ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Pajtimi kombëtar dhe politik i hapi rrugën programit të luftës për liri në Kosovë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Përkujtojmë historinë e lavdishme kombëtare. Studim analitik i lexuar në Kuvendin e Bubavecit më 15 qrshor 2022.                                                                                        1989-1999 

Pajtimi kombëtar e kishte gjërësinë popullore, pajtimi politik e kishte lartësinë intelektuale dhe programi i luftës e kishte largësinë historike, për mos më e harruar kurrë.Në këtë rrugëtim u doferencuan dy lloj shqiptarësh: ata që nuk u ndalën kurrë në rreshtimin e bashkimit për pajtim kombëtar, për dituri, për liri dhe politikë evroperendimore, çoftë edhe përmes lufyës së armatosur. Në këtë rrehtim të shekullit, një pjesë e shqiptarëve u kualifikua se janë me këtë emër me korespodencë, sepse rrefuzuan çdo politikë aktive, çdo lloj lufte të pajtimit dhe të UÇK-ës për liri, pa të cilën luftë NATO nuk do të intervenonte kurrë. 

E vërteta shumë kush pajtimit dhe luftës për liri ia kishte pajtimit frigën, por shumë kush, sidomos Ushtria e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit ia shihte Kosovës dhe shqiptarisë rritën. Pra,Lëvizja politike, kombëtare dhe organizimi ushtarak në fund të shekullit XX na mësoi që ta lexojmë historinë më me kujdes, më me dituri dhe urti, por mbi të gjitha më me largëpamësi  serioze intelektuale dhe gjithëpopullore. 

 Kosova kishte një kohë që gjëndej në luftë politike me okupatorin serbian. Ajo luftë kishte shpërthyer  më 1912 dhe sidomos më 1945 dhe, më nuk kishte pushuar kurrë.  Aty kah mbarimi i vitit 1989, lufta kundër okupatorit serbian do ta mbrrijë kulmin e kundërthënjeve . Parndaj, do të mësohet se koha e demonstratatve dhe frazave politike ka shënuar rrezultate, por njëherit ka shënuar fundin e një lufte të tillë qytetare.Në këto rrethana, duhej filluar një epokë shqiptare si gjithëmonë para ngjarjeve të mëdha, si ajo e kohës Lidhjës Shqiptare të Prizrenit më 1878, si ajo e kohës Lidhjës Shqiptare të Pejës 1899, si ajo e Lidhjës Shqiptare të Shkupit më 1909, për organizimin e kryengritjës përgjithëshme, se shqiptarët do të ngritën në kryengritje, ptandaj shtrohej nevoja thelbësore se duhet pajtim kombëtar mbi  të gjitha, në shembullin e shkollës kah ftonte kombin Hasan Prishtina më 1918 kur u themelua KMKK. Pra, shembulli i Hasan Prishtinës ishte i njohur edhe më 1989/90, por nuk kishim asnjë informatë se kush do ta zavendsojë, për faktin se paria politike shqiptare, shumë vështirë e kuptonte shkëputjën nga Serbia neofashiste.  Madje këtë realitet nuk dinin ta lexojnë asnjeri nga politikanët e promovuar në rrethanat e para 23 marsit 1989, dhe ata pas tij. 

E pajtimi kombëtar duhej ta kishte një bazë prej kah do të fillohet aksioni i shekullit. Në lidhje me këtë,  shumë shpejtë u zbulua  në thënjen epokale e përbashkimit e thën nga Adem Demaçi se:  “NUK ËSHTË TRIM AI QË E NGREHË GISHTIN E KRIMIT, POR ËSHTË TRIM AI QË E SHTRINË DORËN E PAJTIMIT”. Kështu misioni filloi me tërë fuqinë intelektuale dhe fisnike njerëzore, që e kishte për ta përkrahë i tërë populli në proces. E ky proces mbulonte shkelqyeshëm qëllimin tonë epokal, që kur të sherohet tërë plaga ndërshqiptare, të shpaloset Programi i Luftës për Liri a vdekje. Dhe sikur ta dinte se do të ndodhë historia, Adem Dema më 1963 do të shkruaj: “ Nuk ka rëndësi a do të na ndihmoi Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është që ne do të bëjmë luftë të drejtë. E lufta jonë do të jetë e vështirë dhe e gjatë, por fitimtare”. Me këtë provohej që të lirohet çdo hargjim i energjisë në rrafshin idologjik, për të u akumuluar tërë forca e popullit në një qëllim e që ishte lufta e drejtë për liri.  

Programet nuk mungonin por duhej zbatuar në bazë 

Për të pasë sukses lëvizja e pajtimit kombëtar ,kërkohej që të mësohen mirë tri programe: Programi politk; Programi Kombëtar dhe Programi i luftës. Në këto rrethana të papërseritëshme duhej rilexuar Programin e Sami Frashërit, Shqipëria çka qenë që është e çka do të bëhet 1899’. Në fillim të aksionit pajtimtarët ishin në dilemë cilës platformë t` i japim përparësi: Pajtimit politik sepse kishim dalë nga një epokë shumë e egër dallimesh njëpartiake, apo pajtimit kombëtar që ishte çështje e pamundur për t` u realizuar për një kohë të caktuar, sepse trojet shqiptare ishin të coptuara në pesë shtete sa janë edhe sot. E të i prishish pesë shtete për ta bërë një ishte një fatamorganë thelbsore edhe atëherë.

Pajtimtari i madh Anton Çetta

Të dy platformat: politike dhe kombëtarja  e kërkonin një përgjegje nga institucionet shkencore dhe kulturore të pjesës së kombit në robëri, sepse duhej spjeguar pa ndonjë pompozitet se të dy lëvizjet duhej rrealizuar në shkallë paralele dhe pastaj jo legalisht por me BESË dhe vëndosëmri të punohej për PROGRAMIN e LUFTËS ÇLIRIMTARE, për UÇK në Kosovë. Çdo gjë pra duhej të ishte e shkruar dhe e aprovuar nga një forum i edukimt kulminant shkollor profesional. 

Ne iu mveshëm punës dhe pajtimi kombëtar për një kohë sikur fitoi përparësi përball atij politik, për faktin sepse në Kosovë ende nuk kishim tarafe politike të hasmuara sikurse kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore e pas saj,  po edhe  më thellë në histori, prej së cilës kemi nxierr vazhdimisht humbje dhe zhgënjime popullore. Lidhur me këtë me kujdes do të shpaloset përvoja e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Lidhjës Shqiptare të Pejës, Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1945. Sidomos, do të shpaloset autoriteti i heroit dhe heronjëve të vrarë nga okupatori serbian nga viti 1912 e këndej, për ta shpalosur shembullin se pajtimi i brendëshëm është prioritet. 

Kështu për një kohë fare të shkurtër me Profesor Anton Qetën në ball, do të dëshmohet se lëvizja është serioze dhe do të mbetet garancion për kohërat që vijnë në shumë fusha të jetës. Në proces e sipër, në lëvizje do të hyjnë, jo vetëm pajtimtarët kryesor që kishin dituri nga historia, etnografia dhe politika demokratike. Kështu duke e parë efektin e fillimit sidomos, kur në procesin e pajtimit hynë edhe ata të hasmuarit që u pajtuan të parët, pra  edhe i dmëtuari dhe dëmtuesi u rreshtuan në një front madhështor, Lëvizja u kuptua se e kaloi testin e parë me shumë sukses, madje me admirim të paparë, do të pranohet edhe nga mediat ndërkombëtare. Prandaj, të kurajuar kështu,krye pajtimtarët do ta zgjërojnë opusin e punës jo vetëm të VRASJEVE, por edhe të NGATRRESAVE që kishin ngjar në të kaluarën. Kështu Kosova dhe shqiptaria i përngjante një” gjykatorëje” që nuk kishte shembull të tillë TREDIMENZIONAL me bazament të: gjerësisë popullore, të lartësisë intelektuale dhe gjatësisë historike. 

Bisedat paraprake me të hasmuarit, ishin pista kryesore për suksesin e pajtimit. Gjatë asaj kohe do të fillojë aksioni për të biseduar me FAMILIARË që jetonin sot për nesër, në hasmëri, që do të thot nga gjakmarrja. E kuptuam se jeta e tyre ishte në një sprovë të madhe, sepse ishin edhe borqëli edhe obligues në çdo qast të jetës. I tillë ishte zakoni i trashëguar nga e kaluara, e cila nuk na kishte lënë asgjë përos varreve dhe prambeturisë ekstreme. E duke u pajtuar shumë shpejtë u kuptua se po  merrte fund një jetë e jetuar brenda murve dhe frigës, se kend do ta merr vdekja dhe kush pastaj është në rend, sepse nga tradita hasmëritë nuk ishin shkëputur me dekada,  sidomos në mes familjeve të njohura dhe të inatosura në stilin e përgojimeve, që infektonte okupatori se: “haku duhet të merret dhëmb për dhëmb”.  E ai realitet tregonte se në hasmëri kishte gisht edhe pushteti si ai osmanli ashtu edhe ai sllavë, me çka u vërtetua se me një pushkë ishin kurdisë 28 gjaqe dhe plagë të pasheuara kombëtare.Me këtë lëvizje moderne, pa palsohej KANUNI në muze dhe po përkrahej organizimi i shtetit të ri, i shtetit ligjor i kulturës civilizuese lashtoarbrore. 

Zakonisht u konstaua për një kohë të shkurtër se të dy palët: i dëmtuari dhe dëmtuesi dukeshin së bashku më të fortë, më arbror, më shqiptar, dhe po jepnin shembull se në këtë tokë më në fund populli don të jetojë shqip dhe të vdes me faqe të bardhë shqip. Kështu, për çdo pajtim të ri që i shtohej kalasë kombëtare, po vërehej se të hasmuarit  kanë hiekur nga mendja një obligim,  dhe në vend të obligimit kriminal, kishte  filluar të zejë vend  shpirti i qetë, human dhe arbror, shpirti i heroizmit të shkollës Kastriotit, që do të thot liria dhe diniteti njerëzor dhe vëllazëror, që do të thot se hareja kishte hy në zemrat e  tyre, në shtëpitë e tyre, të deridjeshme ku edhe tymi që dilte nga oxhaku duhej të ishte i trishtuar. Në rend të parë atë atmosferë e patën kuptuar fëmijët të cilët në katër raste që janë të njohura, për herë të parë kishin filluar lojërat së bashku, kishin shkuar në shkollë së bashku. Ajo atmosferë  pajtimtarëve sidomos u jepte energji të re shpresëdhënse, se duhet zbatuar edhe pajtimin politik, që ishte një shtesë e vlersëuar drejtë. Kështu Besa së cilës i prinin Profesor Anton Qeta, Myderriz Idriz Kosova, Don Lush Gjergji, Muderriz Xhevat Kryeziu, me një dyzinë profesorësh dhe studentësh, po merrte hapësirë admiruese dhe po tregohej për të satën herë  se  te shqiptarët është institucion i çmuar dhe i paparë në historinë e civilizimit si një relikt me vlerë të shtuar, jo gishti i krimit, por dora e shtrirë e pajtimit, BESA e moçme Arbërore. Kudo pati filluar të flitet për Anton Qetën, për Idriz Kosovën, për madhështinë që po ndodhëte kudo nepër Kosovë dhe më gjërë. 

Programi i pajtimit politik dhe kombëtar duhej të fillonte edhe në vendet e Evropës ku ishte një diasporë shqiptare që i kishte dy BRENGA të kohës kaluar, e përçarë në disa grupe dhe tarafe ideologjike. Në rend të parë, diaspora politike shqiptare e larguar nga trojet shqiptare më 1944/45 nuk kishte harmoni në mes veti.Ajo kishte nevojë të pajtohej sepse nuk i mungonte atdhetaria dhe guximi. Ajo disharmoni në mes tyre, e vërteta, i shkonte përshtati rregjimit totalitar dhe mbi te lidhej një lloj përparsie në luftë, historia e së cilës shfaqej pa pushim, se cili është më armik se tjetri ndaj rregjimit të Tiranës, sidomos. Shmë energji është hargjuar në këtë drejtim, se kush ka të drejtë e kush ashtë fajtori, për ricoptimin e tokave shqiptare më 1945. Këto debate shpesh kanë përfunduar edhe më varsëje dhe me luftë të panderprerë që vinte nga injoranca e edukimit politik.  

Duke i njohur rrymat e vjetra politike, Lëvizjes së mbuluar në autoritetin e Anton Qetës, i duhej një qasje paksa më ndryshe se sa asaj të pajtimit të gjaqeve. Pra trasformimi i lëvizjes pajtimit popullor i duhej së pari të synonte diçka më tepër përtej saj. Këtë rreshtim e dinin vetëm nja katër veprimtarë si: Anton Qeta, Hakif Bajrami, Zekeria Cana dhe Mulla Idriz Kosova. Ky ekip  duke  u përqëndrar që për pajtimi politik shqiptar, të fillohet së pari me rrymat e reja, të cilat zakonisht ishin të nivelit edukativ dhe intelektual e politik të rrafshit majatist, por edhe më të shkolluar dhe besa edhe më PATRIOTË, u mendua se me ta duhet punuar dhe se fillimi do të jetë i mbarë dhe frytdhënës, nëse u referohemi me urtësi prej mësuesëve. Në lidhje me këtë, u konstatua se kishte grupacione që ishin për Republikën e Kosovës me adresë, po kishte edhe grupacione që vepronin për Republikën e Kosovës, por  pa adresë. Të gjithë Tiranën e admironin dhe prej andej kërkonin shpëtimin e Kosovës, çuditërisht përmes përmes ideologjisë. Në fakt, të dy palët sikur e kishin harruar se okupatori serbian nuk kuptonte gjuhë tjetër që të  largohet nga trojet e okupura shqiptare, vetëm me fuqinë e pushkës, fakt ky që e kishte Adem Dema në Programin e LRBSH. Megjithë këtë, këto grupacione do ta kuptojnë shumë shpejtë realitetin, sepse në shpirt e kishin patriotizmin e Hasan Prishtinës,  se pushka e ngjeshur mirë në duar të arta të rinisë, është e pashmagëshme për çlirimin  e Kosovës.  

E si gjithëherë në historinë tonë, problemi më eklatant i gverreve në mes grupacioneve, do të krijohet nga partitë “institucionaiste”, të cilat hapën shumë palgë të reja, duke u barikaduar në zgjidhjën e çështjes kombëtre në mënyrë paqesore, mënyrë ajo që u bë, do të thoja strategji destruktive, duke pohuar se okuaptori do të largohet nga okupimi i Kosovës me dialog dhe në mënyrë evolutive. Ky grupacion nuk kishte lidhje me të kaluarën se: Myderriz Ymer Prizreni në moshën e shtyrë e mori armën dhe i dual armikut osmanli përball më 1881. Atë nuk e trembën as kërcnimet e as proceset gjysore deri në vdekje më 1886. Të njejtin fat e kishte edhe Haxhi Zeka më 1902, edhe Isa Boletini më 1916, Azem Bejta më 1924,Bajram Curri më 1925, Nazim Gafurri më 1928, Shjefen Gjeçovi më 1928, Hasan Prishtina më 1933, Shaban Polluzha më 1945 e shumë partiotë të tjerë si Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën, në vijim. 

Pajtimi i parë politik do të ndodhë në CYRIH, me që rast Partia Marksite Leniste me adresë publikisht do t` i bashkangjitet Lëvizjes demokratike dhe së bashku me te deri më 1997, do të veprojë pa asnjë problem. Për këtë lloj pajtimi politik do të duhet një studim i veçantë. Por nuk duhet anshkaluar mbi të gjitha pajtimin Adem Demaçi  me Fadil Hoxhën më 1998 dhe pajtimin Fadil Hoxha me Hysen Terpezën, pas çlirimit të Kosovës. 

Diaspora politike e larguar më 1945, nga viset etnike, e cila ishte e lodhur nga pesha e vjetëve dhe humbja e sensit politik, nuk do të pengojë në lëvizjen e pajtimeve më 1990-1992, por edhe nuk do të kongtribuojë sa ishte autoriteti i saj nepër  trevat prej kah vinin. Shkurt ajo shtresë e politikanëve që e kishte humbur luftën më 1945, ishte para përfundimit të historisë së vet ideologjike. Pra në esencë nuk ishte hasmëria e nivelit politik komunistdemokart, por hasmëria ishte diçka më tepër edhe rregjionale, edhe rreligjioze e mbi të gjitha ishte hasmëri primitive sepse asnjë okupatori në histori të nënshtruarit nuk janë plasuar se ishin në rrugë të drejtë, por ishin dhe mbetën në paltformën e lakmisë për pushtet.  Kuptohet se lufta, në kushtet e reja duhej të ndodhëte në Kosovë, e ajo duhej të ishte  kolektive, prandaj  edhe përgjegjësia pas çlirimit nga nazifashizmi, dhe mbetja në robërinë slalve duhej të shkëputej me luftë të rmatosur, duhej të ishte kolektive. Kjo për faktin se edhe përgjegjësinë edhe fitorënmë 1945 e përvetësuan komunistët dhe në fund doli se pushteti i kishte vënë në përgjegjësi negative shumë të egër, dhe të pashkruar. Pra, pushteti komunist doli se na ishte një histori politike që nuk  e kënaçi popullin. Dhe erdhëm më më 1989, me njëmijë mundime, të përgjakur dhe plotë pezëm nga e kaluara në robëri, po plus disa  edhe në hasmëri. Pra me dy ngarkesa shekullore që peshonin shumë egersisht mbi kurrizin e popullit. E si të sherohen ato egersi dhe ajo robëri, ishte pyetja e pyetjve. Intelegjenca partiotike shqiptare, kësaj pyetje iu përgjegjë me kërkesë të shënuar në rrafshin e urtisë dhe diturisë dhe tha haupur: Të pajtohemi politikisht dhe kombëtarisht dhe të luftojmë pastja etnikisht!  

Pajtimi kombëtar i kishte dëshmuar  rrezultatet për dy vite 1990-1992. Por pajtimi politik po dergjej në anën tjetër  dhe kërkonte sherim. Dhe ai sherim sikur u gjetë në fundin e vitit 1991. Lidhur me këtë, duhet të theksohën  dy  pajtimet kombëtare në Tetovë, të cilat mbaruan me sukses,  po më  1991. Por, pajtimin politik për të filluar rrealizimi i programit ushtarak u minua nga  LDK dhe PDK në Tiranë më 1993. Këto parti provuan , duke vëndosë parap sietem totalitar të pushtetit. Pra penguan hapur që të bartët dhe të lexohet historia, kah progresi. E kjo ndodhëte për faktin se drejtuesitë e partive të reja kishin qenë të gjithë totalitar të majtë. E tash si të “djathtë” nuk dinin kah t` ia mabjnë sepse nuk kishin as dituri e as guxim ta “lexojnë historinë” e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, prejs ë cilës Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi lanë amanet, se oktavat e zërit të luftës për liri duhej të ishin gjithëmonë luftarake, në mënyrë që të çlirohet Arbëria dhe prap të vazhdohet lufta andej kah viset  shqiptareishin të robëruara. Kështu drejtuesit e rinjë politik sukur nuk e dinin as teorinë e as praktikën politike se si largohet çdo okupator. 

 Për fat porgramet e tyr e politike i zavendsoi në Kosovë PROGRAMI I LUFTËS i drejtuar nga  Adem Demaçi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Adrian Krasniqi, në vijim Tahir Sinani me shokë, luftë ajo që e ka zanafillën më 1993, që u bë shkollë kombëtare jo vetëm për shqiptarë, por mbeti testament në mbarë globin se si sakrifikohet jeta për liri dhe barazi njerëzore, së cilës do t` i baahkohet edhe NATO. 

Edhe ky program nuk është rrealizuar pa magësi të brendëshme, sepse disa parti që u themeluan filluan t` i japini  përparësi politikës paqesore, e okupatori kishte bërë programe për të na shfarosë. Në këtë aspekt, okupatori e tolelronte politikën paqesore, sepse shpresonte se mes shqiptarëve do të vjen deri te lufta qytetare dhe pastaj e ka më lehtë shfarosjen. E lufta në anën tjetër ishte e vështirë por me kohë mori dimenzione respekti edhe jashtë kufijëve. Kështu UÇK jo vetëm që bënte luftë çlirimtare, por u bë këmbësori për NATO-n. Tani e shrojmë një pyetje historike lidhur me Çështjën e Anglisë më 1942/44 dhe Çështjën e Vietnamit  dhe SHBA-t .Hitleri kishte përparësi mbi qiellin e Anglisë, por e humbi luftën  sepse nuk kishte këmbësori. SHBA e humbën luftën në Vietnam, sepse nuk kishin këmbësori. Ndërsa,  NATO e fitoi luftën në Kosovë më 1999 sepse e kishte UÇK-n këmbësori. E pa e shkelë këmbësoria vednin e okupuar nuk ka çlirim. Kjo është askiomë për ata që sot për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës thonë: “na çliroi NATO”,  thënje kjo që as NATO nuk e pranon. 

Ta përmbyllim edhe të konkludojmë se për çështjen e pajtimit kombëtar 1989-1992, pajtimi do të kishte sukses vetëm në se në te marin pjesë  të gjitha shtresat popullore. Ndërsa për çlirimin e Kosovës, largimi i okupatorit do të ketë sukses vetëm në saje të UÇK nga toka dhe NATO-s nga qielli. Respekt popullit që fali, respekt pajtimtarëve që nuk kurseyen asgjë për suksesin e shekullit. Respekët pajtimtarëve, atyre që u pajtuan, respekt UÇK-ës dhe NATO-s që të jetojmë të çliruar nga robëria.  

PS: Analiza iu kushtohet: Profesor Anton Qetës, Myderriz Idriz Kosovës dhe të gjithë atyre që e shtrinë dorën e PAJTIMIT!   

 Më 15 qershor 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu