ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Palestina pas rënijes së Perandorisë Osmane dhe rrënjet e organizatave terroriste

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari

Me rastin e rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Institucionet e Republikës së Kosovës heshtën dhe në fund dolën në mbështetje për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohej. Mirëpo as në këtë rast nuk i dhanë ndonjë shpjegim qytetarëve tonë, për ta arsyetu vendimin se ishte i drejtë. Nga ana tjetër me mijëra jurist vetëm në Kosovë, por asnjë nuk pamë që të shpjegonte pse Shqipëtarët jemi pro-Izraelit dhe kundër Palestinës. Në këtë rast do lëmë anash qëndrimet politike të këtyre vendeve ndaj Republikës së Kosovës.
Palestina si edhe vendet tjera të rajonit ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane, e që me rastin e rënijes së saj, i’u premtu dhe garantu në fund të fundit sovranitet dhe ishin relativisht të lirë që të formulojnë dhe përsosin identitetet e tyre dhe kulturat, për të krijuar nacionalizmat e tyre. Por për dallim nga shumica e fqinjëve të tyre Palestinezët kishin histori të nacionalizmit që ndryshonte nga përvoja e të tjerëve në regjion, pasiqë në embrion të nacionalizmit palestinez në fillim të viteve 1920, u ballafaqu me nacionalizmin sionist. E që të dy kërkonin mandatin pas Britanikëve. Derisa nacionalizmi tek kombet tjera kishte lindur më herët. Por kjo konkurencë me sionistët, bëri që të ketë rolë përbashkues tek palestinezët, mirëpo që në fillim të historisë së nacionalizmit palestinez ndeshen me rivalitetet të ashpëra të klaneve, fraksioneve dhe me konflike, karakteristikë e shoqërive tribal që ende nuk kishin arritur emancipimin e duhur shoqëror.
Pas Luftës së II Botërore, në dekadën e dekolonizimit që kishte filluar, pak e ndikuar edhe nga koncepti i OKB-së, për “të drejtën për vetëvendosje” që ndikoi edhe tek legjitimimi i aspiratës nacionaliste palestineze, mirëpo me fillimin e Luftës së Ftohtë, shumica e organizatave nacionaliste që luftuan për pavarësi, përfshirë edhe ato palestineze, u përfshinë në ideologjitë sekulare, marksiste dhe antiperëndimore, pra të lidhura me Bashkimin Sovjetik. Sekularizmi shikohej tek pan-arabizmi, si mënyrë e vetme që kombet e bashkuara arabe nën unitetin e sekulartit të progresojnë dhe modernizohen dhe si e vetmja mënyrë që mund ta shkatërronin Izraelin dhe të çlironin Palestinën. Derisa ideologjia sekulariste pan-arabe tek Palestinezët ndërthurej shpesh edhe në shkallë të ndryshme me ideale majtiste dhe revolucionare.
Nga ana tjetër hebrenjët u treguan shumë më të përgatitur në shtetndërtimin e tyre, që e shpallën me 14 maj 1948, si pjesë e Madatit Britanik të Palestinës, që menjëherë shpërtheu Lufta e I arabo-izraelite.
Ekzili për palestinezët, bëri që t’i mbajë të bashkuar dhe të forcojë ndjenjën e tyre kombëtare, mirëpo për sa i përket mënyrës sesi do e arrinin aspiratën e tyre kombëtare, kjo ndikoi negativisht, pasiqë krijoi ndasinë në dy fraksione mes palestinezëve që favorizonin alternativën arabe dhe atyre që favorizonin alternativën palestineze të zgjidhjes së problemit të tyre. Me formimin e Lidhjes Arabe, Organizata për Çlirimin e Palestinës, në vitin 1964, u lidh ngushtë me ideologjinë pan-arabe dhe u lidh edhe më shumë me lider të fuqishëm arab. Kjo çoi në luftën arabe kundër Izraelit, e që dështuan keq. Mirëpo pas kësaj Lufte 6 ditore të vitin 1967, u shkatërru besimi i palestinezëve në pan-arabizmin, e që dëshmoi se patronazhi arab nuk ishte i mjaftueshëm për çlirimin e Palestinës, gjë që palestinezët u riorientuan në drejtim të Islamizmit. Derisa pan-arabizmi humbi mbështetjen tek palestinezët, fraksionet dhe organizatat palestineze ruajtën ndikimin sekular, revolucionar dhe antiperëndimorë, mes 10 fraksioneve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, besohet që mbetën sekulare, si: Fronti popullor për Çlirimin e Palestinës dhe pasardhsja e saj Fronti demokratik për Çlirimin e Palestinës në nivele të ndryshme mbetën marksiste ose majtiste, e që prej kësaj të fundit u nda organizata Unioni demokratik i Palestinës i njohur si Fida që ishte socialdemokrat poashtu edhe Partia popullore Palestineze. Sai’qa ishte krahu palestinez i Baathistëve Sirian, ndërsa Fronti Çlirimtar arab dhe Fronti arab palestinez ishin të lidhura me Partinë Baathe të Irakut. Fronti për Çlirimin e Palestinës dhe Fronti i Luftës Popullore palestineze, ishin me prirje majtiste, që lidhen me origjinën e tyre me Frontin popullor për Çlirimin e Palestinës, si edhe Fatah, që ishte me ideologji majtiste dhe sekulariste. Por edhe përkundër ideologjive të tilla, organizatat e tilla palestineze thuhet se i mungon thellësia ideologjike, derisa të qëndruarit e liderëve të këtyre organizatave e sidomos Organizatës për Çlirimin e Palestinës në ekzil, ka bërë që të t’huajzohen.

Duke qenë i pamjaftueshëm që pan-arabizmi të çlironte Palestinën dhe duke e pa që vendet e ndryshme arabe, më shumë i shfrytëzonin për qëllimet e tyre sesa për qëllimin e proklamuar gjoja të çlirimit të Palestinës, këto bënë që pastaj Organizata për Çlirimin e Palestinës të përpjeket të gjejë dhe zhvillohet si organizatë e pavrur palestineze. Deri në Intifadën e Parë më 1987, politika palestineze u bë sinonim me Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Përshkak të mbipeshimit të rëndësisë së ideologjisë për lëvizjet nacionaliste palestineze, në vazhdimësi janë krijuar dhe rikrijuar në kohë të ndryshme ndikime nga Marksizmi, pro-arabizmi dhe islamizmi. Prandaj grupet terroriste palestineze, më shumë ndikoheshin nga ideologjia e tyre sesa që kishin objektiva kombëtare për Palestinën, madje edhe organizatat e tilla, gjatë periudhave të ndryshme lundronin në ideologji të ndryshme, me qëllim që të gjejnë mbështetje në popullatën e tyre, për të marr qeverisjen sesa për të luajtur një ndikim në zgjedhjen e problemit të tyre nacional.

Edhe pse shumica e palestinezëve janë musliman, më parë në Palestinë islami nuk ishte përdorur për të mobilizuar masat por as si shenjë e identitetit të tyre, edhe pse siç kemi pa, nacionalizmi palestinez lind pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, e vetëm pas Luftës së II Botërore, filloi më intensivisht të dallohet. Nacionalizmi në përgjithësi në botën islame lindi me vonesë. Mirëpo edhe në këtë rast, lundroi më shumë në valët e majtizmit, marksizmit, sekularizmit dhe sekularizmit pan-arab, të sponsorizuar edhe nga BRSS-ja. Derisa pas dështimit të luftës arabe kundër Izraelit më 1967, bëri që Islamizmi të fitonte prioritet në këtë vend.
Hegjemonia e Fatah-ut, bëri që sekularizmi të kishte epërsi në Palestinë, derisa më parë asnjëherë nuk ishin mbajtur zgjedhje popullore për Këshillin kombëtar Palestinez. Duke qenë se nuk ka pasur zgjedhje, por vetëm sondazhe dhe atë të rralla, kanë bërë që organizatat formuese të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të mos kenë mënyra të besueshme për të njohur nëse projektet e tyre ideologjike dhe kombëtare kanë mbështetjen e opinionit popullor. Në sondazhet e viteve 1982, 1984 dhe 1986 të gjithë indikatorët theksonin se nuk kishte gjasa reale për sfidimin e sekularizmit të Fatah-ut nga feja a diç tjetër. Në sondazhin e vitit 1982, 56% e palestinezëve të Bregut Perëndimorë kërkonin shtet demokratik sekular, kurse në vazhdim, shihet sesi feja copëtoi shoqërinë palestineze mes atyre që avokonin sekularizmin dhe atyre që avokonin fetarizmin. Kurse në atë sondazh të 1982, 35% preferonin shtetin islamik palestinez. Mirëpo vetëm në vitin 1986, 56% e palestinezëve mbështesnin shtetin islamik palestinez, mes tyre 26% e mbështesnin shtet islamik, kurse 30% e mbështesnin në nacionalizmin arab dhe islam. Rritja e islamizmit shpjegohet edhe si mungesë e dhënijes së rezultateve, nga qasja e politikës së Fatah-ut, në zgjidhjen e problemit palestinez gjë që bëri të transferohej mbështetja tek lëvizjet islamike.
Lëvizjet sekulare dhe pan-arabe, me rastin e zgjedhejve në fillim të viteve 1990, nuk arritën më shumë se 10%. Kurse shumica e organizatave islamike në territoret palestineze, të lidhura me Vëllazërinë Muslimane, kanë qëndruar apolitike deri vonë në vitet 1980, derisa Vëllazëria Muslimane mbështeti ri-islamizimin e Palestinës si parakusht për çlirimin dhe për pasojë u përfshi në veprimet sociale dhe religjoze më shumë sesa në ato politike. Grupet religjioze që ishin aktive politikisht, të tilla si Vëllazëria Muslimane dhe grupet pasardhëse të saj si Xhihadi Islamik, nuk ishin rritur mjaftueshëm të sfidonin monopolin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Derisa fillimi i politizimit të Islamit, jo vetëm në Palestinë, por në shumicën e vendeve arabe të rajonit, filloi në vitet 1979, e që ndjeken nga Revolucioni Iranian, edhe pse mund të kuptojmë që kjo është vala e dytë e islamizimit të politikës, pasiqë e para kishte të bënte me lindjen e Vëllazërisë Muslimane. Me rritjen e ndikimit islamik në nacionalizmin palestinez, u legjitimu dhe popularizu, me shfaqjen e Hamas-it, pas Intifadës së I vonë në vitin 1987.
Derisa Fatah-u, ishte një organizatë sekulariste, e cila ishte më e fuqishmja në territoret palestineze, deri në vitin 2006, kur zgjedhjet legjislative për Këshillin Kombëtar Palestinez i fitoi Hamas-i, islamizmi në Palestinë tregoi rritje të vazhdueshme, prej viteve 1980, kur filloi ri-islamizimi i Palestinës. Në këtë rast duke analizuar shohim që ri-islamizimi i Palestinës erdhi nga fraksionet dhe organizatat si dhe degët e organizatave që u hapën në Palestinë e që rrjedhnin nga vendet arabe, siç ështe edhe Hamas-i, e që më shumë e dëmtuan vetë popullin e Palestinës dhe kauzën e tyre duke u përdorur për interese të fqinjëve arab.

Më: 20.05.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu