ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Paske vdekë arbëreshi i madh, Zef Chiaramonte … !

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Vëretë, nuk kam fjalë për ta shprehë pikëllimin për këtë humbje të madhe të poetit, teologut, përkthyesit dhe aktivistit të madh të temave shqiptare. Zef Chiaramonte viteve të fundit bashkëpunonte me mue rreth temave të ndryshme për Arbëreshët.

Kah fundi i vitit të kaluar ndërkaq i dërgoj disa shkrime për Drinin dhe qemë marrë vesh për një intervistë.

Që për fat të keq nuk arritëm ta realizonim plotësisht, por vetëm pjesërisht, intervistë të pa plotë që do ta botoj ditët e ardhshme.

Pasi ia kisha dërguar pjesën e parë të pyetjeve, që i kishin pëlqyer, me kishte kthyer:

“Mirembrema, Bajram! Pyetjet jane shume me vend. Duket se jeni profesionist i rrenjosur te shkolla e ,,Rilindjes,,. Ma lejoni 1 dite per pergjigjet?”

Por, meqenëse isha i zënë rreth botomit të librit “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia”, nuk munda të “shqyhesha” , andaj intervista po ashtu e papërfunduar me të më mbetët peng në shpirtin tim.
Pas botimit të librit, në pamundësi që t’ia nisja librin e botuar, pasi ma kërkoj, ia dërgova librin e përgatitur për shtyp që ta lexonte.
Hasan Mekulin e kishte pasur mik të hershëm, andaj posa ia dërgova librin me 30 janar 2024, më njoftoj që ia ka nisë me e lexue.
Më kishte shkruar në mesenger, po atë ditë, duke më përkujtuar, se:
Hasani, miku im bashke me te kusheriun, poetin e madh (e kishte fjalën për Esad Mekulin, vërejtja ime).
Pastaj, duke folur për rrëmujën e vazhdueshme në Shqipëri që po ndikon në pjesë të tjera të Atdheut dhe në Mërgatë, ma pati thënë një mendim, që ia vlenë të mendohet rreth tij:
Tirana eshte e kalbet! Kam frike se te na infektoje edhe neve arbereshet
E për librin me intervista me Hasan Mekulin e të tjerët, kur ia nisa, më tha:
Falemnderit shumë.
Sapo fillova te lexoj

Zef Chiaramonte ishte një atdhetar e studiues i arberishtes -shqipes, poet, teolog, aktivist i nderuar, adhuronte kuajt dhe mbi të gjitha Arberinë e Madhe!  

***
Sot, më 11 shkurt 2024, na njohtojnë se Ai paska vdekë. Tragjedi e madhe dhe e pafund. Një lajm tejet trishtues që të ngjallë shqetësim të madhe për vdekjen e një Arbërshi të madh, që dëshironte të ishte pjesë e debateve në Atdhe. Para vitit të ri, përkatësisht me 2 dhjetor 2023, më thirri në telefon dhe biseduam me të. Një zë i vjetër, i trashëguar ndër shekuj, ngjyrë e zërit të lashtë të shqiptarëve, që në kohën e Motit të Madh detyrohen ta lënë Arbërinë.
Por, kurrë nuk e harruan atë, qysh nuk e harroj as Zef Chiaramonte !
Ish ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama, duke e nderuar me medalje Zef Chiaramonten për kontributin e tij të gjithanshëm për kulturën Arbëreshe dhe jo vetëm.
___
Arbëreshët edhe pas shumë shekujsh që u detyruan ta braktisnin Arbërinë e Motit të Madh të Gjergj Kastriotit, gjithmonë e kanë kujtuar me mallëngjim dhe dashuri të pashuar vendin e tyre të dikurshëm.
Ata gjithmonë sytë dhe mendjen i kanë pasur kah shqiptarët e tjerë në Mëmëdhe.
Ashtu qysh thotë Zef Serembe në poezinë e tij:

…𝐴𝑟𝑏𝑟𝑖𝑎 𝑚𝑎𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑑𝑒𝑡𝑖𝑡, 𝑛𝑎 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜𝑛
𝑆𝑒 𝑛𝑒 𝑡𝑒̈ ℎ𝑢𝑎𝑗 𝑗𝑒𝑚𝑖 𝑡𝑒 𝑘𝑦 𝑑ℎ𝑒!
𝑆𝑎 𝑣𝑗𝑒𝑡 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑛! 𝐸 𝑧𝑒̈𝑚𝑟𝑎 𝑛𝑢𝑘 ℎ𝑎𝑟𝑟𝑜𝑛
𝑄𝑒̈ 𝑛𝑒 𝑡𝑢𝑟𝑘𝑢 𝑛𝑎 𝑙𝑎 𝑝𝑎 𝑀𝑒̈𝑚𝑒̈𝑑ℎ𝑒…

Studjuesi tashmë i njohur i kulturës Arbëreshe dhe ish-gazetari i Rilindjes Rexhep Rifati, sot e kishte përkujtuar në një shkrim të tij veprimtarinë e gjithanshme të Zef Chiaramonte.

Ai përkujtonte me pikëllim, se “Sot më 11.02 2024 morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë një nga personalitetet e shquara arbëreshe,  Prof Giuseppe Zef Chiaramonte, i cili gjithë jetën ia përkushtoi Arbërishtes dhe kulturës  arbëreshe.

Ai lindi me 29 Korrik 1946 ne Santa Cristina di Gela, dhe është arbëresh i Sicilisë. Ka ushtruar profesionin si mësues i shkollës së mesme, më pas  ka punuar si drejtor ne bibliotekë. Jetoi dhe punoi në Palermo.Chiaramonte ishte studiues i kulturës se Evropës Lindore, ai përsosi njohuritë e tij për Ballkanin  në universitetet e Selanikut dhe të Prishtinës.

Në vitin 1999 ai mirëpriti pro-refugjatët kosovarë në ish-bazën amerikane në Comiso, duke vepruar si përkthyes për Ministren e Brendshme, Rosa Russo Jervolino, dhe më vonë, si perkthyes edhe për Presidentin Ibrahim Rugova.”

Më gjerësisht në linkun e shkrimit të tij:

Sot, ndërroi jete miku i madh i Kosovës dhe i gjithë  shqiptareve vëllai ynë arbëresh Giuseppe Chiaramonte – Prointegra

Shih videon nga Hora e Arbëreshëve:

Ma pati lanë një fjalë, që nuk harrohet:
“Mos u ngut Se vanohesh! Thone tanet ne Mal te Zi.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu