ARKIVI:
9 Tetor 2024

Para 35 vitesh, me 3 tetor 1989, Luigj Naser Shatrin e zuri sherri me UDB-ashin e Istogut Tomisllav Baboviq

Shkrime relevante

Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi, nga Arif Ejupi

Arif Ejupi ___ Fjalë shpirti dhe zemre për mësuesin tim, Sabri Raçi nga...

Në Drenas po lind një parti e re demokratike

Drenas, tetor 2024 ___ KUMTESË ___ Bazuar në rrethanat politike në vend dhe në komunën...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
___
Rrafsh para 35 vitesh, me 3 tetor 1989, Luigj Naser Shatri nga Tomoci, pasi kishte ardh nga Suedia, detyrohet të shkonte në “biseda informative”, i ftuar nga inspektori serb i UDB-ës në Istog, Tomisllav Baboviq.
Ai e kishte marrë në pyetje gjatë , duke “e shoshitur” rreth çdo gjëje nga jeta e tij, ajo familjare dhe kombëtare.
Naserit i kishte ardh puna ngusht me Baboviqin, kuadrin mizor të UDB-ës. Pa i ba asgja askujt, ai “nuk e lëshonte” djalin e ri nga Tomoci, që rrethanat e vështira jetësore e kishin detyruar të merrte rrugët e mërgimit.
Atë ditë, rrafsh para 35 vitesh, i mbushun kob, Baboviqi e godet Naserin shuplaka, duke harruar i humbun në madhështinë tragjike të një serbomadhi që ka menduar se mund ta sundoj e poshtëroj shumicën shqiptare të Istogut dhe të Kosovës, se përpara e ka një të ri me trup atleti,  aq të zhvilluar dhe karateist njëherit.
Në vetmbrojtje dhe i zanë ngusht, Naseri ia nxjerr revolen nga brezi dhe e godet disa herë me plumbat e revoles së tij.
Pastaj Baboviq bartet me helikopter ushtarak në VMA të Beogradit, (Spitalin Ushtarak) ku kirurgët ia shpëtojnë jetën , por mbetët invalid i përjetshëm.
Pas këtij akti vetmbrojtës , Naser Shatri , i pa hangër e pi dhe pa rrobat e duhura, ua mësyn bjeshkëve të Istogut, ku nepër Tutin (komunë e Sanxhakutm, në Serbi) , të cilën Serbia nga shqiptare qindpërqind, ashtu siç ishin gjithmonë, arriti ta islamizonte dhe boshnjakizonte.
Dhe kështu, Naseri, me peripeci e vuajtje të mëdha dhe të papërshkrueshme, pas një kohe mbërrini në Zvicër.
Naseri Shatri ka qenë komandant i shquar i UÇK-së, në Rrafshin e Dukagjinit.
Megjithatë, “hija Baboviq”, – e gjakatarit serbomadh që si linte njerëzit të qetë në vendin e vet, e që Naserit në atë kohë ia kishte marrë edhe pasaporten për ta mbajt të shantazhuar, e ka ndjekur gjithë jetën.
Deri në ditët e sotshme.
Me Luigj Shatrin , te shpija ime në Gurrakoc
___
Naserin e kam pasë shok klase nga Shkolla Fillore “Vasilije Gjuroviq” e Gurrakocit (tash e ka emrin e Martin Camajt), dhe për vuajtjet që ia ka shkaktuar UDB më ka treguar sa herë e kam takuar.
“Kam qenë disa herë i ndaluar nga INTERPOI nëpër Europë, por në atë kohë, në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, e kisha një dokument udhëtimi suedez, dhe ai ndikonte që të mos kishin të drejtë të më kthenin në Serbi…”, më tregonte Naseri.
Por, së fundmi, kam qenë i kapur nga INTERPOLI në Austri, pikërisht në Aeroportin e Vjenës, me 21 janar të vitit 2006, ku qesh mbajtur 6 muaj në paraburgim atje. Më vonë më kthyen në paraburgim në Kosovë, për të ma bërë rigjykimin pas një viti paraburgim, në Dubravë.
Dhe pasi u bë rigjykimi e fitova gjyqin dhe tash e kësaj dite jam i lirë…, më rrëfente.
Naseri e rikujton faktin e hidhur të jetës së tij se në Gjermani, Çeki, Sllovaki, Zvicër, Suedi, Austri ka qenë i ndaluar.
Madje, pas luftës, tregon se ka qenë i ndaluar edhe në Qafë Thanë, nga ana e policisë shqiptare, ku pas katër orësh mbajtje, është liruar prej tyre.
Gjithmonë për shkak të “Rastit Baboviq”…!
Ai ka qenë sportist i lindun, akrobat i vërtetë, që kur shkonim në shkollë Livadheve të Tomocit me te, Rexhën e Shefkinë, ecte maje duarsh pothuaj një kilometër.
Serbia përmes INTERPOL-it ka arritut pas luftës së vitit 1999 ta arrestonte në Vjenë të Austrisë, ku përpak e kishin dërguar në Beograd!
Aty, më tregonte Naseri, e kishte vizituar Agim Çeku, komandanti i përgjithshëm i UÇK-së.
“Nuk e dij se si jam ende gjallë…”, më rrefeu Naser Shatri.
“Naqallniku” i UDB të Pejës nga viti 1981 e tutje, shqipfolësi Sh.B., kishte “lanë fjalë” se “Baboviqin e ka zgjedh ai si operativist, se ka qenë i dobët…”.
Do të thotë që, sipas rrencit UDB-ash, Naseri e ka plagosë randë një njeri të patalentuar për punën e tij, se po të ishte i zoti dhe i aftë nuk do të mundej ta plagoste!
Qëllimi i “udb-shëve tonë” ka qenë që Naserit dhe jo vetëm atij , t’i zbehej vepra heroike në vetmbrojtje.
UDB-ashet “tonë” …, gjithnjë kanë gënjyer për t’i fshehë gjurmët e krimeve të veta, ligësinë e vet si mercenar që ishin.
I “talentuar”, sipas atij UDB-ashi të madh , mund të jetë vetëm i përzgjedhuri i tij që i ka rrahur të burgosurit shqiptar edhe me elektroshok dhe që , pas lufte , në vend se të ndihet i penduar për veprimet armiqësore ndaj njerëzve të popullit që i takon edhe ai, me bërryla partie mësyn në poste e detyra që s’i kanë takuar në Kosovën e re !
Pasi e kisha shkruar këtë vështrim për një ngjarje që pati jehonë të madhe në Jugosllavinë e atëhershme, e thirra Luigj Shatrin dhe e pyeta se a ka ndonjë vërejtje në përshkrimin e shkurtër të ngjarjes ku ai vet ishte protagonist i saj, si një ndër Shqiptarët e panumërt të Kosovës së robëruar.
Luigj Naser Shatri tha se po të isha vrarë para 35 vitesh në zyren e UDB-ës në Istog, sigurisht shumëkush Sot do t’i kishte shkuar tek varri!
Një deklaratë vërtetë ironike për cinizmin e pasluftës, dhe dashurinë e çmendur për të vdekurit.
Kuptohet, kjo është propagandë për votat elektorale…!
Në oborrin e Shpisë në Gurrakoc, tuj pi kafe me Luigj Naser Shatrin
___
Për momentin ndihem i lumtur, më thoshte atë ditë Luigj Naser Shatri tek shtëpija ime,  pasi Qeveria Kurti e ka shtrirë sovranitetin e shtetit edhe në veriun e vendit.
Si veteran i UÇK së, theksonte trimi i kohërave të vështira,  jam i gatshem të mobilizohem prap nëse për këtë ka nevojë vendi.
Kryesorja është që Naser Shatri është gjallë dhe ka bërë krejt çka ishte në mundësitë e tij për popullin dhe vendin e vet, pa pasur nevojë që tjetri rrejshëm t’ia njoh meritat!
Naser Shatrit i dëshiroj shëndet, sportivitet si dikur, dhe jetë të gjatë e të lumtur.
***
Ndërkohe e bera një intervistë të shkurtër me Luigj Naser Shatrin rreth rikthimit të tij në krishterizëm, rikthim fetar që bëri bujë të madhe, jo vetëm në shtetin e Dardanisë, por në mbarë hapësirat shqiptare të Gadishullit Ilirik dhe jo vetëm.
  • Naser, para një kohe ti u riktheve në krishterizëm (katolicizëm), rikthim që bëri bujë të madhe gjithandej; duke u pritur me miratim nga të gjithë shqiptarët pothuaj, me disa kritika të vogla nga ana e shqiptarëve të islamizuar…Si të lindi ideja që të riktheheshit në katolicizëm…?

Luigj Shatri: Ne jemi të ardhur në Tomoc nga Isniqi dhe e dij nga rrëfimet e prindërve, gjyshit e të tjerëve që kishin kallxue brezmasbrezi se konvertimi ynë në muslimanizëm kishte qenë i përgjakshëm, i bërë me dhunë e terror të madh. Kam dëgjuar nga prindërit e ata nga të parët e tyre, se për një kohë të gjatë familja, gra e fëmijë, është dashtë ta mbanin besimin e të parëve katolik fshehurazi, se nuk lejonin udhëheqësit e ushtrisë turke-osmane (askerët, ushtarët e asaj perandorie) , që të praktikohej fe tjetër pos asaj myslimane. Se,”i atij që është pushtimi, i atij është edhe feja!”. Kështu, brez mas brezi, feja islame, na mbeti “në derë”. Si shumëkujt ndër ne… E praktikonin formalisht islamin në festa të ndryshme fetare, sidomos “për bajram”. Mirëpo për me i dalë e keqja për fushe kësaj pune, për tu zbuluar qëllimi antishqiptar, tregoj paslufta.

Githë paslufta në Kosovë shkoj ashti qysh nuk e kishte besuar askush, duke u forcuar islami, përmes objekteve të kultit që ngriheshin fshehtas dhe pa e pyetur asnjë shqiptar, përpos islamikëve që përpunoheshin nëpër xhami, të thuash ilegale.
Kështu, në fund ne e vërejtëm se Liria Shqiptare, për të cilën kishim luftuar brezmasbrezi, po na shndërrohej në Liri Muslimane!
Eee, kështu nuk shkon më tej, thash vetmevete, jo vetëm une…!
* Do të thotë islamizimi i kombit, që se pengonte politika shtetërore, të nxiti që të riktheheshe tek feja, besimi, i të parëve…?
Luigj Shatri: Po… Erdhëm në një gjendje që të mos e duronim ma shfytyrimin e tillë. Nisen të na kapardiseshin para hundëve, para kambëve tona, brenda familjeve tona, kahdo, me një krenari tragjike Muslimane, thuajse ne nuk ishim Arbëror denbabaden, sikur nuk ishim vetvetja, Shqiptarë e Shqiptare me rrënjë. Erdhëm në një situatë kur arritëm ta kuptonim se e keqja brenda nesh nuk ndalej me bindje, me debate, por duhej të ndërmirreshin masa të tjera, më të qarta , se ata “me metoda të shenjta” ia jipnin konturat një kombi tjetër, atij Musliman. E as une e asnjë shqiptar tjetër këtë se don e as që e pranon. Natyrisht se gjithë këtë e biseduam gjerë e gjatë në familjen e ngusht e më të gjerë. Pati e ka mospajtime, por askush nuk më ka kundërshtuar.
Kjo tregon se popullit tonë i ka munguar propaganda shqiptare pas lirisë së vendit. Akti im, pra, është akt i vendosjes së lirë, të qartë, kombëtarisht dashamirëse dhe akt human deri në fund. Une ndihem i lumtur që populli ka nisë të zgjohet dhe po e vëren mashtrimin e madh me fe, për qëllimet krejtësisht të huaja.
Akti im duhet kuptuar edhe si akt i reagimit ndaj së keqës brenda nesh, ndaj asaj që nuk mund të konsiderohet e jona në asnjë mënyrë. Thjeshtë, pas këtij akti që u riktheva në katolicizëm, e vërej se jam rikthyer tek familja ime Shqiptare, të cilën antishqiptarizmi ka pasur e ka qëllim që ta shkatërroj.
Ndërsa ne , asnjëri prej nesh, nuk do ta lejoj shkatërrimin për interesat e huaja.
* A ka pasur ndikim në shoqërinë tuaj rikthimi në krishterizëm…?
Luigj Shatri: Mund të them se rikthimi në katolicizëm u prit mjaft mirë, pothuaj nga të gjithë dhe kjo më bënë të lumtur. Nuk ka kundërshtim askund, asnjë kundërshtim i hapur, qoftë në familje apo në fshat.
Askund…!
Mendoj që këtë gjendje “kaotike” e ka krijuar në masë të madhe mungesa e politikës shtetërore në favor të kombit. Por, të gjithë kanë me e kuptue shumë shpejtë se për të ashtuquajturat “vota elektorale” nuk guxon të preket dhe as rrezikohet natyra e kombit. Nëse fqinji ynë, Serbia, vazhdon të jetë nacionaliste deri në ekstrem, atëhere edhe ne duhet t’i kthehemi vetës dhe të tregohemi maksimalisht të kujdeshëm ndaj kombit.
* Pasi, siç thua, rikthimi yt në krishterizëm është pritur ngrohtë nga familja, të afërmit dhe populli, a mund të tregosh se a ke pasur ndonjë mospajtim nga ata që njihen njerëz të institucioneve…?
Luigj Shatri: Nga shumica që kam kontaktuar dhe që kanë ndëgjuar për aktin tim, mendimet kanë qenë ma të mirat e mundshme, por, për befasinë time, më telefonoi kryetari i një komune, i cili në vend se të më përgëzonte, më tha, se:
“Nuk është dashur të kaloje në krishterizëm!”
Ishte një befasi e madhe për mua, pasi nuk isha në gjendja t’ia ktheja ashtu sikurse që e meritonte. Ai nuk do të duhej të përzihej fare në çështje që i takojnë intimës së njeriut, që më takojnë mua e jo tjetërkujt.
Sidoqoftë, une Luigj Naser Shatri, nuk pyes shumë për problemet dhe interesimet e mija me të cilat nuk kanë të drejtë të merren të tjerët.
Sidomos, nuk e kanë asnjë të drejtë që me këso gjërash të mirren njerëzit e jetës institucionale, të cilët kanë obligim dhe detyra për tu treguar të paanshëm dhe mos ta lejojnë vetën që të bijnë në asi niveli sa  t’i mbajnë mësime tjetrit, kur nuk kanë as të drejtë dhe nuk kërkohen prej tyre këshillat e tilla.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrim shume i bukur, profesional dhe atdhetar. PERGEZIME GJERGJ KABASHI.
    Me ka habite shume zotni Luigj Naser Shatrin per qendresen e tij, qendrimin e tij dinjitoz dhe atdêdhetar. PERQAFIME.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu