ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Paska vdekur Ali Lajçi, njeriu me ndikim të madh në kryengritjen studentore të vitit 1981 dhe aktivisti i njohur politik

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Paska vdekur Ali Lajçi, udhëheqësi popullor i kryengritjes studentore të vitit 1981. Pavarësisht se të tjerët thirreshin në organizimin politik të kryengritjes studentore, Lajçi ishte njeriu që i tërhoqi studentët në kryengritjen e asaj kohe, për shkak se ishte një figurë karizmatike që shihej me respekt dhe pranim ndër studentët.
Ai me guximin dhe natyrshmërinë e tij , e pati nxitë fillimin e kryengritjes së 11 Marsit 1981. 
Ai ishte një figurë tejet popullore e atdhetarisë shqiptare.
Në këtë foto me Ali Lajçin jam une, Bajram Kabashi, pasi kisha shkuar ta shihja e intervistoja në Malaj të Rugovës, në korrik të vitit 1991, posa ishte liruar prej burgut të rëndë të Serbisë.
Foton na e pati bërë kolegu im Hajdar Mekaj dhe intervistën me të e botova në revisten Zeri, pasi paraprakisht isha marrë vesh me Blerim Shalën, editorin e saj.
Ali Lajçi ka qenë gjatë gjithë paraluftës dhe pas saj, aktivist i njohur politik në Pejë e Prishtinë.
Një kohë ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i Komunës së Pejës.
***
Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij.
Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë.
Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.
Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.
Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!
Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person
                                                  Ali Lajçi
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Në Malaj të Rugovës në fillim të korrikut 1991, une, Bajram Kabashi, me Ali Lajçin që vdiq sot…
__
Foto: Hajdar Mekaj
Shpirti yt , Ali Lajçi , u prehtë në paqen e përjetshme!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Më dhembje të thellë në shpirt, mësova lajmin për ndarjen fizike të Ali Lajçit, nga populli të cilit i fali ditët më të mira të jetës.
    Bashkë me ngushëllimin për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, urojë nga zemra – Qoftë i përhershëm kujtimi për këtë birë besnik të popullit që e lindi!

  2. Per Demonstratat e ’81 nuk mund te thuhet se ka qene kryengritje. Ato ishin demonstrata te studenteve qe ne menyre sontane filluan ne mensen e studenteve ku u kerkuan kushte me te mira e shpejt u perhapen ne gjithe Kosoven dhe u bene mbare popullore ku, perveç kerkekes se studenteve per kushte me ta mira, u shprehen edhe pakenaqesi te tjera sepse shqiptaret nuk ishin te barabarte me popujt e tjere ne Jugosllavi.
    Ndonje studen qe ishte guximtar dhe elokuent ka dale dhe ka fole para studenteve te tjere, gje qe ne ate kohe nuk ishte aspak e lehte, por gjithaçka ishte spontane. Edhe une isha student ne ate kohe dhe aq sa di une nuk kishte organizator. Me vone eshte diskutuar gjate nder studente se a kishte organizator, por asnjeri nuk ka ofruar deshmi per ndokend qe do te mund te kishte qene organizatori.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu