ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Parlamenti i Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e përbashkët do të duhej të miratojnë REZOLUTË mbi DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc 

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Nga: Refik Hasani
Është paralajmëruar se Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, do të mbajn një seancë të përbashkët me 20 dhjetor të këtij muaji në sallën e seancave plenare të Parlamentit të Kosovës.
Kjo është mbledhja e përbashkët e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo mbledhje e përbashkëtë do të duhej të ngrisin dhe mbrojn gjithë hapsirën shqiptare jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe diasporës duke përfshi edhe Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.
Dy Parlamentet, të diskutojn përmesë një pike të rendit të punës dhe do të duhej të miratojn REZOLUTË mbi spastrimin Etnik-DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes pasivizimit të adresave Është momenti të themelojn e funksionalizojn një Komision Parlamentar mikst për shqipëtarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Angazhimi intenziv i përbashkët do të sjell hapa konkret përmesë bashkëpunimin të thellë, të përafërt, zgjerim e shumëfishim bashkëpunimi miqësor e vllazëror, por edhe binjakzim i komunave.
Përcaktimi me prioritete në interes jo vetëm të këtyre dy shteteve, por gjithë shqiptarëve në hapsira shqiptare dhe diaspor do të sjellë rezultate konkrete.
Do të duhej të ngrisin funksionalizojn një SEKRETARI TË PËRHERSHME E TË PËRBASHKËT që do tē jetë me detyra e aktivitete edhe në interes të shqiptarëve jashta këtyre dy shteteve dhe për diasporën.
 Dy Parlamentet, do të duhej trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, të mbështesin formimin e Universitetit në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë dhe përfaqësimi proporcional në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.
Krahina Shqiptare e mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevë, Medvegjë,dhe Bujanoc kan mbajur dhe organizuar Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pasi kan zhvilluar dhe një kryengritje të armatosur luftën nga UÇPMB-ja dhe mbajtur nën garancion ushtarak dhe civilë nga faktori ndërkombëtarë Marrëveshjen e Konçulit.
Dy Parlamentet, të adresojn diskriminimin në mekanizma të BE-ës dhe instancave më të lartë të OKB-ës. Për shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, e vetmja shpresë është në Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuemi Refik Hasani!
    z. Gjerggj Kabashi- moderator i revistës DRINI, publikon shkrime të cilat terheqin vëmendjen e lexuesit, siç është titulli i shkrrimit të juaj.
    Ngas shkrimi veçova këtë pjesë, po citoj:
    1. “Dy Parlamentet, do të duhej trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, të mbështesin formimin e Universitetit në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë dhe përfaqësimi proporcional në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.
    Dhe shkrimin (ankesën- vërejtje I.M.H.) e përfundoni me fjalët, po citoj:
    2. “Dy Parlamentet, të adresojn diskriminimin në mekanizma të BE-ës dhe instancave më të lartë të OKB-ës. Për shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, e vetmja shpresë është në Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë.”
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora por edhe guximi… ju lumt për guximin!
    Ah! Sikur ky shkrim i juaji të ishte lexuar edhe nga të dy Kryeparlamentarët, mendoj qe së paku do t’i brendte ndërgjegja.
    FORCA NDËRGJEGGJËS është aq e madhe sa qe të pafajshmin e liron nga frika, ndërsa fajtorin e gjykon dhe e dënon rëndë! (I.M.H.)

    Respekt!
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu