ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Paragjykimet dhe ndasitë tona si dhe disa kujtime nga ndejat e mija me mulla Hajdinin

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Adem Gashi, Rezallë, Skenderaj

Mbaj në mend shumë paragjykime ndërfetare edhe para luftës, mirëpo ato nuk ishin të theksuara siurse që janë sot. Kishte rast që tregon se një kusheri u vra nga nacistët gjerman dhe kur djaloshi erdhi në arkivoli , aty ishin dy prijës fetar në varrim. Edhe per kundër dhimbjes , ata u zunë në mes veti se si të varroset

Mulla Hajdini, një hoxhë qe u vra në luftë, ishte vërtetë shqiptar taman Që përpiqej ta varroste me arkivol. dhe një tjeter që e kundërshtonte . Hoxhë Hajdini ishtë në vijë kombtare. Bisedoja koh të gjata me ta. Ishte mësuesi i parë që i mësonte nxansat shqip në fshat, në shkollën e parë që u hap.

Kur e pysja se ku është ma mirë me i dhanë paret, në medresë apo studentëve në fakultet, ai thoshte se më mirë është tu jipen studentave se bëhen doktor, ingjenier e njerëz që bota ua sheh hajrin.

Kurse në medrese del një hoxhë e ta ban budallë një nahije. Dhe kur erdhi momenti, ky tha të vdekurin me shti me arkivol. Kcej një tjetër imam tha: jo , se vetëm katolikët “kufart” hin me sanak në dhe e muslimani s’bën të varroset në atë mënyrë. Ja ndryshimi dhe feja që përçante atëherë. Pastaj, shumë të tjerë që thoshnin “mos merrni vajza katolike për grue, se veç nëpër oborr me kalue ajo qikë e pa fe, 40 ditë shpija mbarë nuk kthehet!

Pastaj, thoshin se “me katolik jemi larg, që as zoti nuk i do!”

Kurse me shkja veç ajo fleta e hollë e qepës na ndanë!

Thoshin, po ashtu: “Mos me ta pa gruen katoliki , duhet mëshef mas shkjau!”

Ka shumë e shumë mendime të tilla, të mbrapshta e të prapambetura, që i kam ndëgjue e s’kam lanë gjë pa iu thanë, se jeni mjerim. Jeni të shitur e të paditur. Pastaj vajza e vejë që s’ka mund me gjetë veten në atë shtëpi ku ka shkue nuse, s’ka të drejtë me zgjedh ma. Por, për të vendos familja, se ku duhet ta jep. Edhe për qorr e “sakat” (të gjymtë) vajzën si molla e të bukur si drita duhet me dhanë qoftë edhe për burrë plak. Duke thanë se kjo “veç për fëmijë, se ndryshe nuk i duhet askujt!”

Mandej hoxhollaret e banin se ku ti vdes grues burri, duhet me u kthye per kunat, vllain e vogel të burrit!

Do me thanë gjanat u relaksuan paksa , kur i madhi bac Anton Qetta i priu marshit për pajtim të gjaqeve, aty u zbutën pak zanat. Ishte pak ma but kur më 1989 u mor autonomia dhe u hap shoqata “Nëna Tereze”. Aty ushqehëshin familjet e varfëra. Dhe sikur kishte ndjeshmëri për këtë Nanë të madhe dhe zanat u ndryshuan në popull.

Tek prijësit fetar apsolut jo Hoxhollaret neper dreka e deka gazmende, vinit të fundit. Pastaj, ata burra me plisa në odë ngritëshin në kambë për hoxhën që ulej dhe ofshante sikur gjoja është lodhë dhe i lëshonte tespitë nga dora dhe ju thoshte me dy durtë: uluni kadal…!

Hoxha merrte fjalën sepse bajagi i takonte!

Në odë kishte djem të shkolluar; njerëz me plot fjalen të ditur , por nuk u jipej fjala kurrë?! Hoxha e niste bisedën me një arabishte të dobët, që ia merrte 70% të bisedës. Pastaj, gjuha e tij rëndom ishte 20% shqipe e bastardhuar, 10% fjalë turke. Tanë kohen fliste vetëm për Arabinë, vdekjet dhe ndillte frikë tek popullata. Këta hoxhallarë thoshnin se feja na ka ardhë dhuratë nga zoti, e ne duhet t’i jemi mirënjohes Turqisë që na bani musliman?! Kur i pyesje për kishat e Dardanisë se kujt i kan takue, ofshante me një ihhhhhaaaaaa!! Ato janë të shkjeve…! Por, sa kohë kan shkijet këtu që i paskan kishat e tyne? Një hoxhë thoshte me bindje se kur Turqia ka ardhë këtu i ka gjetë shkitë këtu, demek autokton. Po ne nga kemi ardhë, qe jemi këtu? Turkija i ka tapitë tona, ajo e di kah kemi ardhë ne! Kur ne iu tregonim se kishat dhe manastiret janë shqiptare, ata qirreshin me shprehjen:  Stekferullah! Kurrë ne kaurr s’kemi qenë, kurrë ne “kufar” s’mund të jemi!

Ne të rinjt iu tregonim se kishat janë tonat dhe se falë Turqisë pushtuse iu falen Serbisë. Sot , pjesa më e madhe e hoxhollarëve janë pjellë e atyre të vjetërve kan një mendim dhe kan të njejtin bagazh antikombtarë. Athua çfarë të thuhet më shumë? A u que hoxha Osman Musliu dhe tha “nëse Skenderbeu ka vra nusliman , ai nuk është hero i imi?!

Ndëkohë e pati kundërshtue ndërtimin e Kishës së Abrahamit në Llapushnik. Një vend ku çdo ditë dalin fjalët nga hoxhollarët , “se ne jemi 95% muslimanë” të jep shenjën se s’ka tolerancë fetare , por ka diçka tjetër. Dhe sot janë bërë aq shumë popull në vijen fetare, sa zoti e din ku i del flaka një ditë?

Une atëhere e kam pas pyet Mulla Hajdinin se “a asht obligative shamija” , më pati thanë jo, vetëm në shkollëfetare.

Ne kemi ba çmos, thoshte, me e hjek feregjen, terrin e robnisë! Ne kemi ba çmos me ua dhanë lirinë vajzave e grave. Ne jemi gëzuar kur asht heq fesi , feregja , shamija , veshjet e huja.

Tash jemi shqiptarë, kemi traditë, zakonin dhe kulturën më të mirë në botë.

Keto ishin fjelët e tij në atë kohë.

Dhe kur e mbaronte bisedën Mulla Hajdini thoshte se çelësi i tana dyrve të botes, asht shkolla

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu