ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Pas mbajtjes së Konferencës shkencore me temën bosht festat kalanderike tradicionale në Luginë të Preshevës dhe viset shqiptare

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Shkruan: Dr.sc. Veton Zejnullahu 

Në organizim të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli në Preshevë dhe kryetarit të saj prof.Xhemaledin Salihu, në Preshevë u mbajt konferenca e cila kishte temë bosht festat kalanderike tradicionale në Luginë të Preshevës dhe viset shqiptare. Në të organizim të shkëlqyeshëm siç ështe bërë traditë, marrin pjesë studiues dhe hulumtues nga të gjitha trojet etnike të cilët me punimet e tyre shumë domethënëse janë vlerë e shtuar e konferencës. 

Kjo konferencë për dallim me herat e tjera u shoqërua përveç me leximin e kumtesave, pastaj me hapjen e ekspozitës me fotografi të objekteve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve nga tre komunat në Luginë të Preshevës, duke shpalosur kështu një pjesë të pasurisë që është trashëgim që nga koha e Dardanisë antike.  

Në konferencë u bë promovimi i dy librave me shumë vlerë shkencore dhe kombëtare sepse në njërën prej tyre që ka të bëjë me “Veshjen shqiptare të Medvegjës dhe viseve tjera shqiptare” gjejmë shumë informata që shoqërohen edhe me fotografi të shumta që dëshmojnë fuqishëm për traditën dhe kulturën shqiptare në Medvegjë dhe në trojet etnike shqiptare në përgjithësi. Ndërsa libri i dytë që u promovua në fakt është libri me punimet e konferencës me temën bosht “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe viset shqiptare” si një degë që është e lidhur shumë me trashëgiminë kulturore të shqiptarëve ashtu sikurse edhe popujve të tjerë 

May be an image of 3 people, people sitting and people standing

Në këto dy libra lexuesit do të gjejnë fakte pafund që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë  

kulturore dhe duhet patjetër të jenë pjesë e bibliotekës të sa më shumë lexuesve. 

   May be an image of 5 people, people sitting and people standing      

Punimet e konferencës i begatoi shumë edhe filmi dokumentar “Dita e verës” që hedh dritë për festimin e kësaj dite që në fakt është ditë e ilirëve të lashtë dhe në mënyrë besnike është përcjellur brez pas brezi dhe sot është një festë kombëtare. 

No photo description available.

Në këtë konferncë të jashtëzakonshme kisha fatin që edhe unë të jap një kontribut modest duke trajtuar temën “Toleranca fetare në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare” që u shoqërua me debat nga hulumtuesit dhe mysafirët e konferencës. 

May be an image of 2 people and people standing

 Kulmi i këtij organizimi ishte vizita në objektet e trashëgimisë kulturore duke filluar nga “Teqeja e Nesalcës”, pastaj “Lisi i Çarrit” dhe “Varrezat e krushqëve” në Bukuroc. Do ta veçoja vizitën në fshatin Rahovicë te vendi i quajtur “Kacipupi” që në fakt është një kështjellë dardane.  

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz të ulur

Spjegimet e arkeologut të ri nga Presheva Musli Emini ishin shumë kuptimplota dhe na bënë të gjithëve kurreshtar për fakte akoma më të reja në lidhje me këtë vend me rëndësi të veçantë. Gjatë kësaj vizite shkuam edhe te Xhamia e Ibrahim Pashës në Preshevë dhe te tyrbja që ndodhet në oborrin e xhamisë. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe rrugë

Kjo konferencë vërtetë e organizuar në mënyrë brilante nga z.Xhemaledin Salihu dhe SHTKK në Preshevë u përmbyll me debatet për konferencën e vitit tjetër dhe me një program të shkëlqyeshëm muzikor nga miku im i vjetër, këngëtari i shquar preshevar Agim Kadriu i cili me zërin e tij të bukur e zbukuroi akoma më shumë konferencën.  

Mua nuk më mbetet tjetër vetëm se të përgëzoj Shoqatën e në veçanti prof. Xhemaledinin për këtë organizim duke shprehur tërë admirimin tim, dhe të cilit do të ja kishin lakmi edhe organizmat shtetëror dhe shoqatat apo institutet me përvojë disa herë më të madhe. 

Andaj, mirupafshim vitin tjetër….. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu