ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Pellazgët, Ilirët dhe Dardanët, në “Eneida” të Virgjilit

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Kur ne kemi fakte përpara vetes, nuk duhet të heshtet dhe të paraqesim atë që dikush e ka thënë përpara nesh.  

Unë, kësaj radhe do të merrem me Virgjilin dhe “Eneiden” e tij për përfaqësimin e hiostorisë së vjetër Pellazgo-Ilire- Dardane. Libri është përkthyer nga Henrik Lacaj, me parathënie të prof. Dr. Engjëll Sedaj, botuar nga “BUZUKU”, në Prishtinë në vitin 2000. 

Një libër të tillë e kemi më përpara të botuar me titullin:Ilirët dhe Iliria, te autorët antikë, botuar në kuadër të serisë Burime të Zgjedhura për Historinë e Shqipërisë dhe paraqet një përmbledhje të burimeve të autorëve antikë grekë, latinë dhe bizantinë të hershëm që bëjnë fjalë për ilirët dhe Ilirinë, duke filluar prej kohëve të lashta homerike e deri në shek. VII të e.r.  

Në këto burime, që i trashëgojmë të fragmentuara, janë pasqyruar kryesisht ngjarje të historisë politike të ilirëve, por edhe të dhëna tjera që ndriçojnë aspekte të jetës së tyre ekonomike e shoqërore, apo të atilla të karakterit gjeografik, etnografik, gjuhësor e kulturor, etj. Autorët antikë janë dhënë në renditjen kronologjike. Vëllimi është pajisur edhe me tregues emrash dhe me dy harta. 

Ballkani gjatë viteve 1830 – 1908. Serbia në Pashallëkun e Beogradit. Të shikohet Shqipëria bashkë me Epirin! Për njohësit e frengjishtes, mund të informohen më hollësisht, duke lexuar tekstin nën hartë.
Hartë e Greaisë së lashtë. Të shikohen trojet Ilire dhe Epiri, në të cilat ishin shqiptarët në këtë kohë.

Këtu do paraqesë fragmente vargjesh ku përmenden Pellazgët, Ilirët dhe Dardanët, por të mos harrojmë, se që në fillim të librit shkruan për Albanët, pa e përsëritur më tutje në krejt librin. Këtu na vë në dymendje se a duhet të jetë më i vjetër fisi latin apo etërit albanë!? Kush duhet të jetë më i vjetër? Fisi nuk mund të jetë pa njerëzit, ata e bëjnë edhe fisin më pastaj. Por, edhe fisi, mund të japë etërit. Sipas mendimit tim, në rastin konkret, më parë vijnë etërit e pastaj fisi, apo mund të jenë të dyja përnjëherë, që mund të kenë dal prej të njëjtit popull, me gjasë, nga Pellazgët!  

19 herë e kemi të paraqitur Dardaninë në forma të ndryshme, ndërsa tri herë Pellazgët. Dy herë përmendet Pirroja, mbreti Ilir, ani se këtu nuk përmendet në cilësi të mbretit.  

Më tutje kemi vargun 401 në faqe 41: Në gjirin e Ilirisë dhe në viset e Liburnisë. Çka na e jep të kuptojmë edhe fisin e Liburnëve se janë fis Ilir. 

Më poshtë, kemi vetëm fragmentet, më shumë vetëm vargun ku përmenden Pellazgët, Dardanët e Pirroja.   

Hyjnitë e veta nga më pas na dolën 

Fisi latin dhe etërit albanë, faqe 32, vargjet 10 e 11  

Në gjirin e Ilirisë dhe në viset e Liburnisë, faqe 41, vargu 401  

Kështu tha Ilioneu dhe Dardanët, faqe 53, vargu 895  

Kur ja ç’të shohësh, ca barinj Dardanë, faqe 66, vargu 85  

Dhe deri sa vetë Dardanët e zemëruar, faqe 67, vargu 120                                                              

E vranë pellazgët, ndonëse s’kishte faj, faqe 67, vargu 139  

Te krimet, te dredhia pellazgjike, faqe 68, vargu                                                             

Dhe me dredhinë dhe me mjeshtërinë pellazge, faqe 70, vargu 251                               

Ju ledhet e Dardanëve që fituat, faqe 73, vargu 498                                                              

Plot ngashërim: O dritë e dardanisë, faqe 75, vargu 461                                                              

Na erdhi fundi, ky është çasti i fundit 

Për Dardaninë, mbaruan krejt Trojanët 

Mbaroi Ilioni dhe lavdia e tij, faqe 76, vargjet 532, 533, 534                                                              

Dhe Eureu aq krenar për kuajt e Agimit, faqe 80                                                              

Kurse nga ana tjetër Dardanët, faqe 81, vargu 724                                                                

Na del papritmas Pirroja, armatura, faqe 82                                                                 

I nxit, i ndezhyjnitë kundër dardanëve, faqe 88, vargu 1013                                               

Priami i shkretë kur pa se Dardanisë, faqe 100, vargu 77                                                              

Atje ka lindur Dardani edhe Jasi, faqe 104, vargu 278                                                                

Gruaja e Hekorit je, apo e Pirros, faqe 110, vargu 511                                                                

Edhe ngarkon në anije një sasi 

Të madhe argjendi edhe enë Dodone 

Dhe një parzmore me zinxhirë floriri, faqe 115, vargjet 740, 741, 742 

E madhe argjendi edhe enë Dodone, faqe 115, vargu 741 

Dhe që si krzefis kanë vetë Dardanin, faqe 117, vargu 803 

Por e pagoi shumë shtrenjtë, sepse Uliksi, faqe 121, vargu 996

T’i ndjek Dardanët e ardhshëmm, në ditët tona, faqe 153, vargu 1057 

Tri radhë djelëmoshash dhe të gjithë Dardanë, faqe 162, vargu 

U thuaj të ma japiun çmimin, Dardanidët, faqe 173, vargu 633 

Të plakut Acest, Qtz gjithë Dardanidët, faqe 180, vargu 930                                                                 

Këtu ti ke Akastin, një Dardan, faqe 185, vargu 1162 

Që mori prej shigjetës së Dardanëve, faqe 261, vaergu 1263 

Prej dorës së Dardanit, pa çarë kokën, faqe 342, vargu 536 

Shumë kapardisët dhe heroin Dardanë, faqe 361, vargu 1321 

Shënime për librin Eneida të Virgjilit     

Hartë e mijëvjeçarit të parë para erës së re, pra pothuaj edhe e kohës kur jetoi Virgjili. Marrë tek ILIRËT DHE ILIRIA TEK AUTORËT ANTIKË. 

Hartë e Perandorisë Romake. Iliria përballë Italisë deri në kufi me Panoninë dhe në kufi me Maqedoninë, fis ilir. Është interesante se e kemi një Shqipëri (ALBANIE) përtej Armenisë, ndoshta nën Perandorinë Perse.

Virgjili lindi afër Mantovës në vitin 70. Virgjili studioi për retoriken dhe filozofinë në Romë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Napoli ndërsa vdiq në Brundisi gjatë kthimit të tij nga Greqia. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu