ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Pas kërkesës së përçudnuar të Serbisë për rikthimin e një mijë ushtarëve në Kosovë

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Vallë, ka harruar Vuçiqi se Kosova është ende nën protektoriatin ndërkombëtar? 

Që të rikthejë ushtarët apo policë në Kosovë, më parë është dashur të kesh hyrë në NATO! 

Ne nuk kemi luftë ndërqytetare që të vijnë policët serbë e të na «qetësojnë»! 

Policët e ushtarët serbë e kanë treguar veten për gjatë gjithë kohës sa Kosova ishte nën pushtimin e Serbisë, që nga viti 1912. Mjaft më! Edhe vetë kërkesa juaj është një anomali e llojit të vet. Letra mban krejt çka të shkruhet në të, por vetë kërkesa është një turp që vjen nga paturpësia juaj.  

Policë në Kosovë mund të vinë nga vendet që e duan paqen, jo luftën. Mbaji për vete ti atje policët tuaj, ne kemi mjaft dhe nuk kemi nevojë për policët tuaj. 

Vuçiq, ju e dërguat në Gjykatën Ndërkombëtare Shpalljen e Pavarësisê së Kosovës. Sikur, vetëm pakëz të ishit njerëz e të arsyeshëm, deri sa Gjykata Ndërkombëtare e legjitimon Republikën e Kosovës, do ta kishit pranuar dhe ne do të kalonim në fqinjësi të mirë njëri me tjetrin. Vënia gishtin kokës dhe mendo pakëz, se ti paraqet vetëm dëshirat tuaja të padrejta, fashiste  e hegjemoniste ndaj popullit shqiptar. 

Unë shkruaj çka është, jo vetëm çka kam dëshirë. E krejt kjo deri këtu kam shkruar çka ështê.  

Tani, po të shkruaj edhe çka duhej të ishte, mbasi po ke dëshirë ti. Përse jo, ti po shpërfaq dëshirat tuaja, edhe unë do i shpërfaqi ato të miat. E, dëshira të miat, që janë edhe të drejta, janë që Shqipëria të shtrihej në krejt trojet e veta, sipas asaj hartës AUTOKTONUS, ani pse edhe ajo është e vogël, por nuk do të thotë se është e pamundur. Pra, që, Shqiptarët të vinë deri te Molla e Kuqe, atje pak përtej Nishit. Të marrin Sanxhakun, pse atje ishin shqiptarë, ju i kthyet në boshnjakë. 

Çka dëshiroj e që është e pamundur?  

Dëshiroj, por që nuk është mundur që shqiptarët të shtrihen në të gjitha tokat Ilire, pra në gjithê Ballkanin e sotëm. Kjo është e pamundur sepse sot në këto troje jetojnë sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, bullgarët, grekët. Sa për maqedonët, ata ishin fis pellazgo-ilir, por që e devijuan veten si të tillë dhe u armiqësuan aq shumë kundër shqiptarëve, natyrisht, edhe me ndihmën e serbëve, që u përdorën për të na dobësuar. 

Vuçiq, është mirë të kontrollohesh tek psikiatri, pse psikikisht nuk je mirë! Ti vetëm dëshirat tuaja i shpërfaq, të cilat janë shoveniste e hegjemoniste. Këto i ke treguar edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, prandaj më nuk të beso askush dhe për asgjë.   

Vuçiq, Kosovën ti me bashkëpunëtorët tuaj e sollët deri në protektoriat ndërkombetar nga gjendocidi i viteve 1998/1999. Dhe, si ke fytyrê sot të kërkosh të kthesh një mijë policë në Kosovë edhe për ç’arsye, kur aty ishin policët serbë, ani pse të Kosovës, të cilët qëndruan deri sa i përfillnin ligjet e Republikës së Kosovës. Edhe ata ishin serbë, madje më shumë nën dirigjimin tuaj dhe të grupeve tuaja kriminale, që  u pa me rastin e suspendimit të komandantit të stacionit në Mitrovicën e Veriut. Përse i tërhoqe policët? Ata ishin në detyrë.  

Vuçiq, çfarë dallimi paskan serbët e Kosovës me ata të Serbisë?  A nuik janë serbë edhe këta të Kosovës, që i largove nga puna dhe tani po kërkon serbë të Serbisë t’i sillësh nê Republikën e Kosovës? Sa do të jenë në gjendje ata policët tu të punojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe për Republikën e Kosovës ?  

Vuçiq, ti e di se Kosova tani është shtet. Nuk mund të vijnë policë nga Serbia dhe të punojnë kundër ligjeve të Republikës së Kosovës. Nuk e ke menduar këtë ?! Secili që shkon në shtet tjetër, duhet t’i përfillë ligjet e atij shteti ku shkon. Nuk mundet një shtet të ndryshojë ligjet e veta për qejfin e dikujt tjetër, jo. 

Vuçiq, vetëm një qen i majur tepër, mund ta hajë të zotin, siç po ngjet me serbët e veriut të Kosovës, pse deri dje edhe rrymën, edhe ujin, edhe bukën, edhe gjithçka shqiptarët e Kosovës ua paguan. Përse nuk ankoheshe edhe atëhere në shenj falënderimi për gjestin e vetëm në botë. Edhe tani, ti nuk e ke hallin e serbëve të Kosovës, por e ke hallin tek ato katër komuna, që po quhen me shumicë serbe, sepse shqiptarët u ndoqën në vitin 2000 nga vetë serbërt me ndihmën e KFOR-it, për të mbetur shumicë andej. Edhe ashtu, nuk u pajtuat asnjëherë derisa u formua komuna tjetër veriore e Mitrovicës, duke u ndarë nga kjo e jugut. Ne ua plotësuam çdo kërkesë, por tani është tepruar nga ana juaj me këto kërkesa e ankime, që do të çonin deri te ndarja e Kosovës, që është qëllimi juaj.  

Ju keni historianë të njohur e të ditur. E dini se krejt Serbia shtrihet në tokat ilire. Ilirët ishin deri në SINGEDINIUM, pra Beogradi i sotëm.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu