ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Pas grevës në arsim fshihet një komplot i rrezikshëm antishqiptar

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Halim Hyseni, Prishtinë

  • Autori është ekspert i arsimit dhe udhëheqës i njohur arsimor i Kosovës, para e pas luftës.
  • Greva e mësimdhënësve në Kosovë është vetëm Maja e Ajsbergut, prapa saj fshihet mmjerimi kombëtar dhe komploti ndërkombëtar antishqiptar. 

“Të shpëtuarit a të humburit” e  Shqipërisë (dhe Kosovës – H.H. ), është në duar të shqiptarëvet; në daçinë, do të shpëtojnë, në daçin do të humbasin”

Sami Frashëri

Mësimdhënës grevistë, katundi u ka rënë shumë poshtë,  “patriotizmin” e keni  shitur për 50 euro!?

  • Prapa grevës qëndron politika  antikombëtare e opozitës për t’u rrëzuar Albin Kurtin!
  • Personeli – mësimor edukativ i Kosovës, me status më të privilegjuar social në rajon dhe me arritje tmerrësisht më të dobëta në Europë e më gjerë!?
  • Prapa grevave të mësimdhënësve në Kosovë qëndrojnë forcat armiqësore  rajonale dhe ndërkombëtare

Në letrën e parë dashamirëse, të  botuar në  revistën kombëtare “Drini” u jam drejtuar mësimdhënësve të  Kosovës me një shpresë se do e dëgjojnë zërin e një personi, që ka një  kontribut modest për mbijetesën dhe avancimin e arsimit shqip, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kosovën Lindore, në Medokë (Medvegjë),  ku falanga e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit dhe trabantit të tij, Aleksandër  Vuçiqit, edhe sot po zhvillojnë gjenocid, duke bërë pastrimin etnik  me përndjekjen e shqiptarëve nga hapësira qindra mijëvjeçare e tyre, me projektin e Pasivizimit – Çregjistrimit të qytetarëve shqiptare nga Kosova  Lindore, duke ua marrë pronën, duke ua  ndaluar që të shesin pronën e tyre, sepse shqiptarëve u thonë: “Toka është e Serbisë, andaj nuk mund të shitet,  ndërtesat / shtëpitë mund t’i rrënoni, por toka e  Serbisë nuk është në shitje’. Askush nuk reagon për veprimet gjenocide unike të Serbisë. Hesht vëllai i  Aleksandër Vuçiqit, Edvin Rama, kryeministri i Shqipërisë; hesht Dritan Abazoviqi, kryeministri në  detyrë i Mali të Zi; kanë heshtur të gjithë kryeministrat e Republikës së Kosovës, duke përjashtuar presidenten Vjosa Osmani,  kryeministrin Albin Kurti si dhe ish- presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Para ca vitesh, unë e kam shkruar një Promemorie për ndalimin e shkeljes  dhe mohimin e të drejtave elementare të shqiptarëve të Medvegjës.  Promemorien e ka miratuar Klubi i Vendlindjes së Shqiptarëve të Medvegjës “Trojet”. Ky dokument është botuar në librin tim: “Kalvari serb mbi shqiptarët 1981 -2019, botuar nga QAPA, Prishtinë, fq. 447-448. Promemoria është përkthyer në gjuhen angleze dhe serbe. Është dashur t’u dërgohet: Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverise së Republikës së Serbisë, Kuvendit të Republikës së Serbisë; Kuvendeve komunale të komunave të Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë; Këshillit për Mbrojtjen  e Drejtave dhe të Lirive të Njeriut në Prishtinë; Fondit për të Drejtat Humanitare në Beograd; ambasadave të KUINT-t në Kosovë; Akademive  të Shkencave dhe të Arteve në Kosovë; Shqipëri   Maqedoni dhe  Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Si duket nga organet e larta të Kosovës është vendosur që kjo Promemorie të mos dërgohet. Ky proces gjenocidi i Serbisë,  si duket  është bëre me dije edhe të strukturave të Kosovës, sepse nuk ka pasur asnjë arsye që kjo promemorie të mos dërgohet,meqë tërësisht është e bazuar në të gjitha  dokumentet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

Dua ta them hapur se ndihem i dëshpëruar, andaj këtë shkrim e fillova  me  thënien e Sami Frashërit të Madh, eruditit dhe  atdhetarit të jashtëzakonshëm,  i cili me kohë e pat thënë një aksiomë: “Se  shqiptarët çdo gjë bënë për të tjerët e asgjë për veten”. Ashtu bënë në kohën e Samiut, ashtu  bënë pas vdekjes së Samiut, ashtu po bëjnë edhe sot faqe zitë, andaj, përderisa jam duke i shkruar këta rreshta më kujtohen: At Gjergj Fishta dhe At Staf Melani. Tani po e kuptoj mllefin e madh të klerikut, atdhetarit dhe të poetit- Homerit tonë të dyte: Atë  Gjergj Fishtës, kur nga dhembja e tmerrshme me sjelljet dhe veprimit e kombit të tij, klithi me zë qe edhe  Zoti ta dëgjoje: “Dhe le ta dijë/ gjithë bota mbarë/ se At Gjergj Fishta/ s’asht ma shqiptar…”! Dua  me këtë rast ta veçoj edhe një  patriot të madh  të çështjes  kombëtare  të ritit ortodoks, At Stathi Melanin, që nuk kishte frikë nga vdekja. Ai e donte kombin dhe Shqipërinë më shumë se veten dhe familjen e tij. Djalin ia kishin vrarë grekët, si ndëshkim për aktivitetin kombëtar. Ai do t’u drejtohet bashkëkombësëve të tij, me fjalët: “Kush  është shqiptarë le të qëndrojë këtu, të vdesin me armë në dorë për nderin dhe flamurin. At Stathi  Melani u vra me 24 dhjetor të vitit 1917. Në mëngjesin e asaj dite, ai si zakonisht si për herë të parë për të kryer detyrën atdhetare. Sapo u bë gati të hipte në kalë, një këmbë e yzengjisë u këput, a thua se donte ta pengonte Melanin, për ta çuar drejt  gjëmës. Gruaja e tij, priftëresha  Konstandinë, parandjeu diçka të keqe nga ajo këputje e yzengjisë dhe e luti At Stathin, të mos nisej. Por ai nuk dëgjoi bashkëshorten sepse e prisnin shokët e tij të ngushtë, pa  ditur se te Balta e  Kuqe i kishte zënë pritë vdekja. Barbarët pasi e vranë, i prenë edhe kokën për t’ua çuar krerëve të tyre në shenj besimi. Trupi i tij u varros në Kishën e Shën Kollit në Gjirokastër. Populli i Gjirokastrës dhe i Përmetit u organizuan në protesta masive kundër këtij krimi. Por, kriminelët nuk u zbuluan asnjëherë”. I veçova tre atdhetar të tri besimeve që edhe  jetën do e jepnin për çështjen  kombëtare, e jo si  SBASHKU, mësimdhënësit grevistë, prijësit opozitarë të  Kosovës, të cilët për 50 euro i kanë ngujuar fëmijët shqiptarë qe në shtëpitë e tyre si në kohën e Miliosheviqit, ndërsa fëmijët serbë në Kosovë mësimin e kanë filluar me  1 shtator me himnin e Serbisë.

Do i kthehem Homerit të dytë neopellazg, At Gjergj Fishtës. E marr me mend, si është ndjerë i Madhi At Gjergj Fishta, në ato momente, kur ka  lëshuar klithmën në kupë të qiellit: “Dhe le ta dijë/ gjithë bota mbarë/ se at Gjergj Fishta/ s’asht ma shqiptar…”! Po ashtu po ndjehem edhe unë sot, me mjerimin e partive politike dhe prijësve të tyre, që e përkrahin sjelljen vrastare të kombit tonë dhe të ardhmes së tij, nga një grup oligarkësh dhe plutokratësh të strehuar në SBASKU-un antikombëtar.

Mjerisht edhe sot po e lozim të njëjtën valle, – shqiptarët çdo gjë po bëjnë për të tjerët (lexo: për Serbinë dhe kriminelin Aleksandër Vuçiqin) dhe në dëm e kob të kombit të tyre. Tani kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, z. Abazoviq, së bashku me liderët e partive  opozitarë  të Kosovës,  janë duke  punuar për interesat e pansllavizmit dhe panrusizmit, duke  krijuar anarki dhe kaos në Kosovë. Pjesa dërmuese tyre për shkak të injorancës, shumë të tjerë për plutokraci, jo pak prej tyre për interesa meskine  për të ardhur në pushtet për të vjedhur, plaçkitur dhe zhvatur pasurinë kombëtare, ashtu si kanë vepruar për 20 vite, nga viti 2000 e deri në vitin 2020. A ka më tragjike se  deri sa nxënësit  serbë në Kosovë, dhe nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore,   mësimin e kanë filluar me himnin e Serbisë (lajm i mirë që nxënësit shqiptare  në Kosovën  Lindore e kanë bojkotuar – Ju lumtë), nxënësit shqiptarë me urdhër të një organizate oligarkike, e quajtur  SBASHK, si në vitin  1991, qëndrojnë në shtëpi, për të njëjtat arsye dhe për të njëjtin qëllim, që Serbia të kthehet sërish në Kosovë.

E turpshme, e tmerrshme dhe e kobshme, andaj për dallim nga letra e parë publike – dashamirëse, drejtuar personelit mësimor të Kosovës, të cilët duhet të jenë  shtylla e kombit,  tani me këtë letër u them  haptas se  katundi u ka ra   shumë poshtë, sepse vlerën kombëtare e keni shitur, për turp, për 50  euro, ani pse janë  personeli më i privilegjuar në aspektin e statusit  social në rajon, me performancën më të ulët jo vetëm në Europë.

Prapa grevës  qëndron politika antikombëtare e opozitës për ta rrëzuar Albin Kurtin!

Vetëm ata  që  janë mediokër dhe mendje e pashkolluar, që nuk kanë mendim të strukturuar dhe mendim kritik, nuk e kuptojnë se greva e mësimdhënësve është  komplot i partive politike opozitare për t’u kthyer në pushtet, me qëllim që t’u  shpëtojnë përgjegjësive për rrënimin, shkatërrimin dhe shndërrimin e Kosovës në  një ferr akoma më të madh; kur ata do të marrin tërë pushtetin në dorë, duke  instaluar një tirani absolute, ku ligji nuk vlen vetëm për ata; ku ata do të jenë  vetë lala krosa – që vetë  shkruajnë vetë vulosin; ku vetë do të jenë   prokuror dhe   vetë-gjykatës. Po  e mendoj se   Lista  serbe  përsëri do të jetë   në koalicion me partitë shqiptare   në pushtet, kur do të duhej të presin për votim,    Kalin të Trojës,  që në ora  24 të natës  ta votojnë qeverinë, pasi t’i  kenë marrë udhëzimet e prej   Aleksandër Vuçiqit për kushtëzimet  për ta  zgjedhur   kryeministrin, kur edhe do të hapet tema   e “shkëmbimit të territoreve”, kur   pjesa   veriore   e  Kosovës do të shkëmbehet për  do ferra  e kaçuba të  pjesës  së  perëndimore të  Preshevës ( Muçibabës dhe Muçinanës).   Me rëndësi është të rrezohet  Albin Kurti, sepse  kështu e donë  Aleksandër Vuçiqi, kështu e do  Rusia, kështu e  do Edi Rama. Kështu e duan  prokurorët   dhe  gjykatësit e  lidhur me mafinë  ndërtimore, të lidhur shumëfishë me  UDB – bën  e  Serbisë,  për t’ua marr pronat  qytetarëve  me kontrata  të falsifikuara të noterëve dhe notereve pa kod moral dhe të  zgjedhuar me nepotizëm dhe mbi baza  partiake; me procese të gjata të pafundme gjyqësore  me   janë në pyetje, të cilat zakonisht përfundojnë në dëm të tyre dhe në dobi të kriminelëve të lidhur  me pushetine   dhe pushtetarët oligark dhe plutokrat. Këtë konstatim e kam  nga përvoja personale. Kur  me mua  sillen  kështu, po e mendoj   të  zitë    e ullirit   qe heqin ata  të mjerë, që  nuk  e kanë guximin të mbrojnë të drejtat e tyre.

Personeli – mësimor edukativ i Kosovës, më status më të privilegjuar social në rajon  dhe më arritje  tmerrësisht  më të dobëta në  Evropë e më gjerë!?

 Po  befasohem  me intelektualë të cilët  gjoja   janë  udhëheqës të institucioneve demokratike   dhe  juridike që  mbështesin  me  vite  tëra  shantazhet e  SBASHK-ut, të cilët si edhe herëve tjera  kërcënojnë se nuk do të lejojnë  të zëvendësohen  orët e mësimit. Si mund të kuptohet një kërcënim i këtillë? A është  ky një vendim ekzekutiv  i një organi shtetëror – armiqësor  që dëshiron që nxënësit – fëmijët tanë  të ngecin prapa  me moshatarët e  vendeve  dhe kombeve të tjera?   A janë këta  njerëz normal? Sigurisht që jo!. Ja janë  armiq, ja  janë të çmendur.  Nga vit 2014, deri  me sot, faktori kryesor parazitar  që ka   shkaktuar tatëpjetën e   sistemit të arsimit  në Kosovë ka qenë SBASHK-u  dhe pazaret  e bëra   të  kësaj strukture  antikombëtare  me  partitë politike për qëllime elektorale. Dëshmi e pazareve  të këtilla  është kontrata  kolektive, antikushtetuese me të cilat mësimdhënësit e  Kosove  janë  mësimdhënësit më të privilegjuar në   rajon dhe  me performancën  dhe  arritjet  më të ulëta  në  Evropë e më gjerë (78 % e   moshës 14-15 vjeçare    në  2015, kanë qenë analfabetë  funksionalë. Këta  intelektualë  ankohen  pse  fëmijët e tyre nuk   shkojnë në shkollë, e nuk protestojnë  ndaj  SBASHK-ut, por ndaj Qeverisë. Do  të ishte një   akt shumë civilizuese,  sikur  qytetarët    nga viti  2015, çdo ditë të kishin protestuar për performancën e dobët të  institucioneve  edukative dhe arsimore dhe të  kishin kërkuar dorëheqjen  e qeverive, imazhi i  Kosovës do ishte shumë i lartë në arenën ndërkombëtare.  Në vitin 2015,  udhëheqja  e  SBASHK-ut është  dashur të ishte shkarkuar.  

Prapa  grevave  të mësimdhënësve  në Kosove  qëndrojnë forcat armiqësore  rajonale dhe ndërkombëtare

Deri sa  udhëheqësit e  Kosovës, nga viti 2001, deri në mars  të vitit 2021  kanë qenë të angazhuar   për interesa meskine, oligarkike,  plutokrate   dhe kleptomanë, Serbia ka arritur t’i shtrij tentakulat  e  shërbimeve të  veta  në të gjitha nivelet  e udhëheqjes dhe të qeverisjes  në Kosovë. Kështu  personi  BIA-s, i cili  është kapur nga  policia e  Kosovës,   i cili      ofronte   100 mijë  euro,  për ata që  dëshmojnë për trafikimin e   organeve   gjoja  të serbëve  në Shtëpinë e Verdhë, ka arritur  të bëhet  këshilltar i presidentit, tani është  anëtar  i Listës serbë- Kali  i  Trojës në  Kosovë.  Me 17  Shkurt në lumin  Ibër u mbytën  fëmijët shqiptare  nga qentë e ndërsyer  nga  serbët  në përputhje  me  projektin fashizoid serb  të Vasa Qubrilloviqit, askush  asnjëherë nuk  zhvilloi hetim për vdekjen e tyre,   me  arsyetim se  kështu do të hedhim  benzinë në zjarr.  Në vend  se të kapitalizojmë vendimin e  Gjykatës  Ndërkombëtare për legalitetin  ndërkombëtar të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17  Shkurt 2008,   Kosova  futet në Negociata  në Bruksel pa platformë dhe pa konsensus nacional Zhvillimi  bisedave  në Bruksel ishte  dhe është projekt i Serbisë për zhbërjen e  Pavarësisë së Kosovës. Ta që dëshirojnë  lexojnë   për më shumë detale  le të lexojnë librin  tim: Kalvari  serb mbi shqiptarët 1981 -2019. Etiologjia dhe  Anatomia , Libri  II, QAPA, Prushtinë,fq.387 – 397. Në këto  biseda   merret  vendimi  që FSK të mos kaloi në veri të lumit Ibër, miratohen  vendimet e  që ishin paraparë me Memorandumin e  Akademisë së Serbe  të Shkencave dhe të  Arteve  të vitit  1986, me  skenarin e të cilët ka filluar  agresion serbe në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe  Hercegovinë dhe në Kosovë për themelimin – bashkimin  horizontal të gjithë serbeve ( krijimin e  komunave me  shumicë  serbe)  dhe lidhja e tyre e mëpasshme   në mënyrë  vertikale   me  Beogradin (fjalën e kam për Asociacionin e komunave  me  Shumicë  Serbe në Kosovë 2013 & 2915);  e fituam fusnotën (  cila  tha se do të shkrihet si vesa), dhe nuk u shkri deri sa  Albin Kurti, nuk    u zgjodh kryeministër dhe që e instaloi reciprocitetin. Kosova  i humbi 3 km2  territor  për herë të parë nga viti 2021 në vitin 2016, duke ia falur  Mali të Zi.

Me reciprocitetin Albin Kurti ndryshojë rrjedhën  bisedimeve, më çka  Kosovës iu  kthye  dinjiteti. Aleksandër Vuçiqit i humbi  buzëqeshja, që e kishte  në  bisedat e më hershme.  Edi  Rama,   me    vëllain e tij  tri ditë dhe netër  nuk u ndanë në  Beograd. Rama  zhvilloi bisedat edhe me  ish udhëheqësit  opozitar të  Kosovës. Është afër  mendjes  se  strategjia për rrëzimin e  Albinit  është përgatitur duke  krijuar anarki dhe kaos me greva.  Më rrëzimin e tij, do të  krijohen kushte qe  Serbia  punën e lënë për gjysmë do ta  aktualizoje, sepse ajo diçka duhet të fitojë. Sigurisht j jo pak. Kosova do ta   fitoje   Muçibabën  dhe  Muçinanën.  Me  Albinin kjo  është e parealizueshme  andaj  këtu pos Serbisë,  Shqipërisë së Edi Ramës mund t’i bashkëngjitet  edhe   faktori ndërkombëtarë. Por  ky  skenar është bëre pa  hanxhinj. Vjosa  është presidente. Është  vendosur, e përgatitur, e aftë, e pa korruptuar  dhe pa  etiketa  dhe hipoteka.  Po ashtu, shpresoj se populli është vetëdijesuar, nuk do të pranojë që në shtet të krijoj një  shtet të  ri  qoftë  ai me  autorizime , qoftë pa autorizime.  Shkëmbimi i territoreve  nuk e besoj se do të ndodh pavarësisht  grevave të mësimdhënësve. Megjithatë, pasoja tragjike   do të jenë të pa riparueshme , sepse   fëmijët e gjeneratave  të viteve  2014 -2022 do të mbeten  të paralizuar dhe të pazhvilluar   deri atje ky  ka qenë potenciali i tyre psikofizik. Këtë pasoja  sa tragjike  në aspektin e  zhvillimit të ardhmes së Kosovës,  janë po aq  johumane  dhe barrë e madhe në ndërgjegjen e të gjithë neve, duke më përfshirë këtu edhe  mua, pse nuk kam  qenë më i zëshëm dhe më   vendosur. Albini  do ta  futë reciprocitetin e   serbëve   me reciprocitetin   e  shqiptarëve, se  serbët në asnjë aspekt nuk kanë ndonjë   avantazh mbi shqiptarët, përveç egërsisë të zbatuar  në 13  gjenocide mbi shqiptarët nga viti 1800 deri në ditën e sotme.   Përfundimisht greva e mësimdhënësve  është skenar  i shteteve  armiqësore  për rrëzimin Albinit në kohën  e intensifikimit    faktorit ndërkombëtar.

  1. Fare nuk shqetësohem se si do te komentohen dhe interpretohen këto qëndrime të shprehura në këtë shkrim, shkrimet  dhe deklaratat  mia të tjera shumta. Ata  të cilët dëshirojnë t’i lexojnë  deklarime e mia të shumta    ju rekomandoj librin tim të botuar  në vitin 2021 “Shkëlqimi dhe  rënia e arsimit të Kosovës (1999 -2020). Përmbledhje e punimeve  të botuara në  gazetën Kosova Sot botuar nga QAPA, Prishtinë.  As kërcënimet  e shantazhet eventuale nuk më shqetësojnë fare. Këto i kam pasur gjatë gjithë jetës, dhe nuk më shqetësojnë  fare. Ata të cilët më njohin e dinë kush jam. Nuk e kam për karrierë.  Albinin as se kam  shok, as mik. Kam  shumë respekt për vlerat të cilat ai  ka. Unë jam i bindur se Albini   është shpresa e  këtij vendi dhe  kombi bashkë me  presidenten Vjosa  Osmani. Ky është   mendimi  i një qytetari të lirë i përkushtuar deri në fund të angazhohet për të mirën e këtij kombi, të cilin e dua tej mase, pavarësisht çfarë tjerët mendojnë. Po  i moshuar jam,  i kam  79 vjet, por shëndetin tani për tani kam  shumë të mirë dhe do të vazhdojë të veprojë  për  mirëqenien e kombiti  më të vjetër se historia. Jam  shumë krenar që jam  shqiptar.

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu