ARKIVI:
10 Janar 2025

Pellazgët ishin Stërgjyshërit tonë të PARË jo “Ilirët“ sikur pohon gabimisht “Akademia“ e (shkencave) të Tiranës

Shkrime relevante

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

Afrim Caka, Gjakovë Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë...

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Nga: Fahri Dahri Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku...

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Shpërndaj

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
JA NJË SHKRIM QË MUND TË INTERESOJË MIQ TË TJERË KËTU. Me falni sepse nuk mundem të përgjigjëm gjithë pyetjeve tuaja që i parashikoj të shumtë si zakonisht. Nuk mund ta kaloj gjithë ditën duke iu përgjigjur pyetjeve…jam një qënie njerzore edhe i moshëm edhe i zënë më punë të tjerë. Puna ime këtu është didaktike dhe jo debat sepse njohuritë nuk i kemi të barabarte: monologu nuk me pelqen ! Falëminderit për mirëkuptimin tuaj.
@Petrit Maze – Kjo legjendë si shumë të tjera në lidhje me Zeusin u rikuperua, u përvetësua, u monopolizua, u modifikua dhe u manipulua për t’i shërbyer interesave të pushtuesve helenë që sapo kishin mbërritur në vendin e Pellazgëve i quajtur “Pellazgji”. Zoti “ZANI” (emri i shndërruar në ZEUS nga Helenët dhe Zot nga Shqiptarët) adhurohej nga priftërinjtë e shenjtërores së Dodonës në Thesproti (Epiri i ardhshëm). Në të vërtetë, ata interpretuan “zërin” (ZÂNË, ZÂNIN, në gegënishtën) të Zotit falë shushurimëve së gjetheve të “Lisit” të shenjtë. Por Zeusi (le ta quajmë kështu), sipas përfundimeve të mia nga studimet dhe analizat e mia të gjera për legjendat dhe shkrimet të autorëve të ndryshëm të Antikitetit ishte thjesht mbreti Pellazgos-i, i cili ishte “shenjtëruar” për së gjalli. Pas vdekjes së tij LEGJENDA ia caktoi si rezidencë majën më të lartë në vendin pellazgjik (“Ô i Lumti”, Henenët si në jugën e Shqipërisë përdorën dyfishimin e bashkëtingëllorëve dmth “Ô i lumpti”) që ndodhet midis Thesalisë dhe Maqedonisë : mali Olimp/ I Lumti (2918 m) mbetet i përjetshëm i cili strehonte dymbëdhjetë perënditë, duke përfshirë edhe “Zeusin” Perëndiu i perëndive dhe perendeshëve. Kur analizojmë me kujdes këtë legjendë dhe faktin që vendosëm Zeusin dhe njëmbëdhjetë perënditë e tij në këtë majë të “pabanueshme” (të mbuluar me borë për tetë muaj të vitit) dhe kuptojmë se secili prej këtyre perëndive/desha kishte një funksion specifik dhe se këta perëndi ishin, në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave, kjo më sfidoi dhe më lejoi të përfundoja çfarë vijon.
• Kjo duket si një mbretëri e banuar nga qenie njerëzore “tokësore”, që të sjell ndërmend mbretërinë e Pellazgos-it, mbret i Pellazgëve dhe ministrave të tij (burra dhe gra).
• Fakti që në mbretërinë e perëndive të Olimpit kishte po aq perëndi (burra) se sa perëndesha (gra), evokon shprehimisht ekzistencën e “regjimit matriarkal” të Pellazgëve, i cili u zëvendësua nga “regjimi patriarkal” i pushtuesëve helenë (semito-egjiptianë) të Pellazgjisë së “Evropës Juglindore”.
• Në Iliadë (këngë XVI, 233/236) “Zeusi” përmendet si “pellazgjik” dhe “dodonas” dhe JO GREK.
• Mali Olimp ndodhet në një vend pellazgjik (Thesali) para ardhjes së Helenëve. Thrakia, Thesalia dhe Thesprotia (Epiri i ardhshëm) përmenden në Iliadë si rajone pellazgjike. Helenët nuk përmenden në Iliadën dhe Odisenë, poezi të traditës GOJORE pellazgjike të uzurpuara, modifikuara dhe manipuluara nga pushtuesit e rinj helenë.
• Shumica e emrave (antroponime, teonime, eponime, toponime, oronime…dhe terma të tjerë) të Iliadës mund të deshifrohen falë gjuhës shqipe (veçanërisht gegërishtja, gjuha e Pellazgëve dhe Jonitëve (të Jonët !) të lashtë që dhanë gjuhën e tyre të modifikuar nga Helenët.
• Së fundi Porfiri, biografi i Pitagorës (-580-495, filozof, matematikan dhe reformator fetar “Thirrhen-Pellazg” i Samosit) pohoi se ky i fundit e quajti ZAN/ZANI Zotin e madh të Olimpit.
Laku është mbyllur mirë dhe kur shtojmë të gjitha zbulimet e tjera të bëra falë punës së palodhur për më shumë se 50 vjet, unë u kërkoj vetëm kundërshtarëve të mi të japin provën e të kundërtën. Nuk kam as më të voglin dyshim për këtë.
Më në fund ky shkrim edhe vërteton që Pellazgët ishin Stërgjyshërit tonë të PARË jo “Ilirët“ sikur pohon gabimisht “Akademia“ e (shkencave) të Tiranës. Emri “i lirë“ (Ilirët) është i “vonshëm“ dhe nuk shfaqët para shekullit të 7/6 para erës sonë edhe, sidomos, nuk është përmendur KURRË në Iliade as në Odise.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu