ARKIVI:
16 Janar 2025

as mbylljes së të gjitha komunave paralele të Serbisë në Kosovë, a mos bashkësia ndërkombëtare do ta sjell “përmes paqes” Serbinë në Kosovë?!

Shkrime relevante

Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!

Florim Zeqa Java e parë e fushatës zgjedhore e nxori në shesh...

Këngëtarët dhe artistët në udhëkryq : Mashtrim apo degjenerim i vlerave kulturore për shkurtpamësi politike?

Nga: Luan Dibrani - Oligarkët dhe Politikanët e PDK-së: Lokomotiva e përdorimit...

Një përkujtim personal me rastin e 50-vjetorit të shkuarjes në amshim të Ernest Koliqit

Nga: Frank Shkreli Lidhjet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mërgatën në...

Koha për unitet kundër tradhtisë, se tradhtarët nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTARËT NUK MUND TA MBAJNË PENG KOSOVËN: KOHA PËR...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Reagim pas mbylljeve të strukturave serbe, në Kosovë; SHBA, ANGLI, GJERMANI, FRANCË E ITALI – JENI DUKE E SJELLUR SERBINË PËRMES « PAQES » NË KOSOVË!

Unë nuk po e di shkakun e përkrahjes suaj të institucioneve serbe në Kosovë! Unë po e di se ju, përmes reagimeve tuaja kundër mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë, jeni duke e favorizuar Serbinë, jeni duke i përkrahur ato zyre, ato institucione  serbe në Kosovë. Kjo, për mua, për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët është tepër shqetësuese. Nuk po kuptojmë se si mundeni të përkrahni institucionet e një shteti kriminal, gjenocidal e shovenist në shtetin tjetër, ku, pikërisht sot e 26 vite më parë vrasjet më makabre të bëra prej tij – u quajtën MASKARA! Si mundeni t’i arsyetoni ato institucione serbe në Kosovë edhe sot e një vit e gjysmë gati pas ngjarjes terroriste të Banjskës së Zveçanit dhe gati dy muaj pas ngjarjes tjetër në kanalin e ujit Ibër – Lepenc, me çka vërtetohet se serbët kundrejt shqiptarëve kanë mbetur ata që ishin edhe para 26 vitesh, e, edhe para sa e sa masakrave të tjera pothuaj prej më shumë se dyqind vitesh?

Si mundeni ta arsyetoni një shtet gjenocidal ndaj shqiptarëve, që po mundën, do të shfarosin shqiptarët nga faqja e dheut, se vetëm atëhere do ta ndienin veten rehat, sepse, janë aq të vetëdijshëm që e tërë Serbia dhe populli serb jeton në trojet e dikurshme të shqiptarëve. Ata e dinë se fillimisht janë pritur në mënyrë bujare në mbrojtjen e tyre nga shqiptarët, që tani duan t’ua marrin edhe këtë pak tokë që na ka mbnetur, e ne të mbetemi fare pa atdhe!

SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali e të gjitha shtetet tjera demokratike perëndimore, ne u jemi mirënjohës nga shpëtimi përmes NATO-s, ku ju e dini mirë se tek pas 78 ditë bombardimi të Serbisë, ne që ishim brenda Kosovës nëpër male dhe ata që me dhunë i kishin përzënë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, na u mundusua të ktheheshim në shtëpitë tona. Këtë të mirë nuk do ua harrojmë dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë ne!

Ne edhe Pavarësinë e shpallëm bashkë me Ju, nuk ishim vetëm as në atë rast shumë të pritur prej nesh, për çka ju falënderojmë, shumë ju falënderojmë !

Zotërinj ambasadorë të shtetve të lartcekura, ne kuptojmë strategjinë politike e ushtarake deri diku, por ndoshta jo aq sa ju. Por, në raport me serbët, ne kemi një praktikë shumë të dhimbshme, të stërvuajtur, sa na është dashur të bashkëjetojmë për gati një shekull sikur qingji me ujkun, në veçanti në vitet 1912 – 1999, deri sa me ndihmën tuaj u çliruam. Ne i njohim më mirë se kush janë e si janë, ashtu sikur ju që njihni më mirë fqinjtë tuaj, por ne ishim më keq, ne ishim të pushtuar prej tyre.

Po ju them sinqerisht se, sa më shumë t’u ikësh, më shumë të ndjekin, sa më shumë t’u japësh, më shumë kërkojnë. Ndaj të pambrojturve janë shumë trima, sulmues e vrasës, por ndaj të fortëve, shtrihen deri në servilizëm sa të duket se njerëz më të mirë nuk gjenden mbi faqe të dheut! Por, kërkoj falje prej të gjithë atyre që nuk ngjajnë me këtë, sepse, numër i vogël serbësh, nuk i meriton këto fjalë.

Ju jini ata  që na ndihmuat  me armë të çlirohemi dhe u përzu Serbinë nga Kosova, me këso sjelljesh ndaj serbëve, sikur po doni që përmes “paqes” ta fusni sërish brenda Kosovës, edhe pse Kosova është aq e vogël sa nuk e zë Serbinë brenda.

Është tejet e palogjikshme dhe e paarsyeshme të funksionojnë institucione serbe në Kosovë, përfshirë edhe bankat e gjithçka shtetërore serbe. Kjo, edhe aq më shumë do të ishte e papranueshme deri sa Serbia nuk e njeh Republikën (Pavarêsinë) e Kosovës, sepse, deri sa nuk e njeh, nuk ka marrêdhënie ndêrshtetërore, nuk ka niormalizim mes dy shteteve.

E, nëse Serbia mendon për serbët brenda Kosovës, ajo do duhej ta pranonte Pavarêsinë e Kosovës dhe atëhere përmes marrêdhënieve ndërshtetërore do të zgjidhej gjithçka, por natyrisht, jo në dëm të shtetit të Kosovës, gjithsesi në të mirë të serbëve.

Shkurt, me këso prononcimesh të shteteve perëndimore, duket sikur po i ipet tepër krahu Serbisë ne veprimet e saja kundër shtetit të Kosovës. Kjo është e tepêrt, për të mos thënë e patolerueshme. Ju, që po reagoni kundër tê drejtës së Kosovës, do duhej të ndihmoni në Pêrzënien e Serbisë nga Kosova, jo ,të serbëve të Kosovës, por të Serbisë.

Prandaj, ju lutemi, na keni ndihmuar deri këtu, edhe tani e tutje të jeni pro kushtetutës e ligjeve të Kosovës.

Nuk është Kosova destabilizuese e rajonit as e Ballkanit as mes marrêdhënieve tê saj me Serbinë. Serbia është ajo që po destabilizon gjithë rajonin, Ballkanin dhe nuk po pranon normalizimin e marrêdhënieve me Kosovën. Po të mos ishte Serbia agresore, tërë Ballkani do të ishte i qetë, sa nuk do të kishte as farënndërhyrjeje nga ana e Rusisë. Qetësojeni Serbinë, nuk do të ketë Rusi në Ballkan.

Kosovën po e qortoni pse po përpiqet të zbatojë ligjin e saj në gjithë territorin e saj, për çka ka të drejtë.

Shih videon:

Mbyllen institucione paralele serbe në dhjetë komuna

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu