ARKIVI:
1 Janar 2025

Passhija e hidhur e këmbimit të mendimeve…, përmbledhur në një mëdyshje

Shkrime relevante

Viti i Ri 2025 të jetë vit i sukseseve në njohjen ndërkombëtare të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë!

Të dashur shqiptarë, Viti 2024 përmbylli periudhën prej një çerek shekulli nga...

Një mjek i psikiatrisë kthehet në sulmues: Historia e Taleb A. dhe një tragjedi në Magdeburg

Nga: Luan Dibrani Mëngjesi i një tregu Krishtlindjesh në Magdeburg, Gjermani, u...

Rrugëtimi historik dhe aleancat strategjike të kombit Shqiptar

Nga: Luan Dibrani Nga periudha para Pavarësisë së Kosovës deri sot: Një...

Opinion i Organizatës jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe

26 dhjetor 2024, Prizren OPINION NGA EC MA NDRYSHE Kosovës i duhet...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë
___
* Passhija e hidhur e një muhabeti apo mosthënja konkrete e gjërave , përmbledhur në një dilemë
___
A ishim ne fajtorët, apo armiqtë tanë të huaj, apo ne bashkë me ta që në vazhdimësi përzgjodhëm vagabobdët, avanturierët, dallkaukët si prijësa, liderë duke anashkaluar figurat intelektuale patriotike?
Popullit të sakatosur,të torturuar,të vrarë, masakruar dhe të përdhunuar të rraskapitur përtej çdo mase, ja imponuam fabulën e çlirimtarit ,heroit, mbrojtësit të nderit , dinjetetit dhe qenjes tonë kombëtare.Falë trimërisë, zgjuarësisë, politikës largpamëse dhe vizionit kombëtar, këta pries tanë u vunë në shërbim sublim të kauzës kombëtare, na dhuruan lirinë e mohuar qindvjecare.Në Kosovën e lirë disa u treguan shumë më të aftë, më vizionar, më inovativ, shumë më të guximshëm se në luftë.Shpejtësia,brutaliteti dhe eficienca për të grabitur, përvetësuar , vjedhur çdo gjë të mundshme ishte mahnitese madje edhe për ndërkombëtarët me përvoja të gjata që kishin parë lloj lloj clirimtarësh nëpër kontinente dhe vende të ndryshme të botës .Tani ,pas 20 e ca vitesh, pasi kanë krijuar çifligje , feude, pasurina përrallore për familjet dhe farefisin, bënë tituj, grada, ofice,kariera politike, rehabilituan dhe akomoduan edhe atë segmentin më të urryer të pushtuesit, shërbtorët dhe zyrtarët nga më të lartë të UDB-së famëkeqe, për të filluar epoken e tyre të re:dërrmimin , molisjen dhe rraskapitjën e popullit me aferat korruptive e kriminale të cdo lloji,me sistemin e manipuluar gjyqësor e politik, me degradimin e sistemit arsimor, me shantazhin e opozitës, me përdhosjën e vlerave kombëtare dhe demokratike, me sabotimin e zhvillimit ekonomik dhe ushtarak, me pengimin e investimeve strategjike të cilat qojnë në pavarësinë energjike etj,që në fund t’ua dorëzojë stafeten bijve, pinjollëve të atyre tanimë të inkorporuar në të gjitha sferat dhe poret e shoqërisë sonë të shkërmoqur.
Kosova, atdheu ynë i ngritur mbi aspiratat dhe idealet e gjeneratave të shkuara, sakrificave, vuajtjeve, terrorit të paparë u clirua edhe nga të huajt për tu ripushtuar nga disa ” çlirimtarë” tonë, të cilët pësuan një metamorfozë të tmerrshme.Kosova jonë përditë venitet, davaritet para syve tanë si një fotomorganë në shkretëtirë, ku në vend të shpresës, idealit, mundësisë, dijës , moralit qytetar,kauzës dhe prospëritetit kombëtar e shtetëror, i servohet argëtimi i çmendur dhe droga, vaniteti banal, paraja e pistë e reklama të shndritshme, imoralitet i shfrenuar, vagabondllëku, korrupcioni dhe dëgjenerimi sistematik.
Atdheu ynë, Kosova ,po përdhunohet sistematikisht para syve tonë me dhe pa ndërgjegjen tonë duke pretënduar se ne të gjithë jemi të pafajshëm.
E si mund të jemi të pafajshëm ne, sidomos ne që në emer të daljës nga kthetrat kacerogjene të korrupcionit kemi kërkuar publikisht dhe në privatësi, sistematikisht, duke tentuar t‘i prekim njerëzit në sedër, duke ua rikujtuar detyrimet qytetare dhe duke ua vënë në dyshim patriotizmin individual, votën për ndryshim, dhe tani kur shfaqët gjerë e gjatë me kthjelltësi absolute mendësia korruptive, nepotizmi dhe mbi të gjitha paaftësia për të drejtuar e klaneve dhe njerëzve të cilët me paskrupulltësinë dhe ambicjet e pakufizuara janë imponuar dhe kanë përparësi absolute në drejtim, ne kemi zgjedhur të heshtim!?
Tani është koha, që ne të shikohemi në pasqyrë, dhe të tregojmë në jemi apo jo luftëtarë fisnikë të kauzës kombëtare, e cila aq sa rrezikohet nga përçarësit opozitarë të cilët luftojnë për fronin në dëm të pavarësisë së Kosovës, aq rrezikohet nga të ngjiturit në fron të cilët janë asgjë tjetër pos mbetje dhe vazhdimësi të tri strukturave armiqësore: UDB ashëve,“ çlirimtarëve „ të korruptuar dhe të paaftëve jokopetent!
Është koha, të përballemi brutalisht me ndërgjegjën tonë , jo për të mundësuar qetësinë e gjumit tonë, ose për të shplarë gojën tonë publikisht, ose ose për të kalkuluar përfitime përsonale por për të mos lejuar vazhdimin tutje të drejtimit të patrazuar të agjendave armiqsore, të korrupsionit dhe paaftësisë, dhe për të mos i tradhëtuar fëmijët tanë në gjenë më sinjifikative për ta; ndërtimin e shtetit tonë funksional dhe të begatë , të aftë për tu mbrojtur dhe për tu shtrirë në kufijtë e tij etnik!
Është koha, të heshtin zërat e shitur , të mbyllin gojët pollavraxhinjt dhe të shfaqen në skenë adekuatët, burrat dhe gratë e këtij populli që diskreditojnë pa kompromis çdo të keqe, dhe ofrojnë alternativat dalëse nga letargjia kombëtare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu