ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Para çerek shekulli forcat serbe në Kosovë më ndaluan në kufi edhe gazetat e Shqipërisë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

 -Në ditën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri në 20 Tetor 1996, para çerek shekulli,  derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë, i dërguar special i gazetës së rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja, forcat serbe më ndaluan në kufi edhe gazetat e Tiranës/

Gazetari Behlul Jashari në kohë lufte në Kosovë i ndaluar nga forcat serbe në Prishtinë – kontrollohet (pamje nga një xhirim televiziv i asaj kohe)

 

PRISHTINË, 20 Tetor 2021/ Para çerek shekulli, në 20 Tetor 1996,  raportoja nga Kukësi – zgjedhjet lokale në Shqipëri, si reporter special i gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovë, kryeredaktor i parë -themelues i së cilës isha,  e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga pushteti  okupues serb të gazetës tradicionale  të vetme në gjuhën shqipe në Kosovë Rilindja.

Edhe gazetat e Shqipërisë forcat serbe mi ndaluan e konfiskuan në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morin derisa kthehesha nga Kukësi në Prishtinë.

Me mbititull “Raport nga zgjedhjet lokale në  rrethin e Kukësit” e me titull “Vota vizionit të zhvillimit më të shpejtë” në ballinë të gazetës “Bujku” mes tjerash shkruaja:

Shqipëria sot ishte e veshur në të gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar, kishte ditën e zgjedhjeve lokale nëpër bashki, qytete, komuna e rrethe, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me një përqindje të lartë të daljes  së qytetarëve me të drejtë vote nëpër të gjitha qendrat e votimit, të hapura që nga ora shtatë e mëngjesit. Dalja në zgjedhjet e lira e demokratike ishte një moment solemn për tërë vendin dhe popullin që dha votën lirisht për të zgjedhurit e vet, për reprezentuesit e vet për udhëheqjen e pushtetit lokal në Shqipëri.

Në krahinën e Lumës në veri të Shqipërisë sot kishte edhe shumë dasma, dhe dasmat lumjane plot kolorit, këngë, valle e gjallëri, e bënin edhe më të bukuar këtë ditë të zgjedhjeve lokale në rrethin e Kukësit…

Raportimi, në kuadër të cilit ishte edhe intervista me titull “Kukësi – Bashki moderne”, vazhdonte gjerësisht në faqen e parë e të dytë të gazetës me mestitujt “Emra të shquar intelektualësh në konkurrencën politike” e “Raportet dëshmojnë për mbarësi të zgjedhjeve”, përfundonte kështu:

Të gjithë bashkëbiseduesit në Kukës kishin thuaja të njëjtin opinion për zgjedhjet e sotme lokale: janë këto zgjedhje të lira, korrekte, të drejta, që mund të krahasohen me normat dhe nivelet evropiane…

Gazeta Bujku – 21 Tetor 1996 – faqe 2 

Në orët e pasditës, derisa shtohej vazhdimisht numri i njerëzve nëpër rrugë që shkonin në qendrat e votimit, largohemi nga Kukësi për të arritur më kohë ky raport në redaksinë e “Rilindjes” në Prishtinë. Në kufi, në anën e kontrolluar nga forcat serbe, na thonë prerazi se nuk na lejojnë të sjellim në Kosovë gazetat nga Shqipëria, të cilat, pa përjashtim, të gjitha, ishin tematike dhe iu përkushtoheshin zgjedhjeve të sotme lokale. Secila nga gazetat kishte mesazhin, pikëvështrimin e pritjet e veta për zgjedhjet…

Gazetat mbesin në rrugë, në kufi – ndalohen.

Po, edhe në Kosovë na shoqëron Kukësi, radioja e këtij qyteti, programi i tij që gjatë tërë ditës është në frymen e zgjedhjeve, dhe sjell raporte për zgjedhjet edhe nga rrethi i Krumës, nga Peshkopia, Tropoja, komunat Bicaj, Shtiqeni…Edhe informacionet nga të gjitha mjediset, në pritje të rezultateve, flasin për ritme të shtuara të pjesëmarrjes së elektoratit, për mbarësi e korrektësi në zgjedhjet e lira e demokratike lokale të Shqipërisë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu