk kam dijeni, pos bindjes se e tërë kjo dramë është kurdisj nga imagjinata dhe akuzat e inskenuara komuniste nga regjimi dhe Shërbimi komunist tëviteve të rrënuara e  quajtur UDB!?   

Absurd, se në këto momente  dhe me vite as organet kompetente të jurispondencës dhe Gjykatat sin ë Maqedoni njashtu edhe ata në Bosne, nuk kanë arriturose nuk kanë dash  sipas ndonjë urdhëri që të zbardhet e vërteta dhe  PAFAJSIA IME, ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe motive  që unë nuk i kam në dijeni, nuk kanë mundur të orientohen drejt për të arritur në kohë  “qëllimet e mëdha”, se , në rastin konkret kanë mundguar çfarëdoqofshin fakte dhe argument, sepse  AKUZA TË IMAGJINUARA DHE  FUND E KRYE  TË MONTUARA që u inskenuan dhe zhvilluan nga ndjellakëqinjët, sipas  direktivave të fshehta të Shërbimeve sekrete jugosllave ( Edhe me dirigjim të Branko Mikuliqit, Stane Dollancit nga Beogradi si dhe nga Nikolla Ilievski, Vsaroshlija, Sllobodan Stankoviq . udbash a të lartë me funksione dhe të njohur si antishqiptar të përbetuar dhe ca të tjerë nga Shkupi), në Procesin e Zenizës që nga pranvera e vitit  1981, gjegjësisht pas shpërthimit të demonstratave shqiptare në Kosovë! A thua vallë,  nuk ngjajnë përpjekjet, qëndresa dhe lufta e nëntokës kriminale e cila ka vepruar në vazhdimësi dhe sipas një programitinëzar sekret sipas urdhërave të  Shtetit i cili ishte   SHTET MBI SHTET dhe gjykata ka sjellë vendime ashtu siç  u realizuan me vite e dekada  planet keqbërëse dhe antinjerëzore, dhe kundër ligjore… Absurd i atyre viteve plotë djallëzi dhe shovinizëm  i një kloke të çuditshme ANTISHQIPTARE sepse  gjykata me ndërgjegje të vrarë  shpall  ndaj meje DËNIM ME VDEKJE PUSHKATIM, për vepër që as nuk kam motiv apo ndonjë nevojë të kryej një “krim” apo “vrasje”  ndaj ndonjë personi që as nuk e kam parë, as nuk kam pas në dijeni  ose njohur.   

 … E gjithë kjo, sipas mendimit dhe logjikës sime, nuk gaboj nëse e krahasoj me fatin tragjik të kombit që i takoj, apo fatin tragjik të Atdheut tim, me ndarjen  e PA TË DREJTË  të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha , duke ua vë kombit shqiptarë Gurin e madh dhë të një peshe me përmasa mali mbi supe  të padrejtësisë sin ë aspektin individual njashtu edhe në atë kolektiv në kohë dhe hapësirë… Madje edhe sot po heshtet qëllimisht, duke na e thye krenarinë dhe DINJITETIN  me intrigat e çutitshme, heshtin,  kinse nuk u intereson fakti, që kombi  ynë është i copëtuar gjeografikisht dhe po copëtohet çdo ditë e më shumë kombëtarisht, moralisht, psiqikisht duke ekzistuar në një kaos social e individual, me paragrafe, ligje apsurde e lojëra diplomatike, politike , duke mbajtur çdo gjë larg ligjit dhe drejtësisë apsolute njerëzore, madje edhe pse egzistojnë KONVENTA  ndërkombëtare për të drejtat racore, kombëtare e njerëzore, duke  na mbajtur në epoka të ndryshme djajsh, duke na mbajtur  me GURIN E SIZIFIT   mbi shpatulla! Një gur të tillë shkëmbi me akuza të rreme, të kurdisura si akuza, duke më njollosur si shqiptar, me vite e dekada mbajë mbi supe  peshën si një Promethe i prangosur me vite Brenda hekurash, atje ku nuk dukej as rrezja ediellit apo dritës , ku gjykatësit dhe hetuesit gjakatar zgërdhiheshin gjersa korrbat shqyenin mëlqin…  

Një fatum të tillë tragjik kushte edhe  Xhingis Kani, e ata që mbanin DREJTËSINË  dhe çekanin në dorë, zvariteshin me  vite të kohë si skandal dhe turp i gjykatave të BeH dhe Maqedonisë  ( të Veriut, siç quhet  tani) dhe mes njerëzve sikur kjo nuk ishte punë e tyre pë zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësisë në këtë  tokë ku jetojnë me shekuj të parët e mi 

Unë nuk kërkoj privilegje në këtë skandal të padrejtësis në shtigjet ballkanike!  (Këtu apostrofoj për vendimin e drejtë të gjykatësit Suprem në Sarajevë  të vitit 1983 Mr  MirkoVllajsavleviq, i cili hudhi poshtë Vendimin apsurt të Gjykatës së atëhershme të Qarkut në Zenicë K.94/83 të gjykatësve shovinista Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq, masha të ndryshkura të Branko Mikuliqit dhe Stane Dollancit,  duke sjellur vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe reales , me dënimin me vdekje pushkatim ndaj meje…. Gjykatësi Mr Vllajsavleviq nënvizon me bindj të plotë se “Gjykata e Qarkutdhe gjykatësit me vendim të tillë, nuk kanë as një bazë ligjore, madje as që ka argument se ekziston vepra penale VRASJE!” 

Me vite shkruaj e rishkruaj ankesa e kërkesa, madje edhe Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila Gjykatë e nderuar jep direktivë gjykatat dhe organet e jurispodencës së vendit janë të OBLIGUAR të sjellin vendim të drejtë gjyqësor sipas ligjit , të drejtës dhe të zbardhet e vërteta, duke i anashkaluar akuzat e pavërteta dhe të imagjinuara !” 

Andaj, edhe sot e sot, unë si viktimë e Shërbimeve , apo krerëve të saj shovinist të Jugosllavisë komuniste, kërkoj me këmbëngulje dhe guxim drejtësinë dhe zbardhjen e të vërtetës ! 

( Vijon) 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Viktimë i shtetit komunist dhe udbs rankoviqevse pse si shqiptar me orientime ndryshe politike e kanë mbajt në list për likuidim
    Dashtë Perëndia këtë rast e nxjer në dritë ghykata e Strasburkur se këtu nuk ka drejtësi as në Bosne.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu