ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Pajtori kombëtar Anton Çetta duhet të shpallet i shenjtë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Në foto: Prof. Bardhyl Qaushi, Prof. Anton Çetta, historiani Zekeria Cana, poeti Din Mehmeti dhe pas tyre është pedagogu Ymer Neziri

Nga: Niq Krasniqi, Vjenë

  • Me rastin e 101-vjetorit të Misionarit Kombëtar, Profesor Anton Çetta
    I.
    Në Kujtesën Kombëtare Profesor Anton Çetta mbahet mend si Pajtori i Kombit, i cili në kohën e dhunës sistematike ndaj shqiptarëve nga pushtuesi, Serbia nacionalshoveniste e klerofashishte, arriti të bëjë PAJTIMIN e BASHKIMIN e shqiptarëve për t’i bërë ballë një gjenocidi të planifikuar nga Serbia.
    Në Kujtesën Kombëtare Profesor Anton Çetta mbahet mend si Plaku i Urtë, që me urtësinë e tij arriti që në mesin e shqiptarëve të shtrijë faljen, mirësinë e pajtimin, duke arritur t’i bëjë shqiptarët bashkë, kundër të keqes dhe antinjerëzores që vinte nga Serbia.
    Në Kujtesën Kombëtare Profesor Anton Çetta mbahet mend si Misionari, që si Pajtor Kombëtar doli në krye të një Lëvizje gjithëpopullore për Falje e Pajtim, të cilën e inicioi rinia pejane dhe e përqafoi i gjithë populli i Kosovës.
    Në Kujtesën Kombëtare Profesor Anton Çetta mbahet mend si Misionari e Pajtori Kombëtar që arriti ta pajtojë Kombin shqiptar dhe ta bashkojë, ashtu që edhe duarthatë të qëndrojë e të fitojë përballë makinerisë vrastare të Serbisë.
    Në Kujtesën Kombëtare Pajtori Anton Çetta do të mbahet mend për Mrekullinë e Pajtimit Kombëtar.
    II.
    Po që se Kisha Ortodokse Shqiptare nuk do të kishte në krye të saj një grek antishqiptar dhe po që se Kisha Autoqefale Shqiptare do të ishte funksionale, Misionari e Pajtori Kombëtar do të duhej të shpallej i Shenjtë, për Mrekullinë e “Pajtimit Kombëtar”, faljen e vrasjeve dhe zhdukjen e gjakmarrjes në Kosovë.
    Po që se këto kisha do të ishin shqiptare dhe funksionale Misionari dhe Pajtori Anton Çetta do të duhej të shpallej i Shenjtë, si Shën Antoni.
    III.
    Po që se Ipeshkvia e Kosovës do ta vlerësonte si duhet Pajtimin Kombëtar dhe Misionin e Pajtorit Kombëtar, Anton Çettës, atëherë do të duhej të inicionte procedurën për shpalljen e Anton Çettës të Shenjtë.
    Aq më tepër pasi që Ipeshkvia e Kosovës me klerikët e saj, nisur nga Dom Lush Gjergji, janë bashkëveprimtarë e dëshmitarë të Mrekullisë (Kombëtare), Pajtimit Kombëtar, faljes së mbi 1.800 gjaqeve e afër 30mijë ngatërresave, të cilat dëshmi mund ti deponojë për të iniciuar procedurën e Shenjtërimit në Vatikan, pikërisht sipas mësimeve të shenjta për falje e pajtim.
    IV.
    Edhe bashkësitë tjera fetare e jofetare mund të nderojnë e madhërojnë Pajtorin Kombëtar, aq më tepër pasi që shumë imamë e shehë ishin bashkëveprimtarë e dëshmitarë të Mrekullisë (Kombëtare), Pajtimit Kombëtar.
    Aq më saktë, pasiqë ka pak pejgamberë që kanë arrit që me fjalën e tyre të shtrijnë mirësinë e urtinë në miliona njerëz, sikur ka bërë Pajtori Anton, që të bëjë që mirësia të përshkojë masat e gjera të popullit dhe të tejkalojë kohën, duke i dhënë përgjigje një kërkesë shekullore për Pajtim Kombëtar.
    V.
    Fakti se institucionet zyrtare e fetare nuk i kanë bërë strehë Misionarit e Pajtorit Anton dhe Pajtimit Kombëtar dëshmon se këto vlera e virtyte si falja, pajtimi dhe bashkimi për të mirën humane gjithnjë e më pak gjejnë vend në këto institucione dhe në shoqërinë tonë dhe tregon se në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë po depërtojnë e bëjnë vend ndarja e përçarja dhe “vlera” të tjera degradive, me qëllim të tjetërsimit e humbjes së kombëtares e humanes në shoqërinë shqiptare.
    VI.
    Mungesa e Pajtorit Anton dhe Pajtimit Kombëtar në institucionet tona zyrtare e fetare, respektivisht mosngritja e tyre në nivel institucioni kombëtar këto vlera nuk i bënë më pak kombëtare, por tregon se sa pak ato vlera kuptohen e nderohen nga ato institucione shtetërore e fetare.
    Tregon se çfarë dhe cilat janë ato institucione, jo vetëm në relacion me Pajtorin e Pajtimin Kombëtar, por më shumë në relacion me vlerat, qytetarët e kombin.
    Tregon se cilat janë ato institucione në relacion me Pajtimin e Bashkimin Kombëtar, në relacion me frymën e vlerat kombëtare.
    VII.
    Institucionet zyrtare shqiptare, shtetërore dhe fetare duhet t’iu kthehen vlerave humane e kombëtare, pajtimit e bashkimit për mirësi.

Institucionet fetare duhet ta shpallin të Shenjtë Pajtorin Anton, ndërsa institucionet shtetërore Pajtimin Kombëtar duhet ta ngrehin në institucion.

Anton Çetta, Zkeria Cana e të tjerë gjatë fushatës së pajtimit të gjaqeve.

Dhe në të dyja këto drejtime të ligjërohet dhe kultivohet kultura e pajtimit dhe bashkimit për të mirën e përbashkët, si vlera e virtyte njerëzore në themelet e qytetërimit tonë dhe si primesa të bashkëveprimit ndërnjerëzor, ndëretnik dhe ndërkombëtar.
VIII.
Profesor Anton Çetta, si një Shenjtor ishte i përkrahur e shoqëruar hap pas hapi nga “apostujt” e tij, akademik Mark Krasniqi, profesor Zekirija Cana, dom Lush Gjergji, mulla Xhevat Kryeziu, shkrimtarët Azem Shkreli e Ramiz Kelmendi, avokati Bajram Kelmendi, profesor Niman Alimusaj, Luljeta Pula e deri te nismëtarët e kësaj lëvizje gjithëpopullore, rininë pejane në krye me Havë Shalën, Myrvete Dreshajn, Nurije Zekajn dhe profesorin e tyre Riza Krasniqi.

Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës!? …

Misionari Anton Çetta dhe “apostujt” e tij ishin të përkrahur nga gjithë shtresat e popullit e posaqërisht nga intelektualët e artistët, në mesin e të cilëve duhet shquar artisten Shkurte Fejza dhe intelektualët Sali Cacaj e Lala Meridith Vula, që u përkujdesën për dokumentimin e këtij Misioni.
Institucionet tona duhet të nderojnë këta “Apostuj” të Pajtimit me dekorata shtetërore “Misionar i Pajtimit”, ashtu që pajtimi të ngrihet në nivelin institucional dhe si i tillë të ngjizet në shoqërinë tonë.
E mbi të gjitha, institucionet tona duhet të dekorojnë të gjithë, pajtimtarët, para së gjithash ATA QË FALEN, mijëra gjaqe e ngatërresa, si bartës të dekoratës “Ambasador i Pajtimit Kombëtar”, si nderim për ATO FAMILJE, gjeneratë pas gjenerate.
Kosova dhe shqiptarët duhet t’i njoh(in) dhe t’i nderoj(n)ë vlerat që ka(në)!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu