ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

 Pellazgofobia e Akademisë së Shqiperisë!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Fahri Xharra

Nga: Fahri Xharra

Reagim ndaj shkrimit “PELLAZGOMANJAKET KERKOJNE REVOLUCION GJUHËSOR” shkruar nga Profesor Emil Lafe

Ta njohim Profesorin : Emil Lafe lindi në vitin 1938, është gjuhtar shqiptar. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në vitin 1959 dhe prej atëherë ka punuar në këtë universitet dhe në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka qenë drejtor i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, që ishte një organizëm i Akademisë së Shkencave, i ngarkuar me përpunimin e botimit të dytë të fjalorit enciklopedik shqiptar dhe hartimin e enciklopedisë shqiptare.

Ajo që më tronditi më shumë është edhe qëndrimi jo shkencor i z. Emil Lafe në lidhje me pellagët dhe studimit të tyre . Profesori me plotë ironi shkruan :…. Dhe të kthehemi te çështjet e pellazgjishtes. Këtu nuk do të flas si kompetent, sepse nuk jam, por do të jap disa të dhëna, mendoj të dobishme për lexuesin. Më 1854 u botua vepra “Studime shqiptare” e J. G. von Hahnit, themeluesit të albanologjisë në kuptimin e vërtetë shkencor të fjalës (E. Çabej). Hahn-i i shihte shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të epirotëve e të maqedonëve dhe të gjithë këta popuj i mbante si të ardhur nga Pellazgët. Pellazgët për të ishin një popullsi paleoballkanike, që qëndronte më vete përballë grekëve të vjetër. Shkrimtarët dhe veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e rrokën me entuziazëm këtë tezë të Hahn-it dhe i dhanë përhapje në shkrimet e tyre. Kjo tezë u shërbeu si mbështetje për kërkesën e tyre themelore, që ishte: njohja e Shqiptarëve si një popull më vete, me të drejtat e tyre dhe me rrugë historike të veçantë. Naim Frashëri, për t’i mbrujtur shqiptarët me idenë kombëtare, për t’i bërë krenarë për lashtësinë e fisit shqiptar, e përdori këtë tezë të origjinës pellazgjike dhe shkroi ndër të tjera edhe vjershën e njohur “Shqipëria”, që nis me vargjet:

Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, Pellazg’ u thoshin më parë, Më së fundi shqiptarë.

Atëherë kombi ynë ishte, si të thuash, në moshën foshnjore, e tërhiqnin mitet e tregimet legjendare. Kështu pak nga pak teoria pellazgjike u kthye në një lloj manie, u bë si një postulat i shqiptarëve. Që më 1902 Faik Konica ndër shtatë aforizmat e “shqiptarit të ditur”, vë të parën: “Shqipëtarët zbresin prej Pellazgëve. Kush mendon ndryshe, – në qoftë i huaj, është gomar; në qoftë Shqipëtar, është tradhëtar.” Kjo lloj manie ka vijuar dhe vijon edhe sot “

Pra, studjuesit e rinj, që nuk janë të infektuar nga studimet marksiste-leniniste të Universitetit të Tiranës dhe që e duan dhe munden të shkruajnë me fakte të vërtetën shqiptare, profesori i quan :

” Pelazgomaniakë “, dhe irritohet edhe me fjalët e Faik Konicës, të cilat i quan mani ( pellazgjike ), që për “ fatin e keq “ të Historisë së kombit vijon edhe sot.

Z. Emil Lafe na tregon një histori e cila u zhvillua me lejen e Shoku Ramiz :… u dërguan në Francë studiuesit e rinj Faik Drini (arkeolog) dhe Seit Mansaku (gjuhëtar) për t’u specializuar përkatësisht për epigrafi greke e gjeografi historike të botës helenike dhe për gjuhësi historike të krahasuar e gjuhësi të përgjithshme (1972-1974). Por ndryshe nga udhëheqja e lartë e partisë dhe e shtetit, gjuhëtarët dhe historianët e Institutit të Historisë e të Gjuhësisë nuk patën ndonjë joshje nga teoria pellazgjike. Një ditë të vitit 1960 prof. A. Xhuvani, që vinte në zyrë zakonisht rreth dy orë në ditë (ishte 80 vjeç atëherë), na tha me atë elbasanishten e tij të këndshme:

“Ime (tani) e mora vesh unë pse e përkrahin Kondën këta!”. – E. Çabej e M. Domi lanë stilografët, u panë ndër sy dhe pritën vijimin.

“Qi thoni ju, mbramë ishin ke unë Ramizi (Alia) ene Bilbili (Klosi) – vijoi të tregonte A. Xhuvani bisedën me dy dhëndurët e tij. – Ene unë i pyeta: Ç’keni ju qi e përkrahni kaqi shumë ate Kondën?

– Po ai thotë se vijmë prej pellazgëve! – i ishin përgjigjur ata.

– A, a! Bana çudi! Nuk u mjafton këtyne që të vijmë prej iliro-trakasve, siç thotë Jokli dhe albanologët e tjerë, po dashkan që të vijmë prej pellazgëve! A, a! Ime e mora vesh! – vijoi A. Xhuvani me një qesëndi të lehtë. “

Nga kjo copëz historie e kuptuat se kush vendoste që të flitej për pellazgët.    (Më dhimbsen, studjuesit e rinj Faik Drini (arkeolog) dhe Seit Mansaku (gjuhëtar), Eqrem Çabej, Mahir Domi, Aleksandër Xhuvani e shumë të tjerë që duhet të flisnin dhe shkruanin sipas shijes së Ramiz Alisë )

Pra ? Po, sot kush e pengon studimin e historisë pellazge? Ramiz Alia dhe Partia kanë vdekur.

Të ju rikujtoj Dhimiter Piliken :” Të flasësh për një njeri -njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore., është përgjegjësi e madhe por edhe krenari.

“Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, derisa e internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e dij se pse e kanë internuar: sepse gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge e shqiptare .

Dhimitër Pilika një Dijetar  i madh dhe i heshtur -për të cilin mediat  franceze shkruanin me gërma të mëdha “Shqiptarët pushtojnë Francën”, ndërsa për të “shqiptari që korrigjon të folurën e francezëve”. Kryevepra,”Pellazgët origjina e jonë e mohuar” ( Shkaku i  internimit të korifeut)

Pra  e dij se pse e kanë internuar: sepse gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge e shqiptare .

Edhe kjo për Z. Profesor : ” Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë, mallkimi shkon deri në zhdukjen e kombit.

Serbët e “morrën” Ilirinë, grekët antiken, sllavomaqedonët Aleksandrin e Madh dhe tani bullgarët po e përvetësojnë me të madhe Thrakinë dhe historinë e saj . E keni parasysh që Spartaku, gladiatori që e tronditi Romën “ paska “ rrënjë bullgare.?

Nëse këto shtete që i përmenda investojnë me të madhe në përvetësimin e historisë së atyre tokave në të cilat falë rrethanave historike, sot jetojnë; shqiptarët investojnë në mohimin e të vërtes së vet.

Shikoni, edhe mohimi si dhe heshtja  janë krim historik.!

Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, , i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Europës, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike… (Dr. Dhimitër Pilika, 1994 ) Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu