ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

PDK,LDK dhe AAK mund të dalin nga qorrsokaku, vetëm nëse bashkohen dhe udhëhiqen nga Kimete Berisha dhe Vlora Çitaku!

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Satirë me spec, e shkruar tuj këndue nga Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
Procesi nuk mund të jetë lider i vetvetes, sepse janë njerëzit ata që e krijojnë dhe jetësojnë. Por mund të bëhet një udhëtim i pandalshëm në kohë dhe hapësirë nëse udhëzuesit e krijojnë një sfond intelektual të pavarësuar prej politikave partiake ditore dhe të përbërë prej vlerave tradicionale apo të dëshmuara dhe atyre moderne apo të shtuara.
Për plotëgjithësim të suksesshëm, procesi duhet të jetë i hapur për ide avantgarde, të cilat do t’i bënin njohuritë e dëshmuara akoma më funksionale.
E meqenëse dija është lokomotiva ndërsa arsyeja e shëndoshë kuptimi, atëherë është e mrekullueshme mënyra se si po vepron Albini.
Sepse Albini jo vetëm që po ua fut armiqve të jashtëm dhe kundërshtarëve të brendshëm të dyja këmbët në një këpucë, por edhe secilit veç e veç trurin po ia skuq në prush.
Imagjinojeni sikur të ishte i pamëshirshëm dhe t’ua fuste midis këmbëve nga një fshisë, ata do ta kuptonin akoma më mirë thënien e Ukshin Hotit “Bëjë ose Vdis”.
Merreni me mend, miku im Ibrahim Kelmendi vetëm përmes medikamenteve për qetësim po e duron realitetin që thotë se “Albin Kurti në pushtet do ta tejkalon për nga kohëzgjatja edhe vetë mbretin.
Sepse nëse e analizojmë konkurrencen e tij, atëherë rezultati thotë se Memli Krasniqi madje edhe për nga forma e kokës duket si një çoban i humbur i Mamushes, të cilit pas sulmit të ujkut i kanë ikur në mal lopët e fushës, ndërkaq Lumir Abdixhiku e ka volumin e trurit sa arpaxhiku, prandaj atij jo vetëm që iu kanë mbyllur dyert e mëdha të politikës, por edhe kapixhiku.
Me një konkurrencë të tillë Albin Kurti e ka luksin për t’i mëshuar gitares, ndërsa armiqve të jashtëm dhe kundërshtarëve të brendshëm për t’ua dhuruar lapsin e tij në mënyrë që t’i shënojnë në shkollë dhe mësojnë në shtëpi, shkronjat e para të abetares.
Prandaj Pdk, Ldk dhe AAK mund të dalin nga qorrsokaku vetëm nëse bëhen bashkë dhe udhëhiqen nga Kimete Berisha dhe Vlora Çitaku.
Sepse e para është e mirë në propagandë me shkrim, ndërsa e dyta në çdo aspekt, prandaj për të parën kam simpati ndërkaq për të dytën respekt.
Tek e fundit nuk është turp por mençuri dalja nga qorrsokaku me ndihmën e dy femrave, të cilave për përjetime të bukura u vlonë gjaku.
Sepse nuk është që këto të ashtuquajtura parti shkëlqejnë përmes politikës cilësore, prandaj shansi i tyre i vetëm janë femrat e bukura në krye, që i shkrijnë meshkujt e krisur me fotografi erotike si akullore dhe i detyrojnë për të onanuar në nevojtore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu