ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Pak të dhëna e shënime për veprën e letrare të Ismail Kadares

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Ismail Kadare – 28 Janar 1936

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.

Lindi me:     28 janar 1936
Lindi në:     Gjirokastër
Kombësia:     Shqipëtar
Profesioni:     Shkrimtar
Zhanri:     Poet, Novelist, Romancier, Eseist

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga ‘lartë’ për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t’i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.[1][2]

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t’i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.

Largimi në vitin 1990

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.

Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Vepra

Në shqip

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).
Në gjuhë të huaj

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi “Man Booker International Prize” dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet – që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.

Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea [4]. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e cmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”. Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Shpifja mbi Kadarenë në revistën Lettera Internazionale

Në vjeshtën e vitit 2014 në revistën italiane Lettera Internazionale botohet një ese nën emrin e Ardian Vehbiut [5], ku ndër të tjera, në paragrafët e fundit ripropozohet për publikun e gjerë europian një trillim (shpifje) që në të shkuarën ia kanë atribuar ligësisht Ismail Kadaresë, por që ky dhe të tjerë autorë dhe publicistë e kanë përgënjeshtruar vazhdimisht[6][7]. Në esenë që mban emrin e Ardian Vehbiut shkruhet:

«In questo contesto si può spiegare anche la dichiarazione inquietante e inaudita dello scrittore Ismail Kadare che ha definito i profughi albanesi rifugiati nelle ambasciate straniere a Tirana, nel 1991, come “gli escrementi della nazione”.» IT[5]

«Në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 “jashtëqitja e kombit”.» SQ [6]

Këtë fakt e ka vënë në dukje Minella Aleksi në gazetën Panorama me një artikull të vetin të datës 12 dhjetor 2014 ku ndër të tjera shprehet me neveri ndaj shpifjeve dhe fabrikimeve të tilla; ndër të tjera M. Aleksi shkruan:

«[…] nuk ka më pikëpyetje se kush vazhdon t’i shpërndajë shpifjet për Kadarenë. Emri i autorit të artikullit është shkruar e zezë mbi të bardhë: Ardian Vehbiu! […] Ky tekst nuk ka nevojë për koment. Ka vite që A. Vehbiu bën këtë lodër të dyfishtë, të pa pastër ndaj shkrimtarit dhe ndaj shoqërisë. E lavdëron shkrimtarin aty-këtu sa për të fshehur gjurmët, pastaj kur gjen rastin lëshon helmin kundër tij.»[6]

Minella Aleksi, duke dashur të kuptojë arsyet e këtyre shpifjeve ndaj autorit shqiptar pretendent për Nobelin e letërsisë, vazhdon:

«Sulmet e kritizerëve ndaj shkrimtarit të shquar po kthehen në patologji te ne. Kjo është e njohur. Por që studiuesit tanë si A. Vehbiu, të katandisen në zëdhënës të mashtrimeve të ish-Sigurimit shqiptar, kundër një shkrimtari shqiptar, në një revistë ndërkombëtare, e cila botohet në gjuhët italisht, spanjisht, gjermanisht etj., kjo e kalon çdo masë! Kush e shtyn për një shpifje kaq të poshtër? Kujt i shërben këmbëngulja e përhapjes së kësaj shpifjeje? Shkrimtari Kadare qëndron në avangardë të Shqipërisë europiane. Përse duhet përbaltur me shpifje? Ato forca që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës nuk mund të jenë properëndimore. Rrjedhimisht janë mekanizma që manipulojnë, që fabrikojnë dhe dezinformojnë në favor të Lindjes, mecenatët e shpifësit A. Vehbiu. Për shqiptarët, Lindje nënkupton sllavo-komunizëm. […] Me siguri A. Vehbiu do bëjë të habiturin mbasi shpifës dhe spekulantë të tillë shoqëria jonë ka parë jo pak. E që u kanë ecur poshtërsitë, mbasi jo gjithmonë kanë marrë goditjen e pamëshirshme të së vërtetës. Nuk kam munguar t’i përsëris A. Vehbiut atë që ai harron: letërsia është sferë shpirtërore e njeriut, pasion dhe formim botëkuptimor. Letërsia e Kadaresë është vlerë shpirtërore e një popullit të tërë. Nuk përbën biznes spekulantësh. Duke e menduar si biznes krahas sulmeve, këta kritizerë dhe shpifës nuk harrojnë që të bëjnë presion mbi mbrojtësit e shkrimtarit, që ta braktisin atë. Duan të ndihen të qetë dhe t’i kenë duart e lira për të vazhduar lojën e tyre të ulët si në këtë rast. Por, për fatin e tyre të keq, dhe për fat të mirë të letërsisë, mbrojtës të vlerave, mbrojtës të shkrimtarëve ka pasur dhe do të ketë gjithmonë.»[6]

Pas denoncimit publik që Minella Aleksi i bën shpifjes rreth Kadaresë që Ardian Vehbiut ka botuar në Lettera Internazionale, Vehbiu ka reaguar nga blogu i tij, fillimisht duke e akuzuar M. Aleksin për shtrembërim të teksitit të vet të botuar në revistën italiane.

Vehbiu duke mos e kuptuar se M. Aleksi në artikullin e tij në gazetën Panorama ka cituar një burim te faktuar dhe të verifikueshëm, vazhdon me tej duke e akuzuar se: «Të gjitha ato që ka thënë më pas në artikull kundër meje janë gjepura të kategorisë së parë, të cilat vetëm sa dëshmojnë për fibrën e kalbur morale të këtij njeriu.» [8]

Më tej, përballë fakteve të paraqitura nga Minella Aleksi në gazetën Panorama, duke e njohur më në fund saktesinë e tyre, A. Vehbiu ndryshon linjë dhe shprehet se nuk ka asnjë dyshim që ai është viktimë e një makinacioni, duke shkruar tekstualisht se, sipas tij: «një dorë e panjohur e një harbuti rishkroi, në fazën redaksionale, paragrafin e fundit dhe kushedi ç’pjesë të tjera të tekstit të përkthyer në italishte.»[9]

Pas reagimeve fragmentare dhe kontradiktore të Ardian Vehbiut që nga faqja e vet Pezazhe.com, Minella Aleksi në një artikull të dytë tek Panorama përpiqet të mbyll debatin duke uruar që Vehbiu të ndihmojë në sqarimin e plotë e të qartë të të gjitha rrethanave të kësaj shpifje ndaj autorit Ismail Kadare, meqë kjo është se pari në interes të vet Vehbiut. Shkruan Aleksi:

«Pas kaq ditësh zhurmë në shtyp dhe në rrjetet sociale, lexuesi ka të drejtë të dijë të vërtetën. A. Vehbiu ka përmendur disa herë se ka ndodhur diçka që ai s’e kupton dot. Një javë misteri. Lexuesi me të drejtë pyet se ç’është kjo revistë ndërkombëtare që nuk jep sqarime? Nga ana tjetër, ç’është ky autor që nuk ka të drejtë të marrë vesh se kush ia ka falsifikuar aq keq tekstin e tij? Nuk është fjala për një gjë të vogël, por për një mashtrim të përmasave të mëdha e tepër të rënda: Një autor i shquar shqiptar akuzohet se ka sulmuar e ka hedhur baltë mbi rininë shqiptare, atë që u përpoq të diskreditonte e të trondiste nga themelet diktaturën e vendit të vet.» [10]

Vazhdon më tej Minella Aleksi:

«A. Vehbiu shkruan se i ka “dërguar Kadaresë një mesazh, për ta sqaruar për sa ka ndodhur”. Pas disa ditësh i kthehet prapë këtij sqarimi: “Për fat të mirë, ky incident më dha shansin të sqarohem me I. K., i cili u tregua shumë korrekt në shkëmbimet tona për këtë çështje, me gjithë fërkimet që kemi pasur më parë, kryesisht të nxitura ose të sajuara nga personazhe të kategorisë së katërt”. Edhe kjo na lë përsëri të habitur. Kadareja disa herë ka reaguar me shumë indinjatë kundër kësaj shpifjeje. Një pikëpyetje ngre: sa e besueshme mund të jetë që ai ta ketë pritur me kaq gjakftohtësi, pothuajse me mirëkuptim shpifjen e neveritshme, siç jepet këtu prej A. Vehbiut? Dyshoj shumë se edhe në këtë moment ka mungesë sinqeriteti. Më kanë tërhequr vëmendjen disa komentues, të cilët me të drejtë theksojnë se do hidhej më shumë dritë mbi të vërtetën nëse do njiheshim me reagimin mirëkuptues të shkrimtarit Kadare për këtë rast. Një mundësi e tillë do ndihmonte shumë në ndriçimin e së vërtetës.»[10]

Në datë 24 dhjetor 2014, Ismail Kadare jep për Panoramën një intervistë të shkurtër ku ndër të tjera kundërshton çfarë A. Vehbiu kishte raportuar më parë në blogun e vet rreth reagimit të Kadaresë dhe tonit të këtij reagimi. Ndër të tjera në intervistë Kadare shkruan:

«Jam në dijeni të këtij trillimi të rëndë, që po përsëritet kundër meje qysh prej një çerekshekulli. Kam shpresuar se pas përgënjeshtrimeve të shumta vetvetiu do të shuhej, siç ndodh me trillimet që nuk kanë asgjë të vërtetë. Nuk ka ndodhur ashtu. Në vend të kësaj ka ndodhur gjallërimi kronik i tij, prej së njëjtës makinë që e ka prodhuar. Kalimi në shtypin ndërkombëtar, gjithashtu i përsëritur, ka qenë pjesë e shkallëzimit, gjer tek incidenti i fundit, që ka shënuar një kulm të ri.»[7]

Kadare përfundon duke thënë se:

«Ndërkaq, merret me mend se më tepër se kushdo kam qenë dhe jam në pritje të një sqarimi bindës publik. Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë dhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapësve të saj, kushdo qofshin ata.»[7]

Megjithatë, përtej polemikave, ndryshimeve të qëndrimit dhe thirrjeve për makinacione ndërkombëtare, Vehbiu shprehet në blogun e tij, se ai nuk ka interes t’i shkojë kësaj çështjeje më tej dhe të zbulojë se cili është/cilët janë personat që sipas Vehbiu kanë tjetërsuar shkrimin e tij. Vehbiu shkruan se: «[nuk ka] asgjë për t’i provuar askujt» «[…]vetë I. Kadaresë unë nuk kam [ka] asgjë për t’i vërtetuar akoma».[11]
Tituj të veprave

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.

Skenare filmash

  • Time of the Comet (2008)
  • Cendres et sang (2009)
  • Abril Despedaçado (2001)
  • Avril brisé (1987)
  • Të paftuarit (1985)
  • Il Generale dell’armata morte (1983)
  • Ballë për ballë (1979)
  • Radiostacioni (1979)
  • Kur vjen nëntori (1964)

 

Mirënjohjet

  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
  • Man Booker International Prize, Britani, 2005
  • Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009 etj.
  • (Marrë nga: www.librat.al)

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Eshte e lehte per tu provuar ajo qe thote Vehbiu. Por regjistrimet e mitingut mbahen te fshehta nuk publikohen. Mundohen te mohojne diçka qe e kane degjuar, pare me mijera vete te pranishem dhe ne tv.
    Perse vlejne artikujt e shumte kur mund te shfaqet, ritransmetohet kronika. Sot publikohen mbledhjet e merhumit, sekrete dhe nuk publikohet ky miting. Nuk eshte i pari qe zhduket, as nga protesta e studenteve nuk shfaqet asgje, megjithese jemi deshmitare qe filmohej e fotografohej gjithçka. Nuk eshte problemi te Kadare por te shume persona qe ne vite kane bere karriere politike dhe keto transmetime i inkriminojne.
    Kadare ka talentin e tij, por nuk duhet mohuar vepra e bilbilit te hitler-enverit, funksionarit te larte te partise.

  2. E drejte komenti i mesiperm.Ne ate fjalim ne mes te Tiranes Kadareja ka qene perkrah diktatorit te fundit R.Alise ku kane mbajtur dhe fjalimin e fundit ne publik me rastin e hapjeve te Ambasadave.Kadaren – e si gjithmone e shfrytezuan.Shume kollabiert ai mund te ishte kryetar i PD dhe jo Berisha.Por intuita e tij dhe kthesa qe do te duhej te bente 180* ne bindje politike ,ishte jo e mundur per te.Dhe pas 3- re muajsh familjerisht kerkoi Azil Politik ne France.Me 25 tetor 1990 – ten Ne vend qe te udhehiqte rinine, popullin ne nje sistem demokratik si te Frances ku per vite shkonte dhe kishte krijuar dhe miqesi.Pra per akuzen e z.A.Vehbiut ka xhirime originale.Se shume thone se e ka bo Kadareja e disa se e ka thene diktatoti Alia.Kjo per mua eshte nga te paktat akuze qe mund t’i behet Kadarese.Tha fjalen e fundit ,sharjen e fundit, kujtoi se do shkonte gjaku rreke dhe me grua e femije iku u arratis per te shpetuar koken e vet.Talent i padiskutueshem ,eshte i vetmi shkrimtar qe kam lexuar me kenaqsi .Por mjerisht ndihmoi ne cimentimin e diktatures.Ky eshte fakt i hidhur .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu