ARKIVI:
4 Mars 2025

Partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri nën sulmin e ironisë

Shkrime relevante

Përse në Maqedoni nuk shkruhen emrat e shqiptarëve siç janë?

Dr. Anna Hida, Romë (Nushe Zhuba) Shumë pyetje ia drejtoj vetës, por nuk...

Pse nuk ia pranoj mikes vlerësimin e saj për mua si atdhetar…?!

Nga: Gjergj Kabashi Një mike me shkroi me 1 mars 2025 se...

Përvetësimi i Gjergj Kastriotit duhet t’ua marrë shqiptarëve rrënjen historike

Daut Dauti, historian, Londër Shkrimtari Jusuf Buxhovi, është i njohur si njëri...

Shpërndaj

nga: Arif Ejupi

Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest e bëjnë fushë pjellore.

Politikanët shqiptarë
Politikanët shqiptarë

Vendi më i përshtatshëm me hëngër qyl është Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës, andaj edhe pleqtë mbi 80 vjeç garojnë për deputetë.

Shtiremi demokratë e fushatat zgjedhore i kemi të ngjashme me marshet e Koresë së Veriut dhe Kubës.

Politikanët tanë në kohë fushatash zgjedhore shkojnë edhe atje ku s’shkojnë as korbat
Falsifikatorët ua falsifikojnë ADN-ë, e lere më votën.

Liderët e partive tona Therandën dhe Rahovecin i kujtojnë vetëm kur i rrok malli për shalqirin e rrushin, kurse Diasporën në kohë fushatash elektorale.

Sot, turbo–patriotët të gjithë me plisa sikur Bajram Curri e Isa Buletini, kur kërciste dajaku plis nuk mbanin as në tavane e lemë në koka.

Micsokolët e kohës moderne nuk i shohin nëpër raftet e Mapove tona mallrat e Serbisë, sepse janë bërë tapë me vodkë të Rusisë.

Malet po ankohen nga sëpatat dhe sharrat, kurse buxheti i Kosovës dhe i Shqipërisë, nga ministrat dhe deputetët.

Prishtinasve të moshuar u hynë në punë një park i vogël pranë shtëpisë e fare ai i Gërmisë.
Fshati në vendet e Perëndimit e ushqen qytetin në Shqipëri dhe Kosovë as veten.

Tashmë të gjithë e kanë të qartë që Diaspora është strofulli më i përshtatshëm i Partive politike dhe i këngëtarëve tallava.

Në Itali dhe në vendet e Evropës Juglindore bëhen deputetë dhe ministra vetëm ata që e kanë kaluar provimin e hajnisë dhe të korrupsionit.

Sojin e keq edhe pse prej pas derës e qet në Krye të Vendit, kur ulet në kolltuk jo që të rivalizon por të bënë kurthe nga më të ndytat.

Normalisht që disa edhe në gjumë brohorasin Rroftë Partia, se nga kolibe balte janë bërë me disa banesa, troje e shtëpia.

Partitë i mjelin bizneset, e bizneset Qeveritë, kjo i bie më rrove të rrova brisku i berberit.
Rezultati i zgjedhjeve: 50% mashtrim, 50% korrupsion. Mirëqenie e garantuar për Ministra e Parlamentarë.

Pleqve Zoti ua bëftë qarën! Rinisë rrugë të mbarë në vendet e Perëndimit!
Opozita edhe në katër vjetet e ardhshme le t’i bëjë terapi gjuhës dhe nofullave dhe le të rrahë uji në havan!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu